Albatlanta

Shqipėria nė Lidhjen e Kombeve
Nga Margarita PUTECI GEGA*
Mbas largimit tė pėrfaqėsuesve serbė dhe grekė, anėtarėt e Nėn-Komisionit pritėn delegacionin shqiptar dhe dėgjuan nė fillim shpjegimet qė kryetari i tij, imzot Fan Noli, dha nė lidhje me marrėdhėniet me dy vendet fqinje: Italinė dhe Greqinė. Noli u bėri tė ditur anėtarėve tė Nėn-Komisionit, se qeveria shqiptare kishte patur marrėdhėnie me tė dy kėto vende, pavarėsisht se qeveria italiane nuk e kishte njohur de facto shtetin shqiptar. Duke iu pėrgjigjur nė vazhdim pyetjeve tė anėtarėve tė Nėn-Komisionit, delegacioni shqiptar dha informacione mbi sistemin e doganave dhe formėn e qeverisjes, si dhe mbi fenė, arsimin dhe popullsinė e vendit dhe informoi se qeveria kishte si objektiv pėr tė ardhmen, hartimin e njė Kushtetute.

Pėr Raporterin e Posaēėm pėr Shqipėrinė, Lordin Robert Sėsil (Robert Cecil), qė ishte edhe kryetar i Nėn-Komisionit tė Dytė pėr pranimet, kėrkesa e Shqipėrisė ngrinte disa ēėshtje parimore tė rėndėsishme, me interes pėr t'u studiuar dhe qė kishin tė bėnin me kėtė rast tė veēantė. Pėr tė pėrcaktuar nėse Shqipėria pėrbėnte njė shtet sipas dispozitave tė paktit, Lordi duke iu referuar edhe "fjalės piktoreske" siē shprehej ai, tė z.Spalajkoviē (delegati serb) se Shqipėria nuk ishte asgjė tjetėr, veēse njė ēėshtje ndėrkombėtare, e vlerėsonte si mjaft tė rrezikshme njė hipotezė tė tillė, sipas sė cilės, lufta e kishte zhdukur shtetin shqiptar qė ekzistonte para shpėrthimit tė saj. Kėtė gjykim e mbėshteste nė argumentimin se kur ekzistenca e njė shteti ishte njohur njė herė, zhdukja e tij nuk mund tė shkaktohej as nga pushtimi prej ushtrive tė huaja, as nga rrėnimi i autoritetit tė qeverisė, pėr sa kohė qė shtetasit e tij ruanin ndėrgjegjen e tyre kombėtare dhe aspironin pėr njė ekzistencė kombėtare, siē kishte ndodhur me popullin shqiptar. Ndryshe, shumė shtete, qė kishin njohur njė pushtim tė huaj tė gjatė, e qė ishin anėtarė tė Lidhjes, nuk do t'a kishin marrė njė status tė tillė.

Lordi Sėsil mbajti njė qėndrim tė vendosur e tė palėkundur, nė mbėshtetje tė kėrkesės sė Shqipėrisė. Jo vetėm nė argumentat e favorshme qė ai shtjelloi nė raportin e vet, por edhe gjatė debateve nė Komisionin e V-tė dhe mė pas nė Asamble, mbėshtetja e tij ėshtė e admirueshme. Ai iu kundėrvu me forcė qėndrimeve tė disa anėtarėve tė Komisionit tė Pranimeve, tė cilėt ngritėn si argumenta kundėr pranimit tė Shqipėrisė, gjendjen delikate nė tė cilėn ndodhej vendi, mospėrcaktimin ende nga Fuqitė ndėrluftuese tė statusit tė tij, duke paralajmėruar madje se marrja e njė vendimi tė menjėhershėm nga ana e Asamblesė, rrezikonte tė shkonte ndesh me vullnetin e Fuqive; se nuk ishte e mundur tė pranohej njė shtet i panjohur de jure, me kufij tė papėrcaktuar e me disa pjesė tė territorit tė pushtuara nga Fuqitė e huaja. Delegati i shtetit serbo-kroat dhe slloven Spalajkoviē, ashtu si gjatė paraqitjes nė Nėn-Komision, ruajti edhe nė Komision tė njejtin pozicion, duke u shprehur se do tė gėzohej pėr zhvillimin e Shqipėrisė, por se nė atė moment, ajo nuk ishte veēse njė embrion shteti dhe iu bashkua projekt-rezolutės, tė formuluar nga pėrfaqėsuesi francez, pėr shtyrjen e pranimit deri nė ēastin kur statusi ndėrkombėtar i Shqipėrisė, do tė caktohej nga njė marrėveshje qė do tė zėvendėsonte ato tė 1913 dhe 1914-ės, tė bėra tė pavlefshme.

Pėr Lordin Sėsil, ky propozim ishte i papranueshėm, pasi Asamblea nuk mund tė pranonte qė vendimi i saj tė varej nga vendimi i njė grupi Fuqish. Ai u shpreh me vendosmėri, se Shqipėria duhej tė pranohej, pasi paraqiste tė gjitha karakteret e njė kombi krejtėsisht tė formuar dhe se ajo kishte vuajtur po aq sa kombe tė tjerė tė Ballkanit, prandaj duhej qė t'i vinin nė ndihmė. Pavarėsisht nga mbrojtja e Lordit Sėsil, Komisioni miratoi me 13 vota pro dhe 8 kundėr, mocionin e paraqitur nga francezi Viviani, pėr shtyrjen e pranimit tė Shqipėrisė. Edhe pas marrjes sė kėtij vendimi, Lordi Sėsil deklaroi se do tė rezervonte gjithė lirinė e tij tė veprimit, me qėllim qė ta ngrinte ēėshtjen para Asamblesė.

Kėrkesa e Shqipėrisė u mor nė shqyrtim nga Asamblea mė 17 dhjetor, gjatė seancės sė 28-tė plenare, ku pėrsėri Lordi Sėsil, mbrojti pozicionin e tij nė favor tė pranimit, duke ekspozuar tė gjitha arsyet qė e kishin ēuar nė kėtė konkluzion dhe duke i kėrkuar anėtarėve tė Asamblesė tė bashkoheshin me qėndrimin e tij. Ai u ndal mė gjatė nė pikėn mjaft tė rėndėsishme dhe mjaft delikate tė pranimit nė Lidhje tė njė shteti me status ndėrkombėtar tė panjohur dhe u kėrkoi tė kishin durim pėr tė dėgjuar shpjegimet qė do tė bėnte. Pa mohuar aspak rėndėsinė e kėsaj ēėshtje, ai theksoi se ajo nuk kishte njė karakter pėrjashtues dhe se njohja pėr herė tė parė e njė shteti, e fut kėtė shtet nė Kėshillin e Kombeve. Ai kėrkoi qė edhe nė rastin e Shqipėrisė tė zbatonin teorinė e njohjes sė njė shteti, edhe kur qeveria e tij nuk ėshtė ende e njohur ndėrkombėtarisht.

Mbasi bėri njė pėrshkrim tė historisė ndėrkombėtare shumė tė veēantė tė Shqipėrisė, ashtu siē e kishte paraqitur edhe nė Nėn-Komision dhe Komision, Lordi theksoi se rregullimi i ri i ēėshtjes shqiptare, qė ishte propozuar gjatė bisedimeve tė Fuqive tė Mėdha pėr rregullimin politik tė Evropės pas Luftės sė parė Botėrore, kishte mbetur thjesht njė propozim qė nuk ishte vėnė kurrė nė zbatim. Ai deklaroi se nga pikėpamja juridike, nuk mund tė pranohej pėr asnjė ēast qė njė propozim i bėrė nga disa Fuqi, tė shkatėrronte njė traktat solemn tė nėnshkruar nga disa Fuqi tė tjera. Nėse miratohej njė parim i tillė, do tė lėkundeshin vetė themelet e tė drejtės ndėrkombėtare, do tė mohohej karakteri i shenjtė i traktateve, ruajtja e tė cilit ishte thelbėsore pėr Lidhjen e Kombeve.

Ai vlerėsoi se njohja e Shqipėrisė ishte e qartė, se ky vend nuk e kishte humbur kurrė pozitėn e tij si shtet dhe se nga pikėpamja ligjore dhe juridike, askush nuk ishte i autorizuar tė mohonte apo tė vinte nė dyshim situatėn e tij tė mirėpėrcaktuar si njė shtet evropian. Edhe vendndodhja e shtetit shqiptar nė njė rajon vatėr turbullirash pėr Evropėn, ishte njė argument nė favor tė pranimit:

"Asgjė nuk ėshtė mė thelbėsore pėr paqen evropiane, sesa njė rregullim i ēėshtjes sė Ballkanit. Tė gjithė ata qė e shohin tė vėrtetėn nė sy, do t'a pranojnė kėtė mendim. Sa mė shumė tė vonohet rregullimi i ēėshtjeve kombėtare nė Ballkan, aq mė shumė do tė vazhdojnė tė ruhen kėrcėnimet dhe rreziqet pėr paqen evropiane",- qe paralajmėrimi qė ai bėri pėrpara Asamblesė.

Pėrpara se t'a mbyllte fjalėn e tij nė mbėshtetje tė pranimit tė kėrkesės sė Shqipėrisė, Lordi Sėsil foli pėr forcėn dhe natyrėn e zjarrtė tė patriotizmit tė shqiptarėve dhe theksoi se ndjenja kombėtare nė Shqipėri ishte po aq e gjallė sa nė Francė, nė Zvicėr apo nė ēfarėdo vendi tjetėr, se shqiptarėt dėshėronin aq shumė dhe kishin dashur gjithmonė tė kishin njė ekzistencė kombėtare dhe pėr t'a fituar atė kishin luftuar kaq e kaq herė. Nė emėr tė parimit tė kombėsisė dhe tė lirisė kombėtare, ai i bėri thirrje Asamblesė tė zbatonte drejtėsinė dhe tė drejtėn pėr popullin shqiptar.

Mbas fjalimit elokuent tė Lordit Sėsil, oratorėt qė morėn fjalėn u bashkuan me propozimin e tij dhe i dhanė votėn pranimit tė kėrkesės Shqipėrisė, duke shprehur edhe dėshirėn qė Shqipėria tė ishte njė element paqeje dhe stabiliteti nė Gadishullin Ballkanik. Kėshtu, kėrkesa pėr anėtarėsim e Shqipėrisė u pranua me 35 vota, pa asnjė kundėrshtim.

*Diplomate nė MPJ, ka gradėn Master nė Histori dhe Politikė Ndėrkombėtare, Instituti Universitar i Studimeve tė Larta Ndėrkombėtare, Gjenevė, Zvicėr. Shkrimi ėshtė bazuar nė dokumenta qė ndodhen nė Arkivat e Lidhjes sė Kombeve, nė Gjenevė, mbi ēėshtjet shqiptare dhe veprimtarinė e diplomatėve shqiptare nė kėtė organizatė.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com