Albatlanta

Katundarizimi i panderprere i qytetarise
Kico Blushi

Kjo eshte dukuria me e qenesishme qe ka mbisunduar Shqiperine pas luftes se dyte boterore dhe sidomos pas vendosjes se pluralizmit: katundarizimi i vazhdueshem, i panderprere dhe here pas here edhe agresiv i shoqerise, qenia e katundarise vazhdimisht shumice derrmuese e drejtuese, dominimi i mendesise sa konservatore aq edhe primitive ne jeten publike e politike te kombit, duke e lene shoqerine shqiptare gjithnje me te prapambeturen ne zhvillimet paralele ne rajon dhe ne ato vertikale ne vend. Struktura e vobekte dhe e dobet qytetare e shoqerise shqiptare, e shprehur me nje term me ideologjik: borgjezia e vendit, e formesuar mjaftueshem ne kohen e Zogut, deri ne rang tregtie, por jo industrie, nuk mundi te ngrihej ne nivelin e duhur per te marre ne duart e veta fatet e vendit e te kombit, pasi u vu, gjate dhe pas lufte, nen trysnine e eger te katundarise 'revolucionare' e partizane, qe zbriti nga malet si triumfatore dhe si fituese e luftes, duke zbythur qytetaret nga drejtimi e, pas ca vitesh, duke e vene qytetarine dhe institucionet e saj nen thundren e vet, nen terrorin asgjesues te ideologjise komuniste, e cila, luften e klasave e drejtoi kryesisht e ne radhe te pare kunder parise, dmth kunder qytetarise, vlerave materiale dhe vecanerisht atyre morale te saj. Po edhe pse elita qytetare e asaj kohe ka pas qene, ne formimin psikik e intelektual, gjysem qytetare e gjysem katundare, ajo ndjehej e sillej ne publik hem si bejlere e hem si zengjinlere, po asnjehere si nje aristokravci e aq me pak si nje fisnikesri e vertete e standarteve europjane.Mjafton te lexosh kujtimet interesante te Eqerem bej Vlores, per t'u bindur per kete.

Teksa komunizmi e shpartalloi ne themel qytetarine nepermjet parimit 'te ngrihen kembet e t'i bien kokes', deri aty sa e shpalli si platforme dhe direktive kryesore politike, synimin dhe ambicjen e vet: 'fshati te rrethoje qytetin', gjasmedemokracia, nepermjet anarkise se prones, legalizimeve, permbysjes kokeposhte te hierarkise se vlerave, adhurimit ndaj udheheqesve populiste me prirje bajraktaresh, nepermjet shembullit moral se i forti dhe horri politik ka gjithmone te drejte, e rrafshoi edhe ate pak qytetari qe kishte ruajtur sadopak integritet.

Keshtu, pas disa vitesh, qytetet si Shkodra dhe Korca, me nje qytetari te kultivuar, u transformuan ne fshatra te medhenj ku kullosnin lopet neper lulishte dhe ku opingat dhe qylafet e gjysemanalfabetet zune kreun e vendit, duke u bere drejtues te perhershem e te gjithepushtetshem te qyteteve. Tirana, kryeqyteti i vendit, realisht eshte kryekatundi i Shqiperise.
v Keto metropole te kultures dhe te elitave intelektuale, vecanersiht Shkodra ne veri dhe Korca ne jug, jo vetem pas lufte, por edhe ne gjasmedemokraci, perhere dhe aspak rastesisht, pra qellimisht jane vene nen drejtimin e pushtetareve te rinj me origjine katundarore, pa kulture qytetare, gje qe solli shberjen, shthurjen, ikjen nga vendi, rrenimin perfundimtar te elitave qytetare te kombit. Me sa kam dijeni, e njejta gje ka ndodhur edhe me Prishtinen e pas luftes, dmth pas triumfit te luftetareve te UCK-se, shumica e te cileve ishin te lindur e te rritur ne periferi, pra me origjine 'katunderore'. Per te njejtat arsye, si ne Shqiperi, edhe ne Kosove, partite nuk zhvillojne gara elektorale, nuk kane e nuk lejojne demokraci te brendeshme, nuk ofrojne perqasje alternativash, por vetem sherre e kacafytje mes parise katundarore qe kerkon me cdo kusht te zere kreun e oxhakut, pra me cdo cmim te jete ne pushtet dhe pakices qytetare, e cila nuk ka se si te mos dale gjithenje e humbur, e turperuar, e perbaltur dhe me gisht ne goje..

E verteta eshte se, qe kur u themelua shteti shqiptar, katundaria ka pas qene forca zoteruese e kryesore politike, pse jo dhe patriotike, e me pas edhe sunduese dhe drejtuese, megjithese ka vepruar ne jo pak raste si turme, duke u perdorur nga kreret e saj edhe si mish per top, se sa si nje mase homogjene dhe e vetedijeshme, sepse masa katunderore eshte me e manipulueshme se ajo qytetare, per arsye te varferise dhe te kufizimeve te spjegueshme te informacionit, te kultures dhe vizionit per te ardhmen. Kesisoj, pavaresisht kush ka pas qene ne pushtet, te majte, apo te djathte, zogistet, apo enveristet, demokratet, apo socialistet, lidershipi ka pas qene patjeter dhe perhere ne shumice me origjine e prejardhje direkte katundare.

Perhere periferia eshte vendosur ne qender dhe qendra eshte spostuar ne periferi, nje tollovi kjo e vazhdueshme sociale qe e ka mbajtur shoqerine shqiptare vazhdimisht te pastabilizuar, gjithenje ne ngerc, ne kriza, jo vetem ekonomikisht, po edhe moralisht, pasi qytetaria ka pas mbetur perhere ne minorance dhe nen persekutim, ndersa katundaria perhere ne zhvillim, zgjerim dhe ne gjenerim konfliktesh me se shumti te demeshme dhe te padobishme.Te gjitha levizjet shoqerore dhe politike, partite dhe qeverite, institucionet dhe organizmat, repartet ushtarake dhe ato te shoqerise civile, kryesisht jane drejtuar dhe rrembushur ne vijimesi nga njerez me origjine katunderore, te cilet luften per pushtet nuk mund ta perceptojne ndryshe, vec si lufte mes vedi, me hyrjabyrja e bjeritibiem, me pusira e pabesira, me kaperxim hendeqesh e gardhesh per te zaptuar sinoret dhe meritat e tjeterkujt. Asnje shoqeri moderne nuk ka mundur te behet e tille po qe se e le veten te drejtohet nga katundaria politike e vendit, sado e zhvilluar te jete kjo, pasi vetem qytetaria ka privilegjin te jete perhere ne avangarde te artit, kultures, shkences e domosdo edhe te politikes. Historia e Europes, ne cdo faqe e germe te saj e deshmon kete.

****

Tek ne, elitat qytetare, edhe kur jane krijuar, nuk kane mundur te mbijetojne dot gjate nen nje trysni e rrethim te tille katundarizimi te vazhdueshem. As ne demokraci, mjerisht, nuk ndodhi qe qytetaria, te drejtat e njeriut, standartet demokratike te percilleshin nga qytetet neper katunde, po ndodhi e kunderta, katundet u imponuan qyteteve jo respektimin e Ligjit e te institucioneve, po respektin per Kanunin dhe moralin e tij. Revolucioni kulturor kinez dhe plenumi i katert i PPSH-se, hazhiqamilizimi dhe enverizmi, te etiketuara asokohe si 'levizje popullore spontane kunder shfaqjeve te huaja', ne te vertete ishin synime te qarta politike per eleminimin perfundimtar te elitave qytetare te porsa ngjizura, te cilat, po te forcoheshin edhe me, do te kerkonin patjeter perparimin, nepermjet ndryshimit te domosdoshem te menyres se drejtimit kulturor e politik te shoqerise.

Andaj, Noli, si elitar, pra si nje qytetar i klasit te larte, nuk mund te drejtonte nje taborr ne shumice derrmuese me mendesi te theksuar katunderore e primitive, ndaj edhe u permbys shpejt e shpejt prej krereve me te spikatur e me te eger te katundarise se majekrahit. Partizani Meke qe hyri ne pallatin e Brigadave fitimtar, kulmin e lavdise e te lumturise se vet e gjeti kur u shtriq ne krevatin e perandorit e kur, ne shenje hakmarjeje dhe triumfi te instiktit katunderor, u vetecyt dhe u shty ne ngasje qe ta perdhose ate shtrat. autoritar. Kjo shpreh ne menyre te figureshme ambicjen e katundarit per t'u identifikuar si dhe per te rehabilituar inferjoritetin e vet perballe supremacise se qytetarise dhe vlerave kulturore te saj.

Keto 'njolla te zeza' te historise jane shembujt me tipike e me tragjike te asgjesimit te elitave, nepermjet katundarizimit total e sistematik te shoqerise, te politikes dhe te kultures, te diplomacise dhe te drejtesise. Ja perse, tek ne, elitat nuk kane patur mundesi as te trashegohen, as te alternohen, as te forcohen dhe as te lartesohen, pasi jane permbysur shpejt dhe lehte nga levizjet 'revolucionare' te katundarise se etur e te panginjur asnjehere nga etja per pushtet, pasi perfaqesuesit e saj me te zellshem, kane pas qene mekuar qe ne djep me ambicjen e trasheguar e te papermbajtur per t'i vene, me hir e pahir, nen sundimin e vet, jo vetem qytetet, po edhe qytetarine dhe elitat kulturore te saj.

Kjo spjegon edhe faktin perse penat dhe mendjet me te ndritura te vendit, me qytetaret, jane detyruar te ikin jashte vendit, ne emigracion, per te na derguar prej andej mesazhe qyteteruese dhe emancipuese. Katundarizmi ka qene e me sa duket ka mbetur pushteti real dhe me i pandryshueshem ne Shqiperi. Dhe gjithenje ia ka arritur te jete ne pushtet, pavaresisht rrotacioneve dhe ndryshimit te sistemeve. Kjo eshte ndoshta arsyeja me thelbesore qe ne ecim ne histori me hapat e breshkes. Kjo eshte arsyeja perse demokracia dhe standartet, e bashke me to edhe integrimi i vendit per ne Europe po behet kaq ngadale e me kaq shume pengesa dhe veshtiresi. Sepse pa ndonje veshtiresi mund te vihet re e njejta dukuri, si pas luftes se dyte, edhe pas viteve 90-te, pas permbysjes se komunizmit: majat e shoqerise u kapen e nuk po leshohen nga perfaqesuesit me ambicioze te katundarise qe e 'fitoi luften me 200 petritatat e pare'. Keta tani nuk jane te veshur me me fanella leshi e xhaketa te kthyera prapsh, nuk ecin me me kepuce qe fusin uje, por me vetura te shtrenjta, nuk jane te ndrojtur si ne fillim te viteve 90-te, po jetojne neper vila me pishina e sekretare simpatike; ata tani veshin kostume firmato, vene kollaro te shtrenjta, mbajne ore Roleks, zinxhir floriri ne qafe e flasin e na sqarojne pernate neper TeVera se per ke duhet te votojme, packa se mendesia dhe veprimet e tyre publike kane mbetur te pandryshuara, jane po ato te origjines katundarore, jane perhere te perndjekur nga 'kushtrimi i te pareve', sepse instikti i ujkut te kthyer ne nje qen shtepie nuk shuhet e nuk harrohet dot vetem me lehjet e nje brezi .

****
v Per te lene menjane shembujt e shumte qe na ofron historia e jone moderne, per te qene me konkrete mund te pohohet pa frike se po hyjme ne nje terren te gabuar dhe se po zbulojme ndonje gje qe nuk dihet, (por ne fakt ama nuk thuhet hapur) se edhe pas viteve 90-te shoqeria shqiptare u katundarizua ne themel jo vetem nga levizjet e lira te njerezve, nga shpernguljet masive te popullsise nga zonat e thella drejt qyteteve te medha, po edhe pse drejtimi politik i vendit kryesisht ra ne duar te katundarise 'revolucionare'.

Lirine dhe demokracine me te drejte e aspirojne ata qe i kane me te pakta te drejtat, ata qe jane me te privuar e me te izoluar. Po kjo nuk do te thoshte edhe qe standartet e demokracise, pas permbysjes se komunizmit, mund t'i vendosnin pikerisht ata qe, jo per faj te tyre, nuk njihnin rregullat me elementare te demokracise e te funksionimit te nje shoqerie moderne e te shtetit te se drejtes. Keshtu ndodhi qe dy zonat me rurale dhe me me pak tradite qytetare te Shqiperise, katundet e Tropojes dhe te Tepelenes, jo dhe aq rastesisht te kene nxjerre ne keto 15 vjet deputete dhe drejtues te larte te shtetit e te institucioneve shume me teper se qytetet si Korca, Shkodra,Vlora, Durresi, apo Gjirokastra te marra sebashku. Qytetaria ka qene e ka mbetur ne minorance dhe kjo eshte arsyeja perse ne nuk kemi elita te qendrueshme e te verteta, as intelektuale, as artistike, as shkencore dhe domosdo as politike. Ndaj edhe nuk mund te qarkullojne dot elitat, si po thuhet, pasi ato jane te paralizuara e te ngrira e te deformuara, per arsyet e mesiperme.

****

Ashtu si shpernguljet e popullsise nga fshati neper qytete behen fshatce, edhe instalimi ne pushtet e neper partira eshte bere e po behet, edhe sot e kesaj dite, fshatce. Eshte karakteristike e katundarise dhe dobesi e qytetarise qe, ashtu sikunder shpernguljet, edhe instalimet neper hallkat e pushteteve te behen e te mbeshteten patjeter nga fisi, nga katundi, nga ata qe i njeh dhe qe i ke te lidhur pas vetes ne mos me fijet e gjakut, me fijet e fshatit. Ndersa qytetari e mbeshtet karrieren dhe suksesin te vetja, te djersa dhe te intelekti i vet, katundari ndjehet i sigurte vetem ku eshte ne tufe.

Ndersa qytetari eshte vetje, pra nje Une i vetedijshem dhe i pergjegjshem ne komunitet e per kete arsye kerkon te kete aleat shtetin dhe Ligjin, katundari eshte gjithmone nje Ne qe gjykon dhe vepron me fis e me fshat e kunder rregullave qe vendos shteti, si taksat, faturat, gjykatat, jeta ne nje komunitet me te gjere se fshati, respekti per simbolet kombetare, etjā€¦Per keto arsye krahinalizmi dhe nepotizmi kane qene dhe po mbeten shtyllat kryesore mbi te cilat ngrihen e mbahen me kembe piramidat e institucioneve te ne, pavaresisht kush vjen ne pushtet, te djathte apo te majte.

Ligji ne Shqiperi eshte i dobet, i parespektueshem dhe i pazbatueshem, edhe pse katundaria ne pushtet funksionon me rregulla e ligje kanunore, kryekrejt te tjera nga ato te qytetarise: sepse mendesia katundarore ka lidhje e vartesi kryesisht me marredheniet dhe interesat fisnore si dhe me moralin prej nje bajraktari te karfosur kotekot dhe jo me vijat e bardha te rrugeve, me semaforet e kryqezimeve, apo ca me pak me standartet e demokracise, me drejtesine sociale e me moralin qytetar. Andaj kush behet kryetar bashkie, partie, minister, kryeminister, apo, qofte edhe president i ndonje sindikate, patjeter do te sjelle rreth vetes njerez nga krahina e nga fshati i vet, pasi vetem me ta ai mund te ndjehet i mbrojtur, i garantuar dhe i sigurte nga 'rreziqet' e qytetarise. Kjo eshte karakteristika me thelbesore e mendesise katundarore, pa te cilen cdo katundar i zbritur ne qytet qe ka zaptuar tokat e tjeterkujt, patjeter do te ndjehet i rrezikuar, i kercenuar dhe i dobet.

****

Si perfundim, mund te hamendesohet se ne Shqiperi nuk ka lufte te mirefillte politike mes se djathtes dhe se majtes, nuk ka dallime jo vetem mes programeve te partive, po as ne veprimet, sjelljet, psiken, gjuhen, mjetet dhe mendesine e lidereve tane. Ata jane te njejte. Verini re e do te bindeni se ata jane vertet te njejte, tmeresisht te ngjashem.Aq re nfjashem e te njejte sa edhe kyr kacafyten e mallkojne njeritjetrin, paritur beheb\n vellezer. Pse dhe si ndodh keshtu? Sepse e vetmja lufte e vertete, ndonese e nendheshme, eshte ajo qe zhvillohet nbrenda shoqerise shqiptare prej me se nje shekulli, mes mendesise katundarore dhe asaj qytetare. Persa kohe qytetaria do te jetene minorance, Shqiperia dhe shqiptaret do te kene shume pak shanse te shijojne demokracine e vertete,do te kene thuajse re pamundur te shkeputen nga keta udheheqes gjysem katundare e gjysem qytetare, do ta kene shume te larget mundesine te integrohen ne Europe ...

( nga "Gazeta Shqiptare "
Gazeta Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com