Albatlanta

'Forca e ideve kundėr tė ēmendurve nė pushtet'
Ndriēim Kulla
“Forca e ideve kundėr tė ēmendurve nė pushtet” Ndriēim Kulla John Maynard Keynes besonte nė forcėn e ideve me njė intensitet tė pashoq. Eshtė me tė vėrtetė mbresėlėnėse qė vepra e tij mė e madhe, ai gur themeli i pazakontė nė historinė e mendimit ekonomik, siē ėshtė “Teoria e pėrgjithshme e punėsimit, interesit dhe parasė” (e dalė nė botim plot 71 vjet mė parė, pikėrisht nė janar tė vitit 1936), fillon dhe mbaron me theksimin e kapacitetit qė kanė idetė nė plazmimin e botės. Ja si shprehet ai nė parathėnien e kėsaj vepre: “Vėshtirėsia nuk qėndron tek idetė e reja, por nė zhdukjen e ideve tė vjetra, tė cilat, atyre qė janė edukuar ashtu si shumica prej nesh, arrijnė t’u degėzohen nėpėr tė gjitha cepat e mendjes” Kėsisoj, atij i dukej e jashtėzakonshme fuqia e sundimit qė opinionet e konsoliduara arrijnė tė ushtrojnė nė mendjet e njerėzve. Bir i njė profesori tė famshėm tė Universitetit tė Kembrixhit dhe njė aktoreje mjaft tė suksesshme, e njėherėsh tė njė pioniereje tė madhe tė reformave shoqėrore, njė koleksionist i mrekullueshėm veprash arti, mik i Virginia Woolf dhe i gjithė “Bloomsbury grup”, njė bashkimi estetėsh tė klasave tė larta edwardiane, qė pėrfaqėsonin “jetėn e tij jashtė ekonomisė”, i martuar nė moshėn 43-vjeēare me njė balerinė ruse, i lindur mė 1883, vitin e vdekjes sė Marksit, Keynesi me teorinė e tij radikale se qeveritė mund tė shpenzojnė para qė ato mund tė mos i kenė, siē shkruan mė 1999 Robert Reich, njė ekspert i shquar i ekonomisė dhe drejtues i Sekretariatit tė Punės nė qeverinė amerikane nė vitet 1993-1997, arriti tė shpėtojė kapitalizmin nga rreziku i vetvetes dhe t’i mbajė larg shoqėrisė tė gjithė marksistėt e ditėve tė tij, apo dhe tė disa dekadave mė vonė. Ishte kjo kredoja dhe bindja e njė intelektuali, njėrit prej mė tė mėdhenjve tė shekullit XX, me orientim radikal, por fortėsisht kundėr marksizmit. Ndėrsa Marksi i kishte identifikuar gjithmonė idetė sunduese me ato tė klasave ekonomikisht tė privilegjuara, Keynesi e vendoste besimin nė kapacitetin e bindjes dhe tė argumentimit. Pėr tė, intelektualėt dhe ekonomistėt nė veēanti, nuk ishin aspak profetė tė ēarmatosur: pėrkundrazi, kishin nė dispozicion armėn mė efikase nė perspektivė, argumentimin racional, qė mund tė transferohej nė doktrina, nė edukimin dhe kushtėzimin e opinionit publik. Sigurisht, vizioni i tij ishte ai i njė njeriu qė, edhe pse i shkėlqyer nė jetėn publike, nuk pati menduar kurrė tė ndahej nga ambienti nė tė cilin qe formuar, nga qarqet universitare tė Kembrixhit, tė cilėve u pėrkiti gjithmonė. Nuk mendoi kurrė se ia vlente barra qiranė tė praktikonte njė aktivitet studimi jashtė kėtyre qarqeve, duke mos pranuar kėshtu njė pozicion akademik, qė i jepte njė titull prestigjit intelektual qė ai kish arritur tė fitonte ende pa i mbushur tė 40-at, menjėherė pas luftės sė parė botėrore, me publikimin e njė pamfleti sa tė famshėm, aq edhe ēshugurues rreth dėmshpėrblimeve tė luftės tė diktuara ndaj Gjermanisė prej fuqive fituese. Anėtar i delegacionit anglez tė konferencės sė Paqes nė Paris nė vitet 1918-1919, Keynesi i ri nuk i aprovoi vendimet e kryetarėve tė shteteve fituese kundra Gjermanisė, duke i gjykuar ato hakmarrėse e duke ngritur buēimėn e vet intelektuale me tė arritur nė atdhe nėpėrmjet njė libri tė shkurtėr me titull “Konseguencat ekonomike tė paqes”. Duke e quajtur Wilsonin njė “Don Kishot tė shurdhėr e tė verbėr” dhe Klemansonė, “njė ksenofob me njė iluzion - Francėn - dhe njė diziluzion, njerėzimin”, (duke e hequr veē nė momentin e fundit atė pėrshkrim piktoresk qė kishte rezervuar pėr Lloid Xhorxhin, si njė bard i budallallepsur, si njė vizitor gjysmė-njerėzor i kohės sonė i ardhur prej pyjeve magjepsės e magji-shtrigonjės tė antikitetit keltik), Kejnesi guxoi tė argumentonte dhe profetizonte se pagimi i dėmshpėrblimeve tė ekzagjeruara do ta varfėronte tej mase Gjermaninė, duke e kthyer nė njė rrezik pėr Evropėn. Ky pamflet i tij i vogėl, qė shiti 84 mijė kopje, shkaktoi njė trazirė tė jashtėzakonshme dhe e shndėrroi Kejnesin menjėherė nė njė shkėlqesi. Megjithatė, efekti i tij real do tė ndihej akoma dhe mė jetik shumė vite mė vonė, nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė vend qė tė pėrsėrisnin gabimet e bėra tre dekada mė parė, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara sollėn nė mend paralajmėrimet atėherė tė padėgjuara tė Keynesit, duke arritur nė pėrfundimin se rruga mė e sigurt pėr njė paqe tė qėndrueshme, ishte tė ndihmohej i munduri pėr ta rindėrtuar veten dhe ekonominė. Gjithsesi, ky nuk ishte i vetmi rast kur idetė gjeniale tė kėtij ekonomisti tė madh merreshin vonė nė konsideratė nga ana e klasave politike udhėheqėse. Edhe “Teoria e tij e pėrgjithshme” shkaktoi njė thyerje nė rrethet akademike. Shumica e ekonomistėve i hodhėn poshtė idetė e tij, duke favorizuar prirjen e mbajtjes sė njė buxheti tė balancuar, ndėrkohė qė politikanėt as qė arritėn ta kuptonin e se nga duhet ta fillonin pėr ta vėnė atė nė zbatim. “Njerėzit praktikė qė e gjykojnė veten si mė tė mbrojturit nga ēfarėdolloj ndikimi intelektual, zakonisht janė skllevėr tė ndonjė ekonomisti tė ndjerė”, shkruante Kejnesi nė veprėn e vet. Mė 1934, 2 vjet pas ardhjes nė fuqi tė Franklin Roosvelt, Kejnesi viziton Amerikėn me idenė pėr ta bindur Shtėpinė e Bardhė tė provonte nė praktikė teorinė e tij, duke marrė nga pas shprehjen e presidentit se “ai mund tė jetė njė matematicien i mrekullueshėm, por jo njė ekonomist politik”. Me thellimin e krizės amerikane, pas depresionit tė madh, Roosvelti i provoi tė gjitha levat dhe manovrat ekonomike pėr ta nxitur rritjen e ekonomisė, por asgjė. Mė 1938, depresioni ishte ende mbizotėrues, kėshtu qė qeverisė amerikane tė asaj kohe nuk i kishte mbetur mė asnjė mundėsi tjetėr se sa “tė pėrqafonte idenė e matematicienit trallisės anglez”. Dilema mė e madhe ishte se sa produktive do tė qe Amerika atėherė kur t’i jepej shansi. E pėr habinė tė gjithėve, nga viti 1939 deri mė 1944 (madje edhe nė pikun e njė lufte botėrore) produkti i brendshėm u dyfishua dhe papunėsia ra nė mėnyrė tė vetėtimtė – nga mė shumė se 17% nė 1%. Kurrė ndonjėherė mė parė nė historinė e njerėzimit njė doktrinė ekonomike kish qenė testuar nė mėnyrė kaq dramatike. Edhe pse iu dhurua “rrethana speciale” e mobilizimit tė popullsisė, teoria u vėrtetua tė punonte ashtu siē e kish parashikuar Keynesi, duke arritur madje tė bindte edhe shumicėn e republikanėve. Pas luftės bumi i ekonomisė amerikane mori pėrmasa akoma dhe mė tė mėdha dhe Keynesi vlerėsime akoma dhe mė triumfuese, qė do tė kulmonin nė shprehjen e famshme tė presidentit Richard Nixon “Tashmė ne jemi tė gjithė keysenianė”. E rilexuar sot, “Teoria e pėrgjithshme” gjeneron njė mbresė tė fortė gjerėsie, por edhe shumėllojshmėrie dhe jo-lineariteti, qė, sipas tė gjitha gjasave, arriti tė mrekullojė edhe mė bashkėkohorėt, qė e morėn nė duar ta lexonin pėr herė tė parė, atėherė kur ajo ende s’ishte metabolizuar plotėsisht e formalizuar akoma dhe mė thellė nėpėr debatet e ekonomistėve. Madje, ėshtė e mundur qė edhe lexuesi jo ekonomist (vėmendjen e tė cilėve kėrkonte tė tėrhiqte edhe vetė Keynesi) tė joshet nga tema dhe dimensione, qė nuk janė ato tek tė cilat rroket interesi dhe pėrqendrimi i profesionistėve tė shkencave ekonomike. Spikat, p.sh. dimensioni i sė ardhmes qė pėrshkon tė gjithė librin, bashkė me rolin e pritshmėrive dhe pasojave psikologjike qė kanos aksioni ekonomik. Njė tjetėr ekonomist i madh i shekullit XX, Joseph Schumpeter, i dallueshėm nga Keynesi pėr prirjet dhe kulturėn e tij, ishte i pari qė arriti tė zhvillojė kontradiktėn midis njė aparati ekuacionesh simultane, thelbėsisht statik dhe tensionit tė Teorisė sė Pėrgjithshme kah perspektivės sė tė ardhmes. E nė tė vėrtetė, ėshtė pikėrisht kėshtu: nė librin e Keynesit historia gjen shumė pak hapėsirė (teksa gjen shumė mė tepėr shtjellim historia e doktrinave ekonomike). Sfondi i saj ėshtė ajo pjesė e viteve ‘900, qė jetoi autori, janė konseguencat e luftės, e mbi tė gjitha kriza e tmerrshme e vitit ’29, nga pasojat e sė cilės bota s’ka arritur tė shpėtojė ende dhe sot. Pėr kėtė arsye vazhdon t’i pulsojė akoma dhe mė fort vullneti pėr tė demonstruar falsitetin e qasjeve tė zakonta ndaj politikės ekonomike dhe urgjencės pėr t’u ēliruar nga skemat obsolete. Mirėpo, nga njė tjetėr pikė vėshtrimi, mund tė ravijėzohet qartė se vizioni i Keynesit ėshtė i projektuar kah sė ardhmes, duke u hapur kah njė modeli shoqėrie qė, ndryshe nga ajo ku ai jetoi, tė garantonte njė punėsim tė plotė dhe njė shpėrndarje jo arbitrare dhe tė pabarabartė tė pasurive dhe tė ardhurave. Kejnesit, klasat udhėheqėse tė kohės sė vet, i ngjanin nė shumicėn e komponentėve tė tyre si “tė ēmendur nė pushtet”, tė cilėt papėrgjegjshmėrisht i uniformonin veprimet e tyre nė sajė tė parimeve tė “ndonjė shkarravitėsi akademik”, tė cilit ia pėrsėrisnin vazhdimisht sentencat deri nė lodhje. Ndaj, pengesė nė ushtrimin e njė politike ekonomike kurajoze dhe inovative, nuk qenė aq shumė “interesat tashmė tė konstituuara”, tė mbivlerėsuara nga fuqinė e tyre e votės dhe mjeteve shtrėnguese, por shumė mė tepėr se kjo, ajo rezistencė gati veshtullore e prodhuar nga veshje mendore sa tė vjetra, aq edhe tė thellėrrėnjosura. Problemi pėr Keynesin ėshtė ai i njė forme bashkėjetese, qė tė sigurojė njėherėsh individualizmin dhe barazinė e perspektivave, ku ndėrhyrja publike tė mos shkojė nė dėm tė “avantazheve tė decentralizimit dhe tė lojės sė interesave personale”. Ja pėrse ai i jepte aq shumė rėndėsi ideve, deri nė atė pikė sa ta mbyllte “Teorinė e Pėrgjithshme” me njė pohim krenar besimi tė tipit: “herėt a vonė do tė sundojnė idetė, jo interesat e kostituuara, qė janė tė rrezikshme si nė tė mirė, ashtu dhe nė tė keq”.
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com