Albatlanta

Pushteti i tellallėve
Nga Ardian Vehbiu
Kėto ditė zgjedhjesh, kur kufiri midis politikės dhe mediave erdhi e u pėrtret deri nė padukshmėri, mė se njė herė m'u kujtua ky pasazh nga njė ese e paradokohshme e filozofit Ivan Illich: "Edhe vetėm gjysmė shekulli mė parė mė e shumta e fjalėve qė dėgjonte amerikani i drejtoheshin atij vetė si individ, ose dikujt aty pranė. Vetėm rrallė e tek i binin atij nė vesh fjalė si pjesėtar i padiferencuar i turmės – nė shkollė ose nė kishė, nė mbledhje ose nė cirk [...] Sot, pėrkundrazi, fjalėt qė i thuhen dikujt drejtpėrdrejt vijnė duke u rralluar, ndėrsa ndjeshmėrinė individuale na e mėsyjnė rregullisht e pa pushim produkte tė sendėrtuara imazhesh, idesh, ndjenjash dhe opinionesh, tė cilat paketohen dhe shpėrndahen nėpėrmjet mediave." Ulur pėrpara televizorit ose ekranit tė kompjuterit, duke dėgjuar radion nė makinė ose te berberi, ose shfletuar gazetėn nė park a nė zyrė, askush prej nesh nuk i vidhet dot iluzionit se kumtet e mediave krijohen e dėrgohen posaēėrisht pėr tė; njėlloj sikurse duam tė besojmė se kafenė nė bar na e kanė pėrgatitur dhe shėrbyer sipas huqit, xhaketėn qė blejmė nė dyqan na i kanė prerė sipas masės, dhe vota qė i kemi falur djaloshit politik tė radhės na e ruan dėshirėn vetjake si tė ishte nėnshkrim me bojė tė pashlyeshme.

Dihet se edhe tregu i lirė i mallrave, edhe tregu i ideve dhe fytyrave tė gatshme e duan gjuhėn po aq tė njėsuar e tė qėndrueshme sa paranė; sepse vetėm ashtu shitėsi dhe blerėsi do tė mund tė merren vesh pėr nevojat pėrkatėse, sikurse pushtetarėt do tė sigurohen se kumti do t'u pėrcillet njėtrajtshėm nė ēdo skutė tė truallit mendor tė shtetasve. Standardizimi i gjuhės publike nuk ka pse tė arrijė pėrsosmėrinė absurde tė Newspeak pėrshkruar prej Orwell-it nė "1984", pėr t'u pėrdorur si vegėl homogjenizimi ose manipulimi tė diferencave nė emėr tė qendėrzimit absolut tė pushtetit politik, por edhe nė emėr tė diktatit tė konsumit tė gjerė. Pėr kėtė arsye, tė gjithė ata qė kėmbėngulin ta themelojnė demokracinė si mishėrim tė ekonomisė sė tregut nė marrėdhėniet politike, detyrohen njėkohėsisht tė pajtojnė disi tė drejtat e individėve qytetarė pėr tė marrė pjesė aktive nė punėt e shtetit me anonimitetin e komunikimit mediatik, ose emėruesin e pėrbashkėt tė publikut si destinim tė detyruar tė kėtij komunikimi.

Zgjedhjet lokale nė Shqipėri na u pėrcollėn aq bukur e mjeshtėrisht, sa kjo u pėrmend ndėr ato pak gjėra pėr t'u pėrgėzuar, gjatė njė procesi politik pėrgjithėsisht tė karakterizuar nga mungesa e frikshme e qytetarisė. Megjithatė, pikėrisht ndėrvendosja e kumtit mediatik midis zgjedhėsve dhe tė zgjedhurve, ose skajeve tė natyrshme tė dialogut gjatė shkėmbimit parazgjedhor, ndikoi jo pak deri edhe nė ecurinė dhe rezultatet e zgjedhjeve vetė. Natyrisht, Shqipėria nuk ėshtė i pari vend ku sistemi politik nuk mund tė funksionojė pa ndėrmjetėsinė e mediave; as i pari vend ku kjo ndėrmjetėsi gjithnjė rrezikon t'i pėrēudnojė rezultatet e votės. Demokracia idealisht do tė kėrkonte, sė paku, garantim rrethanash tė tilla ku kandidatėt tė mund tė flisnin lirisht me zgjedhėsit, pėr t'i ndihmuar tė vendosnin se kush do t'i pėrfaqėsojė nė administratat lokale; teksa mediat u ndėrfutėn nė kėtė proces duke pėrdorur mėnyra dhe teknika tė manipulimit tė opinionit publik qė nuk kanė shumė tė bėjnė me dialogun dhe shkėmbimin e mendimeve.

Pėrsėri idealisht, kandidati do tė duhej t'i njihte me rrėnjė zgjedhėsit e vet, nevojat e tyre reale dhe opinionet e tyre politike e instinktet morale; sepse vetėm ashtu do tė fitonte tė drejtėn, madje privilegjin pėr ta quajtur veten "pėrfaqėsues tė popullit". Kėtu nuk ėshtė fjala pėr t'i thirrur zgjedhėsit me emėr, si Gjergj Kastrioti qėmoti pretorianėt e vet; po pėr lidhjen e ngushtė midis demokracisė dhe pjesėmarrjes individuale. Duke folur pėr politikėn nė Athinėn e lashtėsisė, Aristoteli thoshte se, pėr t'u qeverisur nė mėnyrė demokratike, qyteti-shtet duhej tė ishte aq i madh sa zėri i stentor-it (tellallit) tė mund tė dėgjohej anembanė; e sa ēdo qytetar tė njihte ēdo qytetar tjetėr. Sot rolin e tellallit vėrtet e kanė marrė pėrsipėr mass mediat, por asnjė ithtar i demokracive moderne nuk do ta pranonte se fshati global, i pėrftuar nga komunikimi nė shkallė planetare, e kėrkon nė mėnyrė implicite kryeplakun njėlloj global.

Me fjalė tė tjera, ka gjithnjė vlerė tė pyetet nėse mass mediat e ndihmojnė, apo e pengojnė demokracinė. Paradoksi mė i madh i zgjedhjeve lokale nė Shqipėri do kėrkuar nė delokalizimin e tyre pėr nevoja artificiale tė luftės politike nė qendėr; ose nė perceptimin e tyre, nga shumė anė, si mekanizėm pėr tė riprodhuar ose pėrmbysur raportet aktuale tė pushtetit nė Tiranė. Megjithatė e sado tė jenė pėrfshirė mediat vetė nė kėtė paradoks, ky mund tė shpjegohet jo aq me natyrėn e tyre ose anonimizimin e mesazhit politik, sesa me vėnien e tyre nėn kontroll nga interesat e pushtetarėve tė qendrės dhe liderėve tė partive politike, tė cilėt gjithnjė joshen nga modelet qendėrzuese tė organizimit. Tek e fundit, autonominė e pushtetit lokal dhe periferive prej vitesh e ka ēuar nė krizė teknologjia e telefonisė celulare, e cila ua mundėson vendim-marrėsve qendrorė tė mikro-administrojnė deri edhe fundin e dynjasė. Nė kushtet e Shqipėrisė, qendėrzimi nuk mund tė kuptohet veēmas as nga pėrqendrimi i madh i popullsisė nė Tiranė e nė rrethinat, as nga specializimi i kategorisė sė "analistėve" si profesionistė tė paguar tė dialogut, as nga kėmbėngulja pėr ta mitizuar dialogun vetė duke i blatuar trajta tė ndeshjes sportive ose bejlegut legjendar midis sė mirės dhe sė keqes (dritės dhe errėsirės).

Qytetėrimi perėndimor, ku tė gjithė duam tė bėjmė pjesė, gjithnjė i referohet demokracisė athinjote si realizim fillestar tė sistemeve politike moderne tė mbėshtetura nė pjesėmarrjen aktive tė qytetarėve nė proceset politike; edhe pse Aristoteli deri edhe njė shtet pakmilionėsh si Shqipėria do ta kish menduar si tepėr tė madh pėr tė pasur demokraci pėrnjimend funksionuese. Mirėpo pėr grekėt dhe latinėt republikanė tė lashtėsisė, siē vėren politologu Bernard Crick, pjesėmarrja aktive e qytetarėve nė jetėn publike nuk mbahej aq si e drejtė, siē ėshtė pėr ne sot; sesa si detyrė. Po ta pėrfytyronin shqiptarėt sot zotimin publik si kusht themelor pėr tė gėzuar tė drejtat individuale tė pronės, tė qarkullimit, tė martesės e tė fjalės sė lirė, atėherė demokracia do tė gjente shprehje tė mirėfilltė nė nivelin lokal mė parė e mė qartė se nė nivel kombėtar. Varfėria e pjesėmarrjes nė zgjedhjet e fundit megjithė zhurmėn mediatike tė papėrballueshme qė u parapriu kėtyre, dėshmon se shumė qytetarė ndėr ne gjithnjė e marrin demokracinė pėr tė mirėqenė, njėlloj sikurse merrnin dje pėr tė mirėqenė diktaturėn. Po a mund t'i vėsh shumė faj banorit hallexhi tė lokalitetit N. qė nuk mori mundimin tė votojė, kur deri edhe gazetat dhe televizionet kryesore nė Tiranė natyrėn dialogjike tė zgjedhjeve e pėrēudnuan haptazi, duke i interpretuar kėto rregullisht si faza marramendėse tė dyluftimit serial midis "Salės" dhe "Edit"?

Demokracia lyp pjesėmarrje; pjesėmarrja dialog midis pjesėmarrėsve; dialogu gjuhė tė pėrbashkėt dhe dyanshmėri. Si kurrė mė parė, mediat nė Shqipėri kanė qenė tė mbarsura me mesazhe politike – premtime, interpretime, vizione, kritika, skandale, denoncime, demaskime dhe akuza. Si kurrė mė parė, mesazhet politike tė mediatizuara kanė synuar tė tundojnė publikun pėr t'ia rrėmbyer votėn, njėlloj sikurse reklamat e pijeve tė gazuara, tė linjtave ose pantoflave na ngacmojnė dėshirat e shqisave, pėr tė na bėrė tė zgjidhim qesenė e parave. Po a mund tė quhet ecejaku i informacionit nė media vazhdim i dialogut me mjete tė tjera? Apo duhet mbajtur, pėrkundrazi, si orvatje pėr ta zėvendėsuar dialogun qytetar tė demokracisė me monologun e mėsuesit pedant, tregtarit shėtitės, komentatorit sportiv, prindit autoritar, e gjeneralit tė rreptė qė u drejtohet trupave para betejės?

Pjesėmarrja aktive nė procesin demokratik ka edhe kėtė anė qė ndonjėherė kalon pa u vėnė re mirė: dialogu midis palėve ėshtė thelbėsor jo vetėm pėr mbarėvajtjen e procesit, por edhe pėr t'i pėrftuar e riprodhuar vetė palėt. Vota e hedhur nuk e zėvendėson fjalėn e thėnė e tė shkėmbyer, as kompenson pėr fjalėn e ngecur nė fyt. Pėrndryshe edhe njė liturgji themelore e sistemit kushtetues, siē janė zgjedhjet, rrezikon tė pėrfundojė nė kopje tė keqe tė procesit zgjedhor nė totalitarizėm, me tė vetmin ndryshim qė kandidati unik i djeshėm ndahet nė dy gjysma ndėrluftuese, sė bashku me elektoratin pėrkatės. Me fjalė tė tjera, karakterin demokratik tė zgjedhjeve nuk e pėrcakton aq mbarėvajtja e votimit si tė tillė ose suksesi nė numėrimin e votave, sesa proceset qė i kanė paraprirė votimit dhe e kanė pėrgatitur. Sado tėrheqės tė jetė modeli i ekonomisė sė tregut e sado efikas homologimi i votės me monedhėn, demokracia nuk mund tė identifikohet me aspektin e saj numerik ose statistikor; sepse ky aspekt ia shpėrfill e nėpėrkėmb individualitetin secilit votues, qytetar, person e shqiptar qė ėshtė zotuar nė procesin zgjedhor.

Kjo kontradiktė midis statistikės dhe individit nė demokraci, veēanėrisht nė demokracinė shqiptare, tė sugjeron vetvetiu edhe njė paradoks tė fundit: qė nė zgjedhjet lokale tė javės qė shkoi humbėsit e vėrtetė ishin tė gjithė ata qė fituan.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com