Albatlanta

Sistemi zgjedhor, pjesėmarrja dhe pėrzgjedhja
Prof. Dr. Kastriot Islami
Sistemi zgjedhor, pjesėmarrja dhe pėrzgjedhja Prof. Dr. Kastriot Islami
A duhet tė ndryshojė sistemi elektoral aktual nė Shqipėri? Nė rastin e njė pėrgjigje pozitive, do tė shtohej pyetja se ēfarė sistemi do t’i pėrshtatej mė mirė vendit aktualisht. Pėrse duhet tė mosndryshojė apo pėrse duhet tė ndryshojė sistemi elektoral? Kjo ēėshtje ėshtė komplekse dhe duket e vėshtirė nė pamje tė parė pėr tė dhėnė kontribut cilido. Por nga ana tjetėr, nisur nga rėndėsia e konsiderueshme qė ka sistemi elektoral, ēdo kontribut do tė ishte i nevojshėm dhe i mirėpritur. Shqipėria i ka provuar pothuajse tė gjithė sistemet kryesore zgjedhore gjatė 16 vjetėve demokraci. Frekuenca e ndryshimit tė tyre mund tė thuhet pa hezitim ka qenė relativisht e lartė. Nga njė vėshtrim i shpejtė duket sikur tipi i sistemit elektoral nuk ka ndikuar as nė cilėsinė e zgjedhjeve, as nė formimin e maxhorancave, as nė sjelljen e sistemit politik dhe as nė qeverisjet e raportet maxhorancė-opozitė. Dihet nga teoria dhe eksperienca e vendeve tė tjera se sistemi elektoral ndikon nė sistemin politik por natyrisht nuk mund tė arrijė t’i shėrojė tė gjithė sėmundjet e tij. Ka sisteme qė mundėsojnė bipolarizmin dhe disa tė tjerė pėrfaqėsimin shumėpartiak, por nuk i diktojnė ato. Ka sisteme qė prodhojnė deputetė tė «popullit» dhe disa tė tjerė qė prodhojnė «deputetė tė listės partiake», me avantazhet dhe dizavantazhet pėrkatėse. Ka sisteme elektorale qė janė mė tė ndjeshėm ndaj manipulimeve por nuk ka asnjė sistem qė tė garantojė zgjedhje tė lira e tė ndershme, nė rast se nuk ekziston vullneti pėr tė arritur standardet e zgjedhjeve demokratike. Sistemet zgjedhorė kanė shumė elementė tė komplikuar teknikė por pėrzgjedhja e sistemit politik mbetet njė akt i rėndėsishėm politik, i cili duhet tė gėzojė konsensus sa mė tė gjerė. Ndonėse pėrgjithėsisht jo me unanimitet...

I. Rėndėsia e sistemit elektoral...
Tė votosh ėshtė element fondamental i demokracisė. Sistemi elektoral pėrcakton bashkėsinė e rregullave sesi votohet dhe tė mėnyrave sesi votat e zgjedhėsve pėrkthehen nė vende nė Parlament. Pra zgjedhja e sistemit elektoral ėshtė e njė rėndėsie tė konsiderueshme nė sistemin demokratik tė pėrfaqėsimit. Sistemi pėrcakton se cili do tė zgjidhet pėr tė pėrfaqėsuar zgjedhėsit, cilat do tė jenė partitė qė do tė formojnė qeverinė, cilat do tė jenė partitė qė do tė formojnė opozitėn. Pra pėrcaktimi i qeverisjes sė shtetasve kalon pėrmes zgjedhjeve, nė themel tė tė cilave qėndron sistemi zgjedhor. Ekzistojnė shumė sisteme elektoralė, qė shpesh kanė edhe nėnvariantet e tyre, madje edhe nėvariantet bazohen nė formula tė ndryshme tė llogaritjes sė rezultateve. Tė gjithė sistemet, ndonėse vlerėsohen demokratikė, ato funksionojnė nė mėnyra tejet tė ndryshme dhe mund tė prodhojnė efekte tė ndryshme mbi sistemin politik. Pasojat e tyre mbi qeverisjen e vendit por edhe mbi tė ardhmen e sistemit politik janė tejet tė ndryshme. Impakti i tyre ėshtė fuqishėm edhe mbi sistemin e partive, mbi mėnyrat e ndėrtimit tė qeverive apo tė koalicioneve qeverisėse. Shtrohet pyetja sesi vlerėsohen e analizohen sistemet e ndryshme elektoralė pėr tė zgjedhur njė prej tyre nė kushtet konkrete tė njė vendi. Bile eksperienca ka treguar se edhe nė vendet demokratike mė tė hershme ēėshtja e ndryshimit tė sistemit elektoral ka qenė pjesė e debateve dhe vendimmarrjeve politike, deri edhe tė referendumeve popullore. Janė pėrpjekur historikisht pėr tė zgjedhur «sistemin mė tė mirė» por kanė arritur nė pėrfundimin se realisht ai nuk ekziston. Nė fakt detyra qė shtrohet lidhet me zgjedhjen e sistemit mė tė pėrshtatshėm pėr realitetin konkret tė vendit, por qė merr nė konsideratė gjithashtu traditat dhe objektivat. Natyrisht kjo ēėshtje ėshtė shumė komplekse. Kėrkon natyrisht profesionalizėm por sė fundmi vendimi mbetet kryesisht me natyrė politike, qė vėshtirėsh do t’i kėnaqte tė gjithė unanimisht. Nė mjaft vende, pėr tė realizuar pėrzgjedhjen mė tė suksesshme synohet paraprakisht tė pėrcaktohet njė listė parimesh, tė paraqitura nė formė ēėshtjesh apo pyetjesh, pėrgjigjet ndaj tė cilave do tė ndihmonin pėr tė optimizuar pėrzgjedhjen e sistemit elektoral.

II. Ēėshtjet parimore nė ndihmė tė zgjedhjes sė sistemit...
Njė listė me disa ēėshtje apo pyetje bazuar nė disa parime apo karakteristika, paraqitur mė poshtė, do tė ndihmonin nė pėrzgjedhjen e sistemit elektoral. Pėrgjigjet ndaj tyre mund tė vinin nga tė zgjedhurit-deputetė e tė zgjedhur-vendorė, nga ekspertėt, nga qarqet akademike, nga studentėt, nga forumet qytetare, nga shoqėria civile.... Njė asistencė e specializuar nga ekspertė tė huaj do tė ishte e nevojshme. Natyrisht krahas pėrgjigjeve pėr ēėshtjet parimore mund tė shtoheshin edhe pyetje apo ēėshtje tė tjera. Mė poshtė detajohen tetė parime mbi tė cilat ngrihen pyetje qė kėrkojnė pėrgjigje. Renditja e mėposhtme nuk ėshtė prioritare, sepse edhe prioriteti i renditjes sė tyre ėshtė pjesė e analizės dhe vendimmarrjes.
1. Legjitimiteti
Shqiptarėt duhet tė zgjedhin njė sistem elektoral, te i cili kanė besim dhe qė reflekton kapacitetet e vlerat e tyre. Besueshmėria e lartė te sistemi ėshtė element i rėndėsishėm i suksesit tė pėrzgjedhjes sė sistemit elektoral dhe i jetėgjatėsisė sė tij.
2. Pėrfaqėsueshmėria
Shqiptarėt do tė duhet tė zgjedhin njė sistem qė ju garanton njė Parlament pėrfaqėsues. Nė kuptimin qė Parlamenti duhet tė jetė pasqyrė sa mė e saktė e pėrfaqėsimit tė popullsisė sipas tė gjithė pėrbėrėseve tė tij demografike dhe mundėsisht nė mėnyrė tė balancuar e sa mė proporcionalisht.
3. Mundėsi zgjedhjeje pėr votuesit
Sistemi elektoral duhet t’i ofrojė votuesve njė numėr sa mė madh zgjedhjesh dhe mundėsinė pėr tė realizuar zgjedhjen mė tė mirė. Pra nė varėsi tė thjeshtėsisė sė sistemit, votuesit duhet t’i krijohen mundėsitė pėr zgjedhjen e partisė dhe/ose kandidatit tė preferuar.
4. Sistem efikas i partive politike
Votuesi shqiptar do tė duhet tė zgjedhė njė sistem elektoral qė nxit demokracinė. Nė kuptimin qė partitė politike tė jenė nė gjendje tė strukturojnė debatin publik, tė mobilizojnė dhe angazhojnė elektoratin dhe tė pėrpunojnė politikat e ndryshimit e tė progresit. Demokratizmi i partive dhe zhvillimi i sistemit tė partive janė tė ndėrlidhura me pėrzgjedhjen e sistemit elektoral.
5. Qeverisje e qėndrueshme dhe efikase
Sistemi elektoral duhet tė kontribuojė nė ndėrtimin e qeverisjes sė mirė e tė qėndrueshme. Por edhe tė vazhdimėsisė sė saj, natyrisht duke u shkėputur nga keqqeverisja. Qeveritė e ndėrtuara mbi bazėn e rezultateve zgjedhore duhet tė jenė tė afta tė hartojnė e zbatojnė programet dhe planet e tyre tė veprimit nė funksion tė plotėsimit tė nevojave, interesave dhe qėllimeve tė votuesve.
6. Parlament efikas
Sistemi zgjedhor duhet tė ēojė nė formėsimin e njė Parlamenti qė gjeneron njė qeveri tė qėndrueshme e funksionale, e njė opozitė alternative. Parlamenti duhet tė jetė i aftė dhe efikas nė ushtrimin e tė gjithė funksioneve parlamentare, natyrisht nė funksionin primar tė ligjvėnėsit, por edhe nė funksionin e konsultimit me votuesit dhe tė kontrollit tė qeverisjes.
7. Pjesėmarrje aktive dhe masive nė zgjedhje
Sistemi elektoral duhet t’i nxisė votuesit shqiptarė tė marrin pjesė nė zgjedhje dhe tė angazhohen nė aspekte tė ndryshme tė proceseve demokratike.
8. Pėrgjegjshmėri
Sistemi elektoral duhet tė krijojė mundėsitė qė votuesi shqiptarė tė identifikojė vendimmarrėsit, tė bashkėveprojė me to dhe tė monitorojė pėrgjegjshmėrinė e tyre.

III. Nė pritje pėr pjesėmarrje...
Gjatė analizės sė sistemeve elektorale duhet tė mbahet parasysh edhe thjeshtėsia e sistemit dhe aspekte teknike. Publiku duhet tė zotėrojė aftėsitė dhe nivelin arsimor pėr tė kuptuar dhe zbatuar sistemin e tij elektoral. Thjeshtėsia lidhet me lehtėsinė pėr tė mbushur fletėn e votimit dhe pėr tė kuptuar rezultatin e zgjedhjeve. Aspekte teknike lidhen me kohėzgjatjen e zgjedhjeve, e nxjerrjes sė rezultateve, koston financiare tė zgjedhjeve, e tjerė. Pa dyshim, krahas vėrejtjeve e sugjerimeve, do tė ishin tė mirėpritura analizat, komentet pro e kundėr secilit kriter apo edhe mė gjerė pėr sistemin aktual apo eventualisht sisteme tė tjerė.
Gazeta Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com