Albatlanta

Certifikata qė certifikojnė manipulimin?
Andrea Stefani
Opozita e trembet pėrdorimit tė certifikatave pėr manipulimin e zgje-dhjeve nga pozita, ndėrkohė qė kryeministri Berisha refuzon tė pranojė kėrkesėn e opozitės pėr regjistrimin e tė gjitha certifikatave, qė do tė pėrdoren nė ditėn e votimit. Ky ėshtė konflikti mė i fundit politik qė rrezikon seriozisht jo vetėm zgjedhjet lokale, por edhe procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė Evropė. Dhe ndėrkohė qė pėrvoja traumatike e zgjedhjeve nė Shqipėri mbėshtet frikėrat e opozitės, pozita dhe qeveria po tregohen tė paafta pėr tė faktuar se dyshimet e opozitės janė tė kota. Nė njė konferencė tė gjatė pėr shtypin tė mbajtur dy ditė mė parė , kryeministri Berisha dha tė kuptohej se kėrkesa e opozitės pėr regjistrimin e certifikatave ėshtė e dėmshme, por ndėrkaq dėshtoi tė argumentonte se pėrse njė gjė e tillė nxjerr jashtė loje rreth 500 mijė zgjedhės. Nė tė kundėrtėn, kreu i opozitės Rama e bazoi kėrkesėn pėr regjistrimin e certifikatave nė vetė rekomandimet e OSBE dhe ODHIR pas zgjedhjeve tė vitit 2005, rekomandime qė kėrkojnė ndėr tė tjera, matjen e tė dhėnave tė sakta dhe transparente pėr certifikatat qė do tė pėrdoren nga zgjedhėsit nė votime. * * * Pasi dėshtoi nė mbajtjen e premtimit pėr pajisjen e qytetarėve me karta identiteti, pritej qė qeveria “Berisha” tė shfaqej mė tolerante nė pėrmbushjen e kėrkesave tė opozitės lidhur me dokumentet qė do tė pėrdoren pėr identifikimin e votuesve nė zgjedhjet e ardhshme vendore. Mjerisht po ndodh e kundėrta. Dhe jo vetėm pėr kėtė pikė tė reformės zgjedhore. Gjatė gjithė vitit 2006, opozitės i ėshtė dashur tė pėrshkojė njė odise tė tėrė pėrplasjesh me maxhorancėn lidhur me ēėshtjet e pėrbėrjes sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, tė listave tė votuesve, tė organeve rregullatore tė medias apo tė regjistrit tė pėrkohshėm. Ka qenė rezistenca e gjatė dhe e opozitės ajo qe ka detyruar kohė pas kohe tėrheqjen e maxhorancės, apo njė taktikė e kėsaj tė fundit? Pra a kemi tė bėjmė me njė shfaqje tolerance, tė arritur me shumė vėshtirėsi, por gjithsesi me njė tolerancė tė shfaqur nga shumica? Vėshtirė ta thuash. Nė politikė, ashtu sikundėr edhe nė njė betejė, ka raste kur realizohet qėllimshėm njė tėrheqje strategjike, kur kundėrshtarit i serviren disa fitore rraskapitėse false, duke fshehur goditjen vdekjeprurėse, kur kundėrshtari lihet tė avancojė, me qėllim qė mė pas tė goditet nė shpinė. Duket se pak a shumė e tillė ka qenė edhe strategjia e Berishės, tė vonojė, tė marrė sa mė shumė kohė duke u ndeshur me opozitėn pėr shumė probleme, duke lėshuar kohė pas kohe ndonjė pozicion pėr tė arritur nė prag tė zgjedhjeve me njė problem tė pazgjidhur, atė tė administrimit tė certifikatave. Njė problem qė ndonėse i shpėrthyer me shumė forcė tani nė fund, duket se qenka “pozicioni” mė i rėndėsishėm, arma sekrete e kryeministrit pėr zgjedhjet, qė ai nuk do ta heqė nga dora. Ndryshe pėrse e gjithė kjo kėmbėngulje pėr tė mos regjistruar certifikatat e lėshuara para 1 nėntorit 2006? Dhe duhet sqaruar qė nuk ėshtė e vėrtetė se opozita po kėrkon qė kėto certifikata tė dalin jashtė loje, sikundėr pretendoi dje zv/kryeministri Rusmali, por vetėm qė ato tė regjistrohen. Pra tė bėhet pikėrisht ajo qė ndodh kur zbulohen nė treg para tė falsifikuara, ngritja e njė rrjeti kontrolli qė do tė mundėsonte kapjen e dokumenteve tė falsifikuara. Propozimi i Berishės, qė certifikatat para 1 nėntorit 2006 tė mos regjistrohen, ndėrsa ato pas nėntorit tė regjistrohen, jo vetėm qė ėshtė njė standard i dyfishtė dhe diskriminues pėr shumė qytetarė, por ngjall dyshime mė tė forta tė opozitės, ekzistencėn e njė skenari manipulimi. Pėrveē Ramės, kėtė dyshim e shprehu dje troē edhe sekretari i PS, Pandeli Majko. Nė njė prononcim pėr mediat Majko tha se ekziston mundėsia e shpėrndarjes sė certifikatave jashtė sistemit tė gjendjes civile dhe vetėm regjistrimi do tė mund tė pėrjashtonte kėtė mekanizėm manipulimi. Eshtė e vėrtetė ajo qė tha Berisha, se askush nuk nxjerr nga qarkullimi dollarėt nėse ka nė treg dollarė tė falsifikuar. Por ėshtė po aq e vėrtetė qė bankat dhe qeveria punojnė qė tė dalin nga qarkullimi dollarėt e falsifikuar. Dhe nė rastin e certifikatave tė falsifikuara ka dy rrugė qė ato tė dalin nga qarkullimi i procesit zgjedhor: ose tė pajisen qytetarėt me karta identiteti (gjė qė Berisha nuk e bėri dot sikundėr premtoi), ose tė kontabilizohen me kujdes tė gjitha certifikatat nė qarkullim, gjė qė nuk mund tė bėhet pa regjistrimin e tyre. Sepse opozita nuk ėshtė e shqetėsuar jo vetėm pėr certifikatat e dala nga zyrat e gjendjes civile, por mbi tė gjitha pėr certifikata tė dala nga zyra tė tjera. * * * Jemi nė njė stad, kur dyshimet e opozitės nuk mund tė neglizhohen kollaj, po tė mbahet parasysh manipulimi dhe kontestimi kronik i zgjedhjeve nė Shqipėri. Dhe ėshtė thuajse evidente, qė njė nga mjetet kryesore tė manipulimit nga thuajse tė gjitha forcat politike, kanė qenė pajisja e militantėve me certifikata tė rreme. Nėse nuk do tė qe vėrtet kėshtu, nuk do tė shtrohej as nevoja e pajisjes sė votuesve me karta identiteti. Pak ditė mė parė, “Top Channel” transmetoi nė emisionin e tij “Top Story” njė material filmik, ku shiheshin qartazi qytetarė, qė tėrhiqnin certifikata nė zyrėn elektorale tė njė deputeti. Mė pas opozita deklaroi publikisht se kemi tė bėjmė me njė manipulim tė organizuar nė zonėn e Kombinatit nė Tiranė, nga njė deputet i PD. Por dyshimet janė intensifikuar edhe mė nga ai qė nė publik njihet si “skandali i certifikatave”. Ēėshtja u hap disa muaj mė parė, kur njė punonjės i Ministrisė sė Brendshme (tashmė i flakur pėr kėtė shkak nga puna) denoncoi nė media prodhimin dhe shpėrndarjen nga Ministria e Brendshme tė certifikatave me mangėsi tė tilla, qė i bėnin ato lehtėsisht tė falsifikueshme. * * * Duket se taktika e pozitės ėshtė qė ta tėrheqė opozitėn nė zgjedhje jo duke rritur besimin e opozitės me anė tė garantimit transparent tė standardeve, por duke provokuar foshnjėrisht guximin e saj. Si njė fėmijė qė kėrkon tė rrihet me shokun e vet tė lagjes, pozita bėrtet: “Rama nuk do tė hyjė nė zgjedhje”, “Rama ka frikė tė hyjė nė zgjedhje”. Por ka pak shanse qė kjo politikė foshnjarake tė ketė sukses. Duket fare qartė qė opozita ėshtė e vendosur tė mos shkelė dėrrasėn e kalbur qė i shtron para kėmbėve pozita, sepse ėshtė bindur qė do tė bjerė nė njė kurth manipulimi. Dhe sa mė shumė shtohen pėrpjekjet e pozitės pėr tė ngucur opozitėn tė hyjė nė zgjedhje me certifikata tė paregjistruara, aq mė shumė shtohen dyshimet dhe bindja e opozitės se pas kėsaj kėmbėnguljeje, fshihet njė skenar pėr vjedhjen e votave, aq mė i pamundur bėhet ngushėllimi i tė dyja palėve pėr problemin e certifikatave. Njė problem ky, qė u neglizhua si i parėndėsishėm edhe nga pėrfaqėsues tė OSBE nė Tiranė por qė mė sė fundi, po shfaqet si ēėshtja qė mund tė hedhė nė erė procesin e zgjedhjeve nė Shqipėri dhe bashkė me tė, edhe procesin e integrimit qė do tė thotė, tė demokratizimit nė Shqipėri. Opozita nuk mund tė tolerojė qė certifikatat tė mos regjistrohen. Opozita e ndjen se po tė bėjė njė gjė tė tillė, do certifikojė jo vetėm humbjen e saj nė zgjedhje, por edhe tė standardeve. Tėrheqja nga opozita e kėrkesės pėr regjistrimin e tė gjitha certifikatave do tė bjerė nė kundėrshtim edhe me njė nga standardet e rekomanduara nga OSBE-ODIHR, qė zyrat e gjendjes civile tė mbajnė tė dhėna tė sakta dhe transparente pėr tė gjitha certifikatat e pėrdorura nga votuesit. Instinkti dhe arsyeja e ndalojnė opozitėn t’i thotė Berishės po. Ndėrkaq, Berisha duhet t’i bindet mė nė fund arsyes dhe tė mos ndjekė instinktet e vjetra tė 26 majit 1996. Ai nuk mund tė mbrohet dot me sofizmat pėr gjoja dinjitetin shtetėror tė certifikatave. Po tė kishin aq dinjitet certifikatat nuk do tė lindte fare nevoja e kartave tė identitetit. Berisha nuk mund tė argumentojė dot se pėrse njė regjistrim qė bėn tė mundur shmangien e kaosit me certifikatat, nuk duhet bėrė. Asnjė sofizėm nuk mund tė justifikojė frenimin e procesit tė integrimit tė Shqipėrisė, vetėm dhe vetėm sepse instinkti i pushtetit nuk e lejon kryeministrin t’i bindet arsyes dhe tė pranojė njė kėrkesė mė se tė arsyeshme tė opozitės. Nuk e justifikon kėtė intolerancė as lėshimet e bėra me shumė vėshtirėsi pėr kėrkesat e tjera tė opozitės. Sepse toleranca e djeshme nuk mund tė jetė argument pėr intolerancėn e sotme. Toleranca nuk ka tė bėjė me sasinė e marrėveshjeve apo lėshimeve, por me cilėsinė e tyre, ka tė bėjė me tė drejtėn. Dhe intolerantė jemi vetėm atėherė kur mbrojmė me arrogancė njė ēėshtje tė padrejtė. Ndėrkaq, regjistrimi i kėrkuar mė kėmbėngulje nga opozita ėshtė nė favor tė gjithkujt qė aspiron votė tė lirė. Eshtė njė procedurė qė do t’i bėnte votimet edhe mė tė barabarta se deri mė sot, edhe mė tė ndershme. Nuk mund t’i kėrkosh opozitės tė jetė tolerante me padrejtėsinė, sepse kjo do tė thoshte tė shfaqej intolerante me drejtėsinė. Nėse pozita do tė pranonte kėrkesėn e fundit tė opozitės, gjė qė do tė sillte edhe fundin e krizės, kjo do tė qė njė shenjė se ajo nuk i ka shkėputur pėrfundimisht lidhjet me tė drejtėn. Dhe meqenėse kryeministri betohet botėrisht (por frikėsohemi kur kujtojmė se botėrisht u betua dhe pėr kartat e identitetit) se do tė bėjė gjithēka pėr organizmin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme, duhet ta mėsojė mė nė fund se kjo “gjithēka”, nė kėtė moment, pėrmblidhet nė kėto pak fjalė: regjistrim i certifikatave! Ndryshe ėshtė demagogji. stefani_andrea@yahoo.com
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com