Albatlanta

Mit'hat Frashėri, galanti i librit
Elsa Demo

Libri qė ka cilėsinė mė tė mirė tė botimit merr pas pak ditėsh ēmimin "Lumo Skėndo" qė mban emrin e njė prej figurave mė tė mėdha edhe nė fushėn e librit. Mit'hat Frashėri, alias Lumo Skėndo, ka qenė vetė botues, dhe gjatė gjithė jetės ka mbledhur botime shqiptare, po dhe tė huaja duke lėnė pas njė trashėgimi tė pashoqe qė sot ndodhet nė Bibliotekėn Kombėtare. Janė rreth 40 mijė volume, veē librave tė tjerė qė ndodhen nė bibliotekat e institucioneve tė rėndėsishme si tė Parlamentit, tė Akademisė sė Shkencave etj. Midis librave qė Frashėri ka mbledhur ekzistojnė botime shumė tė mira edhe nga pikėpamja e bibliofilisė. Ishte njė burrė shijehollė e galant qė e kėrkonte tė bukurėn jo vetėm nė kėnaqėsinė qė dija i jep mendjes, po edhe nė kėnaqėsinė qė i gėzon syrin. Njė nga studiuesit e kėsaj figure tė anatemuar nga faqet e historisė dhe tė kulturės, pėr njė periudhė tė gjatė si shumė tė tjerė tė klasės sė tij politike e intelektuale, Uran Butka, pėrfaqėsues i shoqatės "Lumo Skėndo" dhe autor i njė monografie pėr Mit'hat Frashėrin tregon nė prag tė dhėnies sė ēmimit "Lumo Skėndo" disa detaje nga kėrkimet dhe burimet e bibliofilit tonė qė ishte po aq lexues sa edhe koleksionist i madh.

Butka thekson se nė momentet kyēe tė karrierės sė tij diplomatike e politike, Frashėri ka gjetur kohėn t'i kushtohet librit si subjekt. "Kur nė vitin 1926 dha dorėheqjen nė nga detyra e ambasadorit nė Greqi, sepse nė atė moment tė politikės shqiptare qėndrimet e tij nuk pėrputheshin me drejtimet e politikės sė Ministrisė sė Jashtme, u kthye nė Shqipėri dhe hapi librarinė me emrin "Lumo Skėndo" qė ndodhej nė Rrugėn e Barrikadave e cila u kthye nė qendrėn mė tė rėndėsishme kulturore, sepse tė gjithė intelektualėt aty ushqeheshin me libra." Pėrveē botimeve shqiptare qė ishin tė pakta, Mit'hati ishte i abonuar nė angjencitė e mėdha botuese tė Evropės prej nga vinin botime tė tė gjitha zhanreve, sidomos ato qė lidheshin me Shqipėrinė, me ēėshtjen shqiptare, sepse ajo ishte akoma e pazgjidhur dhe e shtruar nė tryezat e ndėrkombėtarėve. Ndaj Frashėri vlerėsonte botimet e Justin Godardit, Hebertit dhe Durhamit.

Kishte ardhur pėr herė tė parė nė atdhe nė vitin 1912, atėherė solli me vete gjithė pasurinė librore qė kishte familja Frashėri, trashėgimi nga i ati Abdyli, nga Samiu, Naimi, dhe nga vetė ai. I zbarkoi nė Vlorė, i solli mė pas me arka nė Fier, i vendosi nė familjen e Vrionasve.

Nė Evropė ku qėndroi disa vjet si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Konferencėn e Paqes dhe nė Lidhjen e Kombeve, krahas punės diplomatike nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare, ai merret edhe me librin, e njėkohėsisht edhe me trajtimin e tij. "Nė periodikėt e kohės ai mbajti njė rubrikė shumė interesante dhe nga mė tė bukurat "Duke kėnduar njė libėr". Sė shpejti lexuesi do tė ketė nė dorė njė pėrmbledhje tė veprės sė Mit'hatit me mendimet e tij pėr librin. Po punoj pėr kėtė. Po t'i lexosh kėto shėnime kupton se kemi tė bėjmė me njė kritik tė shkėlqyer tė librit qė zė vend ndėr studiuesit dhe kritikėt mė tė shquar tė Shqipėrisė."

Butka kujtoi njė tjetėr moment historik qė e shtyu Mit'hat Frashėrin tė zgjedhė librin. Pjesėmarrės nė Kuvendin e Vlorės si pėrfaqėsues i Kosovės (fakt qė Butka e konsideron krejt tė panjohur) dhe nė vitin 1913, ai dha dorėheqjen sepse nuk e pranonte ose nuk ishte i bindur pėr rolin e qeverisė shqiptare. Atėherė ai shkoi tė punonte mėsues i thjeshtė nė njė shkollė fillore nė qytetin e Elbasanit, edhe pse i kishte mundėsitė tė merrte njė post tė rėndėsishėm politik. Zgjodhi profesionin qė e lidhte sėrish me librin. Njė vit mė pas ai ftoi gjithė qytetarėt e Elbasanit tė jepnin njė grosh pėr t'i bėrė njė dhuratė tė ēmuar Miss Durhamit, njė penė tė larė nė ar tė cilėn Frashėri do t'ia jepte nė mėnyrė ceremoniale kur anglezja zbriti nė Vlorė nė 1914. Ishte shprehje e mirėnjohjes pėr veprėn e saj nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare dhe qė tė vazhdonte tė shkruante pėr Shqipėrinė.

Testamenti dhe konfiskimi

Ka qenė kaq i thjeshtė konfiskimi i bibliotekės sė Mit'hat Frashėrit?

"Nė vitin 1929", pohon studiuesi Uran Butka "pra shumė vjet pėrpara se tė ndėrronte jetė, ai hartoi njė testament i cili nuk pėrfshinte asgjė tjetėr vetėm pasurinė librore. Aty shpreh dėshirėn qė gjithė kjo pasuri tė vendoset nė njė institut tė studimeve shqiptare, i cili duhej tė ngrihej nga shteti shqiptar. E la edhe pasurinė e tij peng tė kėtij testamenti."

Njė pjesė tė librave Frashėri i kishte nė shtėpi dhe njė pjesė nė Bibliotekėn Kombėtare, me besimin dhe devotshmėrinė si njė nga themeluesit e saj. Ndėrkohė ajo pjesė qė ishte kėtu u ruajt, kurse pjesa tjetėr qė ishte nė shtėpinė e tij u mor nga institucione tė ndryshme, njė pjesė e mori prapė Biblioteka Kombėtare dhe institucionet e tjera. Megjithatė ajo qė ėshtė e rėndėsishme ishte pjesa e antikuarit. Pra gjithė veprat e letėrsisė sė vjetėr shqipe, duke filluar nga Buzuku, Budi, Bogdani, Kristoforidhi i kemi sot falė koleksionit qė ruante Frashėri.

Nė Paris, me gjithė punėn e madhe qė kishte si i angazhuar pėr ēėshtjen shqiptare, Frashėri do tė hapte dy ekspozita me vepra tė autorėve tė vjetėr tė letėrsisė shqipe, mebotimet e Kristoforidhit. Po kėshtu edhe nė Shqipėri. Mbahet mend njė ekspozitė qė ai ka hapur posaēėrisht me botimet pėr Skėnderbeun.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com