Albatlanta

E ardhmja e qytetit
Nga Rezear KOLA
Besoj tė gjithė e kujtojmė filmin "Elementi i pestė". Nė tė tregohet se si njerėzimi jeton nė konglomerate tė stėrmėdha, tė quajtura ende qytete. Ndėrkohė provinca, duket se ėshtė kthyer nė njė muze thjesht pėr t'u vizituar. E reja ėshtė, se kjo po ndodh gjithnjė e mė shpesh, mė shpesh madje edhe sesa pėrfytyrojnė regjisorėt si Luk Becon. Viti 2007 do tė jetė i pari nė historinė e njerėzimit, nė tė cilin numri i banorėve nė qytete do tė superojė atė tė fshatrave. Pohimet vijnė nga OKB. Njerėzit nė qytete shtohen me rreth 180 000 vetė nė ditė. Kjo do tė thotė, se deri nė fundin e vitit tjetėr, nga rreth 6,5 miliardė njerėz gjithsej, 3,8 miliardė prej tyre do tė jetojnė nė zonat e qyteteve. Deri nė vitin 2030 nė kėto zona parashikohet tė jetojnė rreth 5 miliardė njerėz.

Historia na mėson se urbanizimi nuk ka pėr tė ndalur asnjėherė. Njerėzit largohen nga fshati drejt qytetit, jo sepse atje ėshtė jetė mė e mirė, por sepse ata shpresojnė tė jetė mė mirė. Europa, SHBA, e pėrjetuan kėtė fakt nė mes tė shekullit tė kaluar. Tani 95% e kėtij procesi ėshtė duke ndodhur nė vendet nė zhvillim, pėrfshirė Shqipėrinė. Ky proces, tanimė i pakthyeshėm, padyshim ka anėn e mirė dhe tė keqe njėkohėsisht. Qytetet e reja – Fshatra tė mėdhenj: Ka dy lloj qytetesh, nė kufijtė e tė njėjtit qytet. Njė pjesė e banorėve pėrfitojnė tė gjitha avantazhet cilėsore tė jetės qytetare, ndėrkohė qė pjesa tjetėr jeton nė geto dhe banesa tė paligjshme, aty ku kushtet janė akoma mė tė kėqija se ato nė fshat, prej nga erdhėn. Nė fshatin e ri, tanimė nuk ka mė romantizėm, ndėrsa nė qytetin e ri nuk ka iluzione: "Ėshtė vendndodhja ajo qė pėrcakton fatin",- thuhet nė studimet e OKB. Duke rritur me shpejtėsi numrin e banorėve nė qytete, njerėzit e ardhur krijojnė mė shumė krahė tė lirė pune, por edhe konfuzion nė infrastrukturė, kanalizime, ujė tė pastėr, bashkė me ta transferohet edhe njė kulturė tjetėr. Tė quajtur me emra tė ndryshėm gjithandej nėpėr botė, nė Rio, Hartum, Abixhan, Ankara, Bombej, kėta endacakė tė varfėr, pėrbėjnė njė popullsi mė tė madhe, se p.sh., e gjithė Norvegjia. Pėrgjithėsisht mes tyre ka vdekshmėri tė lartė, mundėsi tė pakta pėr tė vegjlit. Pėr mė tepėr, shumica e tyre gjendet nė vendet nė zhvillim. Rajone tė tilla, shoqėruar me banesa tė paligjshme, shohim tė rriten pėrditė para syve tanė, edhe nė kufijtė e Tiranės sė sotme. Banorėt bien dhe humbasin nė mjerimin njerėzor/moral tė kėtyre kuartiereve, duke tejzgjatur listat e pafund tė krimit: Kategoria "viktima sociale".

Disa qeveri, pėrfshirė edhe qeverinė tonė aktuale, e pėrdorin politikisht ekzistencėn e kėtyre zonave, varfėrinė e njerėzve. Ato thonė se do tė realizojnė "luftė pa kompromis ndaj krimit", duke izoluar dhe kthyer rajone tė tėra nė enklava tė paligjshme. Ndėrkohė, nėpėrmjet skemave, si ajo e "kafshatės", pėrpiqen tė rrėmbejnė paskrupuj votėn e po kėtyre njerėzve tė mjeruar; Kryeministri ynė qė matet me hijen e mėngjesit dhe qeveritarucė tė ndryshėm, fillojnė/mbarojnė diskutimet e tyre me luftė, betejė, kryqėzatė, megjithėse shoqėria i paguan pikėrisht pėr tė kundėrtėn: paqėsisht tė pėrmirėsojnė cilėsinė e jetės tonė, nėpėrmjet progresit ekonomik. E dimė tė gjithė, se dy prioritetet qė shqetėsojnė non-stop qeveritė e vendeve perėndimore, janė rritja ekonomike dhe zėnia e njerėzve me punė. Inflacioni, korrupsioni, deflacioni etj., janė tregues relativisht negativė (kam parasysh SHBA), por tė pranishėm nė ēdo shoqėri demokratike. Megjithėse shtetet e zhvilluara pėrpiqen t'i mbajnė nėn kontroll, nė parametra minimalė, ato asnjėherė nuk janė zero. Ato ekzistojnė, studiohen, madje ka shtete qė pėrfitojnė ekonomikisht nga rritja e tyre.

Pushtetarėt tanė bėjnė shaka gjithė ditėn; rapsodi me kokė dhie, shėmtia morale e grabitqarėve tė tjerė tė pyllit, lėshojnė tinguj pakuptim nė eter. U tha se nuk kishte buxhet pėr Akademinė e Shkencave, ndėrkohė "gjenden" fonde qė adresohen politikisht pėr pėrfitime personale. Ata u betuan pėr "luftė pa kompromis", ndėrkohė, deklarohen pasuri marramendėse qė nuk justifikohen! Tė Mjerėt! Ata nuk bėjnė gjė tjetėr, veē inkriminojnė mė shumė shoqėrinė tonė, errėsojnė perspektivėn e pėrbashkėt, shuajnė pėrditė shpresėn e shqiptarėve pėr rritje ekonomike/ulje varfėrie. Rezultati i njėjtė: Ende mungesė uji e dritash, si nė 92'; ndėrkohė, kalendari shėnon fillim-dhjetori 2006!

Studimet tregojnė se strategji tė tilla, nė mėnyrė evidente nuk funksionojnė, pėrkundrazi: 70% e qytetarėve latino-amerikanė dhe 60% e atyre europianė, janė kthyer nė viktima tė kriminalitetit kėto 5 vitet e fundit, pikėrisht pėr shkak tė migracionit tė pakontrolluar dhe moskuptimit tė thellė tė kėsaj ēėshtjeje, tjetėrsimit tė objektivave prioritarė qė ka shoqėria. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė OKB pėr herė tė parė vendos nė fokusin e saj varfėrinė e qyteteve nė qendėr tė vėmendjes, e cila pėrshkruhet si mė e tmerrshmja, mė ēnjerėzorja, pasi edhe mbetet jashtė spektrit tė ndihmave humanitare dhe organizatave joqeveritare. Njerėzit aty, shpesh konsiderohen si nėnprodukt i urbanizimit, pohojnė studimet. Getot gjenden nė kufirin ndėrmjet mundėsive dhe asgjėsė. Ato mund ta ndihmojnė ose ta bėjnė tė padurueshme, duke pėrkeqėsuar jetėn e qytetarėve taksapagues. Pasiguria sociale rritet nga konflikte, qė nxiten pėr shkak tė padrejtėsive qė burojnė nga politikat e qeverisė, bashkėpunimit me pushtetin vendor, iniciativės shoqėrore dhe pjesėmarrjes sė vetė qytetarėve. Modelet e suksesshme tregojnė, se banorėt e kėtyre zonave mund tė financojnė deri nė 80% tė ndėrtimit pėr apartamente personale, nė zona tė studiuara urbane, nėse ndihmohen nga shteti.

E ardhmja e qytetit? "Qyteti i Madh, nuk duhet tė ngatėrrohet me qytetin shumėbanorėsh". Kėto janė fjalėt e Aristotelit, qė duket se tingėllojnė ende aktuale. Akoma sot, 2300 vjet pas vdekjes sė mendimtarit grek, "Economist Intelligence Unit" konkludon se qyteti mė i mirė pėr tė jetuar nė planetin tonė, ėshtė Vankuveri. Qyteti kanadez me njė popullsi prej 550 000 banorėsh (2 mln banorė, me gjithė rrethinat) ėshtė planifikuar dhe ndėrtuar siē duhet. Aty realizohet lehtėsisht lėvizja e mallrave dhe shėrbimeve, dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, ai ėshtė absolutisht i pėrsosur, i bukur. Shumica e qyteteve vėrtet tė rėndėsishėm, sipas studimeve, kanė relativisht numėr tė vogėl banorėsh; Gjeneva, Melburni, Viena. Njėkohėsisht, qytetet me numėr popullsie ndėrmjet 500 mijė deri nė 5 mln banorė, duket se do tė vazhdojnė tė jenė forma mė e pėrhapur e qyteteve tė shoqėrive nė zhvillim, pohojnė studimet e OKB-sė. Ajo qė e bėn njė qytet tė suksesshėm, nuk ėshtė numri i popullsisė qė e banon, por infrastruktura, shėrbimi cilėsor, niveli i pastėrtisė, konsumi i pakėt i lėndėve djegėse. Mė kryesorja: Zhvillimi ekonomik i rajoneve tė varfra, ulja e papunėsisė.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com