Albatlanta

(Pa)perrgjegjeisa dhe (pa)aftesia e intelektualeve shqiptar ne diaspore
mekulipress


Mediat norvegjeze jo ralle cekin Kosovėn si ”djepi i kulturės serbe”, ”shpirti i Serbisė” dhe ”zemra” e kishės dhe mbretėrisė serbe. Kėto hipoteza mediat norvegjeze i mbėshtesin, ndėr tjerash, nė objektet ”kulturore” qė ortodoksėt serbė i kanė trasheguar nė Kosovė me shekuj. E, veqanerisht, ketu cetek me pompe, humbja e serbėve nė Gazimestanin e Kosovės nė vitin 1389.

Pohimet norvegjeze, na servohen si tė vėrteta tė padiskutueshme. Bile ka shume raste qe shqiptarėt paraqiten si njė popull parazit i cili vetėm ka perfituar nga serbėt. Ndodhe qe fotografia e shqiptarėve paraqitet si jo faleminderuese ndaj serbeve; sepse serbet paskan ndihmuar shqiptaret qoftė duke u viktimizuar ne lufte per shqiptarėt, apo pėr vlerat qė keta i paskan sjellė nė Kosovė.

Me kėto pohime nė mėnyrė direkte apo indirekte legjitimohen edhe masakrat, shkatėrrimet dhe vjedhjet nga shteti Serb. E themi kete sepse shqiptarėt paraqiten si njė popull pa vlera qė nuk e meriton dhe nuk ėshtė i aftė pėr tė udhėhequr njė vend. Padrejtėsitė dhe dhunimi kulturor qė u eshte bėrė shqiptarėve, shpeshherė, lihen anash. Jane dhelperake politikat serbe; me mjeshtėri imponojne qė padrejtėsitė ndaj tyre tė futen nė fokus te opinionit, dhe kėshtu perfitojne statusin e viktimės. Edhe pse sot ende ka me qindra shqiptare qė presin pėr ndonjė lajm mbi fatin e me te dashurve te tyre.

Kanė qenė dhe janė tė rrallė ata shqiptare qė kundėrshotjnė pohimet dhe mitet e tilla nė mesin e opinionit norvegjez. Pohimet mediatike norvegjeze "tjerren" dhe ”diskutohen” nė mesin e komunitetit shqiptar ne Norvegji. Por, tepėr shpesh, diskutimet dhe paraqitjet e fakteve mbahen te izoluara brenda rrethit lokal shqiptar; dhe ne kete menyre e drejta po na vidhet dhe historia para syve po na uzurpohet. Ndoshta ėshtė kjo pasojė e mos organizimit te pamjaftueshem te komunitetit shqiptar. Dhe, padyshim faji u mbetet te vetėquajturėve ”intelektual”. Jane keta intelektual qe nuk kane guximin te shkruajn dhe te thone mendimin e tyre si para opinionit norvegjez, e po ashtu edhe para opinionit shqiptar ne Ballkan.

Jane keta "belban" e pseudo intelektual te cilet jane te varfer nga shkenca dhe pajisja me diturine, andaj edhe ndoshta kane zgjedhur heshtjen qė mos t’ju zbulohet padijenia e tyre!
Si mund te vetequhet nje intelektual, kur deri me sot nuk ka analizuar, komentuar, kritikuar apo edhe vleresuar nje mendim dhe nje proces politik, si ne Norvegji e poashtu edhe ne Kosove?

Nė njėrėn anė, kjo ėhtė tejet qesharake, sepse lavdėratat e disa shqiptarėve pėr "titujt akademik", qė na i paskan, nuk kanė fund. Nė anėn tjetėr ėshtė e dėshpėrueshme dhe tragjike, sepse kėta tituj mbeten vetėm si stoli ne retoriken e tyre bajate. Nuk vijnė me asgjė tė re, me argumente dhe me fakte, pėr t’iu kundėrpergjigjur mediave norvegjeze e atyre shqiptare.

Me gjithė respektin pėr ata qė njė kohė kontribuan, e tė cilėt janė tė paktė, ata ka qene dashur te krijojne nje ”trashėgimi” qė nė rast tė tėrhjekjes sė tyre te befasishme tė vazhdojnė tė tjeret, dhe keshtu tė mos kishin lene nje ”zbrazėti intelektuale” per ti mbrojtur interesat e komunitetit dhe kombit shqiptar.

Po, eshte e vertet se gjdokush hyn me deshire dhe po ashtu largohet me deshire nga jeta publicistike dhe politike, por mendojme se ka vend per te gjithe ne keto caste dramatike qe po kalon kombi yne. Andaj ky shkrim le te jete edhe ftese per te gjithe ata qe deshirojne te thone dhe te shprehin mendimin e tyre ne lidhje me ecurite tona, qofshin politike, kulturore apo sociale. Mendojme se intelektualėt, me diploma e pa to, nuk do te duhej te shkelin ne principet e tyre. Pse tė mos e kemi njė bazė, prej tė cilės do tė pėrparonim hap pas hapi, nė vend se tė fillojme nga fillimi? Prandaj, pėrgjegjėsinė e mbanė i tėrė komuniteti shqiptar dhe nė radhė tė parė ata qė ishin ketu ”me te paret” dhe ata qe dikure „rrihnin gjoks” se ata jane zėdhėnės pėr kete komunitet. Sigurisht qė kjo kėrkon pėrkushtim tė madh, por asgjė nuk fitohet, krijohet dhe zhvillohet pa sakrifica e mund. Duhet investuar kohe.

Pėrderisa komuniteti i shqiptarėve nė Norvegji nuk organizohet dhe nuk e shfrytezon forcėn intelektuale dhe financiare, nė sytė e shtetit mė tė pasur nė botė, shqiptarėt veshtire se do tė kenė tė drejtėn, rrespektin dhe mbėshtetjen qe e meritojne; qoftė pėr t’u rrespektuar si shqiptar ne Norvegji, apo edhe per te fituar mbeshtetjen pėr tė krijuar shtetin e tyre.
mekulipress | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com