Albatlanta

Autoritarizmi si informalitet
Andrea Stefani
E meta thelbėsore e gjithė fushatės kundėr informalitetit tė ndėrmarrė nga qeveria "Berisha" ėshtė thelbi autoritarist i saj. Gjakimi konstant pėr sundim absolut e ka deformuar tragjikisht qėllimin dhe rezultatet e luftės kundėr informalitetit. Nė vend qė tė ēojė nė formalizimin e bizneseve nėpėrmjet zgjerimit tė veprimit tė ligjit, po shton shanset e asgjėsimit tė tyre duke ekstremizuar antikushtetueshmėrisht ligjet. Thelbi i luftės kundėr informalitetit ėshtė rivendosja e tė drejtės sė shtetit, por autoritarizmi nė qeverisje po dhunon tė drejtėn e privatit. Ndėrsa thelbi i luftės kundėr informalitetit ėshtė zbatimi i barabartė i ligjit, autoritarizmi po imponon ligjin nė mėnyrė selektive, duke prodhuar akoma mė shumė nxitje pėr informalitet. Ndėrsa thelbėsore pėr luftėn kundėr informalitetit ėshtė depolitizimi i rrethanave tė biznesit, autoritarizmi qeverisės po nxit informalitetin duke i politizuar ekstremisht kėto rrethana. Autoritarizmi ka bėrė qė tė mos zhvillohet lufta kundėr korrupsionit nė radhėt e qeverisė. Dhe pa luftėn kundėr korrupsionit nė qeverisje, nuk mund tė luftohet informaliteti qė ushqen kėtė korrupsion dhe ushqehet nga ky korrupsion. Por shihet qartė se autoritarizmi nuk mund ta luftojė korruptimin e qeverisė sepse korrupsioni ėshtė njė aleat i autoritarizmit pėr tė arritur qėllimin e tij final, sundimin.

***

Gjithēka mund tė ndryshojė nė strategjitė e Berishės, mjetet, metodat, parullat. Por sundimi absolut i shtetit nga kulti dhe pushteti personal i Berishės do tė mbetet deri nė fund ylli polar i kėsaj strategjie, do tė mbetet njė yll i fiksuar. Kjo e vėrtetė po provohet edhe nė qėndrimin qė po mban qeveria "Berisha" ndaj problemit tė ekonomisė informale. Ndėrkaq duhet pranuar se ekonomia informale dhe ajo kriminale kanė marrė pėrmasa mjaft shqetėsuese, duke u bėrė njė nga pengesat mė tė mėdha pėr integrimin e Shqipėrisė nė Evropė. Prej disa vitesh ekzistojnė tregues tė mjaftė, qė tė bėjnė tė besosh se mė shumė se gjysma e aktivitetit prodhues nė vend lundron nė informalitet, evazioni mbetet shumė i lartė dhe e gjithė kjo ka si produkt njė buxhet tė varfėr dhe investime gjithashtu tė varfra publike. Spitalet, shkollat, rrugėt, qytetet, banesat janė nė gjendje tė mjeruar. I gjithė ky mjerim lidhet kryesisht me informalitetin, me korrupsionin dhe diferencimin pasuror qė ata prodhojnė sė bashku. Por shpėtimi nuk ėshtė kurrsesi autoritarizimi. Shpėtimi nuk ėshtė mbytja e lirisė sė biznesit, e lirisė sė medias. Shpėtimi ėshtė zbatimi i ligjit qė nuk ka tė bėjė fare me autoritarizmin qė nė fakt e shton informalitetin. Dhe se si informaliteti nxitet nga tendencat autoritariste nė pushtet, mund tė kuptohet shumė lehtė nėse hedhim njė vėshtrim nė njė tė kaluar jo tė largėt, duke zbuluar sadopak rrėnjėt e piramidave financiare qė u pėrmbysėn me shumė kosto pėr shtetin nė vitin 1997. Edhe nė atė kohė nė pushtet ishte po i njėjti lider autokrat qė ėshtė edhe sot Kryeministėr, Sali Berisha. Dhe veēoria e asaj kohe ishte se etja pėr pushtet e bėri Presidentin Berisha tė mbyllte sytė ndaj informalitetit tė piramidave financiare. Nė emėr tė autoritarizmit Berisha bėri nė atė kohė paqe me informalitetin. Deri edhe bankat shtetėrore u vunė nė shėrbim tė kėtyre piramidave. Pėrse? Sepse mendohej qė ky informalitet skandaloz dhe me brirė i shėrbente "stabilitetit" tė qeverisjes. Sikur tė mos ishte ky kompromis kriminal i qeverisjes me botėn e informalitetit pėr qėllime sundimi, dukuria e piramidave do tė ishte shmangur nė kohėn e duhur dhe shteti me qytetarėt e tij nuk do tė kishin kaluar nėpėr atė vit tė mbrapshtė dhe tė pėrgjakshėm. Por sot ėshtė po i njėjti Berishė qė me fraza i shpall luftė informalitetit, por me vepra kėrkon ta pėrdorė kėtė nevojė jetike tė shtetit pėr sundim tė ligjit, si njė armė pėr tė forcuar pozitat e veta absolutiste nė pushtet. Kėrkon ta pėrdorė luftėn kundėr informalitetit pėr tė luftuar ato biznese qė dikur i quante "tė kuqe", pėr tė luftuar mediat qė e kritikojnė, pėr tė luftuar opozitėn politike. Lufta autoritariste e Berishės kundėr "informalitetit" po merr pėrditė e mė shumė formėn e luftės sė klasave kundėr borgjezisė, kulakėve qė gati sa nuk shpallen si dikur armiq tė popullit.

***

Dėshira pėr tė groposur dhe jo pėr tė shpėtuar, pėr tė varrosur dhe jo pėr tė ringjallur, ka bėrė qė qeveria tė miratojė nė emėr tė luftės kundėr informalitetit ligje tė egra qė shtojnė mundėsitė pėr arbitraritet nga pushteti. Sepse ato ligje shmangin nga mesi i marrėdhėnies pushtet-biznes gjykatat, pra drejtėsinė, duke shtuar mundėsinė pėr diskrecion dhe standarde tė dyfishta nė imponimin e rregullave. I tillė ėshtė ligji pėr gjobat, i kthyer edhe nga Presidenti i Republikės. Ky ligj ėshtė shembulli mė klasik se si autoritarizmi, etja pėr arbitraritet dhe sundim, arrijnė tė informalizojnė edhe ligjet. Sepse tė hartosh ligje qė bien ndesh me frymėn e Kushtetutės, ėshtė baras me hartimin e ligjeve tė jashtėligjshme. Prandaj themi se autoritarizmi ėshtė nė esencė njė informalitet shumė i rrezikshėm. Ndėrsa informaliteti nė ekonomi shtrembėron marrėdhėniet e biznesit me shtetin me pasoja pėr buxhetin, autoritarizmi si informalitet politik shtrembėron frymėn e sistemit demokratik me pasoja pėr lirinė. Ai jo vetėm nuk e shpėton shoqėrinė nga informaliteti, por bėn qė ai tė depėrtojė nė palcė tė shtetit, qė ėshtė ligji. Dhe kėto ligje autoritariste qė dhunojnė Kushtetutėn dhe tė drejtėn, nuk sjellin liri. Ato e dhunojnė edhe lirinė e tregut dhe prandaj edhe faktorėt e tregut nuk mund tė jenė bashkėpunues, por shfaqen kundėrshtues me kėto ligje shtypėse dhe tė padrejta. Prandaj ligjet autoritariste qė qeveria po miraton me nxitim nėn parullėn e legalizimit dhe luftės kundėr informalitetit ka tė ngjarė mė shumė tė nxisin dhe jo tė frenojnė prirjen pėr informalitet. Sepse ato nuk sjellin liri. Dhe atje ku liria dhunohet, forma e mbetur e ekzistencės ėshtė ilegaliteti. Aty ku ka ligj, nuk ka liri, thoshte Xhon Lok. Por nėn qeverisjet autoritariste kjo aksiomė shtrembėrohet. Ligji bėhet veshja juridike, justifikimi i skllavėrisė. Mjerisht kjo po ndodh sot nė Shqipėri.

***

Ndėrkaq, sulmi i dytė autoritarist i Berishės kundėr demokracisė mundohet tė jetė mė dinak, mė i kamufluar. Qėllimi kryesor ėshtė tė mashtrohen "ndėrkombėtarėt" qė monitorojnė proceset nė Shqipėri. Ndaj po synohet qė ata tė verbohen me sloganet e luftės kundėr informalitetit dhe nevojės reale pėr luftė imediate kundėr evazionit dhe kontrabandės, nė mėnyrė qė tė mos shohin se gjithēka po zhvillohet nė njė situatė sa ideale pėr autoritarizmin, aq edhe tė rrezikshme pėr demokracinė. Po zhvillohet nė mungesė tė njė gjyqėsori tė pavarur (qė pushteti kėrkon ta bėjė edhe mė tė varur prej tij), apo tė njė administrate gjithnjė e mė shėrbėtore ndaj pushtetit pėr shkak tė pėrzėnieve tė paligjshme nga puna tė nėpunėsve publikė dhe punėsimit nė vend tė tyre tė militantėve partiakė. Kėshtu, "lufta" kundėr informalitetit, qė ėshtė rivendosje e ligjit, po zhvillohet nga njė pushtet me natyrė informale, qė tenton tė akumulojė sa mė shumė fuqi, duke dhunuar ligjet dhe Kushtetutėn. Nė kėto kushte, kur politizimi i rrethanave dhe institucioneve qė duhet tė garantojnė lirinė e tregut ėshtė evident, zbatimi selektiv i ligjit po kthehet nė njė dukuri alarmante anti-liri. Mjafton tė shohėsh atė qė po ndodh me biznesin e medias kėto kohėt e fundit. Televizioni "Top Channel" ka mbi 6 muaj qė po i nėnshtrohet njė terrori fiskal dhe akuzohet pėr informalitet, ndonėse ka deklaruar disa herė mė shumė tė ardhura para organeve tė politizuara tatimore krahasuar me dy televizione tė tjera me licenca kombėtare, qė janė miqėsorė me qeverinė. Pėrse? Sepse "Top Channel" shfaqet kritik ndaj qeverisė. Dhe nė presionin qė ushtron qeveria mbi kėtė televizion, shohim dukurinė tipike tė deformimit nga autoritarizmi tė luftės kundėr informalitetit, nė njė luftė qė nuk mund tė mos kthehet kundėr lirisė sė fjalės dhe pluralizmit nė media. Berisha dhe shėrbėtorėt e tij do ta kenė tė vėshtirė qė tė propagandojnė me sukses si njė pėrpjekje legalizuese heqjen nga KKRT (me frymėzim nga Kryeministri) tė antenave tė "Top Channel" dhe "Vizion +". Nė kushtet kur ekzistonin frekuenca tė lira dhe mbi tė gjitha vullnet i operatorėve pėr t‘u licencuar, shkulja e antenave ėshtė akti mė antiligjor dhe despotik kundėr lirisė sė fjalės nė Shqipėri nė kėtė dekadėn e fundit. Ndonėse bėhet nė emėr tė ligjit, ky akt dėshmon edhe njėherė pėr natyrėn destruktive tė autoritarizmit berishist. Ky autoritarizėm barbar nuk mund tė sjellė sundimin e ligjit, por abuzimin me ligjin. Sepse ndėrsa ligji sjell mė shumė liri, ai po i ngushton hapėsirat e lirisė pėr tė gjithė, sepse nė vend qė tė legalizojė, po rrėnon; nė vend qė tė ligjėsojė, po jashtėligjėson.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com