Albatlanta

''Ēėshtja shqiptare'' e parė nga lart
Edlira Gjoni
Pėrqendrimi i pasurisė dhe pushtetit tek njė rreth tmerrėsisht i ngushtė njerėzish, nuk ka gjasa tė prodhojė stabilitet afatgjatė nė Shqipėri”. Ky pėrfundim shkruhet pas 18 kapitujsh tė detajuar mbi ēėshtjen shqiptare nga publicistėt britanikė James Pettifer dhe Miranda Vickers nė botimin e tyre tė fortė “The Albanian Question” (Ēėshtja Shqiptare).

Pėrveē thirrjes akute pėr tė hequr dorė nga centralizimi dhe pėr tė shtuar pėrpjekjet pėr uljen e varfėrisė e ngushtimin e mundėsive, ky libėr i botuar vetėm pak javė nė New York dhe Londėr sjell njė fytyrė tė re tė Shqipėrisė, ēėshtjes, njerėzve dhe tė ardhmes sė saj. Me njė shtjellim shumė tė hollė tė ndodhive shqiptare qė nga 1997 deri mė sot, autorėt qė kanė raportuar vetė nga terreni si nė Shqipėrinė e kallashnikovėve, ashtu edhe nė luftėn e Kosovės, shfaqin pėrgjatė gjithė librit njė mbėshtetje tė ekzistencės shqiptare me shumė sesa shqiptarėt vetė. Nė njė skeleton tė menduar thellė dhe tė kopsitur me shumė kujdes pėr gjashtė vite me radhe, Pettifer dhe Vickers (qė janė njohės shumė tė mirė tė ēėshtjes shqiptare dhe autorė edhe tė librave tė tjerė nė lidhje me tė), sjellin fakte tronditėse dhe tė vėrteta qė tė detyrojnė tė lexosh fjali dhe paragrafe tė tėra mė shumė se dy herė. Parė nga kėndvėshtrimi i stėrholluar, skeptik, i pėrmbysur, i arrirė, i kuptuar dhe mė nė fund edhe i rafinuar i kėtyre dy autorėve, ėshtė tronditėse tė lexosh e zeza mbi tė bardhėn se nė vitin 1999, nė Budapest qenka ngritur njė grup amerikano-anglez pėr tė formuluar tė ardhmen e Serbisė sė re, brenda sė cilės Kosova do tė jetė e detyruar tė bėjė pjesė. E gjitha kjo u bėka nė emėr tė “luftės kundėr Islamizmit nė Ballkan” dhe ėshtė pėrgatitur qė tė bėhet realitet nėpėrmjet njė “strategjie komplekse dhe tė sofistikuar pėr ta mbajtur me ēdo kusht Kosovėn pjesė tė Serbisė”.

Sipas autorėve, zemra ku gatuhen konspiracitė kundėr Kosovės ėshtė Londra me orbitėn e saj serbofile brenda qeverisė dhe me dėshtimin britanik dhe amerikan pėr tė kuptuar qartė natyrėn komplekse, fleksibėl dhe policentrike tė nacionalizmit modern shqiptar. Politika shqiptare sipas Vickers dhe Pettifer ėshtė manipuluar rėndė nga shtetet e huaja, dhe vendi ka bėrė regres nė mėnyrė konstante si pasojė e paqartėsive tė politikave dhe njerėzve qė i binden ose jo asaj nė Shqipėri.

Akoma mė befasuese ėshtė tė lexosh tė publikuar hapur se vendimet e qeverisė serbe (tė re apo tė vjetėr), janė vetėm bartėse tė politikave tė kontrolluara dhe tė orientuara nga francezėt dhe britanikėt, kurse nė Tiranė merren gjithmonė e mė pak vendime qė prej janarit tė vitit 1997, qė cilėsohet si “viti i fundit i funksionimit tė regjimit tė Berishės”. A ėshtė fjala pėr tė njėjtin Berishė qė kėrkon rikthimin e “tendencave tė tij autoritare” duke kėrkuar me ēdo kush fitoren nė secilėn prej komunave e bashkive tė Shqipėrisė? Kjo nuk do tė ishte e vėrtetė vetėm nėse ka dy njerėz politikė nė Shqipėri qė e kanė emrin Sali Berisha.

Nėse frika ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės sipas Pettifer dhe Vickers qėndron tek fobia pėr avancim tė myslimanizmit nė Ballkan, tek ideja e gabuar se ėshtė Serbia ajo qė pėrbėn kyēin e progresit ekonomik nė rajon dhe se ambiciet serbe pėr hegjemoni janė mė legjitime sesa ato shqiptare, frika dhe skepticizmi shqiptar ndaj planit tė Athisarit do tė jenė njė bumerang fatkeq pėr Kosovėn. Zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė saj do tė jetė me sa duket njė vendim modern ambasadorėsh qė nuk jetojnė mė nė 1913-ėn, por nė vitin 2007. Kėshtu quhet nė libėr edhe konferenca e Rambujesė qė pėrkthyer trashė nga diplomacia dredharake e fuqive tė mėdha, emėrtohet nga Vickers dhe Pettifer si “kėrkesė pėr tė ē’armatosur kosovarėt jo vetėm nga armėt, por edhe nga ėndrra e tyre pėr pavarėsi”.
Nė libėr, ēėshtja e Kosovės cilėsohet si dhembra e Akilit nė luftėn e pashprehur pėr tė lejuar hegjemoninė serbe (dhe influencėn ruse), apo Kosovėn e pavarur dhe serinė e pafund tė problemeve qė ajo mund tė gjenerojė mė pas me Ēamėrinė, shqiptarėt e Maqedonisė, tė Malit tė Zi dhe idenė e pambėshtetur pėr njė Shqipėri tė madhe(me lėkundje tė madhe mbėshtetje amerikane, kundėrshti franceze dhe apati greke apo italiane). Edhe pse kėto politika nuk janė mbėshtetur asnjėherė nga asnjė qeveri shqiptare, skeptizimi perėndimor duket se po mban peng pėr njė kohė tė patolerueshme tė ardhmen e njė kombi tė tėrė, pėr interesa qė janė ndarė qė nė vitin e largėt 1913.

Nė kornizėn e bindjes sė plotė ndaj kėsaj teorie, dy autorėt e shtjellimit tė ēėshtjes moderne shqiptare, Vickers dhe Pettifer sjellin edhe perceptime tė reja pėr dy figurat kryesore qė kanė mbajtur peng apo i kanė hapur rrugė zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje: Fatos Nano dhe Sali Berisha. Sipas autorėve britanikė, ndikimi dhe presioni i huaj mbi kėta politikanė nė periudhat e tyre respektive tė ushtrimit tė pushtetit, sjellin herė imazhin e hershėm tė politikės pro-sllave tė Sali Berishės si kryeministėr, e herė si mbrojtės tė flaktė tė ēėshtjes kosovare dhe beniamin tė tyre vite mė pas, kur ai ishte nė opozitė. Nga ana tjetėr, qėndrimi dėnues ndaj takimit tė Nanos me Millosheviēin nė Kretė dhe politika e hapur pro-greke e kryeministrit tė atėhershėm, kritikohet po me aq zjarr sa mbrohet zgjuarsia e tij pėr tė marrė vendime tė menēura politike pėr tė mos e lėnė vendin tė rrėshqiste sėrish nė kaos nė disa raste qė rreziku u paraqit.

Autorėt pėrshkruajnė me njė admirim tė shprehur dendur nėpėr libėr maturinė dhe rolin kyē tė ish-presidentit Mejdani. Ndėrkohė ata ofrojnė njė pėrshkrim pa nota tė figurės shumėngjyrėshe tė zotit Berisha duke pėrmendur edhe dhuratat e tij pėr ish-kryeministrin britanik John Major qė Vickers dhe Pettifer pretendojnė se janė vjedhur nė Muzeun Historik Kombėtar. Vėmendje tė menjėhershme tėrheq analiza e bėrė pėr fakset dhe deklaratat ēuditėrisht tė detajuara, tė sakta dhe me anglishte tė shkėlqyer qė janė dėrguar nga zyrat e PD-sė vetėm 20 minuta pas vrasjes sė Azem Hajdarit.

Po kaq tė fuqishme janė pėrfundimet e nxjerra pėr influencėn e madhe dhe tė pakontrolluar greke sa herė qė nė pushtet ėshtė Fatos Nano, apo edhe pėrcaktimet e referuara ndaj tij si “drug and drinking addicted”, emėrtime qė i kanė vėnė nė gojėn e Sali Berishės, por i kanė pėrforcuar edhe nė faqe tė mėvonshme si referime tė bėra ndaj Nanos nga politikanė tė tjerė jo-shqiptarė.

Duke i quajtur zhvillimet politike dhe ekonomike nė Shqipėri si zhvillime tė bazuara nė iluzione, dy autorėt e librit “The Albanian Question”, vėnė njė pikėpyetje tė madhe mbi rėndėsinė e politikės shqiptare, mbi vėrtetėsinė e bėrėsve tė saj, dhe mbi ironinė qė shpėrndahet nė prag tė zgjedhjeve lokale, qė duken si pikė nė oqean pėr ekzistencėn dhe vazhdimėsinė e kuptueshme tė ēėshtjes shqiptare.
Tirana Observer | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com