Albatlanta

Duarthatė para hiēit
Enver Robelli
Njė ditė ndoshta do tė marrin fund tė gjitha mashtrimet dhe mileti i Kosovės do tė gjendet duarthatė para - hiēit. Ku ėshtė politikani, i cili mė zėrin e sinqertė tė dėshpėrimit kėtyre njerėzve tė (zh)gėnjyer do t'ju thotė: "Mos u frikėsoni, ata i kanė armėt dhe maskat, por zemėrimi ynė fisnik ėshtė mė i fuqishėm".

Shkoi viti 2006. Tė gjitha premtimet se nė Kosovė do tė ndėrtohet njė shoqėri me fytyrė humane, ku njerėzit do tė jetojnė sė paku me dinjitet, sepse ky ėshtė luksi mė i madh sot nė kėtė vend, pra tė gjitha kėto premtime po avullohen tamam ashtu siē iu servuan opinionit: me lehtėsinė turbulluese tė manipulimit. Premtimi mė i madh, tė cilit njerėzit nė Kosovė i kanė besuar me naivitet, ka qenė: "Kosova do tė jetė e pavarur sivjet". Ėshtė shumė e qartė se pavarėsimi i vendit nuk varet vetėm nga politikanėt vendorė. Mirėpo, mėnyra se si zyrtarė me funksione tė larta nė Prishtinė pandėrprerė gjatė kėtij viti e kanė pėrtypur si ēamēakėz premtimin pėr mėvetėsi tregon se ata e shohin Kosovėn dhe miletin e saj si njė kopsht tė madh fėmijėsh.
Sė shpejti, rrjedhimisht, nėpėr shkollat e Kosovės ministri i arsimit do tė fusė lėndėn "Pavarėsia e Kosovės". Ata qė nuk i besojnė premtimeve tė qeverisė dhe presidentit jo vetėm sa i pėrket sovranitetit tė Kosovės, do tė shpallen tė ēmendur dhe do tė ndiqen jashtė vendit nga trupat e juntės sė nėndheshme. Nė Kosovė do tė mbesin vetėm shėndetligėt dhe tė moshuarit, truprojat dhe kurtizanet pėr qejfet e politikanėve tė dehur. Dhe disa gazetarė pa bosht kurrizor.

Vegshat dhe mishi
Vendi do tė thellohet nė njė melankoli tė pashėrueshme. Populli i lodhur do t'i buzėqesh vazhdimisht premtimeve. Lodhja, e cila kryesisht ėshtė sėmundje pleqėrie, do ta dėrrmojė edhe mė tutje shoqėrinė mė tė re nė Europė. I mbyllur nė kopshtin e fėmijėve mileti do tė frymojė ajrin e shtėpisė sė pleqve. Do tė ndėrrohen rolet: nė dramėn kombėtare populli do tė vallėzojė nė skenė, politikanėt do tė duartrokasin nga kolltukėt e tyre. Kėshtu do tė jetė derisa njerėzit vėrtet do tė besojnė se premtimi pėr pavarėsi hahet, se e tashmja dhe jo e ardhmja janė me rėndėsi, madje se mė sė miri ėshtė tė jetohet nė versionin e aktualizuar tė sė kaluarės. Populli do tė lejohet t'u afrohet vegshave tė pushtetit vetėm pėr t'i pėrzier ata me lugė druri, copat e mishit do t'i marrin si deri mė tani ata qė janė tė fuqishėm si John Rambo.
Qeverisja, si deri mė tani, do t'i pėrngjajė teatrit - me tė gjitha rekuizitat e neverisė. Politikanėt do tė zgėrdhihen nė dritaren e zezė tė tmerrit, do tė premtojnė, do tė bėrtasin nga karriget e larta tė pushtetit; aq tė larta janė ato karrige saqė kėmbėt e politikanėve nuk do tė prekin fare tokėn, realitetin. Nga tavolina e pushtetit do tė tėrhiqen penjtė, njerėzit e mbetur nė Kosovė do tė lėvizin si kukulla teatri. Nga Evropa do tė vijnė kolona me njerėz pėr tė shikuar komedinė "Hajde lozim pavarėsinė". Nė shkallėt e Teatrit tė Kombit dhe tė Popullit do tė grushtohen pėr bileta njė grup suedezėsh me disa zviceranė nga katundi Muotathal. Pėrleshja do tė ndėrpritet pas ndėrhyrjes paqėsore tė Gani Gecit. Prej asaj dite njerėzit po rrinė urtė para teatrit, falė rendmbajtėsit tė pėrmendur.

Nokia dhe hajnia
Ata qė do tė mbesin nė Kosovė, vdekatarėt e zakonshėm, do tė presin jo vetėm realizimin e premtimeve pėr pavarėsi e mirėqenie, por do lėngojnė edhe para portės sė ligjit, m'u ashtu si nė tregimin e famshėm tė Franz Kafkės. Se ligjin e kanė marrė nė dorė tė fortit, politika po dirigjohet me mesazhe telefonike nga kodra e madhe. Sa mė e vogėl Nokia, aq mė e madhe hajnia. E vėrteta sot ėshtė aq e ligsht nė Kosovė saqė ajo vetėm duhet tė mbrohet nga goditjet e pamėshirshme tė politikės. Dita kur e vėrteta do tė kalojė nė sulm nuk duket askund nė horizontin e zbehur. Sot, nė Prishtinė, mė lehtė ėshtė ta mbash derrin pėr bishtin e lagur me sapun sesa tė luftosh pėr tė vėrtetėn. Tė flasim me tė paharrueshmin Bertold Brecht: "Kush nuk e di tė vėrtetėn, ėshtė vetėm budalla. Por kush e di atė dhe e quan gėnjeshtėr, ai ėshtė kriminel".
Njė ditė ndoshta do tė marrin fund tė gjitha mashtrimet dhe mileti i Kosovės do tė gjendet duarthatė dhe i frikėsuar deri nė palcė - para hiēit. Ku ėshtė politikani, i cili mė zėrin e sinqertė tė dėshpėrimit kėtyre njerėzve tė (zh)gėnjyer do t'ju thotė: "Mos u frikėsoni, ata i kanė armėt dhe maskat, por zemėrimi ynė i shenjtė dhe fisnik ėshtė mė i fuqishėm".
Njerėzit nė Kosovė duhet ta dinė qė tani se pavarėsia nuk hahet, lėre mė premtimet nga goja e gardės sė tanishme qeverisėse. Tė gjithė zgjedhėsit duhet t'ia parashtrojnė vetes njė pyetje: "Duam tė jetojmė me dinjitet apo me gėnjeshtrėn dhe frikėn?". Dhe para sė gjithash populli nė Kosovė duhet tė vetėdijesohet: Nuk duhet t'i jepet vota njė partie vetėm pėr shkak tė inatit ndaj tjetrės.
Tė mendosh me kokėn tėnde ėshtė njėra ndėr kėnaqėsitė e pakta qė ka njeriu nė jetė. Kėtė shans kosovarėt e kanė mė sė largu ditėn e madhe tė zgjedhjeve, tė cilat mund tė mbahen qė nė vitin 2007. Me njė fjalė: Pavarėsia vetėm do t'ua hap portėn njerėzve qė nė zgjedhje njė pjesė tė mirė tė fatit tė tyre ta vendosin nė duar tė politikanėve tė pėrgjegjshėm. Por, duhet tė nguteni, sepse, siē ka thėnė Bertold Brecht-i, qeveria njė ditė, duke parė rrezikun e humbjes sė pushtetit, mund tė marrė vendim pėr shpėrbėrjen e popullit dhe zgjedhjen e njė tjetri. Gėzuar, pa frikė
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com