Albatlanta

Errėsira si alternativė tribale
Aleksandėr Ēipa
Nė Shqipėrinė e sotme ka dy kriza: Janė dy kriza evidente, e para ėshtė kriza energjetike nė tė cilėn po zhytet frikshėm vendi dhe e dyta, kriza zgjedhore, produkt i kapriēos politike, pjesė e njė skenari pėr tė cilin shumėkush prej autorėve do tė ndihet keq sė afėrmi.Tė dyja kėto kriza vluese janė nė pėrgjegjėsinė e errėsirės sė rėnė dhe tė gjendur, nė ndėrgjegjen njerėzore tė udhėheqėsisė sė vendit.“Errėsira i burgos njerėzit”. Kjo ėshtė fjalė e urtė biblike. Ne, pėrmes orėve nė shtim dhe pėrmes ditėve tė errėsirės energjetike, po vijojmė vuajtjen e njė regjimi tė pameritueshėm. Nė orare tė Korporatės sė vetme, ne po i nėnshtrohemi njė burgosjeje kolektive. Burgosemi si individė, si administratė, si shtet, si institucione, si qiell dhe si tokė-det i kėtij vendi. Nė njė tranzicion tė tėrė, po mbesim nė regjimin e kėsaj burgosjeje tė ricikluar. Po pse? I kujt ėshtė faji? Sė paku, dimė i kujt ėshtė durimi. Eshtė i yni. Durimi ėshtė virtyti ynė i shpifur nė kushte tė tilla. Kush prej popujve tė Evropės Juglindore kalit durim tė tillė? Cila prej shoqėrive civile tė vendeve ballkanike ka njė durim tė tillė tė shpifur? Cila elitė e shteteve ballkanike e mban nė kėsi burgosjeje vendin dhe tėrėsinė e vendit? Askush dhe askund. Kjo errėsirė ėshtė njė alternativė tribale. Nė pothuajse njėqind vargje tė Biblės dhe tė Kur’anit gjen dedikesė dhe deduktivitete pėr errėsirėn. Ne i shijomė dhe i prekim pėr ēdo ditė tė kėtij dimri tė thėnat pėr errėsirėn. Pranė tyre sajojmė aforizmėn tonė shqiptare: Errėsira nė kohė tė tilla moderne, nė ditė si kėto tė njerėzimit tė sotėm, u pėrket vetėm shoqėrive tė tredhura. Pėr kėtė krizė, fajtorėt janė tė paktė. Autorėt e kėsaj krize janė administratorė tė sjellė prej Qeverisė sė duarve tė pastra, apo janė tė pafajshmit e paaftė? Kjo krizė e ricikluar prej 17 vjetėsh nė Shqipėri nuk ka tė ndėshkuar. Ky ėshtė njė ndėr absurdet mė grandiozė tė Shqipėrisė sė sotme nė errėsirė. Cilėt janė “efesianėt” satanikė tė Shqipėrisė nė errėsirė? Asnjė vit nuk u shpallėn dhe nuk u ndėshkuan ata. Nė ēdo behar tė kėtij tranzicioni tė egėr ne kemi harruar krizėsjellėsit dimėrorė tė errėsirės. Pse kjo harresė dhe kujt i duhet mė tej ky durim? Shqipėria ėshtė vendi qė pėr kushtet dhe rrethanat mund ta qaste vetėm si grotesk krizėn energjetike, ndėrkohė qė qeverisjet e kėtij vendi tė shkuarat dhe sipas gjasave dhe tė paardhurat, e riciklojnė si krizė mungese dhe realitet burgosjeje. Pėr kėtė mėkat social tė ripėrsėritur, sot do tė ishte i motivuar ēdo lloj reagimi qytetar. Mirėpo ēuditėrisht, errėsira jonė burgosėse, po na shton heshtjen dhe na kalit si mė parė, durimin. Drejtori i Pėrgjithshėm i KESH-it, pėrmes njė buzėqeshjeje prej “play-boy” shfaqet nė lidhje telefonike nė ekrane dhe flet pėr skenarėt qė shfaqen nė rajon dhe Evropė, ku kriza as ėshtė shfaqur dhe as po njihet. Asnjė prej vendeve tona fqinje nuk pėrjeton kėtė terr energjetik qė vuajmė ne. Ky drejtues “mustaqe padirsur”, deri mė sot, vetėm shpresė pėr pak dritė, nuk tė ngjall. Atėherė si do tė shkojė filli i kėsaj krize? Politika po i shton kėsaj errėsire, mjegullimin e mėtejshėm zgjedhor. Prej gati njė muaj tė rėnė nė kėtė terr pa krye dhe shpresė, ende nuk kemi njė mbledhje tė posaēme qeverie. Pse? A nuk ėshtė kjo nevojė imediate pėr njė kryeshėrbesė? Prej tre muajsh po mbetemi nėn njė errėsirė mosmarrėveshjesh politike. E kemi humbur kalendarin kushtetues dhe tashmė po ecim nėpėr ditė tė paparashikueshme as nga konstitucionalistė tė 50 vjetėshit tė shkuar. Pse kaq mbrapshtėsi? Kjo krizė e mė shumėshtuar prej errėsirės energjitike, s’po na jep mundėsi tė vlerėsojmė se ē’po ndodh me qeverisjen e ndėrruar prej njė viti e gjysėm. Kujt i vlen kjo mosparje? Kujt i duhet kjo kohė errėsire? Qėllimi i autorėsisė mikse, as mė pak e as mė shumė, i shkon verbėrisė kolektive qė ne e demonstrojmė edhe kur i hapim sytė deri matanė kokėrdhokėve. Demokracia ėshtė rendi i “bijve tė dritės”, ndėrsa ne e pranojmė edhe duke mbetur “bij nė errėsirė”. Ky ėshtė vėrtet njė nėnshtrim tribal i shoqėrisė sonė.
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com