Albatlanta

Karakurti, fshati shqiptar nė stepat e Ukrainės
Nga Kujtim Boriēi

Ėshtė i njohur fakti i dhimbshėm i ikjeve masive tė shqiptarėve nga invazionet dhe luftėrat e pushtuesve ndėr shekuj, duke ngritur ngulmime masive nė shumė vende tė Ballkanit, Evropės, Amerikės, Kanadasė, Australisė, e deri nė stepat e largėta ruse. Edhe pse nga kjo ikje e dhimbshme kanė kaluar kufijtė kohorė tė dy-tre shekujve, brezat e shumtė nuk kanė mundur t'i shmangen fenomenit tė asimilimit; ėshtė pėr t'u evidentuar fakti se, pėrgjithėsisht nė kėto ngulmime, banorėt kanė transmetuar tek kėto breza kulturėn, doket, zakonet e traditat shqiptare. Ndėrsa rasti i fshatit Karakurt, nė stepat e Buxhakut tė Ukrainės, me njė popullsi prej 2704 banorėsh, ku ata me origjinė shqiptare pėrbėjnė 80% tė popullsisė sė fshatit (tė tjerėt vendas, rumunė e bullgarė), ėshtė ndėr rastet mė tė veēanta tė ngulmimeve masive tė shqiptarėve, rreth dy shekuj mė parė. E veēanta e kėtij ngulmimi masiv shqiptarėsh nė stepat e Siberisė, ndėrkohė qė pėrgjithėsisht emigrimet e detyruara tė shekujve mė parė kishin destinacion Amerikėn, Australinė e vendet evropiane, qėndron jo vetėm nė numrin e banorėve, nė gjetjen e kėtij vendi si "atdhe tė dytė", por dhe nga ruajtja pothuaj me fanatizėm e shumė dokeve, traditave, e zakoneve tė pėrcjella nga brezi nė brez, deri nė arshivat vendase e muzeume, e qė pasqyrojnė edhe sot prejardhjen shqiptare tė banorėve, gjė tė cilėn ata e konfirmojnė me kėnaqėsi. Vetėm kohėt e fundit, pas dy shekujsh, intelektualėt e kėtij fshati shqiptar tė Ukrainės, kanė kėmbėngulur tė vendosin kontaktet me tė parėt e tyre, me shtetin amė, me vendlindjen, qė stėrgjyshėrit u detyruan ta braktisin nga pushtimi i egėr otoman. Njė prej intelektualėve dhe specialistėve tė njohur tė Karakurtit, shqiptari Fjodor Dermentli, drejtor i Uzinės sė Tubave tė Harcizkut, profesor e deputet qė prej 25 vjetėsh, sot 70-vjeē, nuk ka reshtur sė investuar gjatė gjithė jetės sė tij, pėr tė njohur e pasqyruar prejardhjen shqiptare tė bashkėfshatarėve tė tij, kulturėn e traditat, duke kėmbėngulur e punuar gjithashtu, pėr vendosjen e urave lidhėse me vendlindjen e tė parėve. Pėrpjekja mė serioze nė kėtė fushė e Dermentliut, sė bashku me bashkėpunėtorėt e tij, krahas punės sė bėrė pėr ruajtjen e njohjen e historisė dhe traditave nga brezat, ėshtė dhe botimi i librit tė tij "Duke fletuar fletėt e kujtimeve", i sjellė sė fundi nė shqip nga Anna Shost (pėrkthyese) e Anna Zabellova, si redaktore. Sipas autorit tė kėtij libri, referuar arshivave zyrtare dhe ruse, ngulmimi shqiptar nė stepat e largėta tė Ukrainės, ku janė shumėfishuar e jetojnė dhe sot, ėshtė nė vazhdėn e largimeve masive tė shqiptarėve pas luftės Ruso-Turke (1771-1774), ku shumė luftėtarė shqiptarė ishin pjesėmarrės aktivė pėr ēlirimin nga pushtimi turk. Pas nėnshkrimit tė paqes nė vitin 1975, shumė shqiptarė qė ngulmimet e para i kishin nė Bullgari (nė shumicė nė fshatrat Poroishte, Eskiarmutllar, Zagrad, Dobrina, Devina etj.), u rishpėrngulėn mė thellė drejt Lindjes, ku ndėr tė parėt, ėshtė ngulmimi shqiptar afėr Krimesė, nė fshatin Arnaudovska, e qė sot thirret Aleksandrovka. Edhe paraardhėsit e shqiptarėve tė sotėm tė Karakurtit, rezultojnė qė tė jenė tė rishpėrngulur nga Bullgaria pėr nė stepat e Ukrainės, nė vitet 1809-1813. Siē konfirmon Dermentli, nėpėrmjet dokumenteve arkivore, shqiptarėt e fshatrave Dizdar, Eski-Arnautllar, Devnja, qė ndodheshin midis Varnės e Plovadisė, tė rrėnuar nga lufta, por me kokėn lart, u shtynė nė thellėsi tė tokave ruse nė Lindje, duke u vendosur nė Zaporishje (midis Militopolit dhe detit Azov), pėrkatėsisht nė fshatrat Gamovka, Georgievska e Karakurt. "Raca e fortė shqiptare, edhe njė herė e tregoi vitalitetin e saj nė vendbanimin e ri. Ata ishin njė grusht i vogėl njerėzish analfabetė, gjysmė tė uritur, qė dukeshin tė dobėt nga jashtė, por tė fortė shpirtėrisht. Duke kapėrcyer dhe mė shumė se 1000 kilometra, duke provuar shumė vėshtirėsi e fatkeqėsi, gjetėn pėr vete dhe pasardhėsit e tyre, atdheun e ri, jetėn e re",- konfirmon korēare Dermentli. Ndėrsa historia e shpėrnguljes sė dhimbshme deri nė ngulmimin nė Karakurt, ambientimi me jetėn e atjeshme, si u shumuan, si jetonin e jetojnė, si kėnduan e kėndojnė shqip, si i bėjnė dasmat e si i pėrcjellin zakonet shqiptare brezave, ai jep hollėsi tė plota e interesante nė librin e tij.

Rivendosja e urės lidhėse me shtetin amė

Vetėm vitet e fundit, falė pėrpjekjeve tė Fjodor Dermentit dhe Xhevat Rirės, Konsullit tė Ukrainės nė Shqipėri, banorėt e Karakurtit tė largėt, mundėn qė t'i vendosin urat e komunikimit me vendlindjen e tyre, me Shqipėrinė. Por, sipas Rirės, ky ėshtė vetėm fillimi, pasi nė tė ardhmen janė nė projekt njė sėrė aktivitetesh tė ndėrsjella kulturore, pėr tė forcuar njė bashkėpunim tė ndėrprerė prej gati dy shekujsh. Ndėrsa Petraq Konomi, njė prej njerėzve qė ka udhėtuar pak kohė mė parė nė Ukrainė, tek shqiptarėt e atjeshėm, pohon se ėshtė befasuar nga gjithēka qė kėta banorė kanė mundur tė bėjnė, pėr mėnyrėn e jetesės, rritjen e mirėqenies vetėm me punė (bujqėsi, zejtari, blegtori), e deri tek veshjet tradicionale, kėngėt e lashta, ritet e dasmave, qė nuk ka mundur t'i fshijė koha dhe erozioni i asimilimit. Njė nga ndėrmarrjet fundit, nė tė mirė tė forcimit tė bashkėpunimit tė karakurtasve tė largėt me vendlindjen, shton mė tej Konomi, ėshtė dhe dėrgimi atje, me pėrkujdesjen e Rirės, njė numėr tė konsiderueshėm abetaresh e librave tė tjerė shqip, nė mėnyrė qė gjuha e nėnės tė mėsohet nė bankat e shkollės, nė fshatin e largėt shqiptar nė stepėn ruse.

Duke shfletuar fletėt e kujtimeve

(Fragmente nga libri i Fjodor Dermentli)

Nė vitin 1811, nė anėn e majtė tė liqenit Jallpug, pranė lumit Sarllig, tė shpėrngulurit shqiptarė nga viset bullgare, themeluan koloninė Karakurt. Numri i vogėl i shqiptarėve u vendos nė fshatin Tabak dhe nė fshatrat fqinjė, Verhnebuxhakskinj dhe Kagullo-Prutskij.

...Ndėr 20 familjet e para shqiptare nė Karakurt, ishte vetėm njė familje me emrin Dermentli. Nė katundin e sotėm Zhovtnjevoje (Karakurt), sipas tė dhėnave tė regjistrimit tė popullsisė sė Ukrainės pėr vitin 2001, jetojnė 2704 banorė, 80 pėr qind e tė cilėve janė shqiptarė dhe shumė veta prej tyre kanė mbiemrin Dermentli. Tė gjithė ata janė tė afėrmit e mi, apo tė largėt tė fisit. Pikėrisht, kjo mė jep tė drejtėn tė them se kryesisht, historia e familjes sime, e fisit tim, ėshtė pjesė e historisė sė katundit tonė. Dhe u pėrpoqa qė me punėn time, tė bashkėpunėtorėve, me dėshmitė e gjalla e me gėrmime tė shumta nė arshiva, tė rrėmoj nė rrėnjėt tona tė pėrbashkėta... E pėrsa nxorėm nė dritė, jemi krenarė e themi: "Po ul kokėn para jush, stėrgjyshėrit e mi!". Shqiptarėt e sapoardhur nė katundin tonė rreth dy shekuj mė parė, e mė vonė, jetonin nė rrugė tė veēanta, ku gjuha dhe traditat ruheshin me fanatizėm nė ēdo familje. Emri i katundit tonė, Karakurt, pėrkthehet "merimangė e zezė". Kjo lidhej, sipas legjendės, me themelimin e katundit tonė pranė liqenit Jallpug, ku tė parėt tanė gjetėn shushunja tė zeza mjekėsore. Tė parėt tanė e brezat e sotėm nė kėtė katund, ruanin e ruajnė ritet e vendlindjes sė shtetit amė. Kujtoj se, qė kur isha fėmijė, nė familjen tonė tė madhe, ashtu si dhe familjet e tjera shqiptare, bėheshin si tė themi, me njė orar strikt. Kishim njė ekonomi tė vogėl qė pėrbėhej nga ara, kopshti, bahēja, bagėtia dhe zogj. T'i mbaje gjithė kėto, duhej punė e rėndė fizike. Punonin tė gjithė, edhe fėmijėt, edhe tė rriturit... Mbaj mend se, qė nė fėmijėri, nėna kėndonte bukur kėngė shqiptare, e unė ia kėrkoja shpesh kėtė. Kujtoj shumė prej tyre. Ėshtė njė kėngė shumė e trishtuar: "Kur bie shi, ne qajmė pėr ty/ Kur bubullin ne tė ujitim me lot/ Kur vetėtin ne ndezim qirinj/ Kur bie mjegull ne ndezim temjan...". Duhet thėnė se nė fshatin tonė, shqiptarėt e ardhur, respektonin ritet fetare tė krishtera, kurorėzoheshim, pagėzonim fėmijėt. Por shpesh nėna, nė vendt tė "Zot na ndihmo!", ose "Zot na shpėto!", thoshte "Allah verdi", duke ju drejtuar Zotit mysliman. Brezat e shqiptarėve tė Karakurtit, pėr shumė arsye, edhe pėr shkak tė klimės e vendit tė largėt, vuanin, por me mund jetonin e jetojnė mirė. Por nė vitet e vona, 1940-1941, ata qė ishin tė pasur, nuk i shpėtuan internimit. Tek ne nuk thoshim "I internojnė nė Siberi!", por thoshin "I internojnė nė Rusi!". Familja jonė nuk u prek nga kjo, pasi ishim tė varfėr, jetonim mirė me punė...!".

Ceremonia e dasmės

Krejt e veēantė ėshtė tradita e trashėguar e dasmės, nė fshatin shqiptar Karakurt tė Ukrainės. Zgjedhja e dhėndrit dhe nuses, nė traditė, ėshtė punė e prindėrve dhe jo e tė rinjve. Merrej parasysh pasuria, prika, sasia e tokės, ekonomia. Ndodhte qė tė rinjtė tė mos e njihnin njėri-tjetrin deri nė ditėn e dasmės. Nė rast se bihej dakord mes krushqve, caktonin ditėn e "rurit", ditėn kur prindėrit e nuses bėjnė njė mbrėmje pėrpara dasmės. Nė kėtė mbrėmje janė krushq e kumbarė, tė cilėt hanė, pinė e argėtohen gjatė gjithė natės. Nė mėngjes, krushqit me gjėrat e pajės shėtisin nėpėr fshat. Nė rast se nusja ėshtė e pasur, dy krushq; nėse ajo ka pak pajė, njė krushk. Tė gjithė pajėn (peshqirė, ēarēafė, kėmisha, pėlhurė etj.), i mban nė sup krushku, ndėrsa nė kokė mban jastėkun. Njė javė pas saj, detyrimisht tė shtunėn, ėshtė fejesa. Nė shtėpinė e nuses mblidhen prindėrit e dy tė rinjve, dhėndri e nusja, ku shohin dhe njėri-tjetrin. Nuk ulen nė tavolinė derisa nusja tė puthė duart e tė gjithėve, pėrfshi dhe dhėndrin. Bie dakord pėr ditėn e dasmės. Nusja rri nė shtėpi deri ditėn e dasmės. Ceremonia fillon tė enjten, si nė shtėpinė e dhėndrit, ashtu dhe tė nuses. Tė premten ėshtė dita e ftesave pėr dasmė pėr krushqit e tė afėrmit, ftohen dhe tė rinj. Ata zgjedhin "kryetarin" i cili mbanė nė duar "gillgillin", njė katruve druri me verė. I japin, sė pari, njė gllėnjkė verė tė zotit tė shtėpisė. Mė pas, rinia nga ana e dhėndrit shkon nė shtėpinė e nuses, ndėrsa ajo nga ana e nuses, nė atė tė dhėndrit, ku argėtohen e mė pas shpėrndahen. Nė dasmėn e nuses, tė shtunėn nė mbrėmje shkon dhėndri me shokėt e tij. Kėrcejnė e argėtohen tė gjithė, me pėrjashtim tė dhėndrit e tė nuses, qė rrinė mėnjanė. Dasma tek dhėndri bėhet tė dielėn. Tė dy anėt kanė tė ftuarit e tyre. Nė rast se ėshtė verė a vjeshtė, zgjedhin njė karrocė me kuaj dhe shkojnė tė marrin kumbarin, nė rast se ėshtė dimėr, atėherė shkojnė me slita. Tani, nė ceremoninė e dasmės, nė plan tė parė del kumbari. Pasi atė e kanė marrė nga shtėpia, shkojnė tek nusja. Krushqit ulen nė njė tavolinė bashkė me kumbarin. Kumbari me nėnkumbarėt, hyn nė dhomėn ku rri nusja me shoqet e saj. Kumbari e vesh nusen me kostumin (fustanin) e nusėrisė, e njė nga nėnkumbarėt kėndon kėngė. Kėnga ėshtė melankolike, qė e bėn nusen tė qajė, se ajo po ikėn nga shtėpia e prindėrve. Pasi ėshtė veshur nusja, sjellin dhėndrin, dhe nė dhomė rrinė tė rinjtė, bashkė me prindėrit e nuses. Dhėndri e nusja rrinė nė gjunjė, e puthin duart e gjunjėt e prindėrve. Hyjnė ndėrkohė miqtė e dhėndrit dhe i japin paratė sa pėr pajėn e nuses. Kumbari me kumbarėn marrin pėrdore ēiftin, pėr tė kėrcyer sė bashku. Pastaj ēifti hyn nė dhomė dhe ndahet me shtėpinė e nuses. Tani, babai ose vėllai i nuses e nxjerrin pėrdore. Dhėndri e nusja mbajnė nė duar qirinj tė ndezur. Para se ēifti tė kalojė pragun e tė dalė nė rrugė, nėna e nuses i bekon ata, duke u hedhur kokrra gruri, monedha e karamele. Kjo do tė thotė, qė jeta e tyre tė jetė pėrherė e ėmbėl, tė kenė para e buka tė mos u mungojė ndonjėherė nė tavolinė. Para ēiftit vendosin njė shufėr hekuri dhe e lagin me ujė. Kjo do tė thotė qė do tė kapėrcejnė sė bashku tė gjitha pengesat e vėshtirėsitė. Tek porta, para se nusja tė hipė nė karrocė, shoqet e saj kėrkojnė paratė pėr nusen dhe i marrin ato. Nga kėtu, ēifti shkon nė kishė, e nga aty nė shtėpinė e dhėndrit. Tek dera, nėna dhe babai i dhėndrit takojnė ēiftin dhe u japin dhurata, qė t'i shohin tė gjithė. Hyjnė nė shtėpi, rinia ēon kumbarėt nė shtėpinė e tyre dhe tė afėrmit shtrojnė tavolinat. Kur tė gjithė tė ftuarit janė mbledhur, shkohet e rimerret kumbara. Vjen ai, e tė gjithė ulen nė tavolina. Nusja me dhėndrin janė nė njė dhomė tjetėr, me shokėt e shoqet e tyre. Prindėrit e dhėndrit i dhurojnė kumbarit dhuratat, ndėrkohė qė ēifti qėndron para kumbarės me qirinj nė duar. Nga mesnata, dilet nė rrugė e kėrcehet valle. Dhėndri e nusja, pėrmbysin dy kova tė mbushura me ujė. Ai qė e pėrmbys i pari do ta marrė dhe do tė hyjė i pari nė kėtė shtėpi, e do tė jetė kryetari i shtėpisė. Argėtimi vazhdon deri nė mėngjes. Tė hėnėn nė mėngjes ēojnė kumbarėn nė shtėpi, e festojnė atje deri nė drekė. Kthehen nė shtėpinė e nuses, kėndojnė e kėrcejnė, e pastaj shkojnė tek dhėndri. Tė martėn (para-prapa), kushėrinjtė mė tė afėrt tė dhėndrit, sė bashku me dhėndrin e nusen ecin mė kėmbė nėpėr fshat me muzikė, deri nė shtėpinė e nuses, ku i presin tė afėrmit e saj. Dhe pritėsit u japin dhurata ēiftit. Nusja kėtė ditė ėshtė pa vello, me veshjen e dasmės, duke treguar se tashmė ėshtė grua e martuar. Rikthehet festa pastaj nė shtėpinė e dhėndrit, ku ēifti u ndan ėmbėlsira e japin dhurata. Kėtu mbaron dasma. Mė vonė, gjatė njė muaj, nusja ēdo mbrėmje duhet t'i lajė kėmbėt vjehrrit e vjehrrės, duke treguar se i respekton njerėzit e burrit. Dhe nėse dikush vjen nė shtėpi, nusja e re duhet t'i puthė duart nė respekt pėr tė moshuarit.

Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com