Albatlanta

Z.Solana ka njė Shqipėri tjetėr!
Nga Pėrparim Kabo

I nderuar zoti Solana, para disa ditėsh me njė ndjenjė dėshpėrimi qė nuk fshehte zhgėnjimin, Ju u shprehet se ngjarjet e fundit nė Shqipėri dhe loja e mbrapshtė e politikanėve tanė e largojnė vendin nga proceset e integrimit euroatlantik. Ėshtė normale, nė njė gjykim tė shpejtė, qė tė pėrfundoni nė njė pikėrėndes tė tillė. Pas 17 vjet lėnie pas tė sistemit komunist dhe vendosjes sė pluripartitizmit, dukej si njė teatėr absurd “loja e virgjėrisė sė ēertifikatave” dhe akuza e hapur, qė nė Shqipėri ka njė masė tė gjėrė zgjedhėsish, aq sa mund tė ndryshojnė fatin e zgjedhjeve, sepse janė stėrvitur nė vite tė votojnė mė shumė se njė herė si “klarkel”...... tė kohėve moderne, por me njė autoritet qė mund tė sfidojė elementin themelore tė njė demokrcie institucionale, votimin e lirė dhe tė drejtė.
Nė kėtė dekor tė pėrgjithshėm datat ēmitizohen dhe realitet brenda dhe jashtė nesh do tė duhet tė shihen mė thellė.
Ndaj nė kėtė kėndvėshtrim ajo qė ndodhi ėshtė arsye pėr tė reflektuar, se ē’po ndodh nė Shqipėri me demokracinė, me kushtetutshmėrinė, me ligjet, me institucionet, me edukimin demokratik tė njerėzve, me moralin qytetar, me tregun dhe autoritetin real tė tij, me partitizmin, me median, me kohėn si nocion substancial, me idetė, me popullėsinė, me antropologjinė shqiptare si themeli njerėzor institucional qė ėshtė nisur pėr t’u integruar nė Bashkimin Europian? Nėse data tashmė e injoruar 18 janar 2007 nuk do t’ua jepte shkakun qė ju eurokratėt e sotėm tė mos gjenit arsye dhe shkaqe tė pėrligjura pėr tė radiografuar dhe skanuar realitetin real nė Shqipėri, nė pėrgjegjėsinė e mbėshtetjes asistimit dhe kontrollimit tė detyrimeve tė integrimit, atėherė mė mirė qė ndodhi kėshtu, sepse ndodhi ajo qė do tė duhej tė ndodhte.

Ėshtė rasti tė flitet hapur me Ju personalisht, por edhe me institucionet tuaja, me euroteknokratėt qė paguhen nga taksapaguesit europian, dhe qė kanė pėr mision tė punojnė pėr kėtė qėllim, pėrafrimin e Shqipėrisė me parametrat e civilizimit europian, sigurimin e ndryshimeve reale nė kėtė vend tė Ballkanit Perėndimor, tė cilėt do tė sillnin realisht standarte, ndėrtimi funksionimi dhe bashkėpunimi tė tillė si nė vendet e pėrparuara. Kjo ėshtė sfida jonė, pėr kėtė nuk ka dilemė, por kjo ėshtė edhe sfida e juaj, ndaj edhe pėr kėtė nuk do tė duhet tė ketė dilemė.
Ju u shqetėsuat se si kėto partitė politike nuk po binin dakord pėr ditėn e zgjedhjeve, por a e bėni pyetjen pėrse po ndodhte kėshtu?
Ju ndėrhytė, telefonuat, dėrguat misionarė nė teren, nxitet shtrėngime duarsh qė i lanė njerėzit gojėhapur, kur panė se si “urrejtjet e mėdha u shndėruan nė dashuri tė mėdha” dhe mė nė fund “kalorėsit e politikės” shqiptare firmosėn njė marrėveshje tė “besimit reciprok” dhe mbi bazėn e saj bėnė disa ndryshime nė Kodin Zgjedhor, Kushtetutė si dhe nė disa struktura tė tjera.

Dėshiroj Zoti Solana t’ua shpreh hapur Ju, mendimin tim pse ndodh kėshtu nė Shqipėri, qė pėr tė shkuar tek institucionalizmi duhen marrėveshje si nė shoqėritė parashtetėrore.
Autoriteti i vėrtetė nė Shqipėri ėshtė partitizmi, i cili nuk prodhon ide dhe programe, por pushtete, interesa, treg dhe pėr kėtė arsye ka marrė nėn “hyqėm” edhe shtetin me institucionet e tij. Pra nė vend qė tė kemi njė pluralizėm partiak kemi njė “Autoritarizėm liberal” (herė herė laraman) plural.
Ky autoritarizėm funksionon tek ne si “njė monokraci dyfishe”. Kur njė parti vjen nė pushtet pas zgjedhjeve, ajo sjell me vete, “shtetin e saj”, “institucionet e saj” dhe “antropologjinė e saj institucionale”, e cila pėrbėhet nga fanatikėt, antarėsia partiake, fansat, simpatizantėt dhe takėmi i tregut pa skrupuj qė mund tė konvertohen brenda natės me qėllimi fitimi.

“Shteti i partive tė mėdha”, ėshtė ndryshimi i struktuarve, mekanizmave, legjislacionit, dhe njerėzit qė punojnė brenda strukturave bazale shtetrore, dhe qė kanė cikėl vegjetativ mė tė gjatė nė kohė se ai i pushteteve qė dalin nga zgjedhjet.
Brenda kėtyrė institucioneve dėrgohen njerėz qė kanė alergji nga neutraliteti partiak, dhe kėshtu fillon loja me “pionėt” brenda shtetit tė cilėt fillojnė ta pėrdorin atė pėr “monokracinė pushtetore” kundėr opozitės pa asnjė pushtet.
Nė institucione veprohet po me tė njėjtėn filozofi, ato futen nė deformimin e cirkut monokratik dhe ribėhen si struktura, mekanizma, legjislacion, rregullore dhe autoritet, si varėsi dhe vendodhje e pozicion bashkėpunimi ne hallkat e zinxhirit institucional. Revolucion i energjisė “monokracia dyfishe”( e quaj tė tillė se dy parti kryesore ka qė alternohen nė pushtet), finalizohet me zbrazjen e administartės, jo vetėm asaj tė lartė dhe tė nivelit tė mesėm, por deri tek nivelet e ulėta, pra deri nė shkollat e ciklit tė ulėt. Hiqen njerėz apo ulen nė detyrė sepse nuk janė tė ngjyrimit politik pushtetor tė kohės sė dhėnė prezente.
Ndryshimi nga perjudha komuniste, ėshtė se ky nuk ėshtė revolucion klasor dhe me dhunė, por ėshtė njė rotacion i dy pjesėve tė monokracisė monolite tė djeshme.
Ju e dini Zoti Solana se e ardhmja nuk mund tė nxiret nga e djeshmja, as si filozofi, as si moral, as si psikologji, as si antropologji. Ndaj nė kėtė kėndgjykimi Ju eurokratėt e BE po kėrkoni njė mision tė pamundur.Me heronjtė e fundkohės sė komunizmit doni tė ndėrtoni kapitalizmin, shoqėrinė borgjeze dhe demokracinė institucionale me liritė dhe tė drejtat e njeriut si tipar krucial.
Mos u kėrkoni zotėri njė objektiv tė cilin ata nuk mund ta realizojnė, sepse nė kėtė rast gabimi ėshtė i tyre, ndėrsa naiviteti ėshtė i juaji. Mentaliteti qė krijoi sistemi totalitar komunist, por edhe ai mbretėror, dhe ai perandorak turk osman, por edhe ai bizantin dhe romak pėrpara tij, pėr kėtė antropologji zoti Solana, ėshtė “pėrdorimi i energjitizmit luftarak pėr tė mbijetuar”, pėr mė tė vobektėt, pėr tė shėrbyer pėr ato shtresa mbi varfėrine dhė pėr karrierė e pasuri pėr shtresat e larta. E gjithe kjo pėrmes konvertimit ekzistencial, me moton tė bėhemi kėshtu si e do tregu i ekzistencės.

Ajo qė ju europerėndimorėt e quani sot “brain drain prossses”, nė historinė tonė gjithėkohore antroplogjike ėshtė “ikja e energjisė antropologjike” pėr interesat luftarake dhe tė tregut tė imperialiteve historike, tė cilėt e pėrfshin djerinėn tonė si njė hapsirė provinciale ku mund tė gjenden njerėz pėr tregun e luftės dhe shėrbimit. A e dini Zoti Solana pėrse shqiptarėt u konvertuan nė myslimanė gjatė pushtimit ushtarak teokratik aziatik turk?
Po jua them. Sepse kushtet e vėna nuk erdhėn nga liturgjia por nga tregu, dhe ato ishin, pronėsia mbi tokėn, mbajtja e armės dhe mundėsia pėr karrierė nė strukturat gjithfare tė perandorisė Osmane. Shqiptarėt kishin njė thėnie tė vjetėr. Ai qė tė mund me shpatė e ka edhe perėndinė mė tė fortė se ty, ndaj ajo do tė duhet tė besohet dhe feja e asaj perėndie ėshtė mė e mirė pėr ty.
Tingėllon pagane dhe e tillė ėshtė, por ajo brenda hartės sonė antropologjike ėshtė prezente edhe sot e gjithė ditėn, ndaj “fituesit dhe tė mundurit”, janė kaq prezent si konflikt dhe kaq larg si bashkėqeverisje.
Tash besoj se ėshtė e kuptueshme pėr Ju si cilat janė tiparet e hartės sonė antroplogjike dhe pėrse antarėsimi ynė nė BE nuk ėshtė ēėshtje implementimi thjesht standartesh apo respektim datash. Kam frikė dhe druaj Zoti Solana, po mė ndje nėse nuk jam korekt (e kam edukatėn tė kėrkoj falje), dua t’u them se shpura e teknokratėve dhe zyrtarėve tuaj qė punojnė dhe shėrbejnė nė Shqipėri, nuk e kanė “ngulur plugun thellė” nė kėtė realitet.
Janė tė kėnaqur me mosnjohjen thellė tė historisė, kulturės, kontributeve, vlerave dhe marėzive tė antropologjisė shqiptare. Jam nė gjėndje t’ua arsyetoj mė gjatė dhe mė thellė po qe nevoja se eskursionet e tyre institucionale dhe raportimet me gjuhe ezopike, pamjet e ngrira prej parafine dhe tė folurit pėr subjekte apo objekte nė vetėn e tretė, nuk e kanė ndihmuar as realitetin shqiptar tė emancipohet pėrmes vetėdijes dhe pėrgjegjėsisė, por as administratėn vendimarrėse tė Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe Kėshillit tė Europės. Ėshtė krijuar njė univers virtualiteti dhe nė shumė raste dhe pėr shumė probleme shoqėria shqiptare dhe strukturat politike tė saj ecin si tė thuash nė kahje tė kundėrta me kohėn e numuruar si kronos, sepse viti shėnon 2007 dhe ne i kemi problemet pėr gjėra thelbėsore si 15 a po mė shumė vite mė parė. Ecet si gaforja sepse ata me tė cilėt Ju komunikoni institucianalisht, tė vjetėr apo tė rinj, tė cilėve Ju( europianėt) ju “njihni dhėmbė e dhėmballė” si themi ne shqiptarėt, sepse jua dini kapacitet, marėzitė, aftėsitė dhe diabolizmin, jua dini gėnjeshtrat dhe ėndrat, por jua dini dhe veset dhe pasuritė maramėndėse tė siguaruar me punė tė pista dhe nė mardhėnie me “njerėzit e zinjė tė tregjeve informale”, kanė “vullnet pėr pushtet” dhe ju vullnet pėr qeverisje. Ndodh e para, sepse pushtetin e shohin si sundim ndėrsa tė papushtetshmin si tė sunduar (opozitėn nė ēdo rast, nga tė dy palėt e monokracisė dyfishe).

Ndėrsa i dyti, “vullneti pėr qeverisje”, kėrkon disa tipare dhe atribute tė tjerė. Nė kushtet e pluralizmit politik qeverisja ėshtė bashkėqeverisje dhe bashkėpėrgjegjėsi, edhe me atė qė nuk ka fituar nė zgjedhjet e rradhės, qė unė e quaj”fitues nė pakicė” por jo tė humbur. Dy subjektet e “monokracisė dyfishe” kėtu tek ne, e veshin kėtė filozofi pėrjashtimi edhe me kostum nacional.
Besoj keni dėgjuar Zoti Solana, se pėrpara zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005, pozita e athershhme (monokracia e majtė po e quaj pėr ta dalluar) shprehej se: -po tė vijė nė pushtet Partia Demokratike, kjo “ėshtė tradhėti kombėtare”. Dhe kur kjo ndodhi, “monokracia e djathtė” sot nė pushtet, nuk nguroi tė shprehej se kjo ėshtė njė fitore kombėtare, sepse e shpėtoi vendin nga tė “gjithė tė kėqiat e kėsaj bote”, pra “kombi po rilindėte”.
Nuk mungon pastaj folklorizmi, mitika e pėrēudnuar, autoriteti i kultit tė njėshit, dhe tė gjitha paisjet e cikėrimat e kėtij dekori sa provincial aq edhe me aromė nga antropologjia medievale. E gjithė kjo linjė ka edhe dy tipare tė tjerė jo tė mirėpritur nga demokratizmi europian. Kultin e kryetarėve tė pėrhershėm qė nga njėra anė janė kthyer nė heronj dhe nga ana tjetėr pėr shkak tė ēimentimit nė krye tė partive tė tyre, kanė prodhuar derivate partish tė vogla me kryesim nga tė pakėnaqurit, tė cilėt pasi humbin duelet pėr kryesin e partisė sė madhe nėnė, gjejnė prehje nė saimin e partive tė vogla ku strehohen sipas shkallėve jerarkike tė pakėnaqurit gjithvarėsh, me njė pluralizėm interesash ku mbisunduese janė ato qė vijnė nga tregu.
Tipari i dytė pėr nga rradha, ėshtė nxjerrja e realitetit, prirjeve zhvillimit, luftrave, prapaskenave, paqeve dhe pazareve, po nga kėta heronjė, tė cilėt janė peng tė sė kaluarės, produkt tė sė cilės ata janė si psikologji, mentalitet, filozofi dhe kulturė.
Pėr pasojė ata merren me risjelljen dhe rikualifimin e sė kaluarės. Duan tė glorifikohen me betejat e fituara si dhe virtualisht duan ti risjellin nė realitet e sotme si objektiva real, me tė cilėt do tė duhet tė ndeshemi sėrisht, dhe mbi tė cilėt fitohet vetėm po tė udhėhiqemi nga “heroizmi i provuar i tyre”.
Duke mos parė nga e ardhmja, siē thotė Erich Fromm, “ata kanė frikė nga liria”.
Sepse e ardhmja kėrkon vizione, vizionet ngrihen mbi stradegji, stradegjitė lypin ide dhe idetė duan kulturė tė re progresive dhe me prirje nga ndryshimi e progresi. Kjo kulturė ėshtė investim dhe nuk vjen nga tregu, i cili ėshtė autoriteti mė autoritaristė dhe mė totalitar nė Shqipėri.
Operatorėt e tij mbasi uzurpuan tregun pėrmes njė “kapitalizmi grabitqar” sepse u pasuruan me rėmbimin e pasurisė kombėtare, gradualisht u paisin me diploma shkollash tė larta, pastaj ndėrtuan media ku “strehuan frikėn” e tyre, pasi filluan ti pėrdornin si mjete vetėmbrojtėse dhe sulmi me qėllim vetinteresi.
Mė tej ju turėn pushteteve, partive politikės dhe isntitucioneve pushtetore.Filimisht duke futur si pjesė tė tregut njerėzit qė punonin nė to, por nuk u ndalėn tė shkonin deri nė parlament, ndaj mos u habisni Zoti Solana kur informoheni, se atje flitet me fjalor rruge apo zihen me grushta dhe shkelin ēdo etik minimale.
Tregu po i tėrheq zvarė shumė nga kėta inidvid qė nė krye tė herės hynė nė kėtė ndėrmarrje tė rėndėsishme tė popullit shqiptar si idealist, ndėrsa tani janė superkapitalist me pasuri tė tilla qė trondisin jo mė dekumentacioni e manipuluar tė deklarimit tė pasurisė, por investigimet e shėrbimeve tė specializuara inteligjente brenda dhe jashtė vendit. Ajo qė thuhet pėr “autoritarizmin rus”, se energjia u shėndrua nė pushtet, nė Shqipėri do tė duhej ta formulonim,”informaliteti dhe korupsioni” u shėndrua nė pushtet.
Nuk do tė duhet shumė kohė ta shihni produktin e kėtij mekanizmi. Spektakli i radhės janė zgjedhjet lokale tė shkurtit.Do tė kini rast tė rihumbni energji gjatė zgjedhjeve por nė veēanti pas zgjedhjeve. Sot nė Shqipėri njė kryetar komune i njė fshati tė largėt e do postin sepse tenderon parat pėr urrėn, pėr rrugėn, pėr shkollėn, tė cilat do tė duhet tė kryejnė njė itinerar tė veēantė, tė kalojnė nga xhepi i kėtij individi, qė nė “jerarkinė e biznesit” me parat e shtetit apo donatorėve, mund tė jetė njė peshk i vogėl nė oqean. Ky ėshtė alkimizmi hutonjės qė pėrdoret ndaj jush personalitetet e larta tė BE dhe strukturave e teknokratėve europian.
Dlirėsia e tė folurit si me dhibmje pėr ato qė ngjasin, tė cilat nuk ka si tė ngarkojnė me pėrgjegjėsi atė qė nuk e bėn, por qė e nxit tė prononcohet se ai ka dy tė vėrteta, Njė me atė qė e bėnė i cili ėshtė hallke e zinxhirit. Dhe njė tė vėrtetė tjetėr me Ju e cila pėrpiqet tė mbajė gjallė iluzionet. Janė si ato peshorėt e tregėtarve kinezė tė lashtėsisė qė njėra ishte pėr tė blerė, njė pėr tė shitur dhe njė pėr atė klientė qė e dinte zakonin e mashtrimit me peshimin e mallit. Nevojitet kjo peshorja e tretė Zoti Solana, qė e vėrteta tė mos vijė me ambalazhin e demagogjisė si pėr Ju edhe pėr popullin shqiptar.
Sė fundi do tė dėshiroja t’ju sillje nė kujtesė jo pa qėllim diēka qė ju patjetėr e keni studjuar, raportin mes ligjit dhe zakonit e mėnyrės sė sjelljes.
Qė tė shmangim subjektivizmin e dyanshėm, po ju citoj atė qė shkruajti pėr frymėn e ligjeve Montesquieu.
“Kurt themi se ligjet janė institucione tė veēanta dhe pėrfundimtare nė duart e ligjėvėnėsve, njėlloj sikurse zakonet dhe mėnyrat e jetės janė institucione tė kombit nė pėrgjithėsi. Prej kėtu rrjedh se kur dėshirohet tė ndryshohen zakonet dhe mėnyrat e jetės, nuk duhet tė veprohet nėpėrmjet ligjeve, pasi kjo mėnyrė tė vepruari popujve do tu dukej diēka tiranike; do tė ishte mirė qė kjo gjė tė bėhej pėrmes mėnyrash dhe zakonesh tė tjera”(Montesquieu, Mbi Frymėn e Ligjeve, botimi shqip faqe 428)

Ja pėrse i nderuar shkėlqesi, europianizimi i antropologjisė shqiptare si kusht bazik i integrimit nuk fillon dhe mbaron nga kopjimi i ligjeve por nga ndryshimi i zakoneve dhe sjelljeve. Dhe kjo duhet nė radhe tė parė tek ligjėbėrsit dhe ligjėvėnėsit.
E nėse koha e dhėnė nė dispozicion ka mbaruar pa rezultat atėherė ka mbaruar dhe misioni i tyre, sepse atje ku mungon virtyti dhe vlerat zė vend vetinteresi dhe babėzia.
Pas kėsaj, po qe se, ne kėtu brenda ngrehinės sonė vazhdojmė besojmė jemi tė humbur pėr shkak tė pafuqisė sonė pėr ndryshim, ju atje tek institucionalizmi europian do tė cilėsoheni kohėhumbur, pėr shkak tė njė naivitetit tė sinqertė besimi, qė duhet braktisur pėrfundimisht tashmė. Zoti Solana ka njė Shqipėri tjetėr pėrtej asaj qė ju keni njohur dhe takuar deri mė sot! Janė faktorėt e ideve, akademizmit, vlerave morale, kulturės, artit, brezave tė rinj dhe individualiteteve tė spikatura tė profesioneve tė lira. Ju lutem gjeni kohė tė kontaktoni e bisedoni me ta, t’i njihni, sepse vetėm atėherė rruga pėr tek ju do tė jetė mė e shkurtėr, mė e sigurtė, mė europiane.
Tė faleminderit njeri i nderuar dhe mik me besė i shqiptarėve!
Fola dhe shpėtova shpirtin tim! Ndalohet rreptesisht riprodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar. ? 2005 BalkanWeb Perdorimi i lajmeve mund te behet duke permendur burimin,nese jo kjo eshte nje shkelje e te drejtave CTRL-D Per te shtuar kete faqe tek Favorites
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com