Albatlanta

Adoleshentėt, sa e vėshtirė t‘i bėsh pėr vete!
Ndikojnė si askush nė botėn e konsumit dhe tė shpenzimeve
Adoleshentėt, sa e vėshtirė t‘i bėsh pėr vete!
Kanė nė dorė ēelėsat e sė ardhmes dhe do t‘i pėrdorin ato pėr ta bėrė botėn mė tė mirė e mė tė paqtė

Nė rast se 60 vitet e sotme u korrespondojnė 40 viteve tė njė epoke pak mė tė hershme - dhe pėr mendimin tim njė gjė e tillė ėshtė mjaft e vėrtetė - atėherė 12-vjeēarėt u korrespondojnė 16-vjeēarėve. Fėmijėt e kėsaj moshe nuk kanė komunikuar kurrė mė parė kaq shumė me njėri-tjetrin, kaq nė kontakt mes tyre, kaq tė lidhur. Kufijtė demografikė mes fėmijėrisė, adoleshencės e moshės madhore po humbasin, po shkrihen. Unė jam i bindur se ėshtė gjė e mirė. Por le tė nisemi nga pesė tė dhėna themelore.

Pjesa mė e madhe e tė rinjve tė moshave nga 12 nė 24-vjeēare e konsiderojnė tė mėrzitshme formėn e zbavitjes qė kanė zgjedhur. Nė moshėn 4-vjeēare, 45% e fėmijėve kanė pasur rastin tė pėrdorin mausin e kompjuterit, 27% kanė pėrdorur njė kompjuter nė shtėpi. 70% e fėmijėve tė moshave nga 13 nė 17-vjeēare pėrdorin celularin pėr tė krijuar raporte shoqėrore apo marrėdhėnie tė natyrave tė tjera: adoleshentėt italianė e bėjnė njė gjė tė tillė shumė mė shpesh se bashkėmoshatarėt amerikanė dhe nė pjesėn tjetėr tė Evropės perėndimore.

Nė vitin 2005 fėmijėt kanė influencuar rreth 47% tė shpenzimeve familjare tė amerikanėve, qė do tė thotė se bėhet fjalė pėr njė shumė prej 700 miliardė dollarėsh. Dhe, nė fund, rreth 60% e atyre qė pėrfshihen nė tė ashtuquajturėn "brezi Y" (mes moshave 9 dhe 29-vjeēare) ndihen personalisht pėrgjegjės pėr dėshirėn pėr tė ndryshuar botėn, ndėrsa rreth 80% besojnė se shoqėritė e mėdha duhet tė ndiejnė pėrgjegjėsinė pėr t‘u lidhur me njėra-tjetrėn.

Pra, sot mė shumė se kurdo, bota u pėrket tė rinjve. Faktorėt themelorė qė pėrcaktojnė tė qenit adoleshentė, nuk kanė ndryshuar: tė luajturit, tė qenit i pari nė gjithēka, tė rėnit nė sy (apo tė mos rėnit nė sy), tė qenit nė mėnyrė tė pakorrigjueshme kureshtarė. Edhe pikėpyetjet e mėdha janė po tė njėjtat. Kush jam? Pėrse nuk mundem? Fėmijėt do tė jenė gjithnjė njė hap pėrpara tė rriturve, ndėrkohė qė tė rriturit mbeten gjithnjė fėmijė tė veshur ndryshe. Nė "Netėt nė muze", aktivitet i organizuar nga muzeu amerikan i historisė sė natyrės gjatė tė cilit fėmijėn kalojnė gjithė natėn brenda tij, janė me dhjetėra ata tė rritur qė kėrkojnė mė kot ta kalojnė aty natėn, por pa fėmijėt me vete. Ajo qė ka ndryshuar me tė vėrtetė ėshtė bota qė ndodhet pėrreth fėmijėve. Zbavitja, teknologjia, marka qė krijojnė njė tė tėrė, kulturė unike e konstante, e pėrbėrė nga imazhe, tinguj e veprime. Gjithēka ėshtė mjet komunikimi. Gjithkush hyn nė lidhje. Ēdo vend ėshtė i lidhur. Dhe nė rast se mamatė janė rojet e kėsaj republike konsumatorėsh, atėherė pronarėt e vėrtetė tė ēelėsave janė pikėrisht fėmijėt. Gjeneratat Y janė shumėplanėshe, bėjnė shumė gjėra nė tė njėjtėn kohė, nuk e kalojnė kurrė ēelėsin nė pozicionin "fikur". Mos tė harrojmė, nga ana tjetėr, se ėshtė i vetmi brez i rritur me internetin.

Tė rinjtė, tė mbytur nga neveria e publicitetit, nė tė vėrtetė janė konsumatorėt mė tė rafinuar nė qarkullim. Siē ka thėnė Malkolm Gladuell: "Fėmijėt janė ekspertė tė botės sė tyre dhe i njohin mirė ndryshimet qė ekzistojnė mes versionit tė servirur nga marketingu dhe versionit real". E vėrteta ėshtė se fėmijėt janė shumė mė tė mprehtė se tė rriturit, e nuhasin shumė mė shpejt gėnjeshtrėn dhe njoftojnė shumė mė shpejt pėr ekzistencėn e saj. Brezi "My Space" ėshtė i pakapshėm, skeptik, ndėrveprues, mbi tė gjitha e lejon veten tė influencohet nga miqtė. Kanė pėr zemėr disa marka tė caktuara, sigurisht, pasi markat flasin pėr identitetin e tyre tė vėrtetė, por e kanė shumė tė lehtė t‘i zėvendėsojnė me tė tjera. Tė arrish sot tė kthehesh nė njė markė tė besueshme pėr fėmijėt dhe pėr prindėrit e tyre tė preokupuar, ditėt e sotme kėrkon krijimin e njė magjie tė parezistueshme, tė asaj qė unė e quaj "Lovemark" (markė e dashur pėr tė gjithė).

Mė pas, epoka dixhitale tė nxjerr jashtė loje: kur vajza jote, vetėm tetėvjeēare, e ndėrron rolin tėnd prej tė privilegjuari nė kompjuter nga "administrator" nė "pėrdorues", do tė thotė se kanė mbėrritur Valkiriat. Po interneti? Ėshtė zgjatim i bahēes sė shkollės, me gjithė mrekullitė dhe rreziqet e amplifikuara.

Vitin qė shkoi, pasi luajti pėr 36 orė rresht njė lojė online, njė 13-vjeēar kinez vrau veten duke u hedhur nga ballkoni. Limitet janė tė rėndėsishme, qoftė pėr sa i pėrket aksesit tė tė rriturve, ashtu edhe pėr pjesėmarrjen e tė rinjve. Sfida pėr ne tė "rriturit" qėndron te fakti sa dimė t‘i pėrcaktojmė drejt kėto limite. Por republika e konsumatorėve, kultura e kapitalizmit, nuk do tė pėsojė limite zgjedhjeje. Ndeshja nė afate tė gjata kohore do tė zhvillohet pėrmes njė dialogu tė hapur, jo me censurė dhe duke i lejuar konsumatorėt e rinj t‘i bėjnė zgjedhjet konfrom kėndvėshtrimit tė tyre dhe jo tuajit. Njė koleg i imi, docent nė Kembrixh, e pėrkufizon kėshtu paradoksin e gjetjes sė njė mesatareje tė kėnaqshme: "Nuk mund tė japėsh mė shumė pushtet dhe tė kontrollosh nė tė njėjtėn kohė". Cilido qoftė kėndi juaj i vėshtrimit: nėnė, mėsuese, punonjės marketingu apo profesor, ja dhjetė kėshilla pėr t‘u pėrshtatur sa mė mirė me fėmijėt, tė parė nga tregu global.

Rregulli numėr 1

Lėreni mėnjanė kontrollin

Nė rast se doni tė hyni nė kontakt me tė rinjtė, mos kontrolloni. Mė tė vėrtetė kontrolli ėshtė nė dorėn e tė rinjve, pavarėsisht se prindėrit mendojnė tė kundėrtėn. Nga shtėpia nė supermarket janė fėmijėt ata qė vendosin. Janė rritur me telekomandė nė dorė. Blerjet i bėjnė me duart e tyre, jo me kokėn tuaj. Sapo njė i rritur nis tė arsyetojė, ata humbasin menjėherė interesin. Pėr tė hyrė nė kontakt me ta dhe pėr tė arritur t‘i influenconi, pėrfshijini nė procesin vendimmarrės qė nė fillim.

Rregulli numėr 2

Fėmijėve u pėlqejnė shumė tė papriturat, sekretet, atė ēka fshihet nėn krevat. Pėlqejnė gjuetinė e thesarit mė shumė se vetė thesarin, njė metaforė mjaft e goditur pėr tė shpjeguar jetėn. Tė dish si do tė pėrfundojė njė histori, i heq ēdo lloj interesi historisė. Qė diēka tė bėhet modė, nuk duhet domosdoshmėrish tė ketė kuptim e arsye. Nė rast se fėmijėve u jepni fillimin, pjesėn qendrore dhe fundin, do tė rendin menjėherė drejt fundit. Atėherė? Jepuni njė vaskė me rėrė e me parete tė pėrkulshme, lėruni njė hapėsirė tė bardhė: do tė luajnė pėr orė tė tėra, do tė bėhen mė kreativė dhe me shumė gjasa do tė arrijnė tė ndryshojnė edhe botėn tuaj.

Rregulli numėr 3
v Jini tė sinqertė

Fėmijėt e njohin menjėherė blofin dhe e kapin qė nė ajėr diēka tė rreme. Kur ajo qė quhet "moderne" ndryshon pėrditė, e vetmja gjė e sigurt ėshtė autenticiteti. Fėmijėt duan tė vėrtetėn, ndjenjat e vėrteta, sinqeritetin. Thotė njė kloun nga San Francisko: "Fėmijėt janė publiku mė i vėshtirė qė mund tė kesh pėrballė. Pėr t‘i bėrė tė qeshin, duhet tė jesh autentik e tė pėrpiqesh me tė gjitha mundėsitė". Autenticiteti ėshtė i panegocueshėm.
v Rregulli numėr 4

Jini gladiatorė

Fėmijėt e dinė se duhet tė jenė kurajozė dhe se duhet tė jenė nė gjendje ta kapin rastin. Nė rast se bien, ia dalin tė ngrihen sėrish. Djali qė bie mė shumė nė sy nė lagje ėshtė ai qė di t‘i shtyjė limitet pėrtej tė zakonshmes. Kurajo dhe guximi do t‘ju bėjnė tė fitoni vlerėsimin e tyre. Fėmijėt udhėtojnė me shpejtėsi marramendėse, dhe nė rast se kemi brenda forcėn pėr tė guxuar, mund tė arrijmė tė krijojmė vėrtetė marrėdhėnie me ta.

Rregulli numėr 5

Tė gjitha rrugėt shpien nė Romė

Adoleshentėt duan pika tė reja kontakti, tė cilat gjenden nė internet e janė tė lidhura me njė tjetėr kauzė. Manjatėt e mėdhenj tė mediave nuk kanė mė nė dorė kontrollin mbi fluksin e pėrmbajtjeve. Zgjedhja e tė rinjve bazohet te njė fjalėkalim eksponencial. Pra, pėr tė bėrė pėr vete fėmijėt, kėrkoni ēfarė influencon mė shumė mendjet e tyre, markat qė ata i shohin si ndjellėse, konsumatorėt frymėzues qė dinė tė kapin tė parėt atė qė ėshtė vėrtet e bukur dhe ua bėjnė tė ditur tė gjithė tė tjerėve. Pasi shohin njė film, mė shumė se njė e treta e adoleshentėve dhe tė rinjve flasin pėr tė me miqtė po gjatė asaj dite.

Rregulli numėr 6

Mė lini tė shprehem

Tė rinjve u pėlqen thellėsisht tė shprehen, personalizimi bėn tendencė, nė tė njėjtėn masė sa ē‘bėnte dikur e zeza nė botėn e modės. Sitet e internetit tė krijuar pėr adoleshentėt krijojnė mundėsi pėr ta bėrė kėtė nė mėnyra mjaft tė kėndshme. Marka "Scion" e krijuar nga "Toyota" dhe qė i drejtohet tregut tė tė rinjve nė "Second Life" shet automobila virtualė tė krijuara nga kompjuterėt e tė personalizueshme nė ēdo detaj. Pronarėt ēfarė nuk kanė shtuar aty: nga gomat pėr fuoristrada te dy feta gjigande buke.

Rregulli numėr 7

Lini qė qepėt tė qėrohen vetė

Konfuci jetoi 2 mijė e 5 qind vjet pėrpara njerėzve tė marketingut tė epokės dixhitale. Tha: "Ma thuaj njė gjė dhe do ta harroj. Ma nxirr para syve dhe do ta ngul nė mendje. Mė pėrfshi dhe do tė kuptoj". Nė Aukland kujdesem pėr Programin pėr Zhvillim rinor Tyla, ku premtohet se fėmijėt do tė largohen nga krimi duke iu dhėnė mė shumė autoritet. Nė rast se Konfuci do vinte te ne, do t‘i mėsonim tė luante regbi.

Rregulli numėr 8

Bėj atė qė ėshtė e drejtė tė bėsh

Fėmijėve nuk u mbetet tjetėr veē tė shohin si tė rriturit shkatėrrojnė me duart e tyre planetin. Fėmijėt duan dashuri e frymėzim dhe dinė ta kthejnė me tė njėjtėn monedhė. Detyra e biznesit ėshtė ta bėjė botėn njė vend mė tė mirė. Ėshtė ky standardi qė duhet mbajtur parasysh. Studimet tregojnė se pjesa mė e madhe e tė rinjve tė gjeneratės Y janė tė gatshėm tė ndėrrojnė markė pėr hir tė njė kauze tė mirė. Kompanitė qė sistematikisht zgjedhin ata si shėnjestrėn mė tė lehtė, janė pėrfundimisht tė dėnuara. Kujtoni qė personazhi i dytė ndėr mė tė njohurit nė botė, pas Santa Klausit, ėshtė Ronald McDonald. Dhe tė gjitha ata qė kanė ndėr mend tė pėrfitojnė nga mendjet e fėmijėve nuk do tė shkojnė larg: tė vegjlit kanė kujtesė prej elefanti.

Rregulli numėr 9
v Ndahuni nė tresh
v Tė bėsh biznes do tė thotė tė shkosh nė tri drejtime tė ndryshme nė tė njėjtėn kohė: pėrfitim ekonomik dhe social, si edhe ambiental. Fituesit e sė nesėrmes do tė jenė ata qė do tė arrijnė tė garantojnė kombinimin e pėrsosur tė kėtyre tri elementeve. Pėr tė luftuar obezitetin, kompania "Mattel" ka krijuar njė biēikletė tė zgjuar pėr fėmijė nėn moshėn pesėvjeēare. Lidhet me televizorin dhe fėmijėt mund tė luajnė nė ekran teksa pedalojnė. Celularėt mė tė rinj pėr fėmijė nė tė vėrtetė janė pajisje qė i mbajnė nėn kontroll dhe kanė tė instaluar njė diapozitiv Gps pėr tė mėsuar nė ēdo kohė vendndodhjen e tyre. Kontrollohen nga kompjuterė qė janė tė lidhur me persona qė kanė detyrėn t‘u shkojnė menjėherė nė ndihmė.

Rregulli numėr 10

Kujtohuni tė fikni kompjuterin

Nė vitin 2005 njė ēift skocez pėrfundoi nė burg pėr shkak se nuk tregoi kujdes pėr fėmijėt, ndėrsa ata kalonin shumė kohė nė internet. Pėr tė krijuar raporte tė qėndrueshme emotive, kemi nevojė tė qėndrojmė bashkė, tė hamė bashkė, tė qajmė bashkė, tė qeshim e tė duam sė bashku, jo tė bėhemi tė varur nga pajisjet elektronike. Nuk ėshtė aspak pėr t‘u habitur qė cilėsia e jetės sė fėmijėve italianė ėshtė shumė mė e lartė se atyre amerikanė e britanikė. Koha mė e mirė ėshtė ajo qė shpenzohet sė bashku, duke u parė nė sy. Ky ėshtė njė detyrim ndaj sė ardhmes.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com