Albatlanta

Fėmijėt dhe media
Nga Gėzim TUSHI

Nuk do tė ishte keq dhe jo thjesht pėr "ekzibicion profesional" qė temėn e madhe tė fėmijėve tė mund ta shohim nė njė "kėndshikim tjetėr", ndryshe nga klishetė e njohura e tė stėrpėrdorura tė shkrimeve pėr 1 Qershorin e saposhkuar, ditėn nė tė cilėn shteti, shoqėria civile, familja dhe media e pėrqendrojnė vėmendjen e posaēme mbi ta. Jo sipas skemės tradicionale tė detyrimeve qė kanė natyrshėm tė gjithė aktorėt pėr "mbrojtjen dhe zhvillimin", por nga kėndshikimi i pasqyrimit dhe interpretimit mediatik tė temės sė fėmijėve, veēanėrisht tė atyre qė pėr shkaqe tė ndryshme janė me "nevoja tė veēanta" dhe qė kanė nevojė pėr mbėshtetjen komplementare, tė dobishme edhe tė medias profesioniste.

Gjithnjė mė ka shqetėsuar ky kėndshikim, si njė raport delikat i interferimit tė problematikės sė minorėve me interpretimin mediatik. Padyshim, nė shumicėn e rasteve, kjo ndėrthurje ka qenė me impakt pozitiv, sidomos pėr sensibilizimin e strukturave sociale tė shtetit, duke ndikuar indirekt nė intensifikimin e politikave sociale dinamike tė shtetit. Por nga ana tjetėr, nuk mund tė mos them po kaq hapur, se indikacionet mediatike, nė jo pak raste pėr mungesė profesionalizmi kanė qenė negative. Mund tė mos pėlqehet konstatimi i veprimit "dikotomik" tė medias, madje mund tė duket ca i ekzagjeruar pohimi, se nė jo pak raste kanė sjellė dėme evidente interpretimi joprofesional e dogmatik i "botės sė fėmijėve nė nevojė".

Pėr shkak tė punės relativisht tė gjatė nė strukturat sociale shtetėrore dhe veēanėrisht me fėmijėt jetimė, tė braktisur apo nė nevojė, na ka ndodhur shpesh, qė mė shumė jemi pėrballur me "vėshtirėsitė tona" pėr zgjidhjen e problemit tė fėmijėve jetimė. Por nuk kanė qenė tė rralla, rastet kur kemi qenė tė detyruar tė pėrballemi me raste tė interpretimeve tė deformuara mediatike, pėr shkak tė mungesės sė njohurive specifike, tė profesionalizmit tė gazetarėve socialė. Nuk ėshtė normale qė si rezultat i entuziazmit qė kanė natyrshėm disa gazetarė tė rinj, tė cilėt nėn presionin e "ambicies profesionale", tė sigurimit tė njė vendi pune nė gazetė apo televizion, kanė "sajuar lajm" me fėmijėt, duke u nisur nga sensibiliteti i natyrshėm, tejet i veēantė i shtetit dhe shoqėrisė. Nė tė vėrtetė, kudo nė botė, media ėshtė aleate dhe mbrojtėse e shtresave nė nevojė, sidomos e fėmijėve. Pushteti i medias nė jo pak raste ka qenė determinant, nė zbulimin e gabimeve, fajeve, pse jo edhe tė krimeve qė kryen ndaj fėmijėve. Do tė ishin tė shumta rastet qė do tė sillja, pėr tė vėrtetuar kėtė fakt, i cili tashmė ėshtė publik. Gazetat dhe kanalet e televizionit nė Shqipėri, kanė qenė dhe janė kthyer vėrtetė nė "artileri pėr mbrojtjen" e tė drejtave tė fėmijėve, nga ēdo shkelje e cenim i personalitetit tė tyre nė familje, ambiente publike e institucione sociale.

Mirėpo, duket se disa media, nė pasqyrimin e tematikės sė "ngatėrruar" tė fėmijėve, janė tė mundshme dhe shfaqen "paradokse". Kjo do tė thotė se shpesh nė pėrpjekje pėr t'i bėrė mirė fėmijėve, pėr tė pasqyruar nevojat dhe rreziqet qė u kanosen atyre, krijohen situata sociale artificiale qė kanė impakt negativ, mbi fėmijėt dhe opinionin publik. Ka shumė raste kur, kjo tip media, nė pėrpjekje pėr tė "gjetur fakte" dhe pėr tė bėrė "lajm" pėr fėmijėt, bėn tė kundėrtėn. Pėrgjithėsisht kėto qėndrime vijnė nga mėnyra e pėrdorimit tė forcės dhe tė aftėsisė ndikuese dhe perceptive tė medias nė shoqėri. Shtypi dhe televizioni nė shumė raste, nė emisionet qė trajtojnė tema qė kanė tė bėjnė me problematikat fėminore, siē janė krimi, droga, alkooli e prostitucioni minoren, nė pėrpjekjen e tyre pėr tė njohur e sensibilizuar opinionin dhe familjen, bėjnė efekt tė kundėrt. Ka ditė kur edicionet hapen me lajme tronditėse nga bota e fėmijėve, me pasqyrime deri nė detaje perverse se ēfarė bėri ky apo ai, si u pėrdhunua, u keqtrajtua, si fėmijėt shpėrndajnė drogėn, si bėjnė punė tė kėqija, si qėndrojnė nė rrugė, si ushtrohet mbi ta dhunė fizike, psikologjike dhe seksuale, etj., etj. Natyrisht, detyra e medias ėshtė tė pasqyrojė realitetin dhe si "pushtet i katėrt" me forcėn e tij tė ndikojė mbi shtetin, shoqėrinė civile dhe komunitetin.

Por mungesa e sensit tė masės tek disa nga mediat tona, mos vlerėsimi i specifikės sė ndikimit tė lajmit, faktit, ngjarjes mbi psikologjinė e fėmijės, pėrbėn njė "handikap" serioz dhe njė borxh tė madh, ndaj fėmijėve. Sipas mendimit tim, media dhe relacionet e saj me fėmijėt do tė pėrmirėsohen, nė se do tė punohet mė shumė pėr tė pėrgatitur gazetarė profesionistė dhe menaxherė pėr programacione pėr fėmijė.

Kjo kėrkon qė, mė sė pari, tė pėrgatiten "gazetarė socialė", si profesionistė dhe njohės tė problematikės dhe specifikave tė "botės sė fėmijėve", tė aftėsimit tė tyre pėr tė intervenuar jo "kuturu" dhe pa takt, nė kėtė botė tė brishtė dhe delikate, por me njohuri paraprake dhe aftėsi pėr tė llogaritur efektet dhe kundėr-efektet qė lajmi, emisioni televiziv do tė ketė mbi fėmijėt. Njė pjesė e tė kėqijave vijnė nga tendenca e "merkantilizimit" tė medias sė shkruar dhe elektronike, tė cilat tė futura nė garėn e konkurrencės dhe tė mbijetesės, nuk kanė mė fare parasysh se ēfarė ndikimesh sociale kanė ato tek fėmijėt e vegjėl. Nė kėtė kontekst do tė ishte i dobishėm qė shteti, shoqėria civile dhe organet e licencimit mediatik, tė kėmbėngulin mė fort pėr tė korrigjuar shėnjestrėn e gabuar tė ndikimeve "anti-fėmijė", qė shfaqen nė faqet e gazetave dhe tė ekraneve tona.

Nė kushtet e "shoqėrisė sė hapur" ėshtė e vėshtirė tė vendosėsh censurė apo kontroll mbi informacionin, qė jepet pėrmes botimeve dhe televizionit. Natyrisht, nė to ka shumė artikuj nė shtyp apo emisione dhe materiale edukative, qė kanė ndikim pozitiv mbi personalitetin e fėmijėve, formimin e tyre shpirtėror dhe intelektual. Emisionet me natyrė moshore, botimet nė gazeta e revista tė shkrimeve nga bota e fėmijėve dhe problematikat e edukimit tė adoleshentėve, janė tė pranishme masivisht. Por, qė tė jemi tė sinqertė, media e ka ende tė kufizuar ndikimin pozitiv mbi fėmijėt, sepse pėrmes "rotativave tė shtypit" dhe "ekraneve tė televizionit", qarkullon njė sasi e jashtėzakonshme shkrimesh dhe emisionesh jo edukative, tė cilėt kanė ndikim deformues nė personalitetin e fėmijės, duke ndikuar nė krijimin e tipareve tė njė njeriu me vese, neurotik, asocial. Ėshtė dukuri dhe shqetėsim botėror, qė tashmė ndihet nė shoqėrinė shqiptare.

Fėmijėt janė duke u "bombarduar" me ide, mendime, filma e shkrime qė mė shumė se edukojnė fėmijėt me ndjenja pozitive sociale, tė humanizmit, solidaritetit, sedrės sė shėndoshė, vetėpėrmbajtjes seksuale, respektimit tė tė moshuarve, respektimin e femrės, dhėnien pas objektivave dhe synimeve tė shėndosha pėr jetėn, bėjnė tė kundėrtėn. Fėmijėt po ndeshen me njė "valė presioni' qė kultivon tek ata "antivlera". Fėmijėt janė "non stop" nėn ndikimin e filmave me dhunė, seks, krim, mashtrim, vjedhje, degradim moral. Nė moshėn mė delikate tė formimit, e kanė tė vėshtirė qoftė edhe nėn monitorimin e prindėrve dhe mėsuesve, tė gjejnė emisione edukative, formuese. Madje nė kėtė rrugė duket se pėrballė fuqisė sė medias, ka rėnė forca e shkollės, roli i mėsuesit dhe puna edukative e familjes. Nė kėtė kontekst duhet njohur ndikimi i medias mbi fėmijėt, si dhe kėrkesa pėr njė proces selektimi tė materialeve qė fėmijėt kanė mundėsi tė ndjekin pėrmes shtypit apo televizionit.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com