Albatlanta

Shqipėri-SHBA, midis mitit dhe realitetit
Nga Albert Rakipi *
Ndėrsa nė kryeqytetin e Republikės Ēeke, presidenti i Bush ėshtė pritur edhe nga rreth 2 mijė qytetarė, tė cilėt protestonin kundėr planeve tė SHBA pėr tė vendosur njė sistem mbrojtės raketash nė Evropė, nė Shqipėri kryeqyteti ynė, Tirana, vijon tė zbukurohet me shpejtėsi, si pėr njė festė madhėshtore: portrete tė presidentit Bush, flamujt shqiptarė dhe amerikanė, si dhe sloganet e vendosura nė tė gjithė qendrėn e kryeqytetit, qė i urojnė mirėseardhjen Presidentit. Ndėrkaq, qysh nga dita qė u bė publik lajmi se Presidenti i SHBA, nė njė tur evropian do tė vizitojė edhe Shqipėrinė, axhenda e qeverisė, Parlamentit, hapėsira nė median lokale, ėshtė e dominuar tėrėsisht nga vizita e parė e njė presidenti amerikan nė Shqipėri.

Pėr njė gjeneratė mė tė hershme, fushata e qeverisė dhe jo vetėm e saj, pėr tė zbukuruar qytetin me parulla, flamuj, reklama nė TV, si dhe vėmendja e jashtėzakonshme e medias lokale, i ngjan jo pak fushatave tė qeverisė komuniste tė Tiranės kur Shqipėrinė e vizitoi, pėr shembull, Hrushovi nė fund tė viteve pesėdhjetė, apo nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė, kur Tirana u vesh me ngjyra shumė tė ndezura kineze, kur Shqipėrinė e vizitoi ish-kryeministri Ēu En Lai.

Po kėshtu njė numėr studiuesish qė kanė observuar dhe analizuar sjelljen nė politiken e jashtme tė njė vendi tė vogėl si Shqipėria, herė-herė kanė arritur nė pėrfundimin se gjithmonė Shqipėria ėshtė pėrpjekur tė lidhė njė aleancė me njė Fuqi tė Madhe, mundėsisht tė lidhė aleancė me njė superfuqi: Kėshtu, nė fillim me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinėn komuniste dhe pas mbarimit tė Luftės sė Ftohtė me SHBA.

Mirėpo njė observim mė i kujdesėm i marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Jashtė do tė ishte i mjaftueshėm pėr tė konkluduar se nė thelb, nuk ka ndonjė ngjashmėri midis marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Bashkimin Sovjetik apo Kinėn, nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me SHBA .

Dhe aq mė pak mund tė flitet pėr kėrkimin e aleancave me Fuqitė e Mėdha, si njė tipar dominues i politikės sė jashtme tė Shqipėrisė.

Historia ėshtė shumė mė e thjeshtė: Rėnia e Shqipėrisė nė ish-bllokun lindor ishte njė aksident historik dhe marrėdhėniet e Shqipėrisė, qoftė me Bashkimin Sovjetik apo Kinėn, u bazuan pikė sė pari nė ideologjinė komuniste. Mjafton tė pėrmendim se kur udhėheqjet komuniste, nė fillim nė Bashkimin Sovjetik dhe mė pas nė Kinė, filluan tė lejonin me shumė frymėmarrje dhe ide liberale, qeveria komuniste e Tiranės i denoncoi edhe BS edhe Kinėn si tradhtare tė Marksizėm-Leninizmit, duke e ēuar vendin drejt njė izolimi ekstrem.

Por nėse marrėdhėniet aktuale tė Shqipėrisė me SHBA, nuk u ngjajnė dhe nuk mund tė krahasohen me marrėdhėniet e mėparshme tė Shqipėrisė me Fuqitė e Mėdha, ēfarė i bėn unike kėto marrėdhėnie sot, dhe mė tė rėndėsishmet nga pikėpamja strategjike?

Dhe pėr mė tepėr, si shpjegohet mbėshtetja popullore qė SHBA kanė nė Shqipėri?

Kėtu nuk ėshtė fjala pėr qeveritė shqiptare qė kanė nderuar njėra-tjetrėn kėto pesėmbėdhjete vjetet e fundit dhe qė, pa asnjė rezervė apo hezitim, kanė mbėshtetur ēdo nismė, ēdo aksion tė SHBA nė politikat e sotme ndėrkombėtare. Pėrse shqiptarėt e duan thuajse nė mėnyrė tė verbėr Amerikėn? A ka njė shpjegim racional, tė argumentuar pėr kėtė, apo thjesht dashuria e mbėshtetja e shqiptarėve pėr Amerikėn ėshtė thjesht njė mit? Janė disa argumente qė duhen marrė nė konsideratė, pėr tė kuptuar pėrse marrėdhėniet e shqiptarėve me Amerikėn janė speciale.

Sė pari, shqiptarėt u detyrohen SHBA mbijetesėn si shtet i pavarur. Bėrja e Shqipėrisė njė shtet i pavarur pėrkon me kohėn kur SHBA-tė dalin si njė fuqi botėrore nė skenėn ndėrkombėtare, krahas fuqive evropiane qė kishin dominuar tė vetmet politikat botėrore.

Ishte Doktrina e Presidentit Willson, paraqitur nė Konferencėn e Paqes nė Paris, qė inspiroi njė New World Order ( Rregullin e ri botėror ). Principi i vetėvendosjes pėr kombet u vu nė themel tė Lidhjeve sė Kombeve. Shqipėria ishte njė nga kombet pavarėsia e sė cilės u argumentua me doktrinėn Willson. Mirėpo, jo vetėm kaq. Presidenti Willson jo vetėm qė nuk ka qenė i gatshėm tė mbėshtesė disa propozime tė Fuqive Evropiane tė asaj kohe, tė cilat parashikonin ndarjen e Shqipėrisė midis vendeve fqinje por, pėrkundrazi, ka kėrkuar ruajtjen e Shqipėrisė si njė shtet i pavarur.

Sė dyti, elita politike dhe ajo kulturore, qė udhėhoqi nė njė farė mėnyre krijimin dhe njohjen ndėrkombėtare tė shtetit shqiptar, u edukua sė pari nė SHBA.

Sė treti shqiptarėt, dhe jo vetėm kėta, e identifikojnė SHBA me atdheun e lirisė dhe tė demokracisė. Pėr mė shumė se gjysmė shekulli nėn komunizėm, regjimi komunist e propagandoi SHBA si armik tė shqiptarėve dhe tė lirisė sė popujve. Mirėpo, kjo ėshtė nga gjerat e pakta qė shqiptarėt nuk besuam gjatė izolimit tė tyre ekstrem. Ish-Sekretari i Shtetit, Bejker u prit mė 1991 nė Tiranė, nė mėnyrėn mė tė paimagjinueshme tė mundshme, sikur tė ishte vetė zoti. Arsyeja ishte e thjeshtė. Shqiptaret e identifikonin Amerikėn, pikė sė pari me lirinė.

Sė katėrti, nga niveli i marrėdhėniet me SHBA shqiptarėt, vlerėsojnė nėse vendi ecėn nė rrugėn e duhur apo jo? Siē dihet, njė nga faktorėt qe ēoi nė ngrirjen dhe deri edhe shkėputjen e marrėdhėnie tė SHBA me Shqipėrinė, menjėherė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ishin dhunimi i zgjedhjeve tė para pluraliste, pas ardhjes nė pushtet tė qeverisė komuniste me 2 dhjetor 1945. Ishin pikėrisht kėto zgjedhje qė ēuan nė likuidimin e opozitės shqiptare dhe konsolidimin e regjimi totalitar, gati tė pabesueshėm

Sė pesti, kur nė fund tė viteve tetėdhjetė filloi shpėrbėrja e dhunshme e Jugosllavisė, siguria kombėtare e Shqipėrisė u vu nė rrezik dhe ishte e mundshme qė Shqipėria tė hynte nė njė luftė tė pabarabartė me ish-Jugosllavinė lidhur me tė ardhmen e Kosovės. Nėkėto rrethana, Shqipėria e mbėshteti sigurinė e saj nė njė politikė agresive properėndimore dhe forcoi marrėdhėniet politike dhe ushtarake kryesisht me SHBA, duke gjetur te njėjtin vullnet nė Uashington.

Sė gjashti, ndėrhyrja e NATO-s nė Ballkan dhe posaēėrisht nė Kosovė mė 1999 ishte vendimtare. Dhe pėr kėtė shqiptarėt e Kosovės, dhe jo vetėm kėta, i janė mirėnjohės rolit pėrcaktues dhe udhėheqės tė SHBA. Sė fundi, por jo e fundit pėr nga rėndėsia, SHBA kanė mbėshtetur dhe mbėshtesin anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, por edhe nė Bashkimin Evropian. Sepse mbėshtetja amerikane nė fushėn e demokracisė tė ekonomisė, forcave tė armatosura sistemit tė drejtėsisė, nė thelb, ėshtė mbėshtetje e drejtpėrdrejtė pėr pėrgatitjen e Shqipėrisė, pėr anėtarėsim tė mundshėm nė BE dhe nė NATO.

Presidenti i SHBA, Bush, nė njė tur evropian ka vendosur tė vizitojė edhe Shqipėrinė.

Shqiptarėt kėtu, besojnė se kjo nuk ėshtė njė zgjedhje e rastėsishme. Shqiptarėt besojnė se ēdo President amerikan qė do tė vizitonte Ballkanin, tė parin vend qė do tė zgjidhte, do tė ishte Shqipėria. Nga buron kjo siguri e madhe? Vėshtirė ta shpjegosh kėtė vetėbesim nė mėnyrė tė plotė dhe bindėse.

Ajo qė mund tė thuhet, ėshtė se Shqiptarėt kanė krijuar njė mit pėr SHBA. Njė mit i cili ėshtė unik nė mėnyrėn dhe faktorėt qė e kanė krijuar. Miti, thotė njė filozof i hershėm i Antikitetit, ėshtė njė gėnjeshtėr qė thotė tė vėrtetėn, Por miti qė shqiptarėt kanė krijuar pėr SHBA ėshtė njė e vėrtetė qė ndonjėherė, si tė gjitha mitet, ėshtė i ekzagjeruar ose ndonjėherė thotė dhe ndonjė gėnjeshtėr.

*Autori ėshtė drejtor i Institutit tė Studimeve Ndėrkombėtare
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com