Albatlanta

Komplikacionet e fundit
Nga Franko Egro
Afrimi me shpejtėsi marramendėse i datės, kur Kėshilli i Sigurimit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara do tė marrė nė dorė pėr tė shqyrtuar "dosjen Kosova", ēka do tė shoqėrohet edhe me dhėnien e verdiktit pėrfundimtar pėr statusin e saj final, e ka shtuar nė njė masė tė konsiderueshme presionin e qarqeve tejet ultra-nacionaliste nė Beograd. Ato janė drejtuar tashmė ndaj kancelarive dhe liderėve mė tė fuqishėm tė politikės vendimmarrėse globale, qė sipas tyre, akuzohen se po dhunojnė nė mėnyrėn mė flagrante sovranitetin territorial, tė njė shteti tė njohur ndėrkombėtarisht. Deklaratat e tyre kanė qenė vėrtet agresive; madje nuk kanė munguar komentet qė i kanė etiketuar ato sa tė papėrgjegjshme, aq dhe tė palogjikshme. Por, megjithatė, ėshtė fakt konkret dhe mjaft kokėfortė, se tashmė iniciativėn nė skenėn politike serbe e kanė ekstremistėt. Numri dy i Partisė Radikale Serbe, qė pėrbėn edhe grupin mė tė madh nė Parlament, Tomisllav Nikoliē, u shpreh se: "Nė rast se BE do t'ia shkėpusė Kosovėn Serbisė, atėherė ne nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė vazhdojmė tė marrim pjesė nė procesin e integrimit evropian". Sikur kjo deklaratė tė mos ishte e mjaftueshme, pas njė takimi me njė delegacion tė Parlamentit rus, ai nėnvizoi se nėse edhe Kėshilli i Sigurimit do ta pranonte pavarėsinė e Kosovės, atėherė "duhet tė largohemi pėrfundimisht edhe prej saj". Situata ėshtė e mbarsur me emocione tė shumta dhe kjo gjendje, sigurisht qė ėshtė vėrtet shqetėsuese pėr komunitetin ndėrkombėtar. Gjėja e fundit qė ajo do donte, do tė ishte krijimi i situatave tė paprecedent, tė cilat do ta komplikonin jashtė mase kėtė ēėshtje, qė vlerėsohet si ndėr mė tė vėshtirat, me tė cilat po ballafaqohet politika evropiane e pas Luftės sė Dytė Botėrore.

Pėrballė njė realiteti tė tillė kompleks, duket se liderėt perėndimorė, tashmė tė ndėrgjegjshėm se Kosova ka hyrė nė metrat e fundit tė shpalljes sė pavarėsisė, kanė filluar tė mendojnė pėr njė ofertė tė re qė pritet t'i bėhet Serbisė. Ajo konsiston nė pėrgatitjen e terrenit, pėr njė anėtarėsim mė tė shpejtė tė saj nė strukturat e Bashkimit Evropian. Ėshtė e kuptueshme, se nė shkėmbim ajo kėrkon zbutje tė qėndrimit tejet agresiv dhe tė papranueshėm, qė quhet Kosovė. Por, kjo strategji ėshtė ende nė fazė embrionale. Arsyeja qėndron tek fakti i thjeshtė, se klasa politike serbe e ka tejet tė vėshtirė, pėr tė mos thėnė tė pamundur, qė tė fillojė tė pranojė se "Kosova ėshtė e humbur" dhe asgjė nuk do tė mund ta mbajė mė, brenda sovranitetit tė saj territorial. Politikanėt serbė e kanė shprehur vazhdimisht, se nuk do tė gjendet asnjė individ, qė do tė firmosė me dėshirėn e tij braktisjen e "djepit tė nacionalizmit dhe shtetit".

Presioni serb, buron edhe nga ecuria e deritanishme e negociatave, apo mė thėnė mė saktė ,dėshtimi i njėpasnjėshėm i dy raundeve tė negociatave mes Beogradit dhe Prishtinės nė Vjenė, qė, pėr hir tė sė vėrtetės, ishin mėse tė pritshme. Njė fakt i tillė, ka bėrė qė tė kthjellohet dhe tė sqarohet edhe me mė shumė shpejtėsi skenari final, sipas tė cilit Kombet e Bashkuara, nėpėrmjet organit tė vet mė tė lartė, Kėshillit tė Sigurimit, do tė jenė krejtėsisht pėrcaktues. Ai do tė thotė fjalėn e fundit, pėrsa i pėrket dokument propozimit tė Presidentit Ahtisari. Dhe nuk ka dyshim, se pjesa mė e madhe e kėtyre vendeve e kanė mirėpritur atė duke u shprehur hapur, se nuk ka mė alternativė tjetėr, veē mbėshtetjes pa rezerva tė kėtij plani.

Nikoliē, nė emėr tė radikalėve, por jo vetėm tė tyre, u shpreh se e vetmja shpresė ėshtė vetoja ruse. Por, si pėr tė manifestuar faktin se vendosmėria e tyre nuk njeh kufi; dhe pėr tė treguar se e shohin tė mundshme edhe ndryshimin e qėndrimit tė Moskės, duke qenė se koniunkturat globale nuk janė nė favor tė tyre, u shpreh se Serbia do tė luftojė e vetme pėr tė mbrojtur Kosovėn. Ai shtoi se vendi dhe ushtria duhet tė pėrgatiten seriozisht, pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht. Kėto deklarata marrin mė shumė peshė, pasi ndodhin nė njė kohė kur nė Beograd nuk po japin asnjė rezultat, negociatat pėr krijimin e qeverisė sė re. Kriza e Kosovės ėshtė " fajtori kryesor " qė po e mban atė peng, pasi politikanėt e kanė shumė tė vėshtirė tė menaxhojnė pavarėsinė e saj. Tė gjithė u bėjnė bisht pėrgjegjėsisė. Presioni bėhet mė i madh, po tė kihet parasysh njė tjetėr deklaratė e zotit Nikoliē, sipas tė cilit partia e tij, si mė e madhja nė Parlament, ėshtė e gatshme tė krijojė kabinetin qeveritar me tė vetmin qėllim, qė ėshtė "mbrojta e Kosovės".

Situata ėshtė komplekse, por kjo sigurisht qė nuk ēon nė ndryshim qėndrimesh. Shefi Evropian i Politikės sė Jashtme, Havier Solana, deklaroi se tashmė nė kėtė stad nė tė cilin ndodhen negociatat, ėshtė krejtėsisht e pamundur tė bėhet fjalė pėr zgjidhje tė njėanshme dhe arbitrare nga secila palė. Ėshtė plotėsisht e kuptueshme, se ai ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr qėndrimet ekstremiste dhe jo vetėm tė palės serbe, por edhe asaj shqiptare tė cilat pėrfaqėsohen kryesisht nga Lėvizja "Vetėvendosja", apo edhe tek ndonjė tjetėr grupim radikal, qė del nė emėr tė vlerave tė jashtėzakonshme tė historisė sė Kosovės dhe kombit shqiptar, siē ėshtė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Komplikacionet e fundit janė mėse tė natyrshme, dhe sigurisht tė pritshme, por njė element duhet mbajtur parasysh nga pala shqiptare: ajo duhet tė vazhdojė, qė presioni dhe tensioni i lartė tė mbisundojė nė kampin kundėrshtar.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com