Albatlanta

Ēėshtja ēame, njė problem i pastėr politik
Interviste me Sabri Godon
Godo: Ēėshtja ēame, njė problem i pastėr politik
Politikani veteran "korrekton" Berishėn pas intervistės pėr gazetėn greke

Politikani Sabri Godo ka korrektuar deklaratėn e bėrė nga Kryeministri Berisha pėr ēėshtjen ēame nė njė tė pėrditshme greke. Nė njė intervistė pėr "Shqip", Godo edhe pse e sheh si pozitive nė tėrėsi deklaratėn e kreut tė qeverisė, kėrkon tė pėrjashtohet termi "teknik" i pėrdorur prej Kryeministrit pėr ēėshtjen ēame. Godo deklaroi se kėtu kemi tė bėjmė me njė problem politik tė dorės sė parė dhe me njė ēėshtje kombėtare. Gjatė intervistės, Godo shprehet se marrėdhėniet aktuale ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė janė nė njė pikė disi tė nxehtė kritike dhe qė duhen rishikuar pėr tė mirėn tonė tė pėrbashkėt. Gjithashtu ai mbėshtet gjithė komunitetit ēam nė Shqipėri se kanė tė drejtė tė kėrkojnė pėr tė marrė pronat e tyre qė u kanė lėnė trashėgim tė parėt edhe duke e ēuar ēėshtjen nė Gjykatėn e Strasburgut.

Kryeministri Berisha ka deklaruar se ēėshtja ēame mund tė zgjidhet mes Shqipėrisė dhe Greqisė pa ndėrmjetėsimin e njė pale tė tretė, duke shtuar se ēėshtja e pasurisė sė qytetarėve grekė dhe shqiptarė nė tė dyja anėt e kufirit duhet tė shikohet si njė ēėshtje ligjore teknike dhe jo si ēėshtje kombėtare. Cili ėshtė komenti juaj pėr kėtė?

Unė shoh anėn e mirė tė asaj qė ka deklaruar nė intervistėn e tij Kryeministri Berisha. Them se kjo nuk ėshtė njė deklaratė zyrtare, gjithsesi ėshtė njė intervistė dhe kėto janė dy gjėra tė ndryshme. Si pozitive shoh faktin se Berisha pohon me zė tė lartė se ekziston problemi ēam. Ėshtė hera e parė qė njė zyrtar i lartė dhe vete Kryeministri pohon se ēėshtja ēame ekziston dhe se kjo kėrkon njė zgjidhje, nga kjo anė unė e pėrshėndes deklaratėn e bėrė nga Berisha. Megjithėse nė mėnyrė paksa tė kamufluar, prapė se prapė ai i bėn thirrje Greqisė qė t‘u nėnshtrohet bisedimeve dypalėshe dhe nėse kjo nuk arrihet nė mėnyrė tė detyrueshme, do tė vijė ndėrhyrja e njė pale tė tretė, domethėnė e Evropės, pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame. Deri kėtu deklarata e Berishės mė duket pozitive dhe e pėrkrah. Pjesa pėr tė cilėn jam kundėr ėshtė pėrdorimi i termit qė kemi tė bėjmė me njė ēėshtje teknike. Kėtu nuk ėshtė puna se u prish njė kompjuter nė Kakavijė apo nuk funksionon diēka dhe duhet tė ndreqet nga njerėzit e elektronikės. Kėtu kemi tė bėjmė me njė problem politik tė dorės sė parė dhe me njė ēėshtje kombėtare dhe Berisha mjafton qė tė shikojė preambulėn e Kushtetutės nėse nuk gaboj edhe nenin 10 tė saj dhe tė shohė qė qeveria qė ai drejton ka detyrimin t‘u dalė pėr zot shqiptarėve kudo qė janė dhe sidomos atyre qė jetojnė rreth kufirit tonė. Kėtu kemi tė bėjmė me 200 mijė ēamė qė jetojnė brenda shtetit shqiptar, tė cilėve u ėshtė mohuar e drejta universale e pronės dhe nuk mund t‘i mohohet askujt nė botėn e sotme. Kjo ėshtė shkruar nė tė gjitha kartat ndėrkombėtare ku ka vėnė firmėn e saj edhe Shqipėria dhe duke u ndodhur para kėtij detyrimi dhe qė qeveria shqiptare tė tregojė angazhimin e saj dhe tė bėjė pėrēapjet e veta nė mėnyrė serioze me dinjitet dhe pjekuri dhe kjo nuk do tė thotė aspak acarim i marrėdhėnieve me Greqinė, por do tė thotė zgjidhje e njė problemi qė pengon herė pas here zhvillimin e marrėdhėnieve normale tė mėtejshme gjithnjė e mė tė mira me Greqinė. Kėshtu qė mendoj se kėtė pjesė qė ka thėnė nė intervistėn e vet z.Berisha duhet ta riformulojė pėr tė qenė nė rregull me detyrimet e tij si Kryeministėr i kėtij vendi nė lidhje me ēėshtjen ēame.

Kryeministri Berisha ka deklaruar gjithashtu se aktualisht marrėdhėniet Shqipėri-Greqi janė mė tė mirat e kėtyre 50 viteve tė fundit. Duke sjellė nė kujtesė edhe deklaratėn e bėrė nga ambasadori grek nė Shqipėri pak muaj mė parė kur ju e kundėrshtuat hapur atė, si mendoni se janė marrėdhėniet mes dy vendeve tona?

Si Kryeministėr Berisha duhet tė thotė qė marrėdhėniet tona me Greqinė janė tė mira. Deri ku beson ai me kėtė, qė ka mė tepėr tė dhėna pėr tė gjykuar, kjo ėshtė njė ēėshtje e tij dhe unė nuk i vė faj nė qoftė se ai nuk i bėn publike tė gjitha mendimet e tij si politikan, se ka gjėra tė cilat nė diplomaci nuk i thua dot me zė tė lartė. Por unė jam i lirė tė flas nga pozita ime si qytetar dhe unė do t‘i konsideroja marrėdhėniet aktuale ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė nė njė pikė disi tė nxehtė kritike dhe qė duhen rishikuar pėr tė mirėn tonė tė pėrbashkėt. Aktualisht nė vendin tonė vazhdon tė zhvillohet praktika e greqizimit tė shqiptarėve, ka njerėz qė dynden nė kisha pėr tė marrė certifikatat e pagėzimi. Pėrse ju duhen? Ju duhen pėr tė marrė nėnshtetėsinė greke nė mėnyrė qė tė jenė tė lirė tė shkojnė tė punojnė jo vetėm nė Greqi, por edhe nė Evropė, ndaj dhe nuk iu vė dhe aq faj kėtyre qė fabrikojnė njė identitet tė tyre tė falsifikuar, pasi i shtyn njė nevojė e madhe qė ta bėjnė. Por qė tė pėrkrahet dhe tė nxitet nga qeveria greke, kjo ėshtė njė gjė e dėmshme do tė thosha, njė politikė vėrtet dritė shkurtėr. Paralel me kėtė kjo duhet tė tėrhiqte fort edhe vėmendjen e qeverisė shqiptare se ē‘po bėhet me qytetarėt e saj, gjė qė kjo qeveri nuk ėshtė duke e bėrė ndaj dhe duhet t‘i verė gishtin kokės, sepse nga e gjitha kjo mė nė fund bėhet mė e lehtė lėvizja dhe qarkullimi ndėrmjet nesh dhe Greqisė. Kjo veēse do tė krijojė probleme qė do ta vėshtirėsojnė punėn mes Shqipėrisė dhe Greqisė nė tė ardhmen.

Duket se komuniteti ēam nė Shqipėri nuk do tė ketė mbėshtetjen e qeverisė shqiptare pėr tė kėrkuar pronat e tyre nė shtetin grek. A mendoni se ata duhet t‘i drejtohen Gjykatės sė Strasburgut pėr kėtė tė drejtė?

Unė e njoh lėvizjen ēame nė Shqipėri dhe mund tė deklaroj se jam nė marrėdhėnie miqėsore me to. Megjithėse ato i kanė tė pakta shpresat tė gjejnė pėrkrahjen e duhur nga qeveria shqiptare nė mbrojtje tė tė drejtave tė tyre, sepse kėtė mbėshtetje nuk e kanė pasur asnjėherė as nė kohėn e regjimit komunist dhe as tani, pėr arsye tė ndryshme dhe doemos qė puna do e ēojė deri atje sa t‘i drejtohen Strasburgut. E keqja ėshtė se Strasburgut nuk i drejtohesh dot nė mėnyrė kolektive. Por individėt ēamė mund tė bėjnė padi atje, sepse askush nuk harron tokėn dhe shtėpinė qė i kanė lėnė trashėgim tė parėt dhe ēamėt do ta bėjnė kėtė, prandaj them se qeveria shqiptare duhet t‘u dalė punėve pėrpara pa lėnė qė gjėrat tė marrin trajta tė vėshtira.
Gazeta Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com