Albatlanta

Kosova, pėrgatitja e zgjedhjes sė imponuar, padrejtėsia
Gėzim Ferati


Kosova po hyn nė fazėn pėrfundimtare tė statusit tė saj. Nga gjithė kjo ēka ėshtė zhvilluar dhe bėrė pėr Kosovėn, mund tė konkludojmė se vullneti i shumicės, nė kėtė rast shumicės shqiptare tė Kosovės, nuk po respektohet.

Mohimi i sė drejtės pėr njė referendum, ku do tė shprehej vullneti i qytetarėve tregon qartė pėr respektin.

Nga kėndi tjetėr pavarėsia dhe pavarėsia e mbikėqyrur janė tė ndryshme, pėr ata tė cilėt i shohin gjėrat objektivisht. Vetė fakti se nė krye tė politikės kosovare do tė jetė pėrfaqėsuesi civil ndėrkombėtar, jep arsyen mė tė mirė se ēka mund tė realizojmė brenda “Kosovės sė pavarur”. Qytetarėt duhet patjetėr ta kenė parasysh, ashtu siē janė marrė vendimet pėrfundimtare nga PSSP-ja –UNMIK-u, rolin e njėjtė vendimmarrės do ta ketė pėrfaqėsuesi civil ndėrkombėtar, i cili do tė pėrkujdeset shumė qartė pėr sovranitetin e Kosovės.

Servilėt, pėrkatėsisht shėrbyesit e lart theksuarit, do tė jenė Ekipi Negociator i Kosovės, ndėrsa popullit i mohohet si deri mė tani demokracia dhe e drejta pėr referendum, e drejta e pavarėsisė sė plotė.

Pakoja e Ahtisarit praktikisht mohon nė tėrėsi vullnetin e popullit, duke krijuar komunat e reja me kompetenca tė barabarta tė komunave natyrale.

Enklavizimi dhe getoizimi i veriut tė Kosovės dhe veriut tė Mitrovicės, nė mėnyrė tė dhunshme, pėrndjekja e shqiptarėve nga veriu i kėtij qyteti, lidhja e drejtpėrdrejtė me shtetin serb, fati i ngjashėm do ta ndjekė edhe territorin e Anamoravės, rajonin e Dukagjinit, ėshtė padrejtėsia mė e madhe, padrejtėsi e cila ėshtė ndihmuar nga servilėt e Ekipit Negociator, e cila nuk shpreh nė asnjė pikė vullnetin e qytetarėve.

Kėtė padrejtėsi liderėt artificialė tė Kosovės nuk mund ta ndalin, nuk e kanė ndalur as mė parė, as tani nuk do tė kenė vullnet edhe nė tė ardhmen, ngase iu ėshtė premtuar njė udhėheqje dhe profit financiar nga okupatorėt e huaj, interes nė tė cilin nuk kthehen prapa pasi ashtu iu konvenon, kurse pėr vullnetin e popullit nuk ėshtė dert.

Njė censurė e tillė e imponuar ka vazhduar qė nga viti 1999, vazhdon edhe mė tutje, pėrderisa duhet patjetėr tė bėhet vetėdijesimi i qytetarėve! Deri atėherė ata do tė jenė tė qetė dhe tė pasuruar dhe tė ngritur nė kurrizin e shqiptarėve.

Mundėsia pėr ndryshime dhe koha pėr ndryshime ėshtė qė tani, shumica me 90% duhet ngre zėrin e vėrtetė. Ende nuk ėshtė vonė.

Ashtu siē ka ushtruar dhunė dhe terror shteti serb ndaj shqiptarėve, ashtu vazhdon dhuna e UNMIK-ut duke imponuar zgjedhjen, me ndihmėn e politikanėve me vizion afatshkurtėr, tė cilėt janė nė shėrbimin e tyre, por jo edhe tė qytetarėve.

Diktatura ėshtė e pastėr si loti, ndėrsa edhe rėnia e ekonomisė kosovare do tė jetė njė prodhim i krizės nė tė ardhmen. Derisa nuk ngrihet zėri ynė, diktatura do tė vazhdojė, Misioni Civil Ndėrkombėtar do tė urdhėrojė, Ekipi shėrbyes negociator do tė zbatojė, ndėrsa qytetarėt e pakėnaqur do tė vriten. Ashtu siē ikėn nga pėrgjegjėsia nga vrasja e dy qytetarėve tonė nė protestėn e organizuar nga Lėvizja “Vetėvendosje”, ashtu do tė ikin edhe mė tutje nga krimi dhe Kosova do tė ketė dėshmorė tė rinj.

Zgjedhja e vetme mbetet refuzimi i nėnshtrimit tė qytetarėve tė Kosovės, e pėrgatitur nga ndėrkombėtarėt e shėrbyer nga servilėt tone, pra Ekipi Negociator.

(Autori ka diplomuar Raportimin e Politikės nga Mediumi i njohur botėror BBC )
kosovapress | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com