Albatlanta

Shqiptari i parė nė tokėn e premtuar qė nė vitin 1884
Rezarta Delisula
• Shqiptari i parė qė ka mbėrritur nė Amerikė, ka qenė nga fshati Katund dhe quhej Kolė Kristofori.

Rezarta Delisula

Ai ka shkelur tokėn e premtuar mes viteve 1884-1886. Nė fakt, regjistrimi i shqiptarit tė parė nė SHBA ka qenė qysh nė vitin 1876, por emri i tij ka humbur nė regjistrat themeltarė. Sipas studimit tė bėrė nga Jane Jurgens, pak shqiptarė shkelėn SHBA-nė para shekullit XX. Kolė Kristofori, qė mė pas mori emrin Nicholas Christopher, u kthye sėrish nė Shqipėri dhe mė pas mė 1892 u vendos nė SHBA, pėrfundimisht. Nė “The albanians in America” tė Kostandine Demos, thuhet se bashkė me Kolė Kristoforin nė SHBA u regjistruan dhe 16 shqiptarė tė tjerė nga Katundi, fshat nė jug tė Shqipėrisė.
Historia
Shqiptarėt janė grupi mė i ri i evropianėve tė emigruar nė SHBA dhe numri i tyre ka mbetur i ulėt. Vala e parė ėshtė ajo mė e pakta para shekullit tė XX, ndėrsa vala e dytė e emigrantėve shėnohet para Luftės sė Parė Botėrore. Disa nga arsyet e emigrimit qė pėrmenden nė kėtė studim ishin kushtet e kėqija ekonomike, ēėshtje politike ose si rrugė pėr t’i shpėtuar regjistrimit nė ushtrinė turke. Shumė shqiptarė, rreth 20-30 mijė, qė pėr arsye politike emigruan nė SHBA, u kthyen nė Shqipėri mes viteve 1919-1925. Po shumė nga kėta u rikthyen nė Amerikė pėr t’u vendosur pėrgjithmonė. Njė valė tjetėr emigrantėsh ėshtė ajo e vitit 1944 pas marrjes sė pushtetit tė vendit tonė nė dorė tė komunistėve dhe pas rėnies sė komunizmit mė 1990-1991 shqiptarėt nisėn tė hyjnė nė Amerikė dhe tė shtohen nė numėr, por nuk ka njė numėr tė saktė pėr to. Sipas institutit tė statistikave amerikane, nė mes tė viteve 1931 dhe 1975, numri total i shqiptarėve qė hynė nė SHBA ishte 2438. Pas vitit 1982, numri zyrtar i shtetasve shqiptarė qė hynė nė Amerikė ishte; 1983 (22), 1984 (32), 1985 (45), 1986 (n/a), 1987 (62), 1988 (82), 1989 (69), 1990 (n/a) dhe 1991 (141). Megjithatė kėto emigrantė nuk e reflektojnė numrin e saktė tė shqiptarėve qė jetojnė nė Shtetet e Bashkuara. Nė regjistrimin e pėrgjithshėm tė vitit 1990 numri i njerėzve qė deklaronin tė paktėn njė paraardhės shqiptar ishte 47.710, edhe pse popullsia totale nė SHBA radhitej nga 75 mijė nė 150 mijė e mė shumė. Mė 1999, USA i siguroi statusin tė huajve rreth 20 mijė kosovarėve. Ata u bashkuan me familjet, miqtė dhe organizatat bamirėse, ndėrsa njė pjesė e tyre zgjodhėn tė rrinė deri sa situata nė Kosovė tė qetėsohej.
Modeli i kolonisė
Emigrantėt e hershėm u vendosėn rreth Bostonit dhe lėvizėn nė disa pjesė tė tjera tė Masaēusetit, ku fuqia punėtore e papėrvojė ishte e mjaftueshme. Para 1920 shumica e shqiptarėve tė emigruar nė SHBA ishin nga qyteti i Korēės. Pjesa mė e madhe e burrave, tė cilėt pėr mė shumė emigruan pėr arsye ekonomike dhe kėrkonin azil politik, nuk kishin ndėrmend tė rrinin pėrgjithmonė nė SHBA. Ata jetonin nė njė komunitet me baranga, sepse jetonin lirė dhe paratė e fituara i ēonin nė shtėpi. Kjo mėnyrė u hapi rrugėn shumė grave e fėmijėve t’u bashkonin me burrat e shtėpisė nė SHBA. Qė herėt kolonitė e Masaēusetit u vendosėn nė Worcester, Natick, Southbridge, Cambridge dhe Lowell. Regjistrimi i vitit 1990 zbuloi numrin e madh tė shqiptarėve qė jetonin nė New York me njė pėrqendrim tė madh nė Bronx, ndjekur mė pas nga Massachusett, Michigan, New Jersey, Illinois, California, Ohio dhe Pennsylvania. Koloni shqiptarėsh mund tė gjesh edhe nė Chicago, Los Angeles, Denver, Detroit, New Orleans, Miami, Pittsburgh dhe Washington D.C.
Studimet
Nuk ka asnjė studim konkret pėr shqiptarėt qė kanė kontribuar nė SHBA, megjithatė mund tė thuhet se sado qė ėshtė njė komunitet i vogėl, figurat dhe njerėzit me eksperiencė nuk i kanė munguar. Gjatė gjithė kohėrave shqiptarėt kanė mundur tė qėndrojnė veēmas pa u asimiluar dhe pėrzier me grupet e tjera. Komuniteti i New York-ut dhe Massachusett kanė pasur komunikim tė rrallė me grupet e tjera, ndėrsa grupe tė tjera nė Midwest u asimiluan mė shpejt.
Mė 28 korrik 1935, nė artikullin e shkruar nga Arch Farmer, tė titulluar “All the World Sends Sons to Become Americans” dhe tė botuar nė gazetėn Chicago Sunday Tribune shkruan; shqiptarėt nuk janė njė popull fisnor apo klanor... ata lidhin shpejt miqėsi me nacionalitete tė tjera, bėjnė biznes me ta, marrin pjesė nė festa, pra marrin pjesė nė mėnyrė tipike nė jetėn e qytetit.
Shumica e shqiptarėve tė shkuar herėt nė SHBA ishin analfabetė. Sipas Dena Page, nė “Odisenė e shqiptarėve tė Amerikės” veēohet se nga 5 mijė shqiptarė mė 1906, vetėm 20 prej tyre dinin tė lexonin e tė shkruanin gjuhėn e tyre. Pėr kėtė pikėrisht u bė njė punė e vazhdueshme, sidomos nga gazeta “Kombi”, e cila luftoi analfabetizmin dhe mė 1919, 15 mijė shqiptarė nga 40 mijė mėsuan gjuhėn e tyre. Pėr njė farė kohe emigrantėt atje ishin dhe fanatikė tė jetės amerikane dhe si rezultat dyshonin t’i ēonin fėmijėt nė shkollė. Gradualisht ata pranuan ndryshimin dhe shkolluan fėmijėt.
Ruajtja e fesė
Shqiptarėt e Amerikės, shumica ishin ortodoksė, myslimanė dhe katolikė. Aktualisht kisha ortodokse shqiptare nė SHBA ėshtė ndarė dhe vepron nė mėnyrė tė pavarur nga juridiksioni kishtar. Kisha autoqefale u themelua nė SHBA nga Noli mė 1908. Ajo ka rreth 45 mijė anėtarė dhe 16 famulli nė tė gjithė vendin. Shqiptarėt katolikė nisėn tė vinin nė SHBA rreth viteve 1960-1970 dhe nė shtetin e madh ka tri kisha shqiptare; kisha e Zonjės e Shkodrės nė Bronx, e themeluar mė 1929 dhe me 1350 anėtarė, kisha e Shėn Palit nė Warren Micigan dhe kisha e Zonjės tonė nė Beverly Hills po nė Michigan. Ndryshe nga katolikėt e vonė, myslimanėt e parė emigruan nė SHBA rreth vitit 1913. Aktualisht ka rreth 25 mijė-30 mijė shqiptarė myslimanė sunit. Qendra e kryesisė sė komunitetit mysliman pėr SHBA dhe Kanadanė u themelua mė 1992 nga Imami Vehbi Ismail. Kryesia pėrbėhet nga 13 qendra tė tjera ose xhami tė ndėrtuara nė Connecticut, Philadelphia, Toronto, New York, New Jersey, Florida dhe Michigan. Por nė SHBA s’kanė munguar as bektashinjtė. Teqja e parė bektashiane ėshtė lokalizuar nė Taylor, Michigan dhe urdhri fetar u formua mė 1954. Ata kishin njė librari tė vogėl ku dhe publikonin “The Voice of Bektashism” (Zėri i Bektashizmit).
Punėt
Shqiptarėt e Amerikės qė erdhėn para viteve 1920, kryesisht merreshin me bujqėsi dhe punuan nė ferma. Disa qė vinin nga qytetet punuan nė dyqane dhe u bėnė shitės. Pjesa mė e madhe e atyre qė jetonin nė Masaēuset u punėsuan nė njė kompani optike, ndėrsa njė pjesė tjetėr nė njė fabrikė tekstilesh. Tė mbeturit gjenin punė si kuzhinierė, kamerierė dhe pastrues. Tė hershmit mundėn tė hapnin dhe bizneset e tyre, ku ndėr mė tė suksesshmit ishin hapja e dyqaneve dhe restoranteve. “Mė 1925 shumica e shqiptarėve tė Greater Boston deklaruan qė zotėronin mė shumė se 300 dyqane ushqimore dhe fruta-perimesh”, shkruan Dennis Lazar. Sot shqiptarėt janė punėsuar nė disa lloj profesionesh dhe sipėrmarrjesh.
Qeverisja
Shqiptarėt amerikanė, sipas shkrimeve, kanė lidhje shumė tė ngushtė me Shqipėrinė dhe gjithnjė kanė festuar eventet. Tė gjithė kishat ortodokse kanė pasur njė rol tė madh nė zgjimin e ndjenjės sė nacionalizmit. Politika e hershme pėrpiqej qė shqiptarėt atje tė merreshin me ēėshtjen shqiptare, duke i ndezur dhe ndjenjat e krenarisė, sidomos pėr ēėshtjen e pavarėsisė nga otomanėt. Petro Nini Luarasi ishte njė ndėr ata qė formoi pėr herė tė parė organizatėn nacionale tė shqiptarėve nė Amerikė, “Malli i Mėmėdheut” dhe Sotir Peēi hapi gazetėn e parė javore “Kombi”. Nė kėtė gazetė trumbetohej pavarėsia shqiptare nga turqit. Nė 6 janar 1907 u formua organizata “Besa-Besėn” dhe krijimi i kishės ortodokse shqiptare mė 1908 ishte njė hap i mėtejshėm drejt lirisė dhe eveniment pėr komunitetin atje. Mė pas, mė 1909, Fan Noli hapi gazetėn “Dielli” dhe si pasues i “Kombit”, edhe kjo gazetė mbronte independencėn e Shqipėrisė. Editori i gazetės ishte Faik Konica dhe mė 1912 u formua Federata Pan-Shqiptare e quajtur “Vatra”. Qė nga ajo kohė e deri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, shqiptarėt amerikanė treguan interes pėr politikėn amerikane, e cila do tė mund tė ndėrhynte nė zgjidhjen e ēėshtjeve shqiptare. Me vendosjen e regjimit komunist nė Shqipėri pati dhe njė valė tjetėr emigrantėsh nė tokėn e premtuar. Sot shqiptarėt amerikanė janė pėrshtatur totalisht dhe janė njė lob i fuqishėm nė SHBA.

Personalitete
Arshi Pipa ka lindur nė Shkodėr dhe ėshtė njė ndėr figurat e spikatura, tė cilėt kanė kontribuar nė jetėn e shqiptarėve tė Amerikės. Ai ka dhėnė mėsim pėr humanizėm, filozofi dhe gjuhė italiane nė disa kolegje tė Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara.

Nicholas Pano ėshtė profesor historie dhe ka punuar nė Fakultetin e Arteve dhe Shkencės nė Illinois University. Ai ka kontribuar nė gazetėn e shkollės me disa studime dhe ėshtė autor i “Populli i Republikės sė Shqipėrisė”, i publikuar mė 1968.

Peter R. Prifti autor dhe pėrkthyes. Ai ka shėrbyer jashtė mase nė studimet e shqiptarėve. Ėshtė autor i disa botimeve, mes tė cilėve “Socialist Albania Since 1944”, (Shqipėria Socialiste qė nga 1944", botim i vitit 1978.

Stavro Skendi (1906–1989) ka lindur nė Korēė. Ai ka marrė titullin profesor nderi i gjuhėve tė Ballkanit e kulturės dhe ka punuar po nė kėtė drejtim nė Universitetin e Columbias, qė nga viti 1972 e deri nė vdekje.

Biznesi
Anthony Athanas ėshtė lider komuniteti dhe ėshtė pronari i njė restoranti tė famshėm nė Boston, qė prej 50 vjetėsh.

Liderėt e komunitetit
Constantine A. Chekrezi, pėrkrahės i lėvizjeve nė Shqipėri dhe pėr njė kohė tė shkurtėr editor i gazetės “Dielli” dhe botues i “Ilyria” nga marsi nė nėntor tė vitit 1916. Ai ėshtė autor i shumė shkrimeve, nga mund tė veēojmė “E shkuara dhe e tashmja e Shqipėrisė”, qė u konsiderua si e para punė nė anglisht e shkruar nga njė shqiptar.

Kristo Dako, mėsues dhe njė nga figurat e lėvizjes sė hershme nacionaliste. Ai ėshtė autor i “Albania, ēelėsi pėr nė lindjen e afėrt” botuar mė 1919.

Faik Konica (1876–1942), njė ndėr liderėt mė me influencė nė komunitetin shqiptar tė Amerikės. Botues i revistės “Albania” nga 1897–1909 dhe editor i “Diellit” nga 1909–1910 dhe 1921–1926. Ai ėshtė bashkėthemelues i Federatės Pan-Shqiptare tė Amerikės mė 1912. Ai ka qenė qė nga viti 1926 deri mė 1939 ministėr i plotfuqishėm i Shqipėrisė.

Fan Stilian Noli (1865–1964) njė ndėr personalitetet mė tė rėndėsishėm nė SHBA dhe politikėn shqiptare dhe kryesues i lėvizjes nacionaliste. Noli formoi kishėn ortodokse shqiptare nė Amerikė mė 1908.

Eftalia Tsina (1870–1953), ėshtė nėna e mjekes Dimitra Elia dhe ka qenė promotore e pėrhapjes sė kulturės nė botimet e saj. Mė 1920 ajo themeloi tė parėn organizatė tė gruas nė Amerikė, tė quajtur “Bashkimi”.

Argėtimi
John Belushi (1949–1982), aktor dhe komedian i njohur shumė pėr punėn e tij origjinale nė serialin televiziv Saturday Night Live “Tė shtunat mbrėma live” (1975–1979). Po kėshtu, edhe filmat ku ka luajtur ai janė shumė tė njohur.

James (Jim) Belushi, vėllai i tij i vogėl, ėshtė gjithashtu aktor shumė i njohur qė ka depėrtuar dhe nė Hollivud. Filmat mė tė njohur tė tij janė Mr. Destiny (1990) Only the Lonely (1991), (I vetėm i vetmuar) Ditari i Dhitmanit (1992) e shumė tė tjerė.

Stan Dragoti ėshtė producenti dhe drejtori mė i spikatur nė kinematografi e televizion dhe ėshtė drejtori i disa filmave shumė tė njohur.

Gazetaria
Gjon Mili (1904–1984), fotograf i revistės “Life” (jeta) dhe shumė tė tjerave qė nga 1939. Punėt e tij si fotograf ruhen nė Muzeun e Artit modern nė New York, librarinė Time-Life, Institutin e Teknologjisė Kembrixh dhe nė bibliotekėn nacionale tė Parisit.

Donald Lambro ėshtė shkrimtar, analist politik dhe reporter investigativ.

Mjekėsia
Andre dhe Dimitra Tsina Elia janė pioniere nė fushėn e mjekėsisė nė komunitetin shqiptar. Andre Elia (1906–1991) u diplomua nė universitetin e mjekėsisė nė Boston mė 1935 dhe u praktikua nė fushėn e obstetrish-gjinekologjisė. Dimitra Elia (1906–1965) ėshtė e para shqiptare amerikane qė praktikoi mjekėsinė e pėrgjithshme nė SHBA.

Muzika
Thomas Nasi, muzikant dhe kompozitor. Diplomohet nė konservatorin New England pėr muzikė mė 1918. Ai trajnoi korin e Kathedrales sė Shėn George nė Boston... nga 1916–1918.

POLITIKA
Steven Peters (1907–1990) ka shėrbyer si analist kėrkimor nė Departamentin e Shtetit amerikan mė 1945 dhe nė shėrbimet e huaja mė 1958. Ai ėshtė autori i “Anatomia komuniste e gllabėrimit” (The Anatomy of Communist Takeovers) dhe nė botimet zyrtare.

Rifat Tirana (1907–1952), ekonomist nė profesion dhe anėtar i stafit tė Ligės Nacionale mė 1930. Kur vdiq ai ishte me zėvendėsshef i misionit tė Agjencisė sė Sigurimit nė Spanjė.

Bardhyl Rifat Tirana shėrben si zėvendėsshef i Komitetit tė Inaugurimit presidencial nga 1976–1977 dhe drejtor i Agjencisė sė Gatishmėrisė sė mbrojtjes civile nga 1977–1979.

SPORTI
Lee Constantine Elia ėshtė basketbollist dhe menaxher i Chicago Cubs nga 1982–1983 dhe i ekipit tė Philadelphia Phillies nga 1987 mė 1988.

SHKRIMTARE
Shqipe Malushi, poete, eseiste dhe specialiste e informacionit tė mediave. Ajo ka publikuar disa reportazhe dhe artikuj nė gazeta.

Loretta Chase ka lindur nė Worcester, Massachusetts dhe ėshtė njė romanciere shumė popullore.

Nexhmie Zaimi ėshtė autore e librit “Binjtė e shqiponjės” dhe “Autobiografia e njė vajze shqiptare” botuar mė 1937.
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com