Albatlanta

Petrela: Si u mashtrua me Maturėn Shtetėrore 2006
Avushe Zhuka

Ish-drejtoresha e Qendrės Kombėtare Arsimore tė Vlerėsimit tė Provimeve, Shpresa Petrela

Ish-drejtoresha e Qendrės Kombėtare Arsimore tė Vlerėsimit tė Provimeve, zbulon skandalin Procedura tė njėjta edhe pėr Matura 2007. Ministri Genc Pollo injoroi raportin 100 faqe pėr dėshtimin e testeve

Matura Shtetėrore 2006, e shpallur me bujė nga titullarėt e Ministrisė sė Arsimit si mjaft e suksesshme, fsheh nė fakt njė maturė me probleme, ku shkelen rregullat dhe ndihen pėrplasjet mes dikasteresh. Ish-drejtoresha e Qendrės Kombėtare Arsimore tė Vlerėsimit tė Provimeve, Shpresa Petrela rrėfen tė gjitha detajet, pėrse Matura Shtetėrore nuk mundi tė quhej njė sukses profesional, por mbeti vetėm njė sukses politik. Ajo tregon pėr "Shekulli-Kontakt" gjithēka qė deri dje ėshtė kaluar nė heshtje, duke filluar nga ndėrhyrjet politike, manipulimi i rezultateve pėr opinionin publik dhe deri tek punėsimi i militantėve. "Titullarėt e Ministrisė sė Arsimit pėrdorėn tė gjitha mjetet pėr tė pasur nėn kontroll institucionin e Qendrės sė Provimit dhe kur nuk ia arritėn manipuluan rezultatet, qė Matura 2006 tė dilte e suksesshme",- deklaron Petrela.

Raportet, nė kosh

Nuk mund tė ndodhte ndryshe. Sa herė qė politika ndėrhyn dhe vendos pėr ēėshtje tė mirėfillta teknike profesionale, vihen nė dyshim standardet. Matura Shtetėrore 2006 u konsiderua e suksesshme vetėm nė aspektin politik, por jo sukses i standardeve profesionale. Pėrmbushja e standardeve profesionale, pėr tė cilat u fol edhe njė vit mė parė, duket se ėshtė larg. E njėjta procedurė po ndiqet edhe pėr Maturėn 2007. Asgjė nuk ka ndryshuar edhe pse ekspertė tė huaj tė Bankės Botėrore, kėrkuan nga ministria pėrmirėsimin e procedurave. Sistemi i koeficienteve, ka qenė njė ndėr pikat e diskutuara dhe tė kritikuara nga ekspertėt e BB, tregon Petrela. "Sistemi i koeficientėve, i zbatuar nė vendin tonė, ėshtė i komplikuar dhe jo i pėrshtatshėm pėr sistemin tonė arsimor. Problemi qė haste prej zbatimit tė sistemit tė koeficientėve, ėshtė se ai nuk merr nė konsideratė autonomin dhe kriteret pėr pėrzgjedhjet. Edhe sistemi i ekuivalentimit tė pikėve nė notė, ėshtė krejt artificial". Ish-drejtoresha e Qendrės Kombėtare Arsimore tė Vlerėsimit tė Provimeve, rrėfen problemet e krijuara nga sistemi i ekuivalentimit tė pikėve nė notė, duke nxjerr nė pah se sa tė pavėrteta ishin deklaratat e bujshme tė ministrisė, qė e quajtėn kėtė njė sukses. Ky sistem, sipas Petrelės, nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr pranimet nė shkollat e larta, pasi tregon se sa i mirė ėshtė njė kandidat nė njė lėndė, por jo nė tė gjitha lėndėt.

Mangėsitė e Maturės Shtetėrore 2006 janė evidentuar nė njė Raport Statistikor, qė u hartua nė dy mėnyra. Njė raport me mbi 100 faqe, pėr MASH dhe njė raport tjetėr prej 36-faqesh, pėr publikun e gjerė. Ky Raport qė, sipas Petrelės ėshtė injoruar nga kreu i Arsimit, Pollo, nė vend qė tė merrej parasysh, u anashkalua. "Njė ndėr problemet qė vė nė dukje ky raport, ėshtė dallimi dukshėm midis notave vjetore tė nxėnėsve dhe vlerėsimit nė Provimet e Maturės Shtetėrore. Duke iu referuar kėtij raporti, nė lėndėn e Matematikės rreth 50 pėr qind e nxėnėsve, nė nivel kombėtar, janė vlerėsuar me notėn vjetore 5. Ndėrkohė qė, nė Provimet e Maturės 2006, vetėm 14 pėr qind e tyre janė vlerėsuar me notėn 5, ndėrsa 0.27 pėr qind me notėn 10. Pra, njė nxėnės qė ėshtė vlerėsuar me notėn vjetore 5, ka arritur tė marrė 10 nė Provimet e Maturės 2006. E gjithė kjo vė nė dyshim procesin e administrimit tė testit nė shkolla dhe procedurat e vlerėsimit. Pėr tė parė se ēfarė rezultati ka dhėnė zbatimi i Maturės Shtetėrore 2006, Petrela hedh idenė se duhet bėrė njė studim pėr kalueshmėrinė e studentėve nė universitete, gjatė semestrit tė parė. "Duhet bėrė njė studim, pėr tė parė kalueshmėrinė e studentėve nė degėt pėrkatėse dhe pėr tė vėnė nė dukje faktin se sa pėrputhet cilėsia e tyre, me degėt qė ata kanė zgjedhur". E, nė fakt, njė problematikė e tillė ėshtė ngritur nga Universiteti Politeknik, ku rezulton se 20 pėr qind e nxėnėsve janė kalues.

Politika

Rregullorja e Maturės Shtetėrore, e miratuar nga ministri Pollo, u shkel nga vetė drejtuesit e kėsaj ministrie, tė cilėt pėrzien politikėn me ēėshtjet profesionale. Hartimi i testeve, administrimi i tyre dhe pėrgjegjėsia pėr tė gjitha kėto, duhet tė binte mbi Qendrėn, por nė fakt nuk ndodhi kėshtu. Sipas Petrelės "QKAVP-ja nuk u la tė ushtronte autoritetin e saj profesional. Ne ishim nėn presionin e vazhdueshėm tė titullarėve tė MASH-it. Pati ndėrhyrje tė vazhdueshme, duke filluar qė nga testet, ku u ndryshuan disa herė tipet dhe formati i kėrkesave, duke ēorientuar anėtarėt e grupeve, gjė qė ndikoi edhe nė cilėsinė e testeve. Unė kam kundėrshtuar nė mėnyrė profesionale imponimin e zyrtarėve tė MASH, por nė fund kam zbatuar urdhrat e tyre". Pati raste kur u shkel hapur Vendimi i Kėshillit tė Ministrave i vitit 2001, pėr pavarėsinė profesionale tė Qendrės sė Provimeve. Njė grup mėsuesish, tė autorizuar nga Ministria e Arsimit, ushtruan kontroll nė qendėr, duke parė gjithė fondin e kėrkesave tė testeve. Ndėrsa testi pėrfundimtar u bė nga mėsues tė jashtėm, duke shkelur standardet nė dėm tė cilėsisė sė testit. Nėse nuk do tė ishte ndėrhyrė politikisht, Matura Shtetėrore 2006 mund tė kishte njė fat mė tė mirė. Njė rast i tillė u regjistrua disa vite mė parė, nė Fakultetin Juridik. "Kontakti im i parė me ministrin Pollo, ka qenė nė momentin kur po punohej pėr realizuar provimin e dytė nė Fakultetin Juridik, pasi provimi i parė dėshtoi. Provimi u realizua nė njė krizė totale besimi nga ana e 4 mijė nxėnėsve dhe prindėrve tė tyre. Nuk pati asnjė ndėrhyrje nga ministria, ēdo gjė na u la nė dore ne dhe pati njė pėrfundim jashtėzakonisht tė mirė. Realizimi me sukses i kėtij provimi, rriti besimin te opinioni publik".

Vetėm pak ditė pas largimit tė Petrelės nga detyra, MASH shpalli si prioritet tė Maturės 2007 futjen e Gjuhės Angleze nė lėndėt me zgjedhje. Ish-drejtoresha e QKAVP-sė pohon faktin se, ideja pėr futjen e Gjuhės Angleze nė Provimet e Maturės Shtetėrore, nuk i pėrshtatet shumė realitetit shqiptar. "A ka bėrė ndonjė studim Ministria e Arsimit se, sa fėmijė nuk mėsojnė Gjuhė Angleze nė shkollė? Nėse disa nxėnės kanė mundėsi tė mėsojnė kėtė gjuhė nė shkollė, tė tjerė do tė diskriminoheshin sepse nuk u jepet kjo mundėsi. Qė tė ndėrmarrėsh njė nismė tė tillė duhet tė shohėsh nė radhė tė parė, se sa mundėsi ka qė ajo tė funksionojė. Nė fakt, ministri Pollo deklaroi pak javė mė parė, se Anglishtja do tė futet si lėndė me zgjedhje nė Maturėn Shtetėrore dhe do tė ketė koeficientin maksimal pėr pranimet nė universitete.

Titullarėt e MASH, presion psikologjik dhe mėnyrė arrogante drejtimi

Njė vit mė parė as qė do t'i shkonte ndėr mend se do tė lirohej nga detyra me motivacione tė paqena, siē i quan ajo. Nuk e kishte menduar se, pėrveēse tė punoje nėn presion psikologjik dhe tė pėrtypje mėnyrat arrogante tė drejtimit tė titullarėve tė MASH, do tė ishte jo vetėm e lodhshme, por edhe e pamundur. Jo pak e ka tronditur largimi i papritur nga detyra. Motivacioni, "vonesė nė pėrgjithėsimet e Maturės Shtetėrore, si dhe mos koordinimi i problemeve tė Qendrės Kombėtare tė Vlerėsimit dhe Provimeve me titullarėt e Ministrisė. "Si mund tė mė akuzojnė pėr mos koordinim titullarėt e Ministrisė, kur unė u kam dėrguar shkresa tė vazhdueshme pėr pėrmirėsimin e procedurave tė Maturės 2007, dhe asnjėherė nuk kam marrė pėrgjigje prej tyre?". Sipas Petrelės, pasi u ngrit korniza e Maturės Shtetėrore u vendos largimi i saj nga detyra. Njė Komitet i vetėshpallur Ad-hoc, i drejtuar nga zėvendėsministri, Halil Shamata, Stavri Llambiri dhe Edmond Lulja, kanė bėrė presion qė ajo tė largohej nga qendra. Shtatė vjet punė si drejtuese e kėsaj qendre, nuk do t'i shėrbenin as pėr tė vazhduar punė nė kėtė institut si tekniciene. "Unė kėrkova qė tė qėndroja tė paktėn si tekniciene nė Qendrėn e Provimeve, por titullarėt e ministrisė nuk pranuan". Ajo shton se, presione tė tilla nga Komiteti Ad-hoc, janė bėrė edhe pėr marrjen nė punė tė militantėve tė PD-sė pranė QKAVP-sė. "Janė anuluar procedurat e marrjes nė punė tė stafit tė ri tė Qendrės sė Provimeve, ku ndėr kriteret e pėrcaktuara prej tyre ishin Dėshmi gjuhe vetėm nga Qendra "Linkoln", nėse nuk kanė njė diplomė tė Gjuhės sė huaj Angleze".

Matura Shtetėrore, ide e Bankės Botėrore

Ideja e Maturės Shtetėrore nuk ėshtė hedhur nga ministri Genc Pollo, dhe as nga qeveria. "Pėr herė tė parė, Matura Shtetėrore ka qenė nė Planin e Zhvillimit tė Projektit tė Bankės Botėrore. Ajo ėshtė prezantuar si platformė nė vitin 2000, duke marr pėrvojėn e vendeve tė tjera tė rajonit. Merita e Pollos, qėndron nė faktin se ai pati guximin ta mbėshteste kėtė ide pėr t'u vėnė nė zbatim". Njė punė profesionale disavjeēare e QKAVP-sė bėri tė mundur vėnien nė jetė tė kėtij projekti, por ndėrhyrjet nuk qenė tė pakta. "Politikėbėrėsit filluan tė ndėrhynin, duke u bėrė tė gjithė specialistė vlerėsimi. Nė kundėrshtim me rekomandimet e dhėna nga ekspertėt e huaj, Qendra e Provimeve pėrjashtohet nė mėnyrė tė qėllimshme nga aktiviteti pėr pėrmirėsimin e procedurave tė Maturės 2007. Madje, ėshtė pėrgatitur njė VKM (Vendim i Kėshillit tė Ministrave) pėr t'i ndryshuar emrin Qendrės Kombėtare Arsimore tė Vlerėsimit tė Provimeve, duke vėnė njė emėr kryesisht shqiptar, alla Ad-hoc , Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjes".

MASH: "Petrela thotė tė pavėrteta"

Pas akuzave tė zonjės Petrela ka reaguar edhe Ministria e arsimit dhe Shkencės. E pyetur nga gazeta "Shekulli", Ermelinda Muho, zėdhėnėse e MASH, deklaroi nė emėr tė ministrit Pollo, se i vinte keq qė zonja Petrela thotė tė tilla tė pavėrteta lidhur me Maturėn dhe pėr marrėdhėniet me MASH-in. Sipas Muhos, largimi nga detyra I zonjės Petrela ėshtė bėrė pėr shkak tė inkompetencės dhe tė mosrealizimit tė detyrave nga ana e saj duke cėnuar Maturėn 2007.Dobėsia nė menaxhim, sipas Muhos, u duk qartė gjatė 2006 prandaj qeveria dėrgoi nė QKAVP njėtė deleguar tė posaēėm. Edhe studimi i databazės sė matures 2006 duhej tė ishte pėrfunduar nga zonja Petrela nė Nentor 2007 u dorėzua me shumė difektedisa javė mė parė.Muho, rrėzoi edhe pretendimet e Petrelės me shifrat. "Shifrat qė ajo paraqet janė tė pakonfirmuara. Nga tė dhėnat e universiteteve pėrshembėll rezulton se mesatarja e shkollės ėshtė pak a shumė 1 notė mė lart se mesatarja e Maturės. Pra studentė qė kanė mesataren 8.5 e kanė maturėn afro 7.5 dhe kjo ėshtė normale sipas specialistėve. Mė vjen keq qė znj. Petrela shpėrthen nė akuza tė tilla pas shkarkimit kurse deri sa ishte nė detyrė ka folurkrejt ndryshe. Megjithatė Ministri Pollo ka vlerėsim pėr kontributin e dhėnė prej saj. Madje zonjės Petrela ju ofruan detyra tė tjera tė rėndėsishme"- u shpreh zėdhėnėsja Muho.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com