Albatlanta

Kryenegociatori Ahtisari propozon pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën
Die Presse

VJENE (4 Janar) -Gazeta vjeneze “Die Presse” shkruan sot ne nje artikull te saj se kryenegociatori Marti Ahtisari do te propozoje ne dokumentin vendimtar te tij pavaresi te mbikqyrur per Kosoven. Ne artikullin, e titulluar  “Kosova në rrugën e shtetit të mëvetësishëm”, nenvizohet se  Serbia me ndihmën e Moskës, po lufton me gjithë fuqinë që ka kundër pavarësisë së Kosovës.

Vëzhguesit mendojnë se Moska mund te ndikoje që e ardhmja e Kosovës të mos qartësohet plotësisht, mirëpo, janë pikërisht shtetet e BE të cilat po kërkojnë me ngulm që statusi i Kosovës të sqarohet. “BE do te drejtojë misionin e ri ndërkombëtar në Kosovë dhe këtë do ta bëjë vetëm nëse krijohen rrethana plotësisht të qartë për të ardhmen e Kosovës” eshte shprehur nje diplomat perëndimor, i cili ka kerkuar te mbetet anonim, per “Die Presse”. Sipas të njëjtit burim, shtylla kryesore e dokumentit të Ahtisarit mbështetet në kushtet për mbrojtjen e minoritetit serb në Kosovë. Kjo ka rezultuar edhe nga bisedimet e Vjenës mes serbëve dhe shqiptarëve. Në këtë kuadër përcaktohen edhe kompetencat e misionit vëzhgues ndërkombëtar të BE që do te mbikqyrë realizimin në praktikë të planit Ahtisari. Misioni ndërkombëtar do të vëzhgojë institucionet e Kosovës se në çmasë po zbatojnë kushtete e përcaktuara me dokumentin e pavarësisë.

Gazeta vjeneze shkruan me tej ne artikullin e saj, gjithmone duke iu referuar burimeve te veta diplomatike se ne 26 janar Ahtisari dhe Rohan do te diskutojnë edhe një herë dokumentin e përpiluar prej tyre me vendet e Grupit të Konstaktit. Një ditë më vonë, me 27 janar dokumentin për statusin e Kosovës Ahtisari do t’ia dorëzojë në tavolinë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork. Pas kësaj në fillim të shkurtit dokumenti do t’u dorëzohet të dy palëve, asaj serbe dhe shqiptare, ndërkaq statusi i propozuar për Kosovën është planifikuar që ta marrë bekimin në Këshillin e Sigurimit në muajin mars.

 “Die Pressei kushton vemendje edhe qendrimit e Rusise per te cilin ka pyetur sekretarin amerikan të shtetit për Evropë Dan Fried. Ky i fundit eshte shprehur per gazeten se „Rusia e sheh çështjen e zgjidhjes së Kosovës në interes të stabilitetit balkanik“.
Nderkaq nje tjeter diplomat  i lartë i Departamentit amerikan të shtetit eshte shprehur se  “SHBA-të janë të përgatitura edhe për një version tjetër nëse zgjidhja nuk merrë rrugë në KS”, por nuk ka bere te ditur se cili eshte ky plan, pasi sipas tij ceshtja eshte ende e hapur.

BalkanWeb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com