Albatlanta

Gjendja e Kombit Shqiptar
Joseph J. DioGuardi
Gjendja e Kombit Shqiptar

Gjendja e Kombit Shqiptar

 

Shkruan: Joseph J. DioGuardi

 

Mė 20 janar tė kėtij viti, tek po qendroja nė Kapitol Hill sė bashku me Bordin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ku po e pėrcjellnim presidentin Bush ndėrsa mbante fjalimin e tij vjetor para kombit, gjatė tė cilit ai erdhi nė pėrfundim se shteti i kombit tonė ėshtė i fuqishėm, mua mė shkonte mendja tek kushtet e mjera ekonomike, politike dhe shoqėrore qė po vazhdojnė tė rendojnė  mbi supet e shtatė milionė shqiptarėve qė jetojnė pėrkrah njėri-tjetrit nė gjashtė jurisdiksione politike tė Ballkanit.  Pėr njė ēast mendova me vete a thua sikur tė ishin kėtu sot e tė dėgjonin atė qė po e shihnja dhe dėgjoja unė, si do ta kishin vlerėsuar gjendjen e kombit shqiptar nė kontekstin ekonomik dhe politik tė botės sė sotme, Gjergj Kastrioti dhe Fan Noli?  

 

Nuk kam as mė tė voglin dyshim se Kastrioti dhe Noli do tė vinin nė pėrfundim se gjendja e kombit shqiptar sot ėshtė e mjerė. Dhe kjo jo sepse shqiptarėt si individė dhe familje nuk janė tė fuqishėm, pėrkundrazi janė shumė tė fuqishėm dhe kjo ėshtė madje vetė arsyeja qė u ka mundėsuar atyre t'u bėjnė ballė e t'i mbijetojnė tė 2300 vjetėt e agresionit dhe okupimeve tė huaja, tė renditura mė poshtė:

 

Historik i okupimeve dhe i rezistencės shqiptare

Nga Perandoria romake e deri nė shekullin 21

 

Periudha                       Vendi                      Agresori                      Simboli i Rezistencės

 

300-100 PK                   Ulqini                     Perandoria Romake     Mbretėresha Teutė

 

1443-                              Kruja                      Turqit otomanė Gjergj Kastrioti

 

1878-1912                      Plava-Gucia          Sllavėt malazezė           Ali Pashė Gucia

 

28 nėntor, 1912             Vlora                      Fuqitė e Mėdha            Ismail Qemali

 

1913                               Qafa/Gostivar       Sllavėt vendės & Serbėt   Sulltane Saliu

 

1920-tat                         Drenica                  Serbėt                             Shota dhe Azem

                                                                                                              Galica          

 

1920-tat-1930-tat         Shqiptarėt nė         Pėrzėnia nga Serbėt      Fan Noli        

                                      Ballkan                   pėr nė Turqi                                           

                          

1944-                             Ēamėria                  Greqi                              Ēamėt

 

1945-                             Tivar                       Serbėt & Malazezėt      Azem Hajdini

 

1947                              Tiranė                      Stalinizmi/Hoxha          Pjetėr Arbnori

 

1956-                            Lugina e Preshevės  Serbi                                   Kosovarėt

 

1974-1980                     Beogradi                    Komunizmi/Tito               Adem Demaēi

 

1981-1989                     Prishtina                   Komunizmi/                         Studentėt

                                                                         Millosheviqi     

 

1990-1997                      Kosova                     Milosheviqi/                       LDK/LQSHA

 Ushtria serbe

1998-                              Prekaz, Drenicė       Serbia                                Adem Jashari

 

1998 -                             Washington            Lobet greke, serbe             LQSHA dhe 

                                                                        dhe ruse                              lobi ēifut

 

1998-1999                      Kosova                    Milosheviqi/                       UĒK/LQSHA

Ushtria serbe

                                   

2000-2004                      Kosova                    Beogradi dhe                      LQSHA/Seanca

                                                                        aleatėt e tij                         dėgj. 28

                                                                                                                    Lantos/Hyde      

 

                                

Tė huajt qė e njohin agresionin brutal dhe okupimet e panumėrta tė tė huajve nė njėrėn anė dhe rezistencėn e guximshme shqiptare nė anėn tjetėr, gjatė dy mijėvjeēarėve tė shkuar mund tė numėrohen nė gishta. Por, pėr ligjet ndėrkombėtare, historia nuk ėshtė mjaftė qė ta arsyetojė pavarėsinė e Kosovės dhe sjelljen e drejtėsisė nė vend pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan.  Ngritja e ēėshtjes dhe kėrkesave tė tilla nė Washington dhe nė parlamentet e mbarė botės, varet nga populli shqiptar nga lutjet dhe dėshmitė e tij para SHBA-ve dhe nga vetė interesi ndėrkombėtar pėr njė Evropė paqėsore dhe stabile.

Dhe kjo ėshtė pikėrisht ajo qė Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane po e bėn qė nga themelimi i saj kėtu e pesėmbėdhjetė vite mė parė, si vazhdimėsi e punės qė e pata filluar si kongresmen nė vitin 1986 dhe mė pas e vazhdova me Shirli Cloyes DioGuardi, si kėshilltare e Lidhjes pėr ēėshtjet e Ballkanit, qė nga viti 1994.

 

Cilat janė kushtet ekonomike dhe politike me tė cilat pėrballet populli shqiptar sot nė Ballkan dhe nė mbarė botėn? Nga aktiviteti dhe angazhimi im gati njėzetvjeēar nė mbrojtje tė popullit shqiptar nė Washington dhe gjėtiu nė botė, jam pėrpjekur ta analizojė madhėsinė numėrike dhe statusin e popullit shqiptar nė mbarė botėn dhe rezultatet mė kanė dalė si vijon mė poshtė:

 

 

Pasqyrė e shqiptarėve nė botė

 

Vendi

Popullsia  shqiptare

Statusi politik

Statusi ekonomik

Pengasat pėr liri  dhe tė drejta tė njeriut

Shqipėria

3,000,000

3,500,000

I kontrolluar nga Partia Socialiste dhe krimi i organizuar

Papunėsia 30-50%             

                          

Mungesė e opozitės reale dhe efektive - Mbėshtetje e Perėndimit pėr status quon.                  

Kosova

1,800,000-

2,000,000

Protektorat i OKB-sė - Mungesė statusi final

Papunėsia

60-70%             

Mungesė e pavarėsisė, mbėshtetje e panortodoksizmit pėr Serbinė dhe mbėshtetje e Evropės pėr "status quo"          

Maqedonia

800,000-

1,000,000 

Ėshtė nėnshkruar marrėveshja e Ohrit pėr barazi                   

Papunėsi e lartė 

Racizėm sllav

Marrėveshja e Ohrit nuk po implementohet.

Mali i Zi

50,000

Aparteid

Papunėsia 50%. Mungesė investimesh nė zonat shqiptare

Racizėm sllav dhe asimilim

Preshevė,

Medvegjė

Bujanoc

100,000

UĒPMB nėnshkroi marrėveshjen paqėsore

           

Papunėsia 50% Mungesė  infrastrukture zonat shqiptare

Racizėm serb dhe intransigjencė 

Greqi          

(Ēamė/      

Arvanitas/

Imigrantė)

750,000-

1,000,000

Nuk u pranohet kombėsia. - 

Shkelje e drejtave   njeriut

Papunėsi e lartė

Eksploatim i krahut lirė shqiptar punės

Shovenizėm grek. Nuk ka  ndarje nga kisha orthodokse dhe ekzistoen skllavėri ekonomike nga shteti

Turqi      

(Stamboll & vende tė tjera - Arnaut)

3,000,000-

5,000,000

Vazhdon procesi i asimilimit                      

E pėrzier

Shovenizėm turk

Mosnjohje e origjinės etnike dhe kulturore

Itali              

(Arbėreshė/Imigrantė)

500,000-

1,000,000

Barazi e plotė

E pėrzier

Mungesė pėrfaqėsimi politik nė Romė  

Zvicėr

500,000

Pjesės dėrrmuse i mohohet shtetėsia e plotė

I favorshėm

Diskriminim i pjesėrishėm

Gjermani & Austri

500,000

Pjesės dėrrmuse i mohohet shtetėsia e plotė

I favorshėm

Diskriminim i pjesėrishėm

Belgjikė

50,000

Integrim

I mirė

Minimal

Skandinavi

50,000

Integrim

I mirė

Minimal

Francė & Britani

25,000-

50,000

Pjesės dėrrmuse i mohohet shtetėsia

I favorshėm

Diskriminim i pjesėrishėm

Lindje e Mesme

& Afrikė

250,000

Kryesisht asimiluar

E pėrziėr

Asimilim

Australi & 

Z. e Re

50,000

Barazi e plotė

Shumė e mirė

Asnjė

Kanada

50,000-

100,000

Barazi e plotė

E mirė

Asnjė

SHBA

550,000-

750,000

Barazi e plotė

Shumė e mirė

Asnjė

 

TOTALI:       12,000,000-

                        16,000,000           

 

T'i kthehemi nė fund rrėmujės sė ēakorduar politike dhe ekonomike tė quajtur Ballkan.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, tė cilėn e themelova pasi e lėshova Kongresin nė vitin 1989, vazhdon tė pėrqendrohet nė shėndetin politik dhe mirėqenien ekonomike tė tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan.

Ndėrkohė qė shqiptarėt e kanė tė lehtė tė flasin pėr "kauzėn kombėtare", amerikanėve nuk ėshtė aspak e lehtė t'u shpjegohet se shtatė milionė shqiptarė jetojnė pėrkrah njėri-tjetrit nė gjashtė pushtete politike, sepse i kishin ndarė nė mėnyrė shumė tė padrejtė nga njėri-tjetri, apo "i kishin mashtruar", pa pėlqimin e tyre, para, gjatė dhe pas Luftės sė Parė Botėrore. Prandaj nuk ekziston rrugė tjetėr pėr t'iu qasur e pėr t'u marrė me kombin shqiptar pėrveēse duke e shpjeguar  edhe mėnyrėn pėrmes tė cilės shqiptarėt e shohin tė ardhmen e tyre politike nė secilėn prej kėtyre gjashtė vendeve ku vazhdojnė tė jetojnė sot. 

 

E ardhmja e kombit shqiptar nė Ballkan

 

           Vetėvendosje pėr shqiptarėt

Pasoja nėse kjo nuk arrihet

Shqipėri

Demokraci e plotė bazuar nė pluralizmin politik, iniciativė e lirė, sundim i ligjit dhe qarkullim i lirė i njerėzve dhe mallrave me fqinjėt.

Diktaturė, krim i organizuar,

Kontroll ekonomik dhe politik nga Greqia dhe Serbia, qė shpie nė destabilizim dhe nė luftė civile. 

Kosovė

Shtet i pavarur.

Ndarje e Mitrovicės qė pashmangshėm shpie nė konflikt.

Maqedoni

Barazi e plotė mes shqiptarėve dhe sllavėve, dy grupeve mė tė mėdha etnike, pėrmes implementimit tė plotė tė marrėveshjes sė Ohrit dhe demokratizimit politik.

Shpėrbėrje e shtetit qė shpie nė konflikt.

Mal i zi

Barazi e plotė dhe pushtet i shqiptarėve nė komunat me shumicė shqiptare.

Vazhdim i asimilimit qė shpie nė destabilizim dhe nė konflikt.

Preshevė

Barazi e plotė dhe decentralizim.

Vazhdim i mohimit tė tė drejtave pėrmes veprimeve policore, qė shpie nė konflikt.

Ēameri

Tė drejta tė plota humane dhe civile dhe reparacion pėr ēamėt.

Vazhdim i eksploatimit tė shqiptarėve dhe vazhdim i mohimit tė tė drejtave tė ēamėve, qė pashmangshėm shpiejnė nė destabilizim dhe konflikt.

 

Pėrfundim

 

Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane e shqetėson potenciali pėr njė konflikt tė ri nė Ballkan. U kemi sugjėruar miqėve tanė nė Kongresin amerikan se duhet tė qendrojnė tė angazhuar pėrkrah nesh nė Ballkan, veēanėrisht tani kur SHBA-ve nuk u duhet fare edhe njė pikė tjetėr e nxehtė.  Dhe ne kemi insistuar se paqja e drejtė dhe e qendrueshme nė Ballkan mund tė arrihet vetėm duke i njohur Kosovės pavarėsinė, duke pėrkrahur demokraci tė vėrtetė nė Shqipėri dhe barazi tė plotė, tė drejta tė njeriut dhe drejtėsi pėr shqiptarėt nė Maqedoni, Mal tė Zi, Luginė tė Preshevės dhe nė Greqinė Veriore. Pa kėto tė fundit, e them me keqardhje se gjendja e kombit shqiptar prej shtatė milionė banorėsh nė Ballkan, si dhe respekti ndėrkombėtar pėr diasporėn shqiptare prej mesatarisht shtatė milionė banorėsh tė tjerė, do tė vazhdojė tė jetė e mjerė.

 

Pėrkth.M.Bazhdaraj

Pėrg.pėr botim: Elida BUĒPAPAJ

 

 

 

 

2007 | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com