Albatlanta

Godo: PD humbi nga korrupsioni, Berisha jashtė realitetit
Adi Shkėmbi
Kryetari i nderit tė PR analizon zgjedhjet e 18 shkurtit

Godo: PD humbi nga korrupsioni, Berisha jashtė realitetit

“Nėse janė 1000 kiandidatė pėr president, Fatos Nano nuk ėshtė njėri nga kėta”

Adi Shkėmbi

Partia Demokratike duhet tė lexojė mirė votėn e 18 shkurtit dhe tė mos e krahasojė atė me votėn e vitit 1992. Kryetari i nderit tė asamblesė sė Partisė Republikane, Sabri Godo u shpreh dje nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, se koalicioni i djathtė duhet tė pranojė faktin se ka humbur bashkitė e mėdha tė vendit, duke u bashkuar nė kėtė mėnyrė me qėndrimin e dy ditėve mė parė tė nėnkryetarit tė PD-sė, Bamir Topi.

Godo ėshtė i habitur nga qėndrimi i kryeministrit Berisha, i cili shpalli fitoren plebishitare nė tė gjithė vendin, duke e krahasuar atė me fitoren e vitit 1992. “Mė duket se ai ėshtė jashtė realitetit tė gjėrave. Nė 1992 unė kėtu kam qenė dhe kam marrė pjesė nė zgjedhje dhe e di qė atėherė 70% e shqiptarėve votuan pėr demokracinė. Kurse sot nuk kemi tė njėjtat raporte”, shprehet Godo. Sipas Godos tė gjithė duhet tė jenė pėrgjegjės pėr humbjen e bashkive tė mėdha, pėrfshi kėtu edhe kryeministrin dhe kryetarin e PD-sė, Berisha. I pyetur nė lidhje me ndryshimet nė qeveri Godo thotė se 4-5 ministra duhet tė lėnė postet e tyre, pasi nuk kanė pėrballuar me eficencė punėn nė kėto 18 muaj si dhe fushatėn e PD-sė, por pa pėrmendur emra konkretė. Ndėrsa pėr mundėsinė e kandidimit tė tij pėr president Godo ka mohuar gjithēka, duke thėnė se nuk ėshtė pjesė e aspiratave tė tij politike.

Zoti Godo si e vlerėsoni rezultatin e 18 shkurtit, ku Partia Demokratike megjithėse ka humbur nė 2/3 e vendit ka humbur bashkitė e mėdha? Mua mė duket se askush nuk mund tė flasė nė mėnyrė pėrfundimtare pėr kėtė ēėshtje dhe ėshtė krijuar njė lloj konfuzioni sepse tė dyja palėt pretendojnė njė fitore triumfale. Unė nuk mund tė pajtohem me atė qė thotė Berisha, se ai ka arritur njė fitore mė tė thellė se ajo e ‘92, kjo nuk u pėrgjigjet tė paktėn tė dhėnave qė disponojmė deri tani. Kėshtu si nuk mė duket se kanė tė drejtė tė majtėt, kur thonė se ne siguruam njė fitore frontale. Konfuzioni qė shkaktojnė deklaratat e tė dyja palėve tė ēon nė atė qė njė ambasador i njė vendi tė huaj mė pyeti dje kush ka fituar nė Shqipėri? Ēfarė t’i raportoj vendit tim? Pėr mua ėshtė njė humbje e partisė demokratike nė qendrat e mėdha urbane dhe jam dakord me Bamir topin, kur thotė se duhet parė edhe pesha specifike e njėsive ku fiton. Dihet se njė minibashki nė Tiranė ka po aq votues sa kanė 10 komuna me 2 mijė vota. Kjo anė nuk mund tė mbulohet duke thėnė se ne fituam mė shumė komuna dhe bashki tė vogla, kėshtu qė e djathta duhet tė pranojė kėtė realitet, tė analizojė dhe tė nxjerrė pėrfundimet e veta. Por ajo qė mė shqetėson mua mė tepėr ėshtė kjo zvarritje e grindje, tė cilat mė nė fund rėndojnė drejtpėrdrejtė mbi Shqipėrinė. Ishte njė gjė e mirė dhe u pajtova me deklaratėn e Berishės qė tha se fituam standardet dhe u shkėputėm nga zgjedhjet e kaluara, kurse sot ėshtė dita e 6-tė qė kanė mbaruar zgjedhjet dhe janė ndezur edhe mė tepėr sherret. Kjo tė ēon drejtpėrdrejtė nė atė qė jemi duke konfirmuar, deklarimin e Grunnet, se Shqipėria humbi njė shans. Unė nuk isha dakord kurrsesi me kėtė pėrfundim nė ditėt e para, por me kėtė qė po ndodh tani duket se po shkojmė drejt kėsaj dhe kjo ėshtė gjėja mė e keqe qė mund t’i bėjmė vendit. Meqenėse synojmė integrimin, integrimi bllokohet gjithandej nė rast se ne do tė vazhdojmė tė tėrhiqemi zvarrė me kėtė ēėshtjen e zgjedhjeve. Qė nga ‘97 PD-ja nuk e ka pranuar asnjėherė humbjen. Para 3 ditėsh kryetari i PD-sė, Berisha u shpreh pėr njė fitore plebishitare tė koalicionit tė djathtė. A jeni i habitur nga kjo deklaratė e tij? Mė duket se ai ėshtė jashtė realitetit tė gjerave. Nė 1992 unė kėtu kam qenė dhe kam marrė pjesė nė zgjedhje dhe e di qė atėherė 70% e shqiptarėve votuan pėr demokracinė. Kurse sot nuk kemi tė njėjtat raporte. Pėr mua ka rėndėsi me tė vėrtete atje ku palėt fituan nė maxhoritar dhe ėshtė njė element qė duhet marrė parasysh, por ėshtė po aq me rėndėsi tė dihet se sa vota ka marrė nė proporcional secili, dhe pėr kėtė tani duhet tė presim qė KQZ-ja tė thotė fjalėn e tij tė fundit. Zgjedhjet lokale falė toneve tė pėrdorura nė fushatė u kthyen nė zgjedhje tė mirėfillta politike veēanėrisht nė Tiranė. A ka pėrgjegjės konkret nė PD pėr humbjen e kėtyre zgjedhjeve?

Doemos qė pėrgjegjėsitė vijnė shkallė-shkallė sipas vendeve qė zė secili nė drejtimin e politikės sė njė partie, por them se askush nuk mund ta heqė veten mėnjanė dhe tė thotė qė unė bėra ēmos dhe faji u mbetet tė tjerėve. Ky ėshtė njė gjykim primitiv qė nuk tė ēon nė asnjė vend dhe duhet qė nė PD tė mbajnė pėrgjegjėsi sė bashku pėr humbjen e zgjedhjeve nė gjithė qytetet e mėdha me pėrjashtim tė Shkodrės dhe kėsaj pėrgjegjėsie nuk i shmanget as Berisha qė ėshtė nė krye, nė asnjė mėnyrė. Si e komentoni deklaratėn e tė majtėve pėr protesta popullore nėse do tė rikthehet votimi nė disa bashki?

Pashė kėtė deklaratėn qė bėnė 4 liderėt e sė majtės, me Gjinushin qė mungon dhe qė thuhet pėr arsye shėndetėsore. Ajo ishte njė lloj kėrcitje e dhėmbėve nga ana e tyre qė thonė se po nuk bėtė kėshtu si themi ne, ne do tė dalim nė rrugė. U fol pėr barrikada etj, mua mė duket se kėta liderė fryjnė veten e tyre mė tepėr nga ē’duhet, sepse po tė nisen me tė vėrtetė tė organizojnė barrikada ėshtė e vėshtirė tė gjejnė njerėz qė t’u shkojnė nga mbrapa. Veē kėsaj thanė qė do tė nxjerrin edhe Berishėn nga zyra. Unė them se Berisha ka hyrė atje me votėn e popullit dhe mund tė dalė andej vetėm me zgjedhje tė lira ose me dėshirėn e tij. Pas rezultatit tė kėtyre zgjedhjeve janė shtuar gjithmonė e mė shumė zėrat pėr ndryshime nė qeveri. Ju personalisht a jeni pėr njė rokadė nė krye tė qeverisė apo pėr ndryshim tė disa ministrave nga ana e kryeministrit Berisha?

Ajo qė duhet tė bėjė Berisha sipas meje tani, ėshtė qė me tė vėrtetė duhet tė bėjė njė rikompozim tė qeverisė. Ai duhet tė heqė 4-5 ministra qė nuk treguan efiencė nė kryerjen e detyrave, mbase pėr kėtė nuk kanė dhe aq faj se ėshtė e para herė qė merrnin mbi supe njė pėrgjegjėsi shtetėrore. Ky ėshtė mesazhi i parė qė duhet tė japė, ky do tė ishte njė konsolidim i qeverisjes sė tij. Ai duhet nė tė njėjtėn kohė tė ndryshojė metodėn e drejtimit tė Kėshillit tė Ministrave, qė ai tė jetė njė ekip qė tė punojė kolektivisht, ku secili ministėr tė japė atė qė mundet. Nė qoftė se nė Kėshillin e Ministrave shkohet vetėm pėr tė dėgjuar atė qė ka pėr tė thėnė Berisha dhe tė merren detyrat qė jep ai, atėherė qė doemos qė ministrat mbeten disi tė paralizuar. Duhet tė ndryshojnė shumė gjera tė tjera qė kanė rėndėsi themelore. Duhet qė medoemos tė shikojmė njė strategji tė qartė pėr luftėn ndaj korrupsionit, tė korrupsionit tė kaluar falė tė cilit erdhi nė fuqi Berisha, dhe tė korrupsionit qė sipas meje po zhvillohet tani brenda administratės qė ka krijuar Berisha, mbase jo nė qendėr por nė periferi. Ky ishte njė nga faktorėt qė penalizuan nė zgjedhje PD-nė, pasi njerėzit shikojnė qė iku njė drejtor dogane ose njė shef i hipotekės qė vidhte dhe erdhi njė tjetėr qė vjedh po ashtu. Atėherė njerėzit nuk shkojnė tė votojnė ose votojnė kundėr. Kėsaj duhet t’i kushtojė vėmendjen mė tė madhe sipas meje Berisha. Duhet njė strategji bindėse dhe e qartė pėr luftėn ndaj korrupsionit dhe kujdesin qė duhet tė bėjė ndaj lindjes sė korrupsionit brenda vetvetes. Ashtu siē duhet medoemos tė promovohen reforma nė zhvillimin ekonomik, nuk mund tė vazhdojmė tė gjendje tė tillė, kur biznesi mbetet thuajse i paralizuar. Janė njė seri gjėrash qė duhen bėrė me ngut pėr tė nxjerrė vendin nga kjo gjendje dhe nėse e djathta do qė tė konsolidojė atė qė arriti nė 3 korrik tė mbarojė mandatin me sukses dhe tė kėrkojė njė mandat tjetėr. Megjithatė unė them se rezultati i 18 shkurtit duhet tė diskutohet brenda koalicionit pėr tė cilin mund tė them se nuk po funksionon. Pas fitores sė kėtyre zgjedhjeve opozita ka tė drejtė tani qė tė vėrė kushte pėr presidentin. Ju a e konsideroni veten ende njė kandidat pėr president?

Unė dėshiroj tė mos mė bėhet mė kjo pyetje e mėrzitshme pasi edhe mė parė kam thėnė qė nuk pėrgjigjem mė, meqenėse e kam thėnė nė mėnyrė tė qartė qė unė nuk kam njė aspirim tė tillė dhe nuk jam kurrsesi kandidat. Nuk e di se sa herė duhet ta pėrsėris kėtė qė gazetarėt tė mė besojnė mė nė fund se kėsaj here po them tė vėrtetėn. Pas kėtyre zgjedhjeve a ka mė mundėsi Nano tė jetė president i vendit? Pėr mua Nano ka dalė nga politika pėrfundimisht. Kandidimi i Nanos pėr president ėshtė jashtė diskutimit. Unė them se kėtu mund tė bėhen 1000 njerėz tė tjerė kandidat pėr president dhe Nano tė jetė jashtė kėtyre tė 1000. Nano bėri njė farė lėvizje tani dhe nuk e di seē donte tė arrinte me atė, bėri gjoja njė gjysmė fushate nė favor tė socialistėve dhe atje ku e bėri kėtė fushatė humbi. Kjo fitore e Ramės nė akordancė nė radhė tė parė me Metėn dhe me aleatėt e tjerė mė duket se i tha qartė Nanos se koha e tij tashmė ka kaluar. Me tė vėrtetė ai mund tė vazhdojė tė bėjė turizėm, por tani pėr tani ai nuk ka asnjė shans pėr t’u rikthyer nė politikė dhe nėse tenton do tė jetė njė pėrpjekje me tė vėrtetė e mjerė, qė nuk do ta nxjerrė nė asnjė vend. Kurse pėr kandidimin e tij unė e kam thėnė edhe mė parė, e kam kundėrshtuar atė mendim se mund tė pėrkrahet nga Berisha, megjithėse shumė gjėra treguan se njė eventualitet i tillė mund tė ngjante por me atė Berisha do tė shkatėrronte veten pėrfundimisht nėse do ta pėrkrahte.

Mė duket se Berisha ėshtė jashtė realitetit tė gjerave. Nė 1992 unė kėtu kam qenė dhe kam marrė pjesė nė zgjedhje dhe e di qė atėherė 70% e shqiptarėve votuan pėr demokracinė. Kurse sot nuk kemi tė njėjtat raporte

Berisha duhet tė heqė 4-5 ministra qė nuk treguan efiencė nė kryerjen e detyrave, mbase pėr kėtė nuk kanė dhe aq faj se ėshtė e para herė qė merrnin mbi supe njė pėrgjegjėsi shtetėrore.



Nėnkryetarja e PD shprehet se e djathta ka fituar nė territorin e vendit Topalli: E kisha shumė pėrzemėr fitoren nė Tiranė

Nėnkryetarja e Partisė Demokratike, Jozefina Topalli ka folur dje pėr herė tė parė pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit.
Gjatė njė interviste nė Televizionin Publik Shqiptar ajo ka shprehur keqardhjen pėr humbjen e Bashkisė sė Tiranės, megjithėse i ka mėshuar faktit se koalicioni i djathtė rezulton tė jetė fitues nė tė gjithė vendin. Topalli shprehet se koalicioni i djathtė do tė mbajė tė gjitha premtimet e dhėna nė kėtė fushatė elektorale si nė bashkitė dhe komunat ku kanė fituar demokratėt ashtu edhe nė ato njėsi vendore tė fituara nga opozita. Sipas nėnkryetares sė Partisė Demokratike nė kėto momente duhet bėrė njė analizė si pėr fitoren ashtu edhe pėr humbjen e bashkive tė mėdha. “Sigurisht qė nuk na vjen mirė, pasi unė e kisha shumė pėrzemėr Tiranėn qė tė drejtohej nga koalicioni i djathtė, megjithatė pavarėsisht nga kjo pluralizmi ėshtė bėrė pėr t’u respektuar. Mendoj se tė gjitha premtimet qė ne kemi bėrė nė qendrat kryesore janė bėrė pėr t’u respektuar dhe realizuar nė tė gjitha qendrat e mėdha. Mendoj se nė kėto momente ku jemi nė pėrfundim tė nxjerrjes sė rezultateve them se ėshtė shumė e rėndėsishme tė lexohet me tė njėjtin seriozitet si fitoja aty ku ėshtė e pritur, si shtrirja nė tė gjithė territorin, por me tė njėjtin seriozitet dhe me shumė pėrqendrim tė shohim se ēfarė defektesh kemi pasur dhe ēfarė duhet tė shikojmė ndryshe nė qytetet e mėdha ku nuk kemi gjetur rikonfirmim”, shprehet Topalli. Megjithatė pavarėsisht keqardhjes se Tirana do tė qeveriset edhe pėr katėr vitet e ardhshme nga kreu i PS-sė, Edi Rama, nėnkryetarja e demokratėve nuk anashkalon shifrat e votimit nė tė gjithė vendin, shifra kėto qė nxjerrin fitues Partinė Demokratike dhe koalicionin e djathtė. Sipas Topallit, duke iu referuar kėtyre shifrave rezulton se kandidatėt e djathtė kanė marrė 80 mijė vota mė shumė se kandidatėt e majtė, ndėrkohė qė “Aleanca e madhe” ka marrė mė shumė bashki dhe komuna se koalicioni i majtė. “Pėrsa i pėrket diferencave tė fitores konstatoj se PD-ja ka fituar nė tėrėsinė e territorin e Shqipėrisė. Dhe kėtė po ta shohėsh nga kėndvėshtrimi matematik e gjen qoftė nė numra, qoftė nė pėrqindje, e gjen nė tėrėsinė e bashkive dhe komunave. Nė 47% tė bashkive nė 59% tė komuna. Po tė shohim si numėr votash tė publikuara deri nė momentin qė flasim nga KQZ, votat e marra nga kandidatėt, diferenca ėshtė deri nė 80 mijė vota nė favor tė bllokut tė djathtė”, shprehet mė tej Topalli.

Ndryshimet nė qeveri
Njė nga pėrkrahėset e qėndrimit tė kryeministrit Berisha pėr tė mos bėrė ndryshime para zgjedhjeve lokale, pavarėsisht konfigurimeve tė reja nė parlament, nėnkryetarja e PD-sė Topalli thotė se ky ėshtė momenti i duhur pėr tė bėrė kėto ndryshime. Topalli shprehet se PD-ja do t’i pėrmbahet marrėveshjeve tė nėnshkruara me partitė aleate, duke konfirmuar hyrjen nė qeveri edhe tė PDK-sė. “Pėrpara se tė zhvilloheshin zgjedhjet lokale, kryeministri Berisha ka paralajmėruar shqiptarėt dhe i ka informuar se edhe duke respektuar marrėveshjet me partitė aleate do tė bėjė njė rishikim tė kabinetit tė qeverisė. Por unė mendoj se kjo vjen nė momentin e duhur. Nė momentin kur kėrkohet mė shumė vazhdimin me ritme mė tė shpejta tė reformave tė nevojshme nė procesin e integrimit qoftė nė NATO, qoftė nė procesin tonė tė plotėsimit tė kėrkesave qė burojnė nga MSA. Pra ky do tė jetė njė moment tjetėr pėr tė dhėnė njė ritėm tė ri tė qeverisjes pėr tė vazhduar me sukses reformat”, thotė Topalli.

Kryetari i PDR-sė u shpreh dje se partia e tij ka dyfishuar numrin e kėshilltarėve
Pollo: Ndryshimet nė qeveri, nė tryezėn e koalicionit “Ato duhet t’i shėrbejnė pėrshpejtimit tė reformave qė kanė nisur”
Kryetari i Partisė Demokrate tė re, Genc Pollo tha dje nė njė konferencė pėr shtyp se tė gjitha ndryshimet qė duhen bėrė nė kabinetin qeveritar, duhet tė bėhen duke u diskutuar mė parė nė konferencėn e partive tė koalicionit tė djathtė dhe duhet t’i shėrbejnė pėrshpejtimit tė reformave. Ky ishte reagimi i parė i Pollos pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit, ku partia e tij ka marrė rreth 5% tė votave nė shkallė vendi. “Ndėrsa i urojmė punė tė mbarė kryetarėve tė bashkive dhe komunave si dhe kėshilltarėve bashkiakė e komunal qė u shpallėn fitues do tė thoja sėrish se maxhoranca e djathtė ka njė mandat katėrvjeēar. Mendoj se ēėshtja e ndryshimeve nė qeveri ka qenė diēka e shpallur mė parė. Detajet nuk ka pse tė thuhen tani. Ēdo ndryshim qė do tė bėhet dhe do tė diskutohet nė konferencėn e partive tė koalicionit duhet t’i shėrbejė pėrshpejtimit tė reformave tė nisura dhe shpjegimit mė efikas tė tyre. Besoj qė edhe kryeministri Berisha e sheh nė kėtė mėnyrė ēėshtjen”, u shpreh Pollo. Duke iu rikthyer rezultatit tė 18 shkurtit, Pollo u shpreh se PDR-ja ka arritur rezultate mė tė mira se nė zgjedhjet e kaluara, duke arritur tė pėrfaqėsohet nė tė gjithė Kėshillat Bashkiakė dhe komunalė tė vendit. “Partia Demokrate e Re ka arritur njė rezultat shumė tė mirė nė kėto zgjedhje dhe jo vetėm qė ka dyfishuar numrin e kėshilltarėve tė saj, por dhe ėshtė rikonfirmuar nė nivelet e saj mė tė larta. Kjo falė punės sė kandidatėve tė saj, aktivistėve tanė, votuesve tė cilėt duhet t’i falėnderoj pėrzemėrsisht. Gjithashtu kemi fituar shumicėn e bashkive dhe komunave ku kandidatėt e koalicionit vinin nga PDR-ja”, tha Pollo. Gjatė ditėve tė fundit aleattėt e Partisė Demokratike kanė kėrkuar ndryshime nė qeveri, pas humbjes sė koalicionit tė djathtė nė bashkitė mė tė mėdha tė vendit. Kėshtu kreu i PR-sė, Fatmir Mediu dhe sekretari i pėrgjithshėm i PBDNJ-sė, Leonard Solis janė shprehur pro ndryshimeve nė qeveri duke i cilėsuar ato si tė domosdoshme.
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com