Albatlanta

Guru-ja nė Vienė, biondi nė Indi
Nga Gėzim TUSHI
Globalizmi ėshtė njė nga prirjet sunduese, qė po e transformon radikalisht shoqėrinė moderne. Nė vorbullėn gjithėpėrfshirėse tė saj ėshtė duke u pėrfshirė edhe vendi ynė. Ndikimi i procesit globalizues nuk ėshtė mė utopi, apo perspektivė e zhvillimit tė sė ardhmes, por dukuri e ditės. Globalizimi ėshtė proces politik, ekonomik e social, pothuaj i pandalshėm, i pakthyeshėm, definitiv.
Padyshim, me gjithė ecurinė e "mondializimit", ende ndihen nė eterin politik universal qėndrime timide, frikėra nacionale, pėrjetime hipokondriake, pėr rrezikun e zgjerimit tė tij nė pėrmasa tė pakontrolluara. Mondializimi tashmė ėshtė nė njė "moment pauze", po tenton tė ulė ritmin, jo si "pretekst" pėr t'u kthyer pas tek modelet e vjetra tė "botės sė mbyllur", tė "eurocentrizmit" apo modeleve tė tjera tė konceptimeve regjionale e provincialiste tė botės. Pėrkundrazi nė kėtė shekull tė ri, qė sapo ka nisur rrugėn e tij tė integrimit, rishikimi i ecurisė sė globalizimit do tė shėrbejė padyshim si njė "moment impulsi". Tani ndihet njė intensitet i veēantė i trajtimeve politike dhe filozofike. Natyrisht qė njė proces i tillė i madh, nė pėrmasa tė papėrfytyrueshme do tė kishte problemet dhe shqetėsimet e veta tė natyrshme, kuptime dhe keqkuptime, pėrfytyrime pesimiste e fobiste, por dhe tepėr optimiste, utopike. Momenti i riinterpretimit socio-politik dhe ekonomiko filozofik tė "mondializimit", me sa duket do tė ndihmojė pėr ta pėrfytyruar atė "me kėmbė nė tokė", si proces real, i monitoruar, i garantuar nė suksesin e tij. Nė konceptin mė tė thjeshtė, nė interpretimin mė sipėrfaqėsor dhe pragmatist, ai kuptohet si tendencė e ndėrtimit tė rrjetit tė marrėdhėnieve tė komunikimit ndėrnjerėzor, tė cilat kanė prirje tė zhvillohen e tė ndėrlikohen. Bota tashme ka tendencė qė gjithnjė e mė shumė tė bėhet e sheshtė, e rrafshėt, njėdimensionale. Nė kėtė kontekst me tė drejtė thuhet se globi ėshtė bėrė njė "fshat i madh". Nė kėtė botė tė "rrafshuar" po ndryshon edhe njeriu, i cili po adoptohet me tė, duke qenė njė qėnie, qė gjithnjė e mė shumė do tė shkėputet nga pėrkatėsitė e vjetra tė tij, nga determinimet e cunguara, tė mbyllura rajonale e nacionale. Nė mendimin e shkėlqyer social-psikologjik tė filozofit Erik Fromm kėmbėngulet me tė drejtė, se njė nga tiparet themelore tė njeriut modern ėshtė "ēlirimi i vetes nga lidhjet e tokės dhe tė gjakut". Madje ai 30-40 vjet mė parė flet nė mėnyrė gjeniale pėr aktin qytetėrues tė "unifikimit" si hapa tė njeriut drejt "botės sė lidhjeve tė vėrteta me njerėzit, drejt botės sė kuptimit dhe tė dashurisė".

Globalizimi konsiderohet si "megaprirje" e shoqėrisė sė sotme, drejtim i pakthyeshėm i saj. Nė kėtė rrugė jemi tė detyruar tė ecim edhe ne, jemi tė detyruar tė shpejtojmė, pėr tė "kapur ritmin" e zhvillimit, duke u mbėshtetur nė "tre shtyllat" kryesore nė tė cilat mbėshtetet procesi i integrimit: Pėrhapja e mjeteve tė teknologjisė sė informacionit, standardizimi i jetės nė pėrputhje me prodhimin dhe konsumin evropian dhe procesi i universalizimit politik dhe ekonomik me botėn moderne.

Njė parabolė e Ahmet Davutogllu…

Sociologu i madh turk i ditėve tona, Ahmet Davutogllu, duke analizuar krizat qė po shoqėrojnė "globalizimin e botės", apo "botėn e globalizuar", nė mėnyrė sinjifikative tregon njė ngjarje shumė interesante, domethėnėse: Njė studiues i interesuar pėr tė njohur njė nga sekset fetare tė Budizmit, shkon pėr tė marrė mėsime tek ndonjė "Guru" (mėsues i fesė Budiste) nė Indi. Mirėpo, kur shkoi nė Indi dhe hyri nė tempullin budist, i doli pėrpara njė "pasardhės i gurusė", njė djalosh me sy tė kaltėr, biond, i gjatė, i cili e fton nė tempull duke i treguar se Guruja i Madh (shefi) ka shkuar nė Vjenė, pėr tė mbajtur ligjėrata besimtarėve budistė.

Dautogllu e pėrdor kėtė fakt, pėr tė treguar se nė shoqėrinė e globalizuar ndodhin ēudira tė tilla: Biondi me sy bojėqielli ėshtė guru nė Indi dhe guruja i Indisė ka shkuar nė Vjenė pėr ligjėrata me besimtarėt budistė, qė kanė "mbirė" edhe nė Austri. Kjo ėshtė bota moderne e globalizuar, e pėrzierė, me raporte tė reja dhėnėse e marrėse, politike, ekonomike, fetare, kulturore. Bota e globalizuar ka thyer "barrierat" kulturore, etnike, nacionale, fetare, kontinentale. Ajo po bėhet njė "fshat i madh" nė tė cilin jetojmė tė gjithė afėr dhe pranė njėri tjetrit. Globalizimi, pėrzierjet kulturore e kanė bėrė botėn moderne qė nuk ėshtė fare ēudi, qė tė "gjesh biondin me sy bojėqielli guru nė Indi, dhe gurunė e budizmit nė Vjenė, nė zemėr tė Evropės".

Londra po "nxihet"…

Globalizimi, integrimi dhe moderniteti po shkatėrrojnė strukturat statike demografike, po thyen gardhet e determinimit nacional, kulturor, fetar dhe racial. Sociologėt sjellin fakte nga vėzhgimet e tyre. Sipas Davutogllu, Londra, deri nė 1978 ka qenė "truall i londinezėve", i banuar tėrėsisht nga qytetarė britanikė. Ai thotė se deri nė kėtė vit metropoli gjigant britanik, ishte njė "qytet tipik anglez". Ēfarė ka ndodhur pas kėtij viti me Londrėn ? Pėr tė pėrdorur si simbol transformimin demografik tė Londrės, sociologu turk, i vėmendshėm ka mundur pėrmes "vėzhgimeve demoskopike" tė dallojė ndryshimin qė po sjell globalizimi nė kėtė "qytet, tipik konservator". Ai shkruan ēdo vit qė viziton Londrėn, ndalet me qėllime studimi nė metro dhe vėzhgon njerėzit qė qarkullojnė. Sipas tij, ēdo vit e mė tepėr, Londra dhe Anglia pėrgjithėsisht po bėhet mė "brune", mė e "zeshkėt", madje po "nxihet". Anglia gjithnjė e mė tepėr po merr ngjyrė tė zeshkėt.

Nė shoqėrinė qė po globalizohet nuk ka mė kufij tė prerė etnikė, fetarė, racorė dhe kulturorė. Ato gjithnjė e mė shumė po pėrzihen dhe me siguri nė tė ardhmen e afėrt, akoma mė shumė. Askush nuk mund tė ēuditet tani, qė ka njė proces reciprok kalimesh tė qytetarėve, nga zonat me besim Musliman nė vendet me besim Katolik, madje as e anasjellta nuk ėshtė dhe nuk do tė jetė e pamundur. Nė se 50 vjet mė parė nė Britaninė e Madhe nuk kishte asnjė xhami, tani nė ēdo qytet ka nga njė faltore muslimanėsh. Para 40 viteve fjala vjen, SHBA ishte njė shtet i pastėr perėndimor, njė shtet ku joperėndimorėt ishin tė pėrjashtuar. Por tani Amerika ėshtė vendi mė kozmopolit i globit tonė. Ajo thonė sociologėt po e "humbet" identitetin e pastėr perėndimor. Nė Gjermani ka mbi 3 milion muslimanė, indianėt dhe pakistanezėt po krijojnė njė kulturė tė re nė Angli. Afrikanėt po formojnė njė "nėnkulturė" nė Francė. Marrėdhėniet nė shoqėrinė e globalizuar janė bėrė shumė dinamike. Nė shoqėrinė e globalizuar nuk ėshtė e pamundur tė asgjėsohen vlerat dhe identitetet historike.

Pėrzierja e qytetėrimeve…

Nė tė vėrtetė, me gjithė respektin absolut qė personalisht kam pėr idetė e shkėlqyera tė dy filozofėve tė mėdhenj amerikanė, Samuel Hantington dhe Frensi Fukuyama, pėr qytetėrimin moderne, vetėm pėr njė gjė nuk jam dakord, dhe qė mė duket mė shumė se zbulim i tyre, "ide e porositur", ose pėr tė qenė mė prudent, nxitim intelektual nėn presionin e opinionit publik pas rrėzimit tė "Kullave Binjake" nė Nju Jork. Sipas tyre bota ėshtė e ndarė nė WEST- REST (Perėndimi dhe tė Tjerėt). Nė tė vėrtetė bota nuk pranon mė tė interpretohet nė mėnyrė statike. Nuk mund tė ndodhė qė nė botėn e globalizuar tė pėrdoren aksidentet historike, apo rastet e shpėrthimeve fondamentaliste, etnike apo fetare, pėr tė "ndarė botėn" me mure tė rinj. Nė tė vėrtetė pavarėsisht "zik-zakeve" bota moderne nuk besoj se mund tė ketė "kthim mbrapa". Ajo do tė ecė drejt integrimit ekonomik, sociokulturor e fetar, duke u pėrzierė nė njė proces global bashkėjetese e respekti paqėsor pėr vlerat e secilit. Nė kėtė proces tė globalizimit ēdo popull, pėrveē identitetit tė vet global do tė ketė njė ndjenjė vetėperceptimi dhe krenarie pėr vlerat nacionale. Ėshtė i pashmangshėm fakti qė globalizimi, po krijon "qytetėrime tė pėrziera", nė rajone nė tė cilat mė parė kanė qenė tė mbrojtura nga interferimet "ekstra-nacionale". Nuk janė tė pakta faktet qė tregojnė procesin e trasmigrimit tė qytetėrimeve brenda njėri tjetrit, ndėrfutjet dhe ndėrthurjet e shumėfishta.

Ka dy dukuri evidente qė shfaqen sot dukshėm. Njėra ėshtė aftėsia adoptuese e njeriut me kėrkesat e universalizuara tė qytetėrimit modern, i cili ka aftėsi tė gjėra absorbuese dhe integruese nė shoqėrinė me dimensione multi-etnike e multi-kulturore. Nga ana tjetėr po duket njė tendencė e fuqishme e individit modern, i cili me gjithė kushtet pėr adoptim dhe integrim nė vendin e emigracionit, e kupton dhe e ndjen mungesėn e kushteve qė garantojnė identitetin e tij. Ndaj ata kanė filluar tė ndjejnė nevojėn qė edhe atje "tė kthejnė vlerat e veta", tė ndėrtojnė qytetėrimin e tyre tė vogėl tė integruar me atė mė tė madh. Sociologėt vendosin njė ngjashmėri tė dukshme ndjenjash qė pėson njeriu qė largohet nga fshati dhe vendoset nė qytet, me atė tė njė qytetari qė largohet nga atdheu dhe pėrpiqet tė integrohet nė njė "qytetėrim tė pėrmasave mė tė mėdha".
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com