Albatlanta

Specifik
kunder rrymes
Edmond Tupja

Dikur, kur Shqipėria socialiste vetėshpallej fanar i socializmit nė Evropė e, mė pas, pas prishjes me Kinėn popullore, edhe nė botė, aparati propagandistik i Partisė sė Punės mburrej me socializmin tonė tė “vėrtetė” dhe sulmonte ashpėr ēdo lloj socializmi tjetėr, tė ashtuquajtur “specifik”, si, pėr shembull, atė tė Jugosllavisė sė Titos.
Ai sulmonte gjithashtu socializmin e degjeneruar tė vendeve tė tjera lindore qė i cilėsonte si revizioniste. Nė fakt, po t’i kėqyrėsh faktet nga pranė e fare ftohtė, do tė vėresh pa vėshtirėsi se specifik ishte socializmi shqiptar me vetizolimin e tij hermetik (le tė rikujtojmė parimin famėkeq tė mbėshtetjes plotėsisht nė forcat e veta), me tkurrjen, pastaj zhdukjen e pronės private (le kujtojmė eliminim me pasoja katastrofike tė oborrit kooperativist), me mbylljen e institucioneve fetare, (gjė qė as Stalini nuk kishte guxuar ta bėnte, por nxėnėsi i tij Enver Hoxha ia kaloi mėsuesit nė kėtė drejtim), me zhvillimin e pėrbindshėm tė luftės sė klasave, me orvatjen kriminale pėr tė krijuar me ēdo kusht e ēmim njeriun e ri (d.m.th. servil, spiun, shtiracak e shumėfytyrėsh, skizoid e paranoid njėkohėsisht), me mynxyrėn ekonomike qė u kurorėzua tragjikisht me sistemin e tollonit dhe urinė e organizuar sistematikisht etj., etj. Pėr gati pesėdhjetė vjet, shumica dėrrmuese e shqiptarėve, deshėn apo nuk deshėn, u mėsuan me kėto tipare specifike tė socializmit hoxhist, ēka ndihet edhe sot, mbi pesėmbėdhjetė vjet pas rėnies sė diktaturės.
Rrjedhimisht, nuk ėshtė fare pėr t’u habitur qė, siē patėm dje specifik socializmin tonė fitimtar qė dėshtoi nė mėnyrėn mė mjerane pasi pretendoi se do tė ngadhėnjente nė mbarė botėn, kemi specifik edhe tranzicionin tonė tė stėrzgjatur pėr tė kaluar nga dėshtimi i socializmit nė socializimin e dėshtimeve jo tė pakta. Le tė kujtojmė dramėn e pronave e tė pronarėve tė vėrtetė, amullinė e industrisė, zhvillimin kaotik e me hope tė tregtisė, tė bujqėsisė, deficitet e bilanceve tė ndryshme, mendėsitė parazitare, tragjedinė e vitit 1997, kriminalitetin, trafiqet e ndryshme, korrupsionin e ngritur nė sistem etj., etj.
Ajo qė mė shqetėson, madje mė tremb, ėshtė se me tė mbaruar ky tranzicion i stėrzgjatur, ne do tė kemi specifik edhe kapitalizmin tonė. Uroj tė gabohem nė kėtė pikė, por druaj se do tė jetė i ndryshėm nga ai i vendeve tė zhvilluara tė Evropės, madje edhe nga ai i vendeve fqinjė si Mali i Zi, Serbia apo Maqedonia. Pėr shkak tė kėtij kapitalizmi specifik, rrezik tė komprometohet (qofsha i gabuar pėrsėri!) edhe integrimi ynė nė Bashkimin Evropian. Kapitalizmi ynė specifik, nė se mbetet i tillė, me shumė gjasė do tė ketė pėr tipar dallues mobesueshmėrinė. Vetė fjala specifik mė bėn tė mendoj seriozisht se kapitalizmi ynė specifik do tė jetė me spec, madje spec djegės, tepėr djegės. Nga ana tjetėr, po kjo fjalė, “specifik”, tė kujton se ky spec djegės, tepėr djegės, tė fik kur tė duash dhe se, duke dashur tė hipėsh nė fik, mund tė biesh prej tij e tė vritesh keqas.
Kapitalizmi ynė specifik, pra, ky spec qė tė fik, ėshtė mė i dėmshėm se dardha qė e ka bishtin prapa. Sepse, nė fund tė fundit, dardha bie nė dardhė, kurse ku i dihet se nė ē’vend mund tė bjerė speci djegės, tepėr djegės, se nė ē’vend mund tė tė pėrvėlojė ai mė shumė e mė gjatė, nė hyrje apo nė dalje, dua tė them nė gojė apo nė b...?
Qė tė mos ndodhė kėshtu, qė shqiptarėt e lodhur nga lakadredhat zhgėnjyese tė kapitalizmit tė ri shqiptar tė mos e humbin shpresėn dhe besimin te demokracia, politikanėt tanė duhet t’i vėnė gishtin kokės se ndryshe Historia, duke i akuzuar se kanė gisht nė keqqenien e popullit, do t’i tregojė gjatė me gisht si individė qė e kanė ngjyer gishtin, dhe, mė e keqja, do t’ua fusė gishti aq thellė sa do t’i lėrė njė ditė me gisht nė gojė ose nė b...!
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com