Albatlanta

Jo ndarje, as copėtim, por pavarėsi tė plotė
Nga prof.dr. Mehdi Hyseni
Barometri diplomatik: Plani i Ahtisarit ėshtė nė nivelin e autonomisė sė Kosovės
Pra, "pavarėsia e kushtėzuar" e Planit tė Marti Ahtisarit nuk pėrbėn bazėn reale juridike dhe shtetėrore tė Kosovės sė pavarur me subjektivitet juridik ndėrkombėtar, por ėshtė vetėm njė kompromis politik midis Kosovės dhe Serbisė Kolonialiste nėn tutelėn e pėrkohshme ndėrkombėtare tė Bashkimit Evropian (BE).

Kosova nuk ėshtė kurrfarė servisi, as kurrfarė prone private e elitės sunduese nė pushtet dhe as e biznesmenėve tė Prishtinės dhe tė Beogradit, por ėshtė pronė e patjetėrsueshme dhe e ligjshme e popullit shqiptar tė Kosovės. Prandaj, "lojėrat e pakufijshme" tė cinizmit politik, diplomatik dhe propagandistik tė infrastruktures sė sovranitetit kolonial shekullor tė Serbisė mbi Kosovėn, tanimė, ka ardhur ēasti vendimtar historik, qė tė marrin fund pėrgjithmonė.

"Peace, commerce and honest friendship with all nations, entangling alliances with none". (Thomas Jefferson). Kėtė maksimė aksiomatike tė filozofisė politike dhe diplomatike tė ish‑Presidentit tė Amerikės, Thomas Jefferson, duhet ta ketė marrė nė konsideratė ēdo pushtet shtetėror, qė do tė inaugurohet nė Kosovė, e sidomos qeveritarėt dhe parlamentarėt e tanishėm tė Kosovės me nė krye Fatmir Sejdiun, tė cilėt si duket ende nuk e kanė tė qartė sa dhe si duhet se "pavarėsia e kushtėzuar" ėshtė nė shpėrputhje tė plotė me tė drejtėn historike dhe me tė drejtėn ndėrkombėtare, tė drejta kėto qė pėrbėjnė fundamentin kryesor tė shtetit sovran dhe tė pavarur tė Kosovės.

Pėr mė tepėr hostoriku juridik i derisotėm i sė drejtės ndėrkombėtare, si dhe dispozitat e Kartės sė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuar nuk e njohin nocionin "pavarėsi e kushtėzuar" ngase nė tėrėsinė lėndore tė tyre nuk ėshtė sanksionuar njė standard i tillė, i cili nė thelb nuk ėshtė institucion, as parim, as normė e as rregull juridike ndėrkombėtare, por thjesht ėshtė njė kategori e sajuar politike, natyrisht pėr qėllime dhe pėr interesa tė ndyrshme politike tė fuqive tė dikurshme evropiane dhe tė Serbisė kolonialiste gjenocidale.

Servisi
Para se t'i pasqyrojmė difektet lėndore tė pavarėsisė sė kushtėzuar tė diktuar nga OKB‑ja, BE‑ja dhe Grupi i Kontaktit pėr Kosovėn, ėshtė e moralshme, e drjetė dhe, mbi tė gjitha e oblugueshme, qė "aminaxhinjtė" ‑ mbėshtetėsit e saj tė "kupolės politike" zyrtare tė Kosovės (qeveritarėt, parlamentarėt, kryetarin e Kosovės, Fehmi Sejdiun, si dhe anėtarėt e grupit kapitullues tė kontaktit) t'i rikujtojmė se Kosova nuk ėshtė kurrfarė servisi, as kurrfarė prone private e elitės sunduese nė pushtet dhe as e biznismenėve tė Prishtinės dhe tė Beogradit (tė pasuruar materialisht dhe tė avancuar politikisht nė relacione zonale, rajonale dhe evro‑ ndėrkombėtare nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė Kosovės sė Shqipėrisė Etnike), por ėshtė pronė e patjetėrsueshme dhe e ligjshme e popullit shqiptar tė Kosovės.

Prandaj, "lojėrat e pakufijshme" tė cinizmit politik, diplomatik dhe propagandistik me bazė tė superstrukturės dhe tė infrastruktures sė sovranitetit kolonial shekullor tė Serbisė mbi Kosovėn, tanimė, ka ardhur ēasti vendimtar historik, qė tė marrin fund pėrgjithmonė, sepse Kosova (historikisht, juridikisht dhe politikisht) i plotėson tė tė gjitha kushtet, qė tė jetė shtet sovran dhe i pavarur, sikurse tė gjitha shtetet e tjera tė pavarura nė Ballkan.

Gabueshmėria
Me gjithė vlerėsimin pozitiv politik tė qarqeve tė larta zyrtare tė Prishtinės se "drafti i propozuar nga Marti Ahtisari ėshtė i pranueshėm pėr qeverinė dhe pėr parlamentin e Kosovės" pėr shkak se, sipas tyre qenka bazė e qėndrueshme pėr krijimin e shtetit tė ri tė Kosovės, juridikisht ky konstatim politiko‑propagandistik, ėshtė i gabueshėm ngase ėshtė e kundėrta, me gjithė pasqyrimin e elementeve shtetėrore, tė parashikuara nė pėrmbajtjen e draftit tė theksuar.

Kundėrargumenti (i): ‑ Elementet shtetėrore: Flamuri, Qeveria dhe Parlamenti nuk pėrbėjnė tėrėsinė e bazės juridiko‑ kushtetuese tė njė shteti tė pavarur dhe sovran, pėrderisa ai shtet tė mos njihet ndėrkombėtarisht nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare. Nė favor tė kėtij konstatimi flet edhe kjo paradigmė ilustruese konkrete:

‑ Sipas Kushtetutės sė vitit 1974 tė KSAK dhe tė Kushtetutės sė RSFJ‑sė po tė tė njėjtit vit, Kosova kishte elemente tė shtetėsisė, sepse kishte: qeverinė, Kuvendin dhe Flamurin, por nuk ishte shtet nė kuptimin e mirėrfilltė sipas sė drejtės sė brendshme dhe asaj ndėrkombėtare mbase nuk kishte tė gjitha kompetencat dhe atributet pėrkatėse juridike dhe shtetėrore, sikurse republikat e tjera tė RSFJ‑sė: Kroacia, Sllovenia, Bonja e Herecegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, domethėnė nuk kishte as sovranitetin e jashtėm as tė brendshėm mbi popullin dhe territorin e saj, por ishte vetėm njė krahinė e varur me elemente autonome nėn sovranitetin e plotė shtetėror dhe territorial tė ish‑RSFJ‑sė, pėrkatėsisht tė Republikės sė Serbisė.

Nė kėtė vėshtrim, sikurse Krahina Socialiste Autonome e Kosovės(1974) tė kishte qenė shtet mė vete sikurse republikat e tjera tė theksuara, atėherė, mirėfilli ajo do ta ruante dhe, ndėrkohė, do ta avanconte njė status tė tillė tė pushtetit shtetėror sipran ( sovreignty), ashtu sikurse republikat e tjera tė ish‑RSFJ‑sė.

Mirėpo, meqė ajo ishte njė krahinė me autonomi tė kushtėzuar (pa ushtri dhe pa siguri kombėtare shqiptare etj), ajo u pushtua me forcė dhe me gjenocid nga regjimi policor‑ushtarak i Serbisė sė Slobodan Milosheviēit (1989), regjim ai, i cili edhe e zhveshi atė tėrėsisht nga "elementet autonome" qė i gėzonte me Kushtetutėn e theksuar tė vitit 1974.

Pėrkufizimi
Sipas sė drejtės ndėrkombėtare tre janė atributet thelbėsore qė pėrbėjnė nocionin e shtetit: (1) Populli, (2) Territori dhe (3) Sovraniteti. Megjithėse Kosova i plotėson kėto tri kushte parėsore qė pėrbėjnė bazėn juridko‑kushtetuese dhe politike tė shtetit, Plani i OKB‑sė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, qė identifikohet me emrin e "autorit" Marti Ahtisari ( emisar special i OKB‑sė) ėshtė nė kolizion me kėtė pėrkufizim juridik ndėrkombėtar, sepse nė mėnyrė arbitrare dhe pa tė drejtė ka pėrjashtuar njohjen e institutit tė sovranitetit tė Kosovės nga dispozitat juridike tė pėrmbajtjes sė draftit tė tij. Ky ėshtė difekti dhe hendikepi kryesor i Planit tė Ahtisarit, i cili u bė publik pėr opinion mė 2 shkurt tė vitit 2007.

Pse autorėt dhe strategėt specialistė ndėrkombėtarė, tė cilėt kanė marrė pjesė nė hartimin e Planit tė Ahtisarit, e kanė pėrjashtuar institutin e sovranitet? Pėrgjigja ėshtė shumė e thjeshtė:

(1) Qė Kosova edhe mė tej (domethėnė nė mėnyrė tė pafatizuar) tė jetė plaēkė lukrative nėn protektoratin ndėrkombėtar (sipas dispozitave tė draftit punues tė Marti Ahtisarit, parashikohet qė Kosova tė jetė nėn protektoratin e Bashkimit Evropian/BE/, si dhe tė forcave ushtarake tė Aleancės sė Atlantikut Verior (NATO);

(2) Sepse me njohjen e sovranitetit, Kosova de facto dhe de jure do shkėputej pėrgjithmonė nga varėsia e sistemit kolonial shtetėror tė Serbisė;

(3) Sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe Kartės sė OKB‑sė, Kosova do tė fitonte ligjėrisht subjektivitetin e saj juridik ndėrkombėtar. Pra, me njohjen e sovranitet ‑it si pushtet sipran i shtetit tė Kosovės, nė territorin e Kosovės do tė pėrjashtohej ēdo ushtrim dhe mbikėqyrje e pushtetit shtetėror tė ndonjė shtetit tė huaj. Kjo do tė thotė se me njohjen e sovranitetit, Kosova do tė fitonte pavarėsinė e saj tė plotė, jo pavarėsinė e kushtėzuar, ashtu siē figuron nė dispozitat e Planit tė Marti Ahtisarit.

Andaj, shikuar gjithanshmėrisht dhe thellėsisht konkluzionet juridiko‑kushtetuese tė Planit tė Ahtisarit pėr Kosovėn del se ėshtė e patolerueshme qė njė shtet ta lėrė fatin e tij nė dorėn e vendimeve dhe tė veprimeve tė njė shteti tjetėr, sado mik qoftė ai..." (Henry Kisinger, Diplomacy,1999, f.604).

Baza Pra, "pavarėsia e kushtėzuar" e Planit tė Marti Ahtisarit nuk pėrbėn bazėn reale juridike dhe shtetėrore tė Kosovės sė pavarur me subjektivitet juridik ndėrkombėtar, por ėshtė vetėm njė kompromis politik midis Kosovės dhe Serbisė Kolonialiste nėn tutelėn e pėrkohshme ndėrkombėtare tė Bashkimit Evropian (BE).

Pra, nė rastin konkret, kryetari Fehmi Sejdiu, Parlamenti, Qeveria dhe Grupi negociues i Kosovės, populli shqiptar nuk duhet ta pranojė atė draft pune po qe se ai nuk do tė ndryshohet dhe plotėsohet me sanksionimin e njohjes sė vetėvendosjes sė jashtme, e drejtė dhe parim juridik ndėrkombėtar ky, qė nėnkupton legalzimin e plotė tė pavarėsisė dhe tė sovranitetit shtetėror tė Kosovės.

Tanimė, pėr ēdo jurist, politikan dhe diplomat normal shqiptar, ėshtė bėrė krejtėsisht e qartė dhe mė se e kuptueshme se faktorėt relevantė evro‑ndėrkombėtarė, tė involvuar nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės (SHBA, OKB, BE dhe NATO) me arsye fuqimisht dhe pa rezervė e kanė mbėshtetur Planin e Marti Ahtisarit pėr Kosovėn, sepse nė thelb pėrmbajtja e tij politiko‑juridiko kushtetuese ėshtė nė favor tė arritjes sė kompromisit politik, e jo tė zgjidhjes sė drejtė dhe pėrfundimtare tė konfliktit kolonial shekullor serbo-shqiptar nė Ballkan.

Kompromisi
Me gjithė reagimet kundėrshtuese dhe kontradiktore fillestare tė propagandės sė Beogradit zyrtar dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, s'ka dilemė se kėtė lloj kompromisi politik, pala serbe dhe mbėshtetėsit e saj tradicionalė (nė radhė tė parė Rusia cariste hegjemoniste), sė fundi, do ta pėrqafojnė pa asnjė kundėrshtim ngase realisht, edhe nuk mund tė ketė kompromis tjetėr mė oportun pėr Serbinė gjenocidale veē tij, sepse shqiptarėve (90%) sėrish po iu mohohet e drejta historike dhe juridike ndėrkombėtare mbi territorin e Kosovės, si pjesė e pandashme e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė Etnike.

Se pavarėsia e kushtėzuar e Kosovės, e parashikuar nė Planin e Marti Ahtisarit e Kosovės fuqizon kontinuitetin e padrejtėsisė njėshekullore ndaj shqiptarėve, nė radhė tė parė provojnė faktet dhe argumentet historike, se Kosova kurrnjėherė nuk ka qenė territor legjitim, as legal i Serbisė, por i Shqipėrisė Etnike.

Kėtė konkluzion tonin, ndėr tė tjera, e provon edhe ky konstatim i ri, objektiv dhe shkencor i historianes serbe Prof.Dr. Dubravka Stojanoviq, mėsimdhėnėse nė Fakultetin Filozofik tė Beogradit, e cila shkruan se "Nė Luftėn e Parė Ballkanike mė 1912, Serbia ushtarakisht shumė shpejt hyri nė Kosovė, nė Sanxhak dhe nė njė pjesė tė Maqedonisė, ku 1 milion joserbė dhe territoret e tyre ia aneksoi shtetit serb". (THB1NL, 3 Februar, 2007). Sipas kėsaj historianeje serbe me prirje dhe me pėrcaktim socialdemokrat tė ideve tė programit Partisė Socialdemokrate tė Dimitrije Tucoviqit, ?

Lufta e Parė Ballkanike pėr popullin serbt ishte njė nga ēastet mė tė rėndėsishme tė historisė sė tij , kurse pėr shqiptarėt e njėjta luftė ishte trauma mė madhe e historisė sė tyre, sepse me vendimin dhe me mbėshtetjen e Fuqive tė Mėdha tė Evropės populli shqiptar u copėtua nė dy pjesė, kėshtu qė Kosova padrejtėsisht iu aneksua Serbisė?.

(RSE,22.11.2002). Historikisht, ky ėshtė njė nga shkaqet dhe arsyet kryesore pse populli shqiptar i Kosovės nuk duhet t'i bėjė asnjė koncesion Serbisė, kur ėshtė fjala pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit kolonial tė Kosovės nga se kjo ėshtė tokė dhe pronė legjitime dhe legale e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė Etnike e jo, kursesi pjesė e territorit integral tė Serbisė, ashtu siē ka gėnjyerė dhe, sot ende po gėnjen nė mėnyrėn mė tė paturshme dhe tė rafinuar historiografia dhe politika falsifikatore e regjimeve tė deritashme shtetėrore tė Serbisė dhe e Kishės gjenocidale serbomadhe.

Problemi
Problemi ėshtė sesi tė zgjidhet statusi kolonial i Kosovės shqiptare, jo "problemi minoritar" serb (vetėm 8 pėrqind). Pra, s'ka dyshim se e meta kryesore e planit tė Marti Ahtisarit pėr Kosovėn, ėshtė pikėsėpari injorimi i sė drejtės historike tė shqiptarėve mbi Kosovėn ngase nė asnjė rresht tė paragrafėve dhe tė dispozitave tė tij nuk figuron trajtimi i shkurtėr i komponentit historik i Kosovės si ēėshtje koloniale (1912‑1999), por vetėm si problem politik me background tė ri, tė vendosur nė hapėsirė dhe kohė qė nga shthurja e Jugosllavisė komuniste tė Josip Broz Titos(1945‑1990), pėrkatėsisht e Jugosllavisė (Serbia+Mali i Zi)

nacionalsocilaiste fashiste dhe gjenocidale tė Slobodan Milosheviqit dhe pasaradhėsve aktualė tė tij properendimorė siē janė Vojislav Koshtunica (premier i Serbisė), Boris Tadiq(kryetar i Serbisė) etj. Njė ēasje e kėtillė fragmentare, domethėnė pa pasqyrimin e integrales historike dhe tė komponentit tė sė drejtės ndėrkombėtare tė Kosovės shqiptare, e mjegullon dhe e vė nė pikėpyetje identitetin e mirėfilltė indigjen tė Kosovės dhe tė shqiptarėve, gjė qė kjo nė kuptimin formal juridiko‑historik, direkt dhe indirekt, haptazi dhe fshehurazi favorizon dhe fuqizon ndėrrimin e tezave politiko‑propagandistike dhe pseudoshekncore serbomėdha,

se "Kosova ka qenė serbe, jo shqiptare"(!) Kėtė konkluzionin tonin e provojnė edhe kėta kapituj tė Planit tė Marti Ahtisarit: (1) decentralizimi ;(2) njohja e autonomisė ekstraterritoriale e mė se 40 zonave lokale tė Kishės Ortodokse Serbe (KOS) nė Kosovė dhe (3) krijimi i komunave etnikisht tė pastra serbe, qė gėzojnė tė drejtėn e lidhjeve speciale tė bashkėpunimit, tė financimit, tė ndihmės teknike, arsimore,

kulturore, ekonomike, financiare, shėndetėsore etj. me Serbinė, ku tė gjitha kėto institucione pėrbėjnė bazėn e qėndrueshme juridiko‑kushtetuese tė njohjes sė entitetit tė veēantė serb 8% dhe tė autonomisė sė tij politike, kulturore dhe territoriale sikurse nė rastin e krijimit dhe tė njohjes sė entitetit serb nė Bosnjė e Hercegovinė. Kėtė fakt dhe realitet tė pashmangshėm, duhet ta kenė mbajtur parasysh si pala negociuese shqiptare e Kosovės, ashtu edhe i dėrguari special i KS tė KB‑sė, Marti Ahtisari sė bashku me tė gjithė aktorėt e tjerė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, tė involvuar nė zgjidhjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės.
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com