Albatlanta

Kur e keqja, banalizohet
Nga Gėzim TUSHI
Zgjedhjet pėr pushtetin lokal dhe ngjarjet qė po i shoqėrojnė ato, janė tė freskėta nė perceptimin publik. Sido qė tė interpretohen nga "jashtė" apo nga "brenda", nga ndėrkombėtarėt apo analistėt, gazetarėt apo liderėt e partive politike, njė gjė mbetet e qartė. Edhe me kėto zgjedhje, ne nuk shpėtuan nga e keqja e pėrhershme e njohur. Ato pėrsėri u cenuan, u etiketuan me nota jo shumė pozitive, nė pikėpamje tė plotėsimit tė pamjaftueshėm tė standardeve tė demokracisė dhe tė qytetėrimit modern. Janė shumė fakte qė kanė ndodhur dhe po ndodhin, qė tė bėjnė tė mendosh se e keqja me sa duket, ende nuk ka pėrfunduar. Mbyllja e zgjedhjeve, pėr ēdo qytetar tė ndershėm, koshient, qė priste njė pamje tjetėr jo tė rezultatit, por mė shumė tė procesit, u shoqėrua me njė ndjenjė tė forte deziluzioni, hidhėrimi qytetar. Tė gjithė patėm shpresėn e shumėpritur nga politika se 18 shkurti do tė ishte njė hap i vendosur pėrpara, njė largim i dukshėm nga e keqja e pėrsėritur nė shumė zgjedhje, nga dyshimet organike, nga skepticizmat reciprokė tė partive politike. Personalisht, para zgjedhjeve, kam shkruar njė artikull nė gazetėn "Shekulli", pėr tė publikuar idenė e politologut amerikan Samuel Hantington, tė testit tė dy kalimeve. Por periudha postzgjedhore, procesi i numėrimit konfliktual tė votės, nuk po i ngroh qytetarėt e kėtij vendi. Situata post zgjedhore nuk tė jep optimizėm, nuk tė bėn tė besosh se ne e kapėrcyem pragun e domosdoshėm. Dhe ky fakt ėshtė i dėmshėm pėr klasėn politike, pėr qeverinė, pėr popullin, pėr vendin tonė.

Me sa duket, ende jemi larg plotėsimit tė parametrave, tė standardeve qė shfaqen nė shoqėrinė shqiptare, si deficite tė paplotėsuara dhe evidente tė demokracisė. Nuk mund tė justifikohemi para botės si shtet, si klasė politike, qė edhe pas 16 viteve nė demokraci, nuk jemi ende nė gjendje tė kapėrcejmė disa "sėmundje foshnjore" tė mekanizmit tė llogaritjes, numėrimit dhe leximit tė votės popullore. Nuk ėshtė normale qė, edhe pas njė dekade e gjysmė, nuk jemi nė gjendje tė prodhojmė "Librin elektoral", nuk jemi nė gjendje tė identifikohemi sa jemi, ku jemi, nga "hymė e nga dalim". Nuk ėshtė normale qė jemi nga tė vetmit popuj nė "botėn demokratike", qė nuk kemi dokument identifikimi qytetar, si mjet universal njohjeje para shtetit dhe institucioneve tė tij. Nuk ėshtė normale qė ende nuk kemi stabilizuar as "Kodin elektoral", as Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Pa le mė pastaj, qė ende kemi militantizėm banal! Situata para, por sidomos ajo paszgjedhore, ka tendencė qė tė pėrkeqėsohet dhe tė sjellė fakte tė reja shtesė, qė tregojnė se e keqja e zgjedhjeve nė kėtė vend, ka tendencė tė banalizohet nė mėnyrė tė tmerrshme. Kjo do tė thotė se ne po mėsohemi, se nuk na bėjnė shumė pėrshtypje situatat paradoksale, ngjarjet e llahtarshme, skenave gladiatoriane tė Ndroqit, kaosi i pasioneve tė shfrenuara militante tė Bushatit, kombinacionet e ngatėrruara, tė paqarta, qė mund tė sjellin kaos nė Durrės, Elbasan etj. E gjithė kjo situatė paradoksale e pėrzier me kombinatorikėn dhe llogaritė para dhe pas elektorale tė partive politike, tė cilat gjithashtu nuk kanė bėrė ndonjė hap tė dukshėm emancipues, qytetar.

Partitė tė mbėrthyera nga "ethet" e rivalitetit elektoral antagonist, nga emfaza e jashtėzakonshme, nga pėrmasat hipertorofike tė politikės konfliktuale "infektuese" qė kėto zgjedhje morėn, "denatyruan" thelbin dhe identitetin nominal tė tyre. Duke qenė nė garė dhe pėr hir tė saj, partitė duket se nuk janė nė gjendje tė kontrollojnė veten, tė pėrmbajnė emocionet e tepėrta e tė panevojshme politike, qė mė shumė ngatėrrojnė dhe sjellin "stres publik" qė nuk deformojnė vetėm rezultatin dhe performancėn e standardeve tė zgjedhjeve, por cenojnė rėndė atmosferėn qytetare, duke e zgjatur tej normalitetin konfliktin, tensionin postzgjedhor. Zgjatja pa kuptim e procesit elektoral ėshtė pėrgjegjėsi e politikės profesioniste, e mungesave permanente tė saj, e garės modelimit tė garės elektorale, jo si pėrplasje alternative midis partive, "rivale apo kundėrshtare" politikė, por si armiq tė vjetėr, tė papajtueshėm me njėri tjetrin. Nė kėtė atmosferė post zgjedhore tė paqartė, kaotike, konfliktuale, tė zgjatur, ata qė e pėsojnė mė shumė, janė shteti dhe qytetarėt. Sepse, kur vazhdon gara pa kufij dhe limite qytetare, atėherė ėshtė e cenuar vazhdimi i jetės normale, i punės dhe interesave publikė. Njerėzit, megjithėse kaloi njė javė nga dita e zgjedhjeve, ende qėndrojnė "tė shqetėsuar" pėr rezultatin elektoral. Njė pjesė gėzojnė, ca tė tjerė tė hidhėruar nga rezultatet e paparashikuara, ende nuk po i kthehen punės, qoftė publike apo private.

Personalisht, gjithnjė kam mė shumė frikė, jo "tė keqen" si tė tillė, e cila ndodh dashur pa dashur nė ēdo fushė tė jetės dhe nga e cila askush nuk ėshtė i "imunizuar", por sidomos, "banalizimin" e saj, kthimin e saj nė njė masė vlere me tė cilėn mėsohemi tė gjithė dhe nuk na bėnė mė pėrshtypje sociale.

Pėrgjegjėsia e politikės profesioniste nė kėtė drejtim ėshtė veēanėrisht e madhe. Ndoshta do tė ishte e udhės qė klasa politike tė "ndalte vrapin" qė ka marrė drejt tė keqes dhe tė zgjidhė "mes veti", tė riparojė ato shkaqe qė po e pengojnė kėtė vend, tė plotėsojė njė nga standardet mė minimale tė qytetėrimit demokratik: tė realizojė zgjedhje tė lira, tė ndershme, demokratike, tė pakontestuara. Nuk mund tė shmanget e keqja nė politikėn shqiptare, nėse nuk mėsohet klasa politike tė pėrfundojė zgjedhjet pa konflikte elektorale, qė si gjithnjė edhe kėtė herė filluan me "tribunat paraelektorale" dhe qė pastaj pėrfunduan me shtrime komisionerėsh nėpėr spitale. Nuk ėshtė nė nderin e kasės politike shqiptare, qė tė bėhet frymėzuese e tė keqes, qė tė bėhet iniciuese e veprimeve ekstremisht militante, qė po pengojnė tash 16 vjet, plotėsimin e atyre "dreq standardeve zgjedhore", qė po i plotėsojnė suksesshėm edhe vendet afrikane, popuj e shtete tė tjera, me tė kaluar joevropiane. Nuk e ka kush tjetėr pėrgjegjėsinė e deformimit qė po i jepet procesit elektoral, largimin e tij nga standardet evropiane. Problemi ėshtė se, kjo e keqe qė po ndodh nė ēdo lloj zgjedhjesh qė zhvillohen nė kėtė vend, janė bėrė periodike, madje pa frikė do tė thosha tė vazhdueshme. Ajo po pėrhapet dhe bėhet "modus viventi" jo vetėm pėr klasėn politike qė ka pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė, por dhe pėr qytetarėt, tė cilėt nuk kanė rrugė tjetėr veē tė mėsohen, tė pėrshtaten me "banalizimin e tė keqes", qė ka kapur sistemin zgjedhor nė Shqipėri.

Ėshtė e vėshtirė tė parashikosh se, deri ku do tė vazhdojė kjo rrugė, e cila ėshtė kthyer nė njė "qorrsokak" qė mund tė tė ēojė kudo, veē nė Evropė, absolutisht jo! Ne kemi humbur shumė here "shanset historike", mė shumė nga vetja sesa nga tė tjerėt. O Zot, mbase ky "shans i humbur" i 18 shkurtit, do tė jetė i fundit, mbase pas kėsaj, politika jonė do tė shkėputet nga e keqja elektorale e banalizuar. Ndoshta edhe ne mund tė kemi fat...
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com