Albatlanta

Ndjekja e ēdo lloj "kėshille"...
Rexhep Meidani:


Politika shqiptare pėrgjithėsisht, nuk ka njė pėrqendrim apo orientim strategjik tė sajin, me pėrjashtim tė pėrsėritjes pa pushim tė gatishmėrisė pėr integrim evropian e euroatlantik. Megjithėse miratohen plane, programe e strategji tė ndryshme, pėrsėri dublikimi e triplikimi, luhatjet e ndryshme, deri diametralisht tė kundėrta, pompohen pa mė tė voglin mendim e thellim konkret prej saj.

Njė gjė e tillė shfaqet, p.sh., nė iniciativat e ndryshme ekonomike, nė adaptimet e njėpasnjėshme ligjore e strukturore tė huazuara nga njė model nė tjetrin (d.m.th., dhe nga njė "kėshillė" nė tjetrėn), nė modifikimet e ndryshme tė Kodit Zgjedhor pas ēdo procesi zgjedhor tė tipit "njė hap pėrpara", dhe sė fundi dhe nė lojėrat njėditore me numra pėr tė plotėsuar orekse ēasti, shoqėruar kjo deri me ndryshime kushtetuese brenda njė nate!

Asnjėherė kjo politikė nuk e ka seriozitetin e duhur, ndoshta, dhe kapacitetin pėr tė parė mė larg, pėr tė projektuar drejt, atė qė duhet bėrė nė garantimin e njė tė ardhme tė afėrt sa mė normale, pėr qytetarėt. Kjo u pa sė fundi dhe me mballomat nė Kodin Zgjedhor, duke deformuar vetė konceptin kushtetues, dhe duke thelluar mė tej konceptin partizan nė organizimin dhe administrimin e proceseve elektorale, nė karakterin partiak tė komisioneve zgjedhore tė ēdo niveli, etj. Ėshtė ēudi e madhe, por administrimi i procesit zgjedhor nga struktura institucionale dhe jo partizane, ėshtė kapėrcyer edhe nė Palestinė, kurse mbahet ende gjallė, madje shformohet edhe mė tej, nė Shqipėri.

Ka shumė tė ngjarė, ndoshta me pėrjashtim tė Bjellorusisė, qė nė Evropė jemi ende i vetmi vend, qė nėn trysninė e politikės, nuk pranon administrimin kushtetues-ligjor (pra dhe institucional) tė procesit zgjedhor. Politika shqiptare, e karakterizuar nga njė mosbesim i thellė i ndėrsjellė, me tė drejtė ose pa tė drejtė, por dhe nga mendėsia e trashėguar e partisė-shtet akoma kėmbėngul qė ky administrim tė mbahet nė duart e tė fortėve tė partive politike, pra dhe tė komanduar po nga drejtuesit e partive dhe jo nga ligji zgjedhor, udhėzimet e aktet nėnligjore tė KQZ-sė, etj. Prandaj dhe vazhdojmė t'i vuajmė deformacionet e abuzimet nga mė tė ndryshmet, pėrfshirė dhe mini-Dushkun e mega-Dushkun. Me fjalė tė tjera, "kėshillime" tė ndryshme janė zbatuar nga zgjedhja nė zgjedhje, shpesh dhe kontradiktore, duke mohuar, deri "anihiluar" dhe atė minimum pozitiv tė arritur mė parė. Por asnjėherė pėr tė ndėrmarrė njė reformė progresive tė stilit evropian...

Por nuk ėshtė vetėm ky aspekt problematik. Nė pėrgjithėsi, kjo ėshtė njė karakteristikė tėrėsore e politikės sonė. Tė marrim, p.sh., problemin urgjent tė energjisė. Ėshtė thėnė, e ēfarė nuk ėshtė thėnė, sipas "kėshillave" apo orientimeve tė dhėna. Gjenerator-anije, gjeneratorė me erė, por dhe hidrocentrale dhe termocentrale tė reja, megjithatė aktualisht shfrytėzojmė vetėm atė, qė ėshtė ndėrtuar mbi 30 vjet mė parė, madje me njė kapacitet mė tė reduktuar. Ndėrkohė nevojat pėr energji edhe sikur tė ishin 100% tė plotėsuara duhet tė projektoheshin minimalisht me njė rritje prej 6% (sa ē'ėshtė dhe rritja ekonomike) nė vit. Pa harruar kėtu qė dhe hidrocentralet tona nga mbeturinat e mbushjet e pėrvitshme kanė pakėsuar dhe do tė pakėsojnė gradualisht kapacitetet e tyre derisa tė vijė njė ditė, qė tė mos prodhojnė mė energji elektrike. Me sa shihet, mungon vullneti real politik pėr ndryshim tė madh, ose "kėshillat dashamirėse", qė vinė nga tė gjitha anėt, pengojnė marrjen e ēdo vendimi tė drejtė, duke e ēuar sistemin tonė energjetik nė "gjendje paralize".

Sidoqoftė, pėr ta ilustruar idenė se c' ndodh me politikėn shqiptare ku "mbizotėron" skema e anihilimit tė njė "kėshille" nga ajo pasuesja (sidomos kjo me ndikim dramatik pėr pjesėn qė vjen nė qeverisje), po tregojmė dhe ngjarjen e mėposhtme:

***

Njė plak i varfėr jetonte nė njė fshat malor vetėm me nipin e tij. Njė ditė, duke pasur nevojė pėr ushqim, ata vendosėn tė shisnin gomarin, qė e pėrdornin pėr tė mbartur ngarkesa tė ndryshme. U nisėn pėr nė qytet pėr nė pazarin e kafshėve. Duke zbritur ata kaluan pranė njė moteli, nė pragun e portės sė tė cilit po qėndronin dy burra me moshė mesatare. Nga qetėsia qė mbretėronte nė veshin e plakut, erdhi komenti i tyre. Ato po talleshin, qė gomari po ecte pa ngarkesė, kurse vetė plaku po gulēonte tė arrinte djalin dhe gomarin. Sapo e dėgjoi kėtė plaku, qė tė mos binte nė sy pėr keq, hipi mbi gomar dhe vazhdoi rrugėn.

Nuk kaloi shumė kohė dhe nga njė kafene pranė rrugės pėr nė qytet, ai dėgjoi tė tallurat e dy kameriereve, qė e konsideronin tė pamoralshme, bile mizore, qė njė burrė tė kapardisej mbi gomar, ndėrkohė qė njė fėmijė duhej tė ecte nė kėmbė prapa tij. Plaku zbriti menjėherė dhe i tha nipit tė hipte mbi gomar.

Por kjo nuk zgjati shumė kohė, sepse duke kaluar pranė njė kishe dy tė moshuar, nė kopshtin e saj, e quajtėn krejt tė pasjellshme kėtė qėndrim mbi gomar tė njė djali, ndėrkohė qė njė plak e ndiqte atė nė kėmbė. Gjyshi, sapo e dėgjoi kėtė vėrejtje tė dy pleqve, hipi dhe ai mbi gomar, prapa nipit. Dhe kėshtu bėnė dhe njė copė rrugė tjetėr, tashmė jo aq larg pazarit tė kafshėve.

Dy fshatarė tė tjerė, qė po drejtoheshin po nė kėtė pazar me njė tufė qengjash, kur i panė tė dy, gjysh e nip, majė gomarit filluan tė talleshin. Sipas tyre ata, me kėtė shfrytėzim tė gomarit, po shkonin nė pazar pėr tė shitur njė gomar tė rraskapitur e kockė e lėkurė. Madje, sipas tyre, pėr njė ēmim mė tė lartė, ata duhet ta kishin mbajtur hopa atė gomar. Sapo e dėgjoi kėtė, plaku zbriti nga gomari sė bashku me nipin, pėrgatiti njė si barelė me dy shufra druri dhe lidhi aty gomarin. E vendosėn atė nė shpatulla dhe vazhduan rrugėn. Arritėn kėshtu pranė njė ure tė varur mbi njė humnerė tė thellė, nė anėn tjetėr tė sė cilės ishte pazari. Por nė gjysmė tė urės, lėkundja e saj u bė aq e madhe, saqė barela sė bashku me gomarin rrėshqiti nga shpatullat e gjyshit dhe nipit dhe ra nė humnerė. Kėshtu, duke ndjekur tė gjitha "kėshillat" e njėpasnjėshme, gjyshi dhe nipi mbetėn me gisht nė gojė...
PRESS - Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com