Albatlanta

IDENTITETI SHQIPTAR I ISMAIL KADARESE
Sadri Fetiu

E lexova me shumė kujdes kėtė intervistė tė shkrimtarit tonė, Ismail Kadare. Nuk pata asnjė dilemė se Ismaili e meritonte njė qortim publik. Por, dilema qė mė mundoj bukur shumė ishte se si t’ia filloj kėtij shkrim. Tė them se Ismaili i sheh punėt gabimisht, sepse ato i shikon nga Parisi, mbase nga ndonjėra nga platfomat mė tė larta tė Kullės sė Ajfelit!? Tė them se Ismaili, edhe pse ėshtė larg, punėt i sheh shpirtėrisht, sepse si psikologji nuk dallohet fare nga shumica e shqiptarėve, tė cilėt vetėdijėn e tyre e kanė krijuar nėn presionin e fortė tė ndjenjės sė inferioritetit, qė ėshtė pasojė historike e shekujve tė robėrisė sė popullit tonė?!
Megjithatė, mė nė fund, mbizotėroi pėrbėrėsi i dytė i dilemės sime. Edhe Ismail Kadare rezonon si shumica e shqiptarėve, fukara e tė shtypur gjatė shekujve. Edhe ai nuk e ka mposhtur ndjenjėn e inferioritetit, e mbase kjo ndjenjė, duke jetuar nė metropolin evropian, i ėshtė shtuar edhe mė shumė. Si shqiptar edhe ai ėshtė i kėnaqur qė ka mbetur gjallė dhe e ka diku njė strehė ku mund tė jetė i qetė dhe njė vend tė vockėl ku mund ta ngrohin rrezet e diellit. Edhe Ismaili, si shumica e shqiptarėve kėnaqet me zgjidhjet gjysmake tė pozitės sė tyre, sepse ėshtė i bindur se tė mėdhenjtė (tė fortit e kėsaj bote) e kanė nė dorė fatin tonė. Edhe ai, pra, si tė gjithė tė tjerėt, mendon se ne duhet ta pranojmė atė qė “bėjnė rahmet” tė na japin tė tjerėt mė tė fortė se ne, e jo atė qė na takon si tė gjithė popujve tė kėsaj bote.
Nė thelb, siē del nga intervista e tij: Ismail Kadareja, edhe si krijues i madh me identitet tė plotė shqiptar, pajtohet me pabarazinė. Do ta them me gojėn plotė se kjo u ka hije te gjithė shqiptarėve tė zakonshėm, po jo edhe shkrimtarit kombėtar, Ismail Kadaresė! Ky reagim do tė mund tė pėrfundonte edhe me kaq, por mė duhet tė vazhdoj edhe pak pėr ta konkretizuar ndonjė ēėshtje, sepse ne si shqiptarė qė jemi, me identitet te plotė kombėtar, na ndodhė qė mos t’i marrim vesh edhe ato qė janė tė qarta si drita e diellit.

Nuk do ta lodh shumė lexuesin e nderuar, por do tė ndalem nė fillim vetėm te titulli i intervistės sė Ismail Kadaresė.
Tė gjithė ata qė e kanė lexuar me kujdes “Dokumentin e Ahtisarit” kanė pasur mundėsi ta shohin se aty nuk bėhet fjalė fare pėr shtet. Nuk e dimė, ku e gjeti Ismaili ynė, hiē mė pak sesa “shtetin e dytė shqiptar”?! Nė dokument flitet pėr Kosovėn - shoqėri multietnike (?!), qė, nė tė shumtėn, mund tė quhet edhe regjion i kontrolluar drejtpėrdrejt nga Bashkėsia Evropiane (organizmat ndėrkombėtarė) nė partneritet me Serbinė. Edhe nė qoftė se ky regjion merr konturat e njė shteti, ai shtet, nė bazė tė “pakosė” sė Ahtisarit, nuk do tė ishte shteti i dytė shqiptar, po njė kreaturė shtetėrore jofunksionale serbo – shqiptare, ose, nė rastin mė tė mirė, shqiptaro-serbe. |Nė themelet e kėtij shteti do tė ishte pabarazia, ortakėria joproporcionale midis pesėpėrqindėshit tė serbėve dhe nėntėdhjetėpėrqindėshit tė shqiptarėve.
“Shteti i Ahtisarit” e bėn popull shtetformues minoritetin serb, kurse i pėrjashton minoritetet e tjera. Ky “shtet”, ta theksoj pėrsėri qė nuk ėshtė shqiptar, siē pohon Kadareja, duhet te veprojė me konsensus te plotė midis shqiptarėve tė Kosovės dhe Serbisė, meqė dihet fare mirė se komunat serbe do tė jenė nė lidhje vertikale me shtetin amė dhe ky shtet ėshtė partner i plotė nė marrėveshjen e Ahtisarit.
Pėr arsyet e shumta pse “pakoja” e Ahtisarit ėshtė e papranueshme pėr shqiptarėt e Kosovės kam shkruar para disa ditėsh edhe nė gazetėn tuaj, prandaj kėsaj radhe do tė ndalem vetėm edhe pėr njė ēėshtje. Kosova edhe si e tillė multietnike, pra, si shtet serbo-shqiptar, nuk do tė jetė as e lirė as e pavarur, sepse nuk ka tė drejtė tė bashkohet me shtete e as me territoret e shteteve tė tjera, nuk e gėzon tė drejtėn e vetėvendosjes. Kjo pozitė e saj ėshtė krejt e ngjashme me atė qė e kishte nė Federatėn jugosllave, nė bazė tė Kushtetutės sė 1974, kur gėzonte vetėqeverisje tė plotė brenda territorit tė saj, por nuk e kishte tė drejtėn e shkėputjes siē e kishin republikat e atėhershme tė Jugosllavisė, qė sot janė bėrė shtete tė pavarura.

Thėnė shkurt: Pakoja e Ahtisarit korrespondon nė mėnyrė tė plotė me qėndrimin e Serbisė “mė pak se pavarėsi, mė shumė se autonomi”. Pra, ky ėshtė shkaku pse proteston nė mėnyrė tė qetė e dinjitoze “Vetėvendosja”. Ky ėshtė shkaku pse policia ndėrkombėtare e UNMIK-ut, ashtu si dikur policia jugosllave, do ta shuajė vullnetin politik tė popullit qė do tė jetė i lirė dhe i barabartė me tė tjerėt, prandaj mizorisht i torturon djemtė mė tė mirė tė Kosovės.
Albin Kurti me shokė i takon tashmė brezit qė e ka mposhtur ndjenjėn e inferioritetit dhe tė servilizmit ndaj tė mėdhenjve. Ata si njerėz plotėsisht tė lirė dhe tė barabartė me sivėllėzėrit e tyre kudo nė Evropė dhe nė botė, janė pak sot, por nesėr do tė bėhen mė shumė, sepse nė anėn e tyre ėshtė e drejta. Ata janė njerėz tė ri me ide te reja dhe si tė tillė kanė identitet tė plotė evropian, e nuk do tė kėnaqėn me atė qė “bėjnė rahmet” t’iu japin tė tjerėt, prandaj nuk do ta pranojnė kurrė tė padrejtėn dhe pabarazinė.
Zoti Ismail Kadare qė e merr nė mbrojtje tė plotė Grupin e ashtuquajtur tė Unitetit qė, duke i pranuar negociatat me Serbinė, ka qenė i detyruar tė bėjė koncesione tė pariparueshme edhe nė tė ardhmėn nė dėm tė ēėshtjes sonė kombėtare, qė u thotė shqiptarėve tė Kosovės tė heshtin dhe pranojnė minimumin e tė drejtave, nė thelb tė pajtohen me pabarazinė, e dėshmon oportunitetin e plotė tė njė politikani tė vogėl, ēfarė ka plotė Ministria e Punėve tė Jashtme e Qeverisė sė Sali Berishės.
Ai nuk mund tė jetė krijues me identitet evropian, me vizion largpamės ēfarė kanė qenė rilindėsit tanė tė mėdhenj, evropianėt tanė tė vėrtetė, qė synonin demokracinė perėndimore: Naimi, De Rada, Samiu, Vaso Pashė Shkodrani etj., tė cilėt nė shekullin e errėsirės sė prapambetjes dhe tė analfabetizmit tė shqiptarėve i bėnė projeksionet e njė shteti shqiptar, tė Shqipėrisė sė Vėrtetė, qė do tė vepronte me dinjitet tė plotė nė Evropėn moderne tė shekujve qė do tė vijnė.

Ismail, i dashur, mos harro atė lutjen qė njė koleg i yti i menēur e pati thėnė dikur: “O Zot, mbyllna gojėn qė tė mos flasim kur nuk kemi asgjė tė dobishme pėr tė thėnė!” Sadri Fetiu
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com