Albatlanta

'THėRRIME' NGA 'SOFRA' E FILIP ĒAKULIT
Mitro Ēela
Ditėn qė u botua shkrimi "Njė medalje pėr Filip Ēakulin" takova kryeredaktorin e gazetės. "Tė kėrkoj ndjesė, mė tha. Tre skicave u dolėn kėmbėt jashtė jorganit". Ndėrsa ai fliste, unė bėja pallė me veten...". Ēdo e keqe e ka njė tė mirė, thoshte Nonda Bulka. Mė vdiq vjehrra? Gjė e mirė. Por duhen shpenzime pėr varrim?! Tė mirės ju ngjit vetvetiu e keqja"... Edhe unė, si puna e Nondės. Marr skicat e pabotuara. U shtoj dy copė. Ja nis Zaganjorit... Dhe fitoj xhaba njė honorar?... Nuk ėshtė e moralshme, do tė thuash ti i nderuari kėndonjės? Mazalla. Misioni im, kur shkruaj, nuk ėshtė as tė edukoj e as tė informoj qytetarėt, qė duke paguar taksa, mbajnė nė kėmbė qeverinė dhe vetė partitė, qė janė shtuar e shumuar si kėrpudhat pas shiut. Unė shkruaj pėr tė "vrarė" vetminė dhe pėr tė mbajtur shtėpinė me honorare!

Sa pėr muhabet. Kohėt e fundit jam emėruar kėshilltar i Filipit. (Thotė Filipi: Berisha ushqen njė tufė me kėshilltarė. Unė po marr Mitron si kėshilltar. Mė del dhe mė tepron!) Zanati ma do t‘i qėndroj afėr. Ai, nuk pėrton tė tregojė. Unė, mbledh "thėrrime" nga "sofra" e tij pėr honorare.
Let‘s go...

NĖ AMBASADĖN AMERIKANE

Shtator 2004. Pas njė maratone tė vėrtetė, pėr tė marrė viza amerikane, ballė pėr ballė me Filipin qėndronte konsulli amerikan. I zi nga fytyra.

Diplomati:- Ka rrezik qė gruaja juaj tė qėndrojė nė Amerikė?

Filipi:- Ku ta kem atė fat! E kam nisur nė 10 vende tė Evropės. Do ti, qė ėshtė kthyer?!

Dipolati:- Nuk tė kuptoj?

Filipi:- Nuk ėshtė faji im...

Diplomati:- ...E kapa me vonesė gjuhėn e Ezopit. Vizat bėhen gati nesėr nė orėn 12.

Filipi:- Nesėr jam i zėnė! Po nuk e mora sot vizėn, do ta anuloj vizitėn pėr nė Amerikė!

Pas njė ore vizat ishin gati. Kėtu nisi edhe miqėsia mes diplomatit zezak amerikan dhe humoristit tė njohur. Diplomati u bė njė ndėr "tifozėt" e emisionit "Fiks Fare".

GREQIA DO TĖ IMPORTOJĖ KOPILĖ!

Allah ēfarė paradoksesh na dėgjojnė veshėt, mė thotė njė ditė Filipi?! Simitisi, Kryeministri i Eladės. Foli nė Parlamentin e grekut, nė verė tė vitit 1999. Ditėn kur ngjau eklipsi i diellit dhe Nostrodamusi parashikoi rrėnimin e botės! Ka qarė njė hall tė madh, me baballarėt e kombit: "Greku ėshtė bėrė mushkė (impotent)"... Fjalė e hata. Po plaket kombi... "A i kini lexuar statistikat? Pyeti Simitisi, me vėshtrim nga kamerat. Kombi ynė i lashtė, ėshtė mė i vjetri nė Evropė pėr nga mesatarja e viteve! Pas 10 vjetėve rrugėve do tė shohim vetėm pleq e plaka. A ka njė derman, do tė pyesni ju? Sigurisht. Do tė importojmė kopilė nga Shqipėria!".

Po pse tė mos i punojė grekut dhe t‘i punojė shqipos qė ėshtė i varfėr? Kėtu na dalin edhe disa tė palara nga bota moderne. Thonė, dhe ėshtė e vėrtetė, se greku me paratė e gjermanit e ka ngritur shumė nivelin e jetės. Por na qenka njė teori: sa mė e lartė kurba e jetesės, aq mė pak e ngre i zoti i shtėpisė kandarin!ā€¦ Sipas kėsaj teorie na qenkėrka mė mirė tė jesh i varfėr! Haram!

Problemin e kapi nė dorė zoti Anastas Angjeli, ministri ynė i Financave nė atė mot. Tha mes ministrave tė mėngjėr: "Tė hartojmė njė marrėveshjė me qeverinė greke, sepse ka rrezik tė lulėzojė kontrabanda e kopilave! Ky do tė ishte njė turp shoqėror pėr qeverinė e mėngjėr dhe njė humbje e dyfishtė pėr ekonominė tonė. Sė pari, nga eksporti sigurojmė tė ardhura. Sė dyti, duke shtuar eksportin, zbatojmė direktivat e FMN-sė, pėr balancimin e tregtisė sė jashtme!"...

KUNATI ME GJUHĖ FRĖNGE

Nė moshė pak tė djegur, kunati i Filipit dhe vėllai i Vasilikės, u regjistrua me korrespondencė nė universitetin e Elbasanit. Tė gjitha provimet i mori me forcat e veta. Problem kishte anglishten. "Normale! Tha me delikatesė Vasilika. Hidhuni nė Elbasan. Do jetė turp pėr ty, tė humbasi shkollėn vėllai im. E pse? Pėr anglishten?!"ā€¦ U nisėm tė dy bashkė. Nė atė mot, rektor ishte njė miku ynė i vjetėr. Pasi shkėmbyem disa replika pa bereqet, u futėm nė temė.

Filipi:- Kunati ka problem me anglishten. Bėni derman!

Rektori:- Mėsuesja e anglishtes ėshtė ters. Ndryshonte puna po tė kishte provim frėngjishten?!

Filipi:- Nuk ka problem. Kunatit i vlen nota. Jo gjuha. Nuk besoj se njė ditė do tė japi frėngjisht nė shkollė!

Rektori ngriti supet. Thirri nė zyrė zyshėn. Pasi mori direktivat, zysha nisi tė "gatuaj" tezat. Kunati serbes, tėrhoqi tezėn. Po i qetė e la mbi tavolinė.

Zusha:- Nėse teza tė duket e vėshtirė, mund ta ndėrrosh. Do bėjmė kaq lėshim pėr ju!

Filipi:- Problemi ėshtė mė i rėndė. Disa ditė mė parė, kunati im u rrėzua nga krevati. U godit nė trurin e vogėl. Humbi ndjenjat. Kur erdhi nė vete, ndodhi thagma. Mbante mend ēdo gjė. Kishte harruar vetėm tė fliste frėngjisht?!

Zyshės nga mallėngjimi i shpėtuan dy sumbulla me lot. Nisi konsultimin me Filipin: "Mendoj t‘i vė pesė, sepse tė tilla nota ka nė librezė". Miku im u ngrys: "Gabim! Duhet t‘i vėsh tetė, sepse njerėzit do tė mendojnė se e ka marrė notėn me ndėrhyrje!" Zysha u bind.

Dy vjet mė vonė. Nė telefon kunati: Filip, mė bėn derman!...Mos i ka ndodhur gjė vjehrrit?... Mė keq: mė kanė emėruar tė jap frėngjisht nė gjimnazin e Lushnjės!... Urime! Do lėsh fshatin. Fiton qytetin?... Filip, mos u tall! Dėgjomė dhe shpėtomėā€¦ Njė javė mė parė u mblodhėn kuadrot e seksionit tė arsimit nė Lushnjė. Duhej njė mėsues i gjuhės frėnge. Nga tė gjithė mėsuesit e Lushnjės, vetėm unė kisha notėn mė tė lartėā€¦

KALI NĖ VEND TĖ GOMARIT

Pranverė 1986. Sekretari i parė i Komitetit tė Partisė nė Lushnjė po shkonte nė zyrė. Skandal! Nė lulishte kullosnin tre gomarė. U ngjit nė zyrė. Thirri kuadrot e qytetit. Nė mėri e sipėr, iu drejtua drejtorit tė Uzinės sė Plastikės, qė e mori pėr drejtorin e komunales: "I ke parė zotrote gomarėt qė livadhisin nė qytet? Sigurisht qė jo. Duhet t‘i shohim ne, udhėheqja. Turp! Qė nesėr tė mos shoh kėmbė hajvani nė qarkullim?!"ā€¦ Kthehet drejtori nė uzinė. Mbledh shefat.

- Sekretari i Parė mė dha ultimatum: tė qėrojmė gomarėt nga uzina!

- Ne nuk kemi gomarė, tha kryeinxhinieri. Sekretari ka folur me metafora, d.m.th., tė qėrojmė shefat e financės, planit dhe organizimitā€¦ Janė tė paaftė!

- Jo, tha drejtori, fjalėn nuk e kishte pėr hajvanė me fytyrė njeriu!... Po halli? Blejmė tre gomarė. I pushkatojmė dhe raportojmė nė partiā€¦

Tė nesėrmen, sekretari i Parė, pinte kafe me Filipin, nė atė mot banor i Lushnjės. Nė kafene hyri drejtori i uzinės. I thotė: "Mė fal. Mbrėmė tė ngatėrrova me drejtorin e komunalesā€¦". E ndėrsa miku ra nė mendime sepse e kishte bėrė proēkėn, Filipi mėsojė historinė.
v Me kėtė bėmė, shkroi njė skeē. Ja dėrgoi Fadil Hasės nė Durrės. U pėrgatit numri i ri i estradės. Sipas zakonit, para se ta shikonte publiku, erdhi nė prova sekretari i kulturės "Skeēi del mė i bukur pot tė bėjmė dy riparime tė vogla. Sė pari, vendin e gomarėve ta zėnė kuajt. Sė dyti, sekretari i parė tė kėmbehet me sekretarin e dytėā€¦".

FIRO NĖ MILITANTĖ

Gusht 1993. Njė delegacion tresh nė Athinė. Azem Hajdari dhe unė nė rolin e deputetit. Filipi nė rolin e pėrkthyesit. Na priste nė takim Kryeministri i djathtė i Greqisė, Micotaqis.

Azemi:- Filip! Thuaj grekut, se una jam kaq i zoti, sa qė me njė thirrje grumbulloj nė sheshin "Skėnderbej" 500 mijė njerėz!

Filipi:- Zoti Kryeministėr! Azemi, thotė, se ėshtė kaq popullor nė Shqipėri, sa me njė thirrje grumbullon nė shesh 50 mijė burra!

Micotaqis:- Po mė befason! Unė jam Kryeministėr dhe nuk mund tė mbledh nė miting mė shumė se 5 mijė militantė nė sheshet e Athinės!

Azemi:- Mitro, pse qesh ky skuthi?

Filipi:- Unė, me forcat e mia, e ula shifrėn 10 herė! Kryeministrit greku iu duk shumė e fryrė! Ai e uli 100 herė!

Azemi:- Mbahu bre burrė! Mos e zbrit nėn 10 herė! Nuk bėhet politikė me firo nė militantė?!

I "BURGOSURI" I GAZETĖS

Mes anėtarėve tė kėshillit botues tė gazetės "RD" nė janar 1991, zuri "vend" edhe Teodor Keko. Nė muajt e parė, Dori punonte me rendiment tė lartė. Mė vonė firma e tij nisi tė rrallohet. Pikėrisht nė kėtė kohė unė u emėrova kryeredaktor dhe Filip Ēakuli zėvendėskryeredaktor. Njė ditė bėmė njė bisedė me nota abstrakte:

Unė:- Na duhet firma e Dorit!
v Filipi:- Me lutje ėshtė vėshtirė tė bėhet "zap" Teodori. Ai ėshtė edhe deputet edhe kėshilltar ekonomik i zėvendėskryeministrit Pashko nė Qeverinė e Stabilitetit. (E bukura ėshtė se Pashkos i duhet mė shumė kohė tė sqarojė kėshilltarin e tij pėr reformat ekonomike, sesa FMN-nė?!)ā€¦ Aftėsia jonė ėshtė si ta bėjmė "rob" tė gazetės me mjete demokratike. Unė kam kėtė skenar. Thėrrasim Teodorin. E mbyllim me ēelės nė njė zyrė pa telefon. Mbi tavolinėn e punės i lėmė letėr, bojė dhe njė dopjo raki. Me dorėzimin e artikullit, jepet honorari...

Me idetė e Filipit hartova njė kontratė. Thirra Teodorin nė zyrė. Duke firmosur mbi kontratė tha:

-Me kėtė firmė unė bėhem i "burgosuri" i gazetės! Bukuri! Kam vetėm njė vėrejte: honoraret le t‘i marri Xhuli (gruaja)! Ajo i pėrdor pėr shtėpinė. Ti e di: unė i lė "peng" te "Gota", siē thoshte Shvejku...
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com