Albatlanta

Kadare: Shqiptarėt nuk janė "mish i huaj" nė Evropė
Intervista: nga Vehbi Bajrami
Pakoja e Ahtisarit, njė "lajm i mirė" por dhe keqkuptim serioz, pjellė e pėrbashkėt e njė propagande tė palodhur, e njė demagogjie, e njė paradoksi cinik, qė arrin gjer atje, sa qė xhelati tė viktimizohet dhe viktima tė fajėsohet si xhelat....

Pas ngjarjeve dramatike nė Kosovė, vazhdon diskutimi pėr paketėn e Ahtisarit. Edhe mė parė, por sidomos tani, mendimet pėr atė paketė, ishin shpesh bardhė e zi. Disa e pranonin tėrėsisht, disa po aq tėrėsisht e hidhnin poshtė. Cili ėshtė mendimi i juaj? Ngjarja ka qenė mė shumė dramatike, ngaqė ndodhi atėherė kur nuk pritej. Gjendja nuk ėshtė aspak bardhė e zi nė Kosovė, rrjedhimisht, tė mendosh bardhė e zi ėshtė e palejueshme. Tė mendosh e tė veprosh gabim nė njė rast tė tillė, kur po hapen themelet e njė shteti tė ri shqiptar, gabimi, siē e thotė vetė fjala, ėshtė "themelor".
Po ndodh njė gjė e madhe. Po lind shteti i dytė shqiptar nė Ballkan. Njė rast i tillė, pėr njė popull, ndodh njė herė nė njėmijė vite. Nė kėtė rajon tė vėshtirė tė Evropės, ku aq herė janė bėrė plane e pėrpjekje pėr ta shkulur kombin shqiptar e pėr ta dėbuar nga kontinenti mėmė, ai po ngulet nė tė, dyfish mė fort, me tė dy kėmbėt, siē thuhet. Ėshtė lehtė tė kritikosh, tė akuzosh, ta kėrkosh lirinė me bujė, por pa mend. Ėshtė lehtė tė shfaqėsh mosbesimin ndaj liderėve tė Kosovės, por mendoj se ėshtė mė burrėrore tė besosh, sesa tė mos besosh. Ekipi i unitetit, atij qė i ėshtė besuar kjo ēėshtje e madhe, nuk ka dalė nga tryezat e diplomacisė kontinentale, por nga populli i Kosovės. Janė pėrfaqėsuesit e institucioneve tė zgjedhura prej tij. Janė partitė politike tė pozitės e tė opozitės. Nuk ka tė tjerė tė zgjedhur me peshė, qė janė lėnė jashtė. Ndaj aftėsia dhe integriteti i tyre moral, nuk mund tė paragjykohet, e aq mė pak tė vihet nė dyshim. Problemi i Kosovės, ka krijuar dhe vazhdon tė krijojė njė ndėrlikim tė madh ndėrkombėtar. Rryma e kundėrryma, trysni tė forta, probleme qė thuhen e qė nuk thuhen, gėrshetohen me tė. Nuk e kanė lehtė liderėt e Kosovės.

A mund tė na thoni mendimin tuaj pėr pakon e Ahtisarit?

Ėshtė e kuptueshme paqartėsia, pakėnaqėsia, zhgėnjimi i njė pjese tė njerėzve. Nuk ka qenė e papritur njė gjė e tillė. Mendimi im ėshtė se, ajo qė quhet "Pako e Ahtisarit" (emėrtim qė jep dorė pėr metafora amatoreske, e fare tė pavenda nė kėtė rast), pėrmban njė konturim tė besueshėm pėr shtetin e ardhshėm tė shqiptarėve tė Kosovės. Ka njė thelb pozitiv, njė bonsens dhe tė gjitha shenjat e atij qė mund tė quhet "lajm i mirė". Ndėrkaq, nė tė njėjtėn pako, mendoj se ka njė keqkuptim serioz, rrjedhojė e njė keqkuptimi tė hershėm, qė si njė mallkim i ka ndjekur prej shumė kohe shqiptarėt. Keqkuptimi ėshtė pjellė e pėrbashkėt e njė propagande tė palodhur, e njė demagogjie, e njė paradoksi cinik, qė arrin gjer atje, saqė xhelati tė viktimizohet dhe viktima tė fajėsohet si xhelat. Sė fundi, keqkuptimi ėshtė fryt i njė lodhjeje tė bashkėsisė evropiane, pėrballė trysnisė qė pėrmenda mė lart. Thelbi i keqkuptimit shfaqet nė cenimin e njė parimi tė madh universal, mė tė lartit parim tė njerėzimit: barazia midis njerėzve dhe kombeve tė lirė. Kjo ėshtė baza mbi tė cilėn ėshtė ngritur demokracia dhe krejt qytetėrimi evropian. Nė kėtė pako, duke u konturuar njė shtet i ri pėr shqiptarėt, pėr ata qė gjer dje ishin pa liri dhe pa shtet, pėr fat tė keq, pikėrisht pėr kėta shtetas tė mė tė riut shtet tė Evropės, jepet pėrshtypja se ka njė shpėrfillje. Dhe shpėrfillja nė kėtė rast, ėshtė diēka tepėr serioze.

A mund ta shpjegoni mė konkretisht?

Natyrisht! Nga kjo paketė krijohet pėrshtypja se ajo qė po u jepet shqiptareve, u jepet me gjysmė zemre. Emri i tyre mezi pėrmendet, trashėgimia e tyre kulturore injorohet tėrėsisht, gjuha e tyre, njė nga gjuhėt themelore tė Evropės, e persekutuar barbarisht gjatė 70 viteve, vihet nė njė skajim pothuajse poshtėrues. E gjithė kjo ndodh, kur gjithė vėmendja pėrqendrohet nė mėnyrė tė tepruar, te pakica serbe: te trashėgimia e saj, te vendet e saj nė Parlament, te komunat e saj, te gjuha e saj, te kujtimet e saj, etj. Jepet pėrshtypja, se shqiptarėt qė kanė shekuj qė jetojnė nė Kosovė, nuk kanė pasur asgjė: as shenja, as tempuj, as kujtime, sikur tė kishin qenė hije, e jo njerėz tė kėtij trualli. Aq e theksuar ėshtė kjo, saqė edhe kur vjen puna te kishat, flitet vetėm pėr ato serbe, kurse kishat katolike shqiptare, qė janė mė tė vjetrat nė krejt Ballkanin Perėndimor, as qė zihen me gojė. E gjitha kjo, ėshtė rrjedhojė e propagandės qė pėrmenda mė lart, e pikėrisht e asaj propagande qė, pasi pėrgatiti demonizimin e shqiptarėve, nxiti krimin e madh kundėr tyre. Qė tė mos ketė keqkuptime, kam shprehur gjithmonė mendimin se pakica serbe nė Kosovė, duhet tė ketė maksimumin e tė drejtave qė njeh standardi mė i lartė i demokracisė evropiane. Nė mbėshtetje tė kėsaj, kam theksuar idenė se Kosova, me serbėt midis saj, ėshtė aq e sigurt dhe aq natyrale, sa ē'do tė ishte e pasigurt dhe jo normale pa ata. Jam nga ata qė i pranoj, madje i gėzohem idesė sė atij qė quhet "diskriminim pozitiv", pra merakut tė veēantė, qoftė edhe tė tepruar, pėr pakicat. Por ky parim, universal gjithashtu, s'ka asgjė tė pėrbashkėt me pėrkėdheljen e pakicės, nė dėmtim tė shumicės. E, sidomos nė rastin e Kosovės. Asnjė e mirė nuk vjen nga kjo pėrkėdhelje, pėrveē tė kundėrtės. Ajo rikthen idenė, qė pakica serbe tė sundojė pėrsėri nė Kosovė.

Mendoni se Bashkėsia Evropiane, nė shqyrtimin e "Pakos" do tė jetė e hapur ndaj sugjerimeve shqiptare? Natyrisht, qė besoj nė njė gjė tė tillė! Shpresoj se Evropa do tė shkėputet nga njė keqkuptim dramatik/tradicional pėr shqiptarėt, keqkuptim qė i konsideron ata si "mish i huaj" nė kontinent. Bashkėsia Evropiane, e di mirė se cila palė i kreu krimet nė Kosovė, e cila palė i pėsoi. Ka pėrpjekje aty-kėtu qė, qysh tani, e vėrteta tė mjegullohet. Ka pėrpjekje pėr njė simetri tė pamoralshme (u vranė me njėri-tjetrin shqiptarė e serbė, si ballkanas qė janė). Kjo ēoroditje ėshtė aq kėmbėngulėse, saqė ka gjasė qė pėr dikėnd qė mbėrrin me vonesė nė dijeninė e gjėrave, t'i krijohet pėrshtypja se ishin shqiptarėt qė i sundonin e i shtypnin serbėt nė Kosovė, dhe jo e kundėrta. Mė e keqe se kjo, ėshtė njė farė ndjesie faji, njė si farė pendimi nė rrethe tė ndryshme, pėr ndėshkimin e Serbisė pėr shkak tė shqiptarėve. Beogradi, i cili gėrsheton viktimizimin me kėrcėnimet, pėrpiqet ta shfrytėzojė kėtė ndjesi, pėr tė nxjerrė sa mė shumė pėrfitime nė ēėshtjen e Kosovės. Shpresoj se Evropa Atlantike nuk do tė bjerė nė kurthin e negacionizmit, lidhur me veprimet e saj mė 1999. Ndėshkimi i Jugosllavisė ishte i drejtė. Ndėrhyrja e NATO-s pėr ndalimin e krimit gjenocidar nė Kosovė, ishte njė luftė e tipit tė ri, me baza morale, qė e nderon ēdo aleancė ushtarake. Qytetėrimi perėndimor, me ndėrhyrjen e vitit 1999 nė Ballkan, kreu njė akt me tė cilin mund tė krenohet. Mirėnjohja shqiptare pėr atė qė ndodhi, duhet tė jetė e pafund.

Nė qendėr tė ngjarjes sė fundit, u vu "Lėvizja pėr Vetėvendosje". Mendimet pėr `tė gjithashtu, ndahen nė dy ekstreme. Do tė donim tė dinim mendimin tuaj...
Nė njė lėvizje tė gjerė, si ajo pėr ēlirimin e Kosovės, qė ka nisur shume vite mė parė,kanė qenė tė kuptueshme tė gjitha ngjyrimet, qė nga ato mė paqėsoret, gjer te mė radikalet. Nė kėtė gamė "Vetėvendosja" ka pasur vendin e saj. Qėndrimi i saj ka qenė gjithmonė mė afėr radikalizmit, se mjeteve paqėsore. Ky ka qenė programi i saj. Tė jesh i vendosur dhe i palėkundur pėr njė qėllim final, ėshtė diēka e paqortueshme. Por nga ana tjetėr, tė pėrjashtosh ēdo rrugė tjetėr, edhe atėherė kur rrethanat e tregojnė qartė se asaj rruge nuk i shmangesh dot, kjo nuk ėshtė pėr t'u ēmuar.

Ē'mėsime mund tė nxirren nga ngjarje tė tilla? A ėshtė dėmtuar ēėshtja e Kosovės?
Nuk mendoj se ēėshtja e Kosovės ėshtė dėmtuar nga kjo. Sa pėr mėsime, nė ngjarje tė tilla ka gjithnjė diēka pėr tė mėsuar. Ėshtė tjetėr gjė, nėse ne e kapim ose jo. Mendoj se ēėshtja e shtetit tė dytė shqiptar nė Ballkan u pėrket tė gjithėve. Shqiptarėt, kudo qė tė jenė, klasa politike, shoqėria, mediat, mendimi politik e filozofik, duhen tė jenė nė angazhim tė paprerė pėr tė dhėnė ndihmesėn e vet. Nė ēaste tė tilla nuk lejohen gabimet. Mirėpo, pėr fat tė keq, ndodh shpesh qė, pikėrisht nė ēaste tė tilla, gabimet presin orėn e vet. Ka njė mendim naiv dhe romantizmat, qė i pėrfytyron popujt si tė pagabueshėm. Historia ka treguar tė kundėrtėn. Popujt jo vetėm gabojnė, por shumė syresh, pėr shkak tė gabimeve janė rrėzuar. Nuk besoj aspak nė kėtė. Populli shqiptar ėshtė nė ngritje. Nė qoftė se ka njė mėsim tė ngutshėm pėr tė nxjerrė nga kjo ngjarje, ėshtė ēėshtja e raporteve tė tij me botėn perėndimore, Evropėn dhe SHBA-nė. Kėto raporte nuk mund tė jenė tė mjegullta. Me fjalė tė tjera, nė kohėn qė liria e tij ėshtė lidhur me kėtė botė, nė kohėn qė pret tė integrohet nė kėtė aleancė popujsh, qė ėshtė familja e tij natyrale, nuk mundet t'i lejojė vetes ēoroditje, trille e mungesė koherence. Ka disa karta tė vjetra qė pėrdoren herė pas here kundėr shqiptarėve. Njė nga ato ėshtė karta qė u pėrmend mė lart, se ata janė "mish i huaj nė Evropė". Nė Evropėn e sotme, tė kėrcėnuar nga hija e terrorizmit, kjo kartė ka gjasė tė pijė ujė mė shumė se tė tjerat. Ajo bėhet e rrezikshme sidomos kur vetė shqiptarėt, pa dashur, bien nė kurth dhe e pėrdorin atė kundėr vetvetes. Shqiptarėt nuk janė "mish i huaj" nė Evropė. Mendoj se tisi i kėtij paragjykimi, ndihet nė Paketėn e Ahtisarit. Le tė shpresojmė qė me pak pėrqendrim dhe vullnet tė mirė, ai tis tė hiqet.

Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com