Albatlanta

Pavarėsia e Kosovės dhe ofensivat diplomatike
Gėzim Podgorica

Opsioni i hapur pėr pavarėsinė e kushtėzuar, i cili nė fillim tė kėtij viti nuk ishte i cituar nominalisht nė planin e Ahtisarit, nė versionin e fundit tė paraqitur pėr diskutim nė Kėshillin e Sigurimit ka marrė formėn e plotė si i vetmi opsion i praktikueshėm pėr njė Kosovė tė qėndrueshme politikisht dhe ekonomikisht. Klasa politike shqiptare nė Kosovė e cila ka mbajtur frymėn deri tani , duket se ka zgjidhur njė nga nyjet mė tė vėshtira tė rebusit politik dhe ka indikuar tek popullsia me shumicė shqiptare tė festojė kėtė moment historik. Entuziazmit tė pėrligjur tė Prishtinės i ėshtė bashkuar edhe entuziazmi i diplomacive tė mjaft vendeve pėr ta mbėshtetur paketėn e propozuar dhe pėr tė pėrshpejtuar nė implementimin e saj, pasi koha nuk pret. Jo rastėsisht, por duke njohur peshėn e vėrtetė tė zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje, SHBA dhe Britania e Madhe shpejtuan edhe njė herė tė pėrshėndesnin paketėn e re tė Ahtisarit dhe tė jepnin mbėshtetjen e tyre pėr zgjidhjen e saj. Duke u ballafaquar jo pak me pėrpjekjet pėr shtyrjen e diskutimit, roli i lidershipit nė pėrshpejtimin e procedurave si tė diskutimit, ashtu edhe veprimeve qė pasojnė, mori rol parėsor nga ana e tyre. Vonesat nė diskutimin e paketės tė cilat pėr rrjedhojė sillnin vonesat nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje janė konsideruar me njė efekt me pasoja tė rėnda pėr paqen dhe stabilitetin jo vetėm nė rajonin e Ballkanit, por edhe mė gjerė se kaq. Ėshtė kjo ndėr arsyet me determinuese qė po bėn tashmė qė nė problemin e Kosovės tė involvohet me intensitet diplomacia pėr zgjidhjen e plotė e pėrfundimtare tė kėsaj ēėshtjeje. Por lėvizjet diplomatike ashtu si edhe priteshin janė nė dy kahje: Njeri pėr mbėshtetjen pa rezerva dhe zgjidhjen e shpejtė, ndėrsa tjetri pėr mospranimin e planit ku aspiratat serbe janė dominante. Ndėrsa, siē theksuam, SHBA ėshtė pozicionuar pa rezerva edhe nė sfondin e ri tė ngjarjeve pas njohjes me dokumentin Ahtisari, nė Evropė ka njė tension jo tė vogėl dhe korridoret diplomatike tė saj po ndjejnė intensitetin e lėvizjes. Kundėrshtitė qė iu bėnė kėto ditė planit , tė cilat vėshtirėsojnė marrjen e vendimit, kanė bėrė qė Brukseli ta kthejė nė temė tė ditės kėtė ēėshtje. Nuk ka takim tė kohėve tė fundit qė lidhet me stabilitetin nė Evropė tė mos jetė pėrshkuar nga tema e statusit tė Kosovės. Nėn peshėn e kėtij tensioni diplomatik, Solana dhe Oli Rehn po pėrgatisin njė dokument qė do tė paraqitet pasnesėr nė Brehmen tė Gjermanisė, dokument qė synon arritjen e njė akordi tė tė gjitha vendeve anėtare tė BE-sė lidhur me zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Duke njohur efektin shkatėrrimtar tė njė reagimi pėr moszgjidhjen e shpejtė tė kėtij problemi, dy politikanėt e lartė evropianė jo vetėm po kujdesen pėr njė dokument qė tė kalojė gjithė pengesat e pritshme tė aprovimit, por nė tė njėjtėn kohė punojnė me lobingjet e tyre pėr sensibilizimin e drejtė tė peshės sė ngjarjes. Gjithēka ėshtė brenda kornizės sė paketės “Ahtisari”, paketė e njohur dhe vlerėsuar si mundėsia mė optimale e kėtij momenti. Diplomacia evropiane e njeh faturėn e moszgjidhjes shpejtė dhe drejtė tė kėsaj situate dhe veprimi ose mosveprimi pėrcakton stabilitetin nė Ballkan, qė nuk ėshtė thjesht njė retorikė politike, por njė realitet qė afrohet me shpejtėsi. Teza e krijimit tė precedentit qė po e luajnė disa aktorė evropianė, megjithėse ėshtė cilėsuar si e pambėshtetur nė planin e Ahtisarit, prapė se prapė vazhdon tė injektohet pėr tė penguar njė realizim tė tij nėpėrmjet Kėshillit tė Sigurimit. Nuk ėshtė vetėm Rusia, e cila ka plane krejt tė tjera nga aleatėt e saj lidhur me kėtė ēėshtje, por shtete si Rumania, Sllovakia, Spanja po edhe Hungaria shprehen tė shqetėsuar pėr njė promovim nė kėtė rrugė tė pavarėsisė, duke bėrė paralelizma me situata tė ngjashme nė vendet e tyre. Nė rrethanat qė ky problem nuk ėshtė thjesht mediatik nė kėto vende, por ka marrė edhe karakter diplomatik, atmosfera nė tė cilėn pritet tė debatohet pėr statusin ka njė temperaturė tė lartė politike. Nga ana tjetėr, mbi shpatullat e vendimmarrėsve pėr kėtė ēėshtje rri kėrcėnimi serioz i njė skenari tė tmerrshėm tė mosmarrjes sė njė vendimi tė menjėhershėm. Diplomacia evropiane ka peshėn mė tė madhe, pasi pasojat bien nė Evropė, ku njė efekt shkatėrrimtar domino do tė vinte mė pas. Vėmendja diplomatike ėshtė pėrqendruar drejt Rusisė qė vazhdon tė kėmbėngul pėr respektimin e kėrkesave tė Beogradit, nė radhė tė parė si njė ēėshtje parimore. Lėvizjet e fundit tė Rusisė si dhe synimet e saj, normalisht afishojnė rolin e ri qė kėrkon tė luajė ajo , po qė nė kėtė moment korrespondojnė me kartėn e Kosovės. Dhe kjo kartė nga Rusia po luhet shumėplanėshe, gjė qė ka vėrė nė vėshtirėsi serioze tė gjithė diplomacinė. Megjithėatė bindja se vota ruse do te tejkalohet po pėrforcohet, pavarėsisht qėndrimeve refraktare e deri sfidante tė kohėve tė fundit. Protagonizmi rus po bėhet gjithnjė e mė prezent nė skenėn ndėrkombėtare, por tashmė jo thjesht nė mbrojtje tė aleatėve serbė, se sa si promovim i fuqisė sė re tė Rusisė. Serbia me gjithė ofensivėn diplomatike, nuk po arrin tė marrė garanci nga Rusia se ajo do tė verė veton nė kėtė ēėshtje , gjė qė ka bėrė qė politikanėt e lartė serbė t’i artikulojnė vetė kėrcėnimet e tyre. Vojisllav Koshtunica disa herė ka theksuar se “ Shkėputja e Kosovės do tė pėrbėjė precedentin mė tė rrezikshėm nė historinė e OKB-sė”. Edhe mė agresive kanė qenė ditėt e fundit edhe qėndrimet e Tadiēit, apo tė politikanėve tė tjerė radikalė serbė. Ata po pėrpiqen dhe po pėrdorin ēdo kartė pėr tė penguar jo vetėm statusin, po edhe diskutimin e tij nė Kėshillin e Sigurimit. Mbi kėtė prapavijė ėshtė ndėrtuar edhe diskutimi pėr formimin e qeverisė sė re serbe, ku shtyrjet nuk kanė si shkak vetėm mosmarrėveshjet pėr ndarjen e posteve, por ata mė shumė duhen lexuar si pjesė e obstruksionizmit tipik diplomatik serb, pėr tė penguar me ēdo kusht problemin e statusit. Ata janė plotėsisht tė bindur se Kosova u ka ikur nga duart, por nuk mund tė dalin jashtė korracave tė nacionalizmit ekstrem dhe luajnė me tė gjitha kartat e mundshme qe kanė nė dorė, njė prej tė cilave ėshtė edhe vonesa nė krijimin e qeverisė. Se sa do tė durojė Komuniteti Ndėrkombėtar kėtė lloj qėndrimi kjo mbetet pėr t’u verifikuar, por nė jo pak raste reagimet e diplomacisė evropiane prozgjidhjes sė statusit tregojnė se durimi nuk po mban mė. Vėshtruar nė planin historik, Komuniteti Ndėrkombėtar nuk po sillet ne mėnyrė tė veēantė dhe me standarde mė tė avancuara nė rastin e Kosovės, nga ēfarė ėshtė sjellė me rastet analoge ndaj Sllovenisė, Bosnje Hercegovinės apo Malit tė Zi. Beogradi nė asnjė rast nuk ka dhėnė “bekimin” e tij pėr kėto vende, ndaj nuk ka pse pritet tė ndodhė ndryshe me Kosovėn. Teza qė pėrpiqet tė argumentojė Rusia se kompromisi mes palėve ėshtė zgjidhja afatgjatė e problemit, i hap rrugė shtyrjes pa fund tė bisedimeve tė shteruara e qė nuk pritet kurrsesi tė prodhojnė diēka shpresėdhėnėse, po afron krizėn e jostabilitetit, ndjeshmėria ndaj sė cilės po rritet tek diplomacia evropiane. Takimi i pasnesėrm nė Brehmen do tė jetė testi parė politik i mundėsisė pėr mbėshtetur stabilitetin dhe pėr tė vlerėsuar nė parametrat e vėrtetė sfondin politik tejet tė ngarkuar qė ka ky moment. Skenarėt apokaliptikė tė kthimit tė luftės zhvleftėsohen vetėm nga bindja se pashmangshmėria e zgjidhjes kalon nėpėr afate tė shpejta qė nuk kanė mė nevojė pėr bisedime, por pėr vendime e veprime konkrete. Diplomacia evropiane nė shumicė ėshtė e ndėrgjegjėsuar pėr kėtė, ashtu siē ėshtė edhe e shqetėsuar pėr tė shpejtuar ritmin dhe pėr tė bindur aty ku vazhdojnė tė shfaqen rezerva. Kosova nuk krijon precedentin dhe se rasti i veēantė i saj duhet analizuar nė shumė plane, po mbi tė gjitha nė dy nga mė kryesoret : Nė tė drejtėn e vetėvendosjes ngas njėra anė dhe nė pasojat qė sjell mohimi dhe nėpėrkėmbja e kėtij legjitimiteti.
Gazeta Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com