Albatlanta

Binomi!
Nga Blendi Salaj

"Ne jemi Komunistė" ėshtė njė kėngė qė Fatos Nano dhe Sali Berisha, medoemos e kanė dėgjuar nė rini tė tyre. Ka qenė kėngė e njohur. Asokohe, kur ishin tė dy komunistė tė rinj ndoshta edhe mund ta kenė kėnduar, por me ndjenjė ama! E, herė tė tjera, ndoshta e kanė fėrshėllyer. Por jo pas vitit 1990; qė atėherė, njėri mė shumė se tjetri, zotėrinjtė Nano dhe Berisha, apo "Binomi", siē njihen rėndom, janė pėrpjekur tė distancohen nga e kaluara e tyre, duke sjellė argumente tepėr tė rralla dhe tė dobėta pėr kėtė shndėrrim (apo shfytyrim) tė tyre nga Komunista nė Demokrat-ista. Mė sė shumti, Binomi ka preferuar tė heshtė dhe nė njė pakt tė brendshėm, kanė pranuar se nuk kanė se si tė ndryshojnė tė kaluarėn, ndaj nuk do ta sulmojnė mė njėri-tjetrin nė pikėn e dobėt.

Por akuzat si "Komunist!" (shih kush flet!?) qė kishim ca vjet qė nuk i dėgjonim, dolėn sėrish nga goja e Berishės. Kėsaj here nė drejtim tė Ramės, nė favor tė Nanos. Askush nuk duhet tė habitet. Binomi ėshtė i njohur. Nė mbledhjen e fundit tė grupit parlamentar tė PD, kryeministri Berisha shprehet i shqetėsuar se, PS po kthehet tek PPSH (shih kush flet!?). Prej kohėsh ėshtė formėsuar percepsioni se Berisha thotė lloj-lloj gjėrash pa lidhje. Njė "Mos ia vini re!" e heshtur, ka nisur tė shoqėrojė deklaratat e Kryeministrit.

Largimi i nanoistėve e hollon erzėn e PPSH brenda PS. Por sulmi i koordinuar ndaj Ramės si person okult, nė lidhje me biznesin informal, komunist, aventurier, fondamentalist, totalitar, i padenjė, ekstremist, fatal, i rrezikshėm, tregon se aleanca e Binomit, ashtu si vera, me kalimin e kohės bėhet edhe mė e mirė. 17-vjetėt e tranzicionit rraskapitės, kur kėta tė dy kanė qenė herė President e herė Kryeministėr, fshihen nėn rrogoz ndėrsa dėgjojmė kėto xhevahire tė currufjasura.

Prandaj kanė deklaruar qė tė dy se, Djalli e paskėrka emrin Edvin! Nuk e kanė thėnė me kėto fjalė, por ideja ėshtė qė "prej tij buron ēdo e ligė". E kėta Nano-Berishėt, kėta janė formula e shpėtimit! Sepse pikėrisht nė kėtė mėnyrė herė duke u sharė e herė duke u puthur, herė me lėvdata e herė me telendi, herė tė dehur e herė tė skizofrenuar, kanė kaluar 17-vjet qė nga shkėputja me sistemin e vjetėr. Shkėputje i thėnēin sepse, sipas meje, nuk ka pasur dy kandidatė mė tė mirė se Berisha dhe Nano, pėr tė qenė pėrvijuesit e atyre qė i zgjodhėn.

Ky riciklim i Nanos i intereson Berishės, sepse po pati Nano do ketė patjetėr edhe njė Berishė. Atėherė, ēfarė?! Zotėrinjtė Nano dhe Berisha paskan ndėrmend tė udhėheqin kėtė vend qė e kanė shkatėrruar, edhe 17-vjet tė tjera? Ka ende shqiptarė qė janė duke e ngrėnė kėtė qė po u serviret me lugė druri? Nuk besoj! Sepse ėshtė kuptuar mė nė fund, qė kėtu luhet jo vetėm pėr "Tosin" por edhe pėr "Salėn", luhet pėr tė sotmen tonė dhe pėr tė ardhmen.
SHEKULLI | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com