Albatlanta

Filozofia e daljes nga njė epokė
nga Astrit Lulushi

Megjithėse viti 1990 ka hyrė nė histori si periudha e pėrmbysjes sė komunizmit apo si kufiri midis dy epokave, jeta vazhdon e rrethuar nga pikėpamje e mendesi kryesisht tė vjetra. Nė fakt, nė disa raste ėshtė vėshtirė tė dallohet fillimi i epokės sė re ashtu edhe identifikimi i fundit tė sė vjetrės.

Nė shekullin e XVI, Evropa kishte mbėrritur nė kufirin "qui-fines" e errėsirės. Pėrtej kėtij muri imagjinar ndodhej drita, ndriēimi (Iluminizmi). Ēeshtja ishte si tė arrihej atje.

Filozofi britanik Tomas Hobs (1588-1679) thoshte se shoqėria ėshtė si njė makinė gjigande. Kur bota shikohet e tillė, ateherė ajo mund te drejtohet a pėrdoret pėr tė mirėn e njeriut, nė tė njėjtėn mėnyrė si edhe makina.

Sipas Hobsit, njeriu nė gjendjen e tij natyrale pėrpiqet vetėm pėr interesin e tij, pėr tė kėnaqur veten dhe nje individualizėm i tillė ēon nė luftė a konflikt. Kjo ėshtė gjendja e tij e natyrėshme dhe “tė ndjesh gjithmonė tė njėjten gjė ėshtė njėsoj si tė mos ndjesh asgjė”, thoshte ai, “prandaj njerėzimi ishte mė mirė tė jetonte me liri tė kufizuara sesa nė anarki tė plotė”.

Edhe filozofi holandez Baruk Spinoza (1632-1677) besonte se njeriu ėshtė i prirur drejt vet-ruajtjes dhe pėrderisa nuk ėshtė nė gjendjė ta arrijė kėtė nė kushte izolimi, ai krijon grup, shtet, komb qė nepermjet nje te ashtuquajture “kontratė shoqėrore” mund tė qeveriset nė tre forma; mbretėri (pushtet i individid), aristokraci (pushtet i njė pakice tė privilegjuar, dhe demokraci (pushtet i pėrfaqėsuesve tė zgjedhur). Por ndėrsa Hobsi mendonte se monarkia ishte forma mė e mirė qeverisėse, Spinoza kėmbengulte se demokracia ishte mė e suksesshme.

Ndėrsa, filozofi anglez, Xhohn Loku (1632-1704) iu pėrqas kėsaj ēėshtjeje nga njė drejtim krejt i ri. Ai thoshte se njeriu lind me mendje tė zbrazėt (tabula rasa) pa asnje ide a ndjesi dhe truri i tij fillon tė mbushet me koncepte e imazhe kur provon ndjenjat e shijes, nuhatjes, dėgjimit, prekjes dhe veēanėrisht shikimit. Si rrjedhim tė gjithė njerėzit lindin me aftėsi tė barabarta dhe sė sjellja dhe zhvillimi i njė individi a shoqėrie varet nga mjedisi ku jeton.

Nisur nga kjo, Loku mendonte se mbi ēdo gjė tjetėr, arsimi ishte pėrgjegjės pėr krijimin e karakterit moral dhe intelektual tė individėve. Ndryshe nga Hobsi, Xhon Loku besonte se pėrderisa tė gjithė njerėzit vinin nė kėtė jetė me aftėsi tė barabarata, kjo do tė thoshte se pabarazia ishte rezultat i panatyrėshėm i mjedisit ku njeriu ishte i detyruar tė jetonte dhe kjo ėshtė arsyeja, qė njerėzit janė tė prirur (instinktivisht) tė ruajnė e mbrojnė barazinė dhe pavarėsinė, pasi kėto jane aspekte tė natyrės sė tij njerėzore.

Pėr Lokun, njerėzit hyjne nė kontratė shoqėrore vetėm pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet midis individėve e grupeve dhe se fuqia absolute ėshtė njė zhvillim jo i natyrshėm nė historinė njerėzore dhe pėrbėn shkelje tė kėsaj kontrate. Qėllimi i autoritetit ėshtė mbrojtja e barazisė dhe lirive mes individėve dhe kur ky pushtet heq dorė nga kujdesi pėr mirėqėnien, pavarėsinė dhe barazinė e tyre, kontrata quhet e anuluar.

Xhon Loku i botoi kėto ide nė Two Treatise, menjėherė pas revolucionit tė vitit 1688 ne Britani; ngjarje qė ka hyre ne histori si “revolucioni pa gjak” dhe qė i dha fund pushtetit absolut tė mbretit Xhejms i dyte duke i hapur rrugen zhvillimit tė demokracisė parlamentare ne Britani.
Vendlindlja | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com