Albatlanta

Nano - Berisha, dėmi mė i madh i Shqipėrisė
Zef Brozi,Uashington, D.C


Takimi Berisha‑Nano duhet gjykuar nė disa kėndvėshtrime qė tė arrijmė nė njė konkluzion mė real. I parė nė aspektin e pėrgjithshėm, pra si njė takim politikanėsh, do tė ishte njė takim normal dhe qė nuk ia vlente t'i kushtohet asnjė vėmendje e veēantė, pra edhe unė nuk duhej tė humbja kohe me kėtė ēėshtje.

Ndėrsa duke parė mėnyrėn, kohėn dhe vendin ku u zhvillua, duke pasur parasysh akuzat e rėnda qė Berisha i ka bėrė Nanos deri nė korrik 2005 duke e quajtur edhe baron tė mafias kriminale, ky takim i ngjan njė takimi mafiozėsh milionerė.

Nėse Berisha e Nano janė tė sinqertė nė ato qė deklaruan me pompozitet, ata duhej tė ishin takuar nė mėnyrė institucionale, pra tė merrnin pjesėnė takimet qė President Moisiu po bėn me pėrkushtim me partitė politike pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve pėr certifikatat dhe problemet e tjera qė lidhen me zgjedhjet.

Mėnjanimi dhe injorimi i institucioneve ėshtė karakteristike e metodave Berisha‑Nano dhe mėnyrė e tyre pėr tė uzurpuar nė duart e tyre pushtetin. Unė nuk e di se me ēfarėcilėsie foli dje Nano me Berishėn. Nano nuk ėshtė kryetar i Partisė Socialiste, as President.

Nėse Berisha u takua me Nanon si deputet, ia vlen tė ritheksohet se Nano ka abuzuar edhe me besimin e zgjedhėsve tė tij duke e braktisur Parlamentin (edhe pse pagėn si deputet me sa kam lexuar e merr tė plotė). Vendi i takimit pėrsėri duket jo normal dhe mbase qėllimisht u zgjodh prej tyre pėr tė pėrcjellė mesazhet e vėrteta tė ambicieve dhe pazareve tė tyre tė rrezikshme.

Kjo dyshe qė ėndėrron tė hipė nė zverkun e shqiptarėve edhe pėr disa vite tė tjera, pati guximin qė tė kapardisen nga ambientet presidenciale dhe tė hiqen si shpėtimtarė tė vendit. Nė fakt kjo dyshe ėshtė pėrgjegjėsja e vėrtetė pėr krizėn e sotme.

Eshtė e turpshme qė ēėshtja e certifikatave, e cila mund tė zgjidhet krejt lehtėsisht nė aspektin teknik, po mban peng progresin e Shqipėrisė vetėm pėr djallėzinė dhe kokfortėsinė e Berishės. Por dyshja Berisha‑Nano mund tė vijė dhe qėndrojė nė pushtet vetėm duke i krijuar kriza e tragjedira Shqipėrisė.
Pėrvoja

Pėrvoja 16‑vjeēare besoj se me kėtė takim publik i ka bindur shqiptarėt se nė dyshen Berisha‑Nano nuk ka pasur dhe nuk do tė ketė gjėra normale dhe nė dobi tė Shqipėrisė. Unė dua tė besoj se tani edhe e djathta, edhe njerėzit e ndershėm nė Partinė Demokratike, edhe militantėt e verbėr tė Berishės do tė kenė aq zgjuarsi qė tė shohin fytyrėn e vėrtetė tė Berishės.

Takimi i djeshėm ka njė tė mirė: ai theu edhe mitin e fundit nė sytė e militantėve tė sė djathtės pėr Berishėn. Tashmė Partia Demokratike ka nevojė tė zgjedhė liderin e saj, qė pėrfaqėson denjėsisht idealet dhe programin e saj. Ndėrsa partive tė sė djathtės po ua pėrsėris: mos u mashtroni mė nga Berisha.

Unė i bėj thirrje tė gjitha forcave politike tė pozitės dhe opozitės: sa mė parė gjeni mirėkuptimin pėr zgjedhjet dhe i garantoni Shqipėrisė zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe nė pėrputhje me rekomandimet e institucioneve ndėrkombėtare. Sa mė parė ēlirojeni politikėn shqiptare nga dyshja e rrezikshme Berisha‑Nano. Vetėm atėherė ju do tė keni personalitetin tuaj.

Vetėm atėherė njė frymė e re e bashkėkohore do tė zėjė vend nė politikėn shqiptare. Unė i bėj apel nė mėnyrė tė veēantė Parlamentit tė Shqipėrisė: Miratoni ndryshimet e nevojshme nė ligjin elektoral, bėjuni mbrojtės tė demokracisė dhe jo intrigave tė Berishės e Nanos, qė synimin e vetėm tė tyre nuk kanė interesat e Shqipėrisė, por pushtetin dhe pasurimin e tyre dhe tė rrethit tė gjerė familjar tė tyre.

Mesazhi

Sė fundi, diēka edhe pėr ju Berisha‑Nano: Mjaft keni luajtur me fatet e Shqipėrisė! Mjaft e keni pėrgjakur e djegur Shqipėrinė! Mjaft e keni zhytur nė varfėri dhe errėsirė popullin! Ju e bėtė Shqipėrinė vendin me qeverinėe mė tė korruptuar mbase nė botė! Ju ia hoqėt shume shanse Shqipėrisė vetėm pėr interesat e juaja personale!

Faktet po dėshmojnė dita‑ditės se edhe jeni pasuruar e bėrė familje milionerėsh! Ju po i vazhdoni pazaret pėr t?ia zgjatur e dhuruar pushtetin njėri‑tjetrit! Por tashmė edhe shqiptarėt duhet tė jenė zgjuar! Edhe opinioni ndėrkombėtar ju njeh mirė tė dyve! Mos guxoni tė luani mė me zgjedhjet qė po vijnė! Koha qė ju tė ballafaqoheni me tė vėrtetėn dhe me shtetin ligjor nuk do jetė e largėt.

Vota e lirė e njė populli, qė duhet tė guxojė mė shumė ndaj sė keqes, duhet tė jetė me 18 Shkurt dhe nė tė ardhmen edhe ndėshkimi ndaj dyshes Berisha‑Nano!
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com