Albatlanta

Botohet nė SHBA libri i Fatos Tarifės ''To Albania, with love''

Kėto ditė u botua nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės libri i Fatos Tarifės “To Albania, with love" (Me dashuri pėr Shqipėrinė) . I shoqėruar nga njė parathėnie e gazetarit tė mirėnjohur amerikano-shqiptar Peter Lucas dhe nje pasthėnie nga sociologu i njohur amerikan Jay Weinstein, ky libėr pėrmbledh njė dokumentacion shumė tė pasur mbi marrėdhėniet diplomatike tė Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara tė Ameikės gjatė periudhės prill 2001 - maj 2005.

Botuesi i libri, University Press of America, ėshtė anėtar i konsorciumit tė madh botues Rowman & Littlefield Publishing Group. Libri “Me dashuri pėr Shqipėrinė” i Fatos Tarifės ėshtė vlerėsuar pozitivisht nė qarqe intelektuale dhe akademike nė SHBA.

Nė kopertinėn e pasme tė tij lexon kėto vlerėsime pėr librin dhe autorin e tij: “Pasioni dhe pėrkushtimi i Fatos Tarifės ndaj vendit tė tij, siē demonstrohet qartė nė librin “Me dashuri pėr Shqipėrinė”, mund tė pėrshkruhen vetėm si xhefersoniane. Ai ėshtė njė intelektual novator demokrat i kohėve moderne” (Dr. Richard Cameron, Webster University). “Fatos Tarifa ėshtė nga ata individė, tė cilėt kanė aftėsinė tė mėsojnė tė tjerėt pėrmes shėmbullit tė tyre ndėrsa mbetet gjithnjė i pėrkushtuar ndaj vendit tė tij.

Ka shumė arėsye tė cilat tė bėjnė tė jesh pesimist pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, por fatmirėsisht, Fatos Tarifa, me librin e tij “Me dashuri pėr Shqipėrinė”, mė ka bindur mua se tashmė ekziston njė shans pėr tė bėrė njė ndryshim tė madh nė historinė e ardhshme tė kėtij vendi” (Prof. Barbara Heyns, New York University). “Ėshtė thėnė se pėr shekuj me radhė Shqipėria ka qenė mė larg Europės se ē’ėshtė larg Europa nga Amerika.

Kjo pėrsėri mund tė jetė e vėrtetė. Nėse ėshtė kėshtu, libri “Me dashuri pėr Shqipėrinė” bėn shumė pėr ta shkurtuar kėtė distance” (Peter Lucas, gazetar veteran per Boston Globe dhe Boston Herald).

Libra tashme ndodhet per shitje ne versionin anglisht.

Ai mund te blihet edhe tek blej. com, site e njohur e shitjeve per shqiptaret ne Internet.
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com