Albatlanta

Pushteti, intelektualėt dhe demokracia
Ylli Popa
Unė kam pėrshtypjen se te ne gjithmonė ėshtė ekzagjeruar me termin intelektual. Kjo vjen nga fakti se tė qenurit intelektual ėshtė identifikuar me diplomėn e shkollės sė lartė. Njė i diplomuar mund tė jetė specialist i mirė, por mund tė mos jetė intelektual i mirė. Nga ana tjetėr, mund tė ndodhė qė dikush mos ketė diplomėn e shkollės sė lartė, por ai tė jetė i mirė si intelektual.
Kjo fryrje e radhėve tė intelektualėve ka dhe njė shpjegim tjetėr: ēdo pushtet ėshtė i interesuar tė ketė nė anėn e vet sa mė shumė intelektualė, sepse prania e tyre ia shton kredibilitetin nė opinionin publik, i cili do tė thotė: pėrderisa intelektualėt e mbėshtesin pushtetin, ai patjetėr duhet tė jetė nė rrugė tė drejtė. Kėshtu shpjegohet pėrse nė kohėn e diktaturės flitej pėr intelektualėt e fshatit, repartit, brigadės, pularisė etj.
Nga ana tjetėr, ky ishte dhe njė ledhatim qė i bėhej jointelektualėve, tė cilėt si ata rreshterėt e vaktit, qė u thoshin zoti toger, krenoheshin dhe u shtohej mė tepėr besnikėria ndaj partisė. Intelektuali ėshtė njeriu me interesa tė gjėra qė e kalojnė sferėn e ngushtė tė profesionit tė tij. Ai interesohet pėr artin, kulturėn, historinė, filozofinė, sociologjinė, arkeologjinė, politikėn etj.
Tė rinjtė, kur mbarojnė shkollėn e lartė, janė akoma "jeshilė" si intelektualė, por e kanė rrugėn tė hapur pėr t‘u bėrė tė tillė. Kjo do tė thotė se nuk ka shkollė pėr tė pėrgatitur intelektualė, por nga ana tjetėr shkolla e intelektualit nuk pėrfundon kurrė, deri nė fund tė jetės sė tij. Tė jesh intelektual, nuk do tė thotė sa rafte librash ke nė bibliotekėn tėnde tė mendjes, por sa ke arritur tė sublimosh pėrmbajtjen e tyre. Pėrveē bagazhit tė madh nė domenin e njohjes, intelektuali duhet tė ketė edhe disa cilėsi morale si: ndershmėrinė, guximin, tolerancėn, antikonformizmin, por mbi te gjitha qėndron dinjiteti personal, i cili pėrbėn gurin themelor tė konstruksionit tė tij intelektual. Ėshtė ky tipar i mrekullueshėm qė duhet tė ketė ēdo njeri, pavarėsisht nga niveli arsimor, pavarėsisht nėse ėshtė i varfėr apo i pasur, i lirė apo i burgosur, pavarėsisht nėse ėshtė ministėr apo fshesar rrugėsh. Por, pėr intelektualin dinjiteti nuk ėshtė mė njė nga ingredientėt qė mund ta ketė apo jo, por ėshtė fibra e brendshme e qenies sė tij, pa tė cilėn ai shpėrbėhet plotėsisht dhe nuk ekziston mė si i tillė. Pėrmbushja e gjithė kushteve tė mėsipėrme e ngushton shumė rrethin e intelektualėve, por mėnjanon grupin e madh tė servilėve kronikė, tė demagogėve, konformistėve, amoralėve, tė karrieristėve dhe tė intelektualėve prej plasteline, qė ndryshojnė formėn sipas interesit, por nga ana tjetėr shton shumė garancinė pėr pėrmbushjen e misionit tė tyre qė ėshtė emancipimi i shoqėrisė; kultivimi i mentalitetit demokratik dhe i tolerancės reciproke. Intelektualėt e vėrtetė nuk janė tė shumtė. Ata pėrbėjnė njė elitė tė shquar, por efekti katalitik i punės sė tyre mbi opinionin shqiptar ėshtė shumė i madh. Madje, nuk ka transformim tė madh shoqėror qė tė bėhet pa ndėrhyrjen e tyre, ashtu sikurse shumė procese tė rėndėsishme kimike nuk realizohen dot pa praninė e sasive shumė tė vogla tė enzimave.

2. Intelektualėt dhe pushteti

Pushteti, duke pasur pėrkrahjen e gjithė popullit, gjithė forcave politike, ka marrė pėrsipėr qė tė zhvillojė reformėn ekonomike dhe atė demokratike. Ėshtė gabim tė vesh shenjė barazimi ndėrmjet ekonomisė sė tregut dhe demokracisė. Nocioni i demokracisė ėshtė shumė mė i gjerė dhe e ka komponent tė domosdoshėm ekonominė e tregut, ndėrsa kjo e fundit mund tė zhvillohet edhe pa demokraci. (P.sh., disa vende tė Lindjes).
E theksoj edhe njėherė se nė vendin tonė po zhvillohet reforma e dyfishtė ekonomike dhe demokratike. Duhet thėnė se ekonomia e tregut dhe demokracia kanė temp tė ndryshėm zhvillimi. Ekonomia e tregut ecėn mė shpejt se demokracia. Pėrmbysja e njė diktature, pavarėsia e vendit, liria e popullit, proklamohen, kurse demokracia kultivohet sepse demokracia lidhet me ndryshimet e mentalitetit tė njerėzve, gjė qė ėshtė e pamundur tė bėhet nga njėra ditė nė tjetrėn. Njė nga sėmundjet e trashėguara nga koha e kaluar ėshtė mentaliteti partiak dhe intoleranca ndaj pikėpamjeve tė ndryshme. Disa njerėz pretendojnė se kanė patentėn e atdhedashurisė dhe demokracisė sė kulluar. Nė kėtė drejtim tė tėrheq vėmendjen fakti se kėto fenomene vėrehen jo aq te njerėzit qė kanė vuajtur (ish-tė burgosur dhe tė pėrndjekur politikė qė janė mė tolerantė), por mė shumė ish-komunistė tė ricikluar dhe ish-leva tė partisė qė duan tė na bindin se e urrejnė mė shumė komunizmin dhe e dashurojnė mė shumė se tė tjerėt demokracinė. Por cilat janė marrėdhėniet midis intelektualėve dhe pushtetit? Unė mendoj se ato janė tė kondicionuara nga qėndrimi i pushtetit ndaj demokracisė. Nė njė shoqėri tė emancipuar, pushteti nuk mund tė zhvillojė demokracinė i vetėm, pa aleancė me intelektualėt. Nė ēdo shoqėri funksionon njė trinom, qė pėrbėhet nga pushteti, intelektualėt dhe publiku i gjerė. Pushteti ėshtė kalimtar, kurse dy tė tjerėt janė tė pėrhershėm. Aleanca midis publikut dhe intelektualėve ėshtė mė e fortė se aleanca midis publikut dhe pushtetit. Pėr publikun e gjerė, pushteti ėshtė shėrbėtor i tij, kurse intelektuali ėshtė mėsuesi i tij i pėrhershėm. Pėr kėtė arsye, kur pushteti nuk punon mirė, populli, me anėn e zgjedhjeve tė lira demokratike, e ndėrron atė dhe provon njė shėrbėtor tjetėr, qė atij i duket mė i mirė dhe po qe se ky nuk i del gjė, atėherė ai zgjedh njė tjetėr. Intelektualėt qė janė komponentėt e kėtij trinomi e mbėshtesin me forcė kėtė mekanizėm dhe nuk e mbėshtesin atė pushtet qė tenton tė prishė rregullat e lojės. Nė procesin e funksionimit tė trinomit, pushteti ėshtė shumė i interesuar qė tė mbėshtetet tek intelektualėt, sepse kėta, duke mos qenė personalisht tė interesuar pėr pushtetin politik, janė mė tė besueshėm pėr mendimet qė japin. Nga ana tjetėr, pushteti me ndihmėn e intelektualėve bėhet mė i besueshėm ndaj publikut tė gjerė.
Nuk ka konflikt midis intelektualėve dhe publikut, por shpesh ka me pushtetin. Nė pėrgjithėsi kjo vjen nga keqkuptimet reciproke. Pushteti nganjėherė nė ndikimin e mentalitetit tė vjetėr e konsideron intelektualin si levė, ose si vartėsi tij dhe jo si tė barabartė. Kam lexuar nėpėr gazeta dhe nė kronika e mbledhjeve tė partive, ku intelektualėt trajtohen me tė njėjtin mentalitet dhe me tė njėjtėn gjuhė si nė kohėn e diktaturės - pra, sipas tyre, intelektualėt duhen mbajtur pranė, t‘u vilen mendimet etj., sikur intelektuali tė ishte "lopė race" nė prodhimtari tė lartė qumėshti.
Intelektuali ka disa veēori, tė cilat pushteti duhet t‘i tolerojė ose mos t‘i marrė pėr tė keq. P.sh: intelektuali edhe kur ėshtė nė parti, ai kurrė nuk mund tė bėhet partiak fanatik, ai kėrkon shumė shpjegime, nuk ėshtė shumė i prirur pėr duartrokitje, aq mė pak pėr ovacione. Njė nga misionet mė tė rėndėsishme tė intelektualėve ėshtė qė tė punojė pėr zgjimin e ndėrgjegjes sociale dhe tė pėrgjegjėsisė qė duhet tė ketė secila ndaj shoqėrisė. Por mė parė kjo ndjenjė e pėrgjegjėsisė kolektive duhet tė pėrpunohet nga ata vetė. Pra intelektuali duhet tė ketė perceptim mė tė mirė tė rolit tė tij social.
Intelektuali mund tė mos merret me politikė, por ėshtė i interesuar pėr implikimet e politikės nė jetėn sociale tė njeriut. Kjo ndėrhyrje e kėsaj natyre jo rrallė mund tė bėhet shkas pėr fėrkime dhe pakėnaqėsi qė ēojnė nė mbylljen e intelektualit nė sferėn e ngushtė tė punės sė tij dhe largimin e tij nga jeta sociale.
Ēdo pushtet, i ēdo tendence qoftė, nuk mund ta harrojė kurrė forcėn kolosale tė opinionit publik. Opinionin e mirė ose tė keq, pushteti e krijon nėpėrmjet veprimeve tė tij tė drejta, tė nxituara ose tė padrejta. Intelektualėt janė ndėr tė parėt qė i kuptojnė aberracionet e pushtetit dhe ata e kanė pėr detyrė t‘i denoncojnė ata dhe t‘u hapin sytė tė tjerėve. Njė veprim i tillė kėrkon guxim, i cili shpeshherė dhe mund tė mungojė. Heshtja qė pason nuk do tė thotė se njerėzit nuk mendojnė, pėrkundrazi, kjo ėshtė njė heshtje ulėritėse qė, pėr fat tė keq, jo rrallė ėshtė jashtė diapazonit tė dėgjimit tė pushtetit.
Vjen njė kohė qė pushteti bėn monolog, flet me vete, pra pushteti ēmendet. Njė situatė e tillė u krijua nga gjysma e viteve 1970 dhe nė vazhdim, nė kohėn e diktaturės komuniste. Mė kujtohet nė atė kohė kur "armiku i klasės i brendshėm dhe i jashtėm", qė mendjen e kishin vetėm te ne, kurdisėn njė seri komplotesh, qė, sigurisht, dėshtuan me turp, sepse partia qė nuk flinte gjumė as ditėn as natėn, i zbuloi etj., etj. E pra, nė kėtė kohė, me disa miq tė ngushtė i komentonim kėto mbas mbledhjeve tė gjata tė organizatės bazė, tė bashkimeve profesionale, tė kolektivit dhe sa mė poliagjentė tė shpallėsh armiku, aq mė pak e pranonte opinioni si tė vėrtetė. Sigurisht, kishte dhe shumė tė tjerė qė dėgjonin, mendonin, nuk besonin, por heshtnin. Nė pėrgjithėsi, pushteti totalitar ose me mentalitet tė tillė e nėnvlerėson opinionin publik. Kjo ndodh sepse ai ndjehet i fortė dhe i sigurt, sepse ka ushtrinė, policinė sekrete, institucionet, pra ka "gurin dhe arrėn". Nė kėtė rast, sikur pushteti tė ishte njė anije transoqeanike, opinioni publik do ishte pjesa e padukshme e ajsbergut. Dhe nė fakt TITANIKUN e fundosi pjesa e padukshme, e heshtur e ajsbergut, pra e opinionit qė ėshtė shumė-shumė mė e madhe se pjesa e dukshme e ajsbergut. Ja, kjo qe njė nga arsyet kryesore qė diktatura komuniste u shemb aq shpejt nė dhjetorin e vitit 1990.
Nė periudhėn e tranzicionit, pushteti demokratik ka shumė halle dhe telashe dhe pėr disa gjėra mund tė mos i bjerė ndėr mend aty pėr aty. Nė kėtė rast, mund tė ndėrhyjnė intelektualėt pėr tė sensibilizuar opinionin. Mirėpo, mund tė ndodhė qė intelektualėt pėr arsye tė ndryshme nuk e marrin iniciativėn, sepse shumė nga ata, nė fund tė fundit, janė pjesė e njė populli pa tradita demokratike. Ėshtė mjaft domethėnės fakti se shoqėria jonė prodhon shumė Drejfyse, por fare pak intelektualė tė mėdhenj si Emil Zola qė thėrrasin: "Unė akuzoj". Nė kėto raste, njė pushtet i ndriēuar dhe largpamės i nxit vetė intelektualėt pėr tė vepruar, sepse demokratizimi i mendimit, ndryshimi i mentalitetit t‘i lihen spontanitetit. Tė marrim p.sh., njė problem tė tillė: Dihet se ne nuk e kemi zakonin e protestės kolektive pėr njė ēėshtje qė mund tė mos ketė lidhje direkt me interesin personal, p.sh., tė protestojnė 200 vetė me pankarta, tė themi para bashkisė pėr pastėrtinė e qytetit, pėr prishjen e parqeve, pėr kapakėt e pusetave nė rrugė etj., etj. Kėto do tė shajnė pėr 30 minuta me zė tė lartė kryetarin e bashkisė, do tė shkarkonin ca adrenalinė dhe pastaj do iknin tė qetė nė shtėpitė e tyre. Ėshtė bėrė kjo gjė ndonjėherė gjatė kėtyre viteve? Unė e di se jo! Ne mund tė bėjmė fare lehtė veprime individuale, p.sh., tė zihemi me grushte me njėri-tjetrin, ose tė vritemi pėr njė pėllėmbė tokė, ose pėr njė vijė uji. Po ta mendosh mirė, protesta kolektive do ishte njė akt qytetarie, demokratik dhe altruist. Kėtė protestė do tė mund ta organizonte p.sh., shoqata e tė gjelbėrve. Por unė e imagjinoj se ē‘do tė ndodhte po tė bėhesh ndonjė thirrje e tillė: dikush do tė thoshte: "Unė nuk mbaj dot pankarta se mė dhemb mesi", tjetri- "Unė nuk vij dot se e kam gruan me nerva", njė levė partie do tė thoshte: "Unė tė ngrihem kundėr pushtetit tim, pėr tė cilin derdha gjakun nė vitin X", njė tjetėr- "E di se kjo ēon ujė nė mullirin e partisė kundėrshtare" etj., etj. Atėherė le ta fillojmė nga veprimet qė nuk kanė aq zarar p.sh., protestė pėr njė jetė mė dinjitoze pėr kafshėt e egra nė kopshtin zoologjik. Po edhe kėtu, ndoshta, duhet menduar mirė, se nuk i dihet se kujt partie i pėrket rojtari i parkut zoologjik! Pavarėsisht nga tė gjitha kėto, protesta kolektive ėshtė njė veprim demokratik, qė duhet jo vetėm tė tolerohet, por edhe tė nxitet nga pushteti, sepse tregon qė shoqėria jonė po ecėn mirė drejt demokracisė.

3. Intelektualėt shembin mure dhe ndėrtojnė ura

Kur nė prill tė vitit 1990 shkrova artikullin "Nė kėrkim tė kohės sė humbur", shumė vetė pyesin: Ē‘do tė thotė ai me ato muret dhe urat? Besoj se sot pėr tė gjithė ėshtė e qartė, se muri ėshtė simbol i izolimit, pėrēarjes, ndarjes, ėshtė simbol i pusisė, i veprimeve tė fshehta dhe i mungesės sė perspektivės. Prandaj, muret duhen shembur. Ndėrtimi i shpejtė i mureve nė kohė paqeje, ėshtė shumė ogurzi, sepse ai paralajmėron dhe ndjell konfliktin, luftėn, ndjell hatanė. Muret janė si minjtė e ngordhur qė paralajmėrojnė ardhjen e murtajės, kurse ura ėshtė tjetėr gjė: ėshtė simbol i bashkimit, i perspektivės sė hapur, i miqėsisė, simbol i qarkullimit tė lirė tė ideve. Nė dhjetorin e vitit 1990, ekspozimi i studentėve shembni shumė mure, mure me bedena, mure tė llahtarshėm tė lyer me gjak, por kjo nuk mjaftoi. Ėshtė e lehtė tė shembėsh pjesėn e dukshme tė murit, por, pėr fat tė keq, ata i kanė themelet nė thellėsi, nė mentalitetin tonė, prandaj nė secilin nga ne ka akoma mure tė shembur dhe ura pėr tė ndėrtuar. Tė krijohet pėrshtypja se ne si popull pėlqejmė mė shumė muret se urat. Tė jetė ky njė atavizėm qė vjen nga thellėsitė e shekujve, qysh nga koha e kėshtjellave? Po ashtu tė tėrheq vėmendjen fakti tjetėr se vetėm te ne u ndėrtuan bunkerė dhe nė asnjė vend tjetėr tė botės! Edhe bunkeri ėshtė njė variant surrealist i murit, i kėshtjellės, qė si metastazė kanceroze doli nga mjegulla e kohės dhe u diseminua nė trupin e Shqipėrisė. Ky mentalitet i kalasė qė nuk dorėzohet kurrė u stėrhollua edhe mė tej nga regjimi komunist 45-vjeēar. Dhe ka kėtu njė vazhdimėsi fatale: Nė mesjetė banorėt e kalasė sė rrethuar vdisnin nga uria, por, megjithatė, pėr tė gėnjyer armikun merrnin njė dhi e ushqenin me grurė dhe e hidhnin pėrtej mureve nė kampin e armikut. Kur ata shikonin se dhia, qė dukej si pelė e kishte stomakun plot me grurė, dekurajoheshin dhe e braktisnin rrethimin e kalasė. Kjo ėshtė njė legjendė, por e vėrtetė ėshtė kjo tjetra: Njė emisar i lartė i partisė nė vitet ‘80 niset nga kėshtjella pėr nė Meksikė, pėr njė konferencė ndėrkombėtare pėr ushqimin dhe u hodhi nė tribunė pelėn a dhinė e vrarė tė ushqyer mirė. Kur armiqtė e fėlliqur kapitalistė e panė se pelė-dhia e kishte barkun plot me grurė, u bindėn, ulėn harqet, shigjetat, ushtat dhe topuzėt dhe i dhanė njė ferman-dekoratė emisarit tonė. Ja kjo ėshtė njė legjendė realiteti qė ėshtė tregues i njė mėnyre tė veēantė tė tė menduarit, qė nga shekulli nė shekull paardhur duke u fryrė, duke u diversifikuar, nė vend qė ajo tė atrofizohej dhe t‘i lėshonte vendin njė ideje mė tė mirė, mė tė pėrparuar. Ka qė thonė se mentaliteti ndryshon shpejt, por kjo varet se ē‘pėrpjekje bėhen pėr ta ndryshuar atė. Unė, disa herė e kam menduar se pėr popullin tonė ishte njė katastrofė e vėrtetė qė nuk e kaloi atė periudhė 30-vjeēare qė ne e quajtėm "revizionizėm modern". Pėr vendet komuniste tė Evropės, me pėrjashtimin tonė, ajo qe njė periudhė zbutjeje, humanizmi dhe parapėrgatitje e shoqėrisė pėr ndryshimet e mėvonshme. Te ne sistemi nga inati mori drejtim tė kundėrt, u bė mė agresiv, mė i pamėshirshėm, por edhe mė megaloman, me pretendime pėr t‘i dhėnė mėsim gjithė botės. P.sh., ne nuk ishim aspak dakord qė vietnamezet dhe amerikanėt tė fillonin bisedimet pėr paqen, qė Kina tė merrej vesh me SHBA etj. Kjo ēoi nė izolimin e plotė tė vendit tonė. Nė kohėn kur vendet e tjera ish-komuniste bėnė njė zbritje tė butė me parashutė tė hapur nė tokėn e premtuar tė demokracisė, ne zbritėm si me parashutė tė mbyllur. Kjo ishte arsyeja pse, nė ndryshim nga vendet e tjera, ndėrtimi i sistemit, vetėm te ne u bė me djegie, shkatėrrime, vrasje, pasojat e tė cilave ndjehen edhe sot. Por rėndėsoi mė tė madhe ka fakti se nė pėrgjithėsi, klasa e re politike ka njė prapambetje pėrgatitjeje 30-vjeēare nė raport me vendet e tjera: ajo nuk arriti tė pėrvetėsojė mėsimet e tolerancės, tė komunikimit, tė respektimit tė mendimit alternativ, tė shtrirjes sė dorės. Megjithatė, mėsimet e demokracisė janė tė vėshtira pėr t‘u mėsuar jo vetėm te ne, por edhe nė vende tė tjera mė tė zhvilluara ish-komuniste. Krahasoni pėr shembull, shtrėngimin e dorės te shkallėt e Elizesė ndėrmjet Shirakut dhe Miteranit, mbas zgjedhjeve presidenciale nė Francė dhe mungesėn e shtrėngimit tė dorės ndėrmjet Valesės dhe Kvasanjevskit nė zgjedhjet presidenciale nė Poloni. Sidoqoftė, polakėt janė njė popull i civilizuar prandaj edhe u zhvilluan zgjedhje tė lira dhe demokratike. Ėshtė e vėrtetė qė mentaliteti ndryshon, por pėr kėtė duhet punuar qėllimisht, veēanėrisht kur akoma dominon mentaliteti i bunkerit, qė ėshtė formuar gjatė shekujve, si njė stalastikė prej ēeliku. Shikoni ē‘bėhet me partitė politike, organizatat dhe shoqatat, pothuajse tė gjitha ndahen dhe dyzohen. Sa po lind njė divergjencė nė vend qė tė merren vesh, tė dėgjojnė njėri-tjetrin, thėrrasin ustallarėt dhe ndėrtojnė njė mur, njė bunker dhe aty kakarisin dhe pjellin vezėt e pėrēarjes dhe tė mllefit. Ku ėshtė Guliveri qė t‘i ndajė dhe t‘i pajtojė ushtritė e Liliputėve? Kjo ėshtė arsyeja pse te ne sot ka akoma mure pėr tė shembur dhe shumė ura pėr tė ndėrtuar. Intelektualėt duhet tė luajnė njė rol shumė mė tė madh nė kėtė drejtim.
mekulipress | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com