Albatlanta

Kadare: Ky popull ka njė qeverisje qė nuk e meriton
Marre nga Zeri i Amerikes
Ismail Kadare
Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, qė kur u njoftua vizita, nė Shqipėri ėshtė folur shumė pėr tė, ėshtė nga ato rastet e rralla qė bashkon politikėn shqiptare. Por unė doja tė dija mendimin tuaj. Nė veprat tuaja, ndonėse artistike, ju keni trajtuar gjerėsisht aspekte tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me fuqi tė mėdha, qė nga perandoria otomane, Bashkimi Sovjetik, e deri tek Kina.Si e shihni ju sot afrimin e Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara?

Ismail Kadare: Natyrisht, shprehja mė e shpeshtė qė po pėrdoret kėto ditė dhe me tė drejtė, kjo vizitė quhet historike. Ngaqė shprehja pėrdoret shpesh, nuk na duket kaq e fortė, po tė kishim njė tjetėr mė tė fortė, natyrisht atė do tė pėrdornim. Vizita ėshtė mė se historike, vizita mė e madhe qė ka ndodhur ndonjėherė nė vendin tonė. Shqipėria i ka njohur raportet me shtetet e mėdhenj, me shefat e mėdhenj, si tė thuash, pėr fatin e keq tė saj. Pa dashur tė zgjatem nė histori, meqenėse ju e pėrmendėt perandorinė otomane, le tė kujtojmė qė Mehmeti i Dytė, perandori i otomanėve, qė pasi rrėzoi Kostandinopojėn, domethėnė rrėzoi gjysmėn e qytetėrimit tė atėhershėm, erdhi nė Shqipėri qė tė pėrgatitej pėr tė sulmuar Evropėn, ta bėnte rrafsh. Pas kėsaj, Shqipėria pėr fat tė keq, u rrėzua bashkė me gjysmėn e parė tė qytetėrimit evropian. Nė jetėn e saj tė mėvonshme si shtet, Shqipėria ka njohur shumė miqėsira, raporte, miqėsira pėrgjithėsisht tė mbrapshta, me sovjetikė, me kinezė, me shefat e tyre. Por pėr njė orientim tė gabuar qė ka pasur, tė gjitha kėto kanė qenė ndesh me interesat e saj dhe bilanci i historisė shqiptare ėshtė pėrgjithėsisht negativ, pėr shkak tė tyre. Ka disa vite, e dinė tė gjithė, qė kjo gjendje u pėrmbys pėr fatin e mirė tė kombit shqiptar dhe vizita e presidentit amerikan, do tė shėnojė kulmin e kėsaj gjendje tė re. Prandaj edhe njė herė e pėrsėris, ėshtė njė vizitė mėse historike, ėshtė ngjarja mė e madhe, qė ka ndodhur nė historinė e kombit shqiptar.

Zėri i Amerikės: Nė qoftė se i hedhim njė vėshtrim marrėdhėnieve mė moderne, atyre tė 15 viteve tė fundit midis Shqipėrisė dhe Amerikės, janė disa momente interesante, si marrėdhėniet e ngushta tė krijuara menjėhere pas rėnies sė komunizmit, mė pas ndodhi ajo qė shqiptarėt e quajnė, shpėtimi i Kosovės nga regjimi i Millosheviēit, pėr tė ardhur mė tej tek lufta kundėr terrorizmit. Ēfarė ėshtė nė qendėr tė kėsaj miqėsie midis njė vendi tė vogėl dhe shtetit mė tė fuqishėm demokratik?

Ismail Kadare: Mendoj se ėshtė njė dukuri jo fort e shpeshtė, por njė dukuri shumė prekėse do tė thoshja, kur njė shtet i vogėl dhe njė shtet i madh diēka i bashkon. Kėtu gjithė njerėzit kanė nė majė tė gjuhės, nė kėto raste interesat, por nuk mė duket se ka pasur ndonjė interes, as nga njėra palė as nga tjetra. Dihet qė me rėnien e komunizmit nė mėnyrė tė vetvetijshme, populli shqiptar, pa qenė i organizuar nga ndonjė propagandė, nga ndonjė administratė pėr kėtė gjė, shfaqi njė dashuri tė madhe, njė shpresė tė madhe pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. I mėsuar gjatė gjysmė shekulli, qė ky shtet i madh demokratik tė ishte nėn kamxhikun e propagandės komuniste, populli shqiptar me intuitėn e tij, dhe ishte nga gjėrat mė tė mira qė ka pasur nė kėtė intuitė, e kuptoi se ka qenė krejtėsisht e kundėrta. Ai orientimi i gabuar qė u kthye nė orientimin e duhur, domethėnė ky kthimi i Shqipėrisė drejt qytetėrimit perėndimor, qė i kishte humbur, kjo gjė u shoqėrua nga njė dashuri tepėr e sinqertė pėr shtetin mė tė madh perėndimor. Ka gati 100 vjet qė Shqipėria po kėrkon t'i kthehet kontinentit qė e ka humbur dhe ky kthim vėrtet ka qenė tepėr i vėshtirė, derisa ėshtė kaq i gjatė dhe ėshtė interesante tė kujtojmė qė Shqipėria e humbi Evropėn nė kohėn qė Evropa po themelonte, po lindte Amerikėn. Shikoni pra sa e vjetėr ėshtė kjo dramė. Lidhja e Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara ėshtė njė lidhje e thellė, nuk ėshtė njė lidhje thjesht konjukturale dhe politike. Pėr Shqipėrinė Shtetet e Bashkuara nuk janė vetėm shteti mė i madh demokratik i botės, ushtria e tė cilit, siē thatė ju, ndėrhyri, kryesoi nė ndėrhyrjen e aleancės sė NATO-s nė Kosovė pėr lirinė e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara janė pėr kombin shqiptar kėshtjella kryesore e qytetėrimit perėndimor, do tė shtoja e qytetėrimit tė rrezikuar perėndimor. Prandaj, duke shpallur miqėsinė ndaj shtetit amerikan, Shqipėria shpall pėrkatėsinė e saj nė kėtė qytetėrim. Me aq forcė sa ka, me forcėn e saj modeste ajo renditet nė mbrojtjen e kėtij qytetėrimi.

Zėri i Amerikės: Shembulli mė i mirė, i asaj qė thatė ju "me aq forcė sa ka", ėshtė mbėshtetja qė Shqipėria po i jep sot luftės kundėr terrorizmit qė kanė filluar Shtetet e Bashkuara. Nė kėtė kuadėr, edhe ju, njė nga intelektualėt mė tė njohur shqiptarė nė botė, nė fillim tė kėsaj lufte keni shkruar pro saj, nė Francė, nė njė kohė qė Evropa ishte dhe ėshtė skeptike. Sa ka ndikuar ky qėndrim i Shqipėrisė, pėr marrėdhėniet e sotme shqiptaro-amerikane?

Ismail Kadare: Unė mendoj se sigurisht ka ndikuar sepse ju thashė, ne nuk propozuam shumė regjimente nė kėtė luftė, nuk kishim ndonjė teknikė tė madhe ushtarake, por pėrkushtimin tonė dhe me sa duket nė kėtė luftė lot njė rol ana morale. Domethėnė kėto janė gjėra tė reja qė po ndodhin nė kėto vitet e fundit, sikurse edhe lufta e Kosovės ka qenė njė luftė e rrallė me motive morale nė historinė e botės. Prandaj janė gjėra tė reja, pėr fat tė mirė, me vlerė tė madhe, qė po ndodhin dhe prandaj pėrkushtimi shqiptar nė kėtė luftė ėshtė prekės vėrtet. Prekės pėr aleatėt tanė, prekės pėr ndėrgjegjen tonė. Dhe ne pa ēarė kokėn pėr ironitė e tėrthorta, pa komplekse, Shqipėria pra ėshtė bashkuar nė kėtė front sepse kjo aleancė perėndimore, ky qytetėrim perėndimor, ėshtė familja natyrale e shqiptarėve dhe ata mbrojnė nė kėtė rast familjen e tyre, aq sa janė, pavarėsisht se janė tė vegjėl. Ne e dimė qė jashtė kėtij qytetėrimi Shqipėria nuk ka jetė, prandaj kjo renditje ėshtė e natyrshme dhe e sinqertė.

Zėri i Amerikės: Shqipėrisė mbėshtetja nga Perėndimi nuk i ka munguar edhe mė parė, megjithatė, shpesh, si rezultat i luftės sė brendshme, madje edhe nė kėto momente qė ne po flasim, Shqipėria vazhdon tė jetė e tejkonsumuar nga politika e brendshme, duket se vendi ka humbur disa shanse. Sa dėmtohet Shqipėria, imazhi i saj, nga problemet e brendshme, nga fakti qė gjithmonė thėrret tė huajt pėr ndihmė pėr tė dalė nga kriza?

Ismail Kadare: Kjo ėshtė e vėrtetė, imazhi qė ne kemi pėrpara botės dhe kėtė e dimė tė gjithė, nuk ka nevojė pėr ta argumentuar. Do tė thoshja se ky imazh i keq, qė ėshtė njė fatkeqėsi pėr ne, qė jemi tė detyruar tė jetojmė siē jetohet me njė sėmundje, qė e kap nganjėherė njeriun, e kap edhe njė popull, tė jetojmė ca kohė me kėtė sėmundje duke shpresuar qė do tė kalojė. Ky imazh i keq pėrpara se tė krijohet nga gangsterėt apo prostitutat, sepse ėshtė gjetur njė alibi si tė thuash, se kėta na prishin punė, mendoj se e krijon tjetėr gjė, mendoj se e krijon niveli i ulėt i politikės shqiptare, ajo qė thatė ju, ky konsumizėm politik i lodhshėm dhe aspak i kėndshėm pėr veshin tonė, pa le pastaj pėr veshin e tė huajve. Makina e politikės shqiptare ėshtė e ndryshkur, e prapambetur, punon shtrak e shtruk, ngaqė ėshtė e prishur nga urrejtja. Maksima e njohur, qė ēdo popull ka atė qeverisje qė meriton, mendoj se nė Shqipėri po kthehet nė tė kundėrtėn. Ky popull ka pikėrisht atė qeverisje qė nuk e meriton. Shqipėria meriton mė shumė. Vizita e presidentit amerikan mendoj e vėrteton ndėr tė tjera edhe kėtė gjė, se Shqipėria meriton mė tepėr.

Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, tė kthehemi edhe njė herė tek vizita e Presidentit Bush. Ndonėse po bėhet nė Shqipėri, vizita ndodh nė njė moment kur Kosova ėshtė shumė pranė zgjidhjes sė statusit tė saj. Nė kėtė kuptim, ēfarė ndikimi do tė ketė kjo vizitė?

Ismail Kadare: Mendoj se vizita do tė ketė ndikim pėr tė dhėnė mesazhin qė Ballkani ėshtė i rėndėsishėm pėr Evropėn, por nuk duhet harruar qė Shqipėria ėshtė e rėndėsishme pėr Ballkanin. Prandaj ka njė lidhje logjike midis paqes dhe stabilitetit nė Evropė, me stabilitetin e kėtij gadishulli dhe stabiliteti i kėtij gadishulli nuk mund tė kuptohet pa Shqipėrinė, se Shqipėria ėshtė njė vend i rėndėsishėm. Ėshtė bėrė prej vitesh njė propagandė qė Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, njė vend i parėndėsishėm. Kanė dashur me kėtė gjė madje tė sugjestionojnė edhe vetė shqiptarėt qė t'iu krijojnė njė kompleks, domethėnė kompleksin e vogėlsisė qė ėshtė njė nga mė tė kėqinjtė e mė tė rrezikshmit pėr njė popull. Prandaj kjo vizitė, nga kjo anė, ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ne duhet tė jemi jashtėzakonisht tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė gjė, sepse njė popull duhet tė kuptojė kur i troket e keqja nė portė. Por njė popull gjithashtu, po aq ka rėndėsi tė kuptojė kur i troket e mira. Ne duhet ta presim me dashuri dhe brohoritje presidentin amerikan dhe kjo ėshtė e natyrshme por ndėrkaq s'duhet tė harrojmė se bashkė me to ne duhet tė kuptojmė pėrse ai vjen, pra atė qė thatė ju. Ai ėshtė mysafiri i kombit shqiptar, mė i madhi mysafir qė ka ardhur tek ne deri mė sot. Me fjalė tė tjera, ai ėshtė mysafiri i lirisė sonė dhe i shpresės sonė.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com