Albatlanta

Kur pazari sfidon konsensusin
nga Andrea Stefani
Ai qė rrezikohet mė shumė nga arritja e njė "konsensusi" mes palėve pėr ēėshtjen e Presidentit ėshtė pikėrisht konsensusi. Sepse, kur pėrballė njėra-tjetrės qėndrojnė forca politike qė kanė strategji krejt tė kundėrta, atėherė marrėveshja me konsensus ėshtė e pamundur. Por, ėshtė e mundur pėr shkak tė presioneve dhe lloj-lloj interesash qė vlojnė nė gjirin e lidershipit politik, marrėveshja pa konsensus qė njihet me emrin pazar. Eshtė njė marrėveshje qė mund tė arrihet nė saj tė lėshimeve tė paprincipta, qė njėri kamp i politikės i bėn kampit tjetėr. Kjo lloj marrėveshjeje apo pazar nuk ka tė bėjė fare me konsensusin. Sepse, konsensusi presupozon njė klasė politikanėsh, qė pavarėsisht nga dallimet partiake, ndajnė disa vlera filozofike dhe politike themelore lidhur me sistemin politik. Eshtė fjala pėr ato vlera tė demokracisė liberale (si ndarja dhe kufizimi i pushteteve) qė e mundėsojnė dhe e jetėgjatėsojnė demokracinė, sistemin e saj politik. Kėto vlera e parime, tė shpėrndara nė tė gjithė klasėn politike dhe nė shoqėri, e bėjnė konsensusin tė mundur, janė majaja e tij. Por, nėse pėrballė politikanėve qė udhėhiqen nga kėto parime bazė tė lirisė politike, ulet pėr bisedime njė lider apo njė forcė qė synon jo ndarjen, por bashkimin e pushteteve, jo kufizimin, por zgjerimin e tyre, pra nėse pėrballė tyre ulet njė autoritarist i pandreqshėm si Berisha, atėherė konsensusi ėshtė i pamundur. I mundur nė kėtė rast ėshtė vetėm pazari: mė jep, tė jap. A thua pėrsėri do tė ndodhė kėshtu? A thua pėrsėri opozita do t‘i bėjė lėshime autoritarizmit tė Berishės (si nė mars ‘97, si nė shtator ‘98) nė kurriz tė demokracisė dhe tė vetes? Bisedimet sekrete nuk lejojnė tė shohėsh qartė. Dhe pikėrisht kjo tė tremb ngaqė dihet se e keqja gatuhet nė terr. Por, nėse ndodh njė lėshim i tillė, atėherė "konsensusi" do tė ishte njė tradhtim i demokracisė dhe nė radhė tė parė, i njė prej parimeve mbi tė cilat ajo themelohet, i parimit tė ndarjes sė pushteteve. Tė japėsh "konsensus" qė Berisha tė marrė edhe mė shumė pushtet, qė Berisha, nėn maskėn e reformave, tė fusė nėn kthetra zyrėn e kryeprokurorit, pikėrisht atė qė nuk e arriti dot me dy vjet pėrpjekje, shantazhe dhe konflikt me institucionet, do tė thotė ta lėsh nė baltė demokracinė.

***

Konsensusi ėshtė praktikisht njė pėrforcim politik i parimeve dhe vlerave, mbi tė cilat ngrihet demokracia, ėshtė prova e forcės qė ushtrojnė parimet e demokracisė mbi politikėn. Konsensusi, si dukuri politike, i pėrket ekskluzivisht demokracisė. Si mendėsi politike konsensusi ėshtė Perėndimor, pazari ėshtė Lindor. Ndėrsa pėr konsensusin kėrkohet njė pikė e pėrbashkėt, pėr pazarin jo. Ndėrsa konsensusi bashkon vlera, pazari i kėmben ato. Konsensusi pėrbashkon, pazari shpėrndan. Nėn diktaturė, nėn autoritarizėm, nėn despotizėm nuk ka konsensus, por nėnshtrim. Konsensusi ėshtė i mundur vetėm nė demokraci, ku alternativat politike, pavarėsisht nga dallimet, rrjedhin nė tė njėjtin shtrat pėr sa i takon qėndrimit ndaj lirisė dhe lirive. Tė gjitha alternativat frymėzohen nga liria dhe synojnė lirinė. Nė demokraci, si tė majtėt ashtu edhe tė djathtėt, ndajnė tė njėjtat parime e vlera qė ushqejnė lirinė politike dhe tė gjithė liritė e tjera. Tė gjithė politikanėt jo vetėm pėrshėndesin, por edhe mbėshtesin me vepra lirinė e fjalės dhe tė medias, ndarjen e pushteteve, tė gjithė janė tolerantė me mendimin ndryshe, madje edhe me kritikat qė i thumbojnė dhe djegin fort, tė gjithė nuk lakmojnė dhe njėherazi nuk tolerojnė te njėri-tjetri dhe te askush, lakminė cezariane pėr t‘i grumbulluar pushtetet nė tė njėjtėn dorė. Por, pikėrisht ky ėshtė qėllimi konstant i Berishės nė 17 vjetėt e jetės sė tij politike. Dhe shqiptarėt, si dhe shumė nga politikanėt qė negociojnė sot me tė, e kanė parė se ēfarė i punon Berisha demokracisė dhe tė drejtave tė njeriut, po tė mund tė vendosė si kryeprokuror njė nga kamikazėt e tij politikė. Pėrballė kėsaj pėrvoje tragjike dhe kokėfortė, nuk pi ujė asnjė premtim, asnjė demagogji, asnjė "nevojė historike pėr luftė kundėr krimit apo pėr reforma", asnjė zbutje e zėrit nga ujku i vjetėr i politikės. Asnjė qėllim sado i lartė qė tė shitet, asnjė luftė sado e shenjtė qė tė shpallet, nuk i bėn tė majtėt apo tė djathtėt e njė demokracie tė vėrtetė, tė tolerojnė grumbullimin e hapur apo tė maskuar tė pushteteve nė duart e njė njeriu tė vetėm, tė njė lideri tė vetėm. Sepse, arma mė e fuqishme e demokracisė kundėr tė gjithė armiqve tė saj pra, edhe kundėr korrupsionit dhe krimit, ėshtė liria e njerėzve dhe e institucioneve qė mbrojnė liritė e njerėzve. Erich Fromm thotė diku se rreziku mė i madh pėr njė popull, ėshtė pikėrisht tolerimi i grumbullimit tė pushteteve nė duart e njė njeriu normal. Pėrkrahėsit e Berishės duan ta shesin atė si njė njeri qė e tejkalon normalen, pra si njė njeri jo normal. Na duket se nė kėtė rast, grumbullimi i pushteteve i paralajmėruar nga Fromm, bėhet akoma mė kėrcėnues pėr demokracinė. Prandaj, duhet refuzuar me ēdo kusht. Edhe nėse shkohet nė zgjedhje tė parakohshme. Me zgjedhje tė parakohshme demokracia ėshtė e rrezikuar. Por, me grumbullimin e gjithė pushteteve nė dorėn e Berishės, demokracia ėshtė e mbaruar. Demokracia duhet tė rrezikojė nė mbrojtje tė demokracisė, sepse "nuk ka ē‘humbet veē prangave" qė po tringėllijnė nė prapaskenėn e politikės. Demokracisė nuk i duhet njė pazar qė shet kryeprokurorin pėr tė blerė Presidentin. Demokracisė i duhet njė konsensus qė nuk shet askėnd dhe askujt. Aq mė tepėr parimin e saj tė shenjtė dhe jetik tė ndarjes sė pushteteve.

***

E keqja ėshtė se pėrballė opozitės nė negociata pėr konsensus, qėndron njė pushtet dhe njė pozitė qė dominohet nga njė njeri qė nuk ka pėr qėllim zhvillimin e lirive, por stabilizimin e sundimit tė tij. Kėtė ka nė kokė Berisha kur flet pėr "stabilitet" dhe jo njė liri tė qėndrueshme pėrballė njė kaosi qė ai vetė fshehtazi e ushqen. E keqja ėshtė pra se e majta nė opozitė duhet tė arrijė konsensus me njė tė djathtė nė pushtet, qė pėr faj tė kultit tė Berishės "e ka humbur identitetin e vet". Pėrkufizimi i fundit dihet tashmė sė i pėrket Bamir Topit. Por, thelbi alarmues i kėsaj thėnieje nuk ėshtė rrokur sa duhet. Ndoshta as nga Topi vetė. Njė e djathtė qė ka humbur identitetin ėshtė pikėrisht njė e djathtė qė ka braktisur parimet bazė tė demokracisė, qė themelohet mbi ndarjen e pushteteve. Ajo nė vend qė tė luftojė pėr jetėsimin e kėtyre parimeve, po priret nga e kundėrta, nė vend qė tė luftojė pėr ndarjen, copėzimin e pushteteve qė e bėjnė tė pamundur despotizmin, rend prej vitesh si manar pas njė lideri qė nuk e fsheh dot etjen bolshevike pėr tė qenė kudo nė shumicė, pėr tė pasur nė dorė tė gjitha institucionet, pėr tė vendosur pėr gjithēka dhe mbi ēdo gjė. Mjerisht, deformimet e tij si Bolshevik i vjetėr, Berisha ka mundur t‘ia injektojė edhe thuajse krejt lidershipit tė djathtė. Nė kėto kushte, e majta dhe partitė e tjera opozitare duhet tė arrijnė njė konsensus me njė tė djathtė, qė, nė fakt, nuk ėshtė e djathtė. Nė fakt, ėshtė politika e re dhe liderėt e saj qė duhet tė arrijnė konsensus me politikėn e vjetėr dhe liderin e saj. Si mund tė realizohet kjo mrekulli? Sepse konsensusi ėshtė, fjalė pėr fjalė, sens i pėrbashkėt pėr diēka, bashkėndjerje. Nė rastin konkret, senset, ndjesitė politike shfaqen krejtėsisht tė ndryshme. Ndėrsa opozita kėrkon njė President qė tė mbrojė pavarėsinė e institucioneve, Berisha lakmon njė President qė tė mos mbrojė pavarėsinė e institucioneve. Dhe fakti qė nė tryezėn e negociatave u hodhėn kaq shumė emra kandidatėsh, fakti qė nuk u pranuan herė nga njėra palė dhe herė nga tjetra, nuk ka tė bėjė shumė me cilėsitė e tyre. Ose mė saktė ka tė bėjė me cilėsitė e kandidatėve nė atė masė qė kėto cilėsi, mund tė influencojnė synimet e secilės palė lidhur me institucionet e pavarura dhe nė radhė tė parė, me institucionin e kryeprokurorit. Besnik deri nė vdekje i qėllimit tė vet pėr sundim, Berisha po pėrpiqet tė shfrytėzojė dinakėrisht propozimet e opozitės pėr njė platformė reformash bipartizane, pėr tė kėnaqur synimin e tij lidhur me kryeprokurorin. Prandaj i ka deleguar (si jo rrallėherė kėto dy vjet) edhe Rusmalin nė pėrpilimin e tekstit tė njė marrėveshjeje reformash qė do tė pėrfshinte edhe ēėshtjen "Sollaku". Shpejt do tė shohim mė nė hollėsi se ēdo tė prodhojė dyshja Rusmali-Islami, por qė sot, mund tė thuhet se opozita do tė bėnte njė gabim tė pafalshėm, nėse i krijonte hapėsirė "kushtetuese" Berishės tė vendoste sipas midesė sė tij autoritariste lidhur me kryeprokurorin. Nė kėtė rast, "konsensusi" i arritur do tė qe vetėm njė pazar me pasoja shumė tė rėnda pėr demokracinė. Sepse do tė ishte, si nė ēdo pazar, njė tregti me parimet e saj. Dhe ky ėshtė edhe dallimi mes pazarit politik dhe konsensusit politik. Pazari i shet parimet, konsensusi i pėrforcon ato. Pazari politik mbyll njė sherr pėr tė hapur shumė shpejt njė sherr edhe mė tė madh. Konsensusi, duke rikonfirmuar besnikėrinė e forcave politike ndaj parimeve tė pėrbashkėta tė lirisė, hap perspektivėn e njė konkurrence liridashėse paqėsore. Opozita ka marrė mandate nga elektorati i saj tė mbrojė institucionet nga epshet prej sundimtari tė Berishės. Ka dy vjet qė ajo e ka pėrmbushur me sukses kėtė mandat. Pėrse do ta tradhtonte tani? Qė tė "merrte" Presidentin? Po pėrse do tė shėrbente njė President qė "as shkruan dhe as vulos"? A nuk do tė qe kjo njė tallje me gjithė atė luftė qė zhvilloi, ajo vetė dhe Presidenti Moisiu, pėr tė mbrojtur pavarėsinė e postit tė kryeprokurorit? Sepse, nėse shpėtimi i "kombit" fshihej nė njė "konsensus" tė tillė, atė mund ta kish bėrė vetė Moisiu qė para dy vjetėsh dhe sot, do tė ishte mjaft i pranueshėm dhe "konsensual" pėr Berishėn. Madje, Berisha ėshtė i gatshėm ta lėrė edhe Moisiun aty ku ėshtė, mjafton tė marrė kryeprokurorin. Pėr dy vjet rresht Moisiu, duke mbrojtur pavarėsinė e institucioneve, nuk e tradhtoi opozitėn dhe demokracinė. Tani i takon opozitės tė mos e tradhtojė demokracinė dhe Moisiun. Por, mbi tė gjitha, misionin pėr tė cilin u sakrifikua dhe po sakrifikohet Presidenca e tij.
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com