Albatlanta

Dekoratat e Kadarese
Pėllumb Kulla
Rezultatet e para tė fushatės sė egėr qė pat shpėrthyer kundėr Ismail Kadaresė ishin neveri,ndoht, pėshtirosje! Qe e neveritshme tė shihje, se si njė takėm shqiptarėsh u vėrsulėn tė ēirren e pėshtyjnė mbi njė nga ikonat mė tė ēmuara qė kultura kombėtare ka arritur tė nxjerrė nė vetrinėn botėrore. Duke shpresuar qė kjo shpluhurosje dhe keqpėrdorje e njė ngjarjeje familjare, ndodhur 24 vjet mė parė, do tė fillojė tė fashitet, them se ky ka qenė njė nga episodet mė tė fuqishėm pėr tė testuar klimėn e helmuar tė Shqipėrisė sė kėtyre kohėrave. Pėr afro njė muaj rresht, hithrat e urrejtjes fshikulluan e fshikulluan pėrbindshėm e pa pikė mėshire fshehtėsitė intime e delikate, tė familjeve dhe individėve. U shfaqėn e rishfaqėn mizėri filmash, tė gjatė dhe tė shkurtėr, por qė tė tėrė subjektivė, mbi tė njėjtėn ngjarje, nga mė tė rėndomtat.

Ish e rėndomtė, pasi nuk ka mė tė pėrditėshme ngjarje, se shqetėsimet prindėrore pėr fėmijėt. Nuk ka mė tė rėndomtė e tė zakonshme, se ankesat nė polici. Nuk kish mė tė rėndomtė e mė tė zakonshėm, se trajtimi ēnjerėzor i policisė dhe hetuesisė sė atyre viteve. Ata mund tė godisnin me grushta dhe ēizme njė djalė tė ri, po aq lehtė sa edhe njė zonjė tė moshuar, apo njė grua shtatzėnė. E pėrdor fjalėn “rėndomtė” apo “zakonshėm” e ndėrkohė e pranoj me keqardhje tė thellė, se pėr nėnėn e djalit tė gjymtuar,ky cilėsim ėshtė i papėrshtatshėm. Pėr tė gjorėn grua, trajtimi qė iu bė djalit tė saj, ėshtė vėrtet krimi mė i madh i rruzullit. Por Ismail Kadare, krenaria e letėrsisė tonė kombėtare, nuk mund tė ketė pjesė nė tė. Dhe ėshtė qė e pėrmendim dhe e vazhdojmė kėtė hamendje. Nė tė kundėrt, unė jam mijė pėrqind i bindur se, edhe pa dorė nė to, pėr njė natyrė tė brishtė e poetike si e Ismailit, vuajtjet, torturat dhe gjymtimet e njė familje, do tė kenė qenė pėr vite njė dhimbje e thellė dhe e heshtur brenda tij. Dhe rendja e ca ministrave tė Brendshėm dhe ca hetuesve pėr tė dėshmuar, se shkrimtari nuk kish ndikim nė ngjarje, lanė njė shije tė keqe, po aq sa dhe i dėshmive tė kundėrta, tė atyre kryehetuesve e ministrave tė tjerė, tė atyre qė e urrejnė Kadarenė qė kur ėshtė krijuar gjithėsia. Mirė dėshmon zoti Isai, qė qytetari Ismail Kadare, thjesht, u ankua pėr bezdinė dhe nuk kėrkoi ndėshkim, por kush i bėri ndėshkimet? Kush internoi dhe masakroi? Si mund tė pretendojė Isai, shefi i ofiēinės sė torturave, se duke dalė nė krah tė shkrimtarit, do tė fitojė admirimin tonė pėr shpirtmadhėsinė e tij?! Se nė thelb tė thelbit, kjo ngjarje aty e merr rrugėn dhe bujėn. Ishim nė prag tė rihapjes sė morgut me kufomėn ende tė pakallur tė komunizmit. Ishim nė ditėt kur Kadareja u shpreh fuqishėm pėr Gjyqin e Madh tė sė kaluarės naziste tė Shqipėrisė. Dhe, o qiell hapu!, hijenat e sė kaluarės vendosėn ta ndėshkojnė atė tė parin! Ēfarė rrodhi nga ajo ngjarje e ‘82-shit, sipas tyre, paskesh qenė krimi mė i madh i komunizmit, qė na kėrkon Kėshilli i Europės! Kėtej duhet filluar, thanė ata!!! Ėshtė fati i Kadaresė. Ėshtė haraēi qė duhet tė paguajė njeriu mė i shquar, qė nuk pranon tė hiqet mėnjanė nė strehėzėn e studjos, por ngre aktivisht zėrin pėr shėndoshjen e demokracisė, pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare, pėr drejtėsi shoqėrore. Dhe vemė re se tėrė skorjet e diktaturės me tė po merren. U duhet ta nxjerrin si njeriun mė tė pėrndjekur? - Atė zgjedhin! U duhet ta venė nė krye tė listės pėr keqtrajtimet, burgimet dhe internimet? - Me tė fillojnė! Duket sikur bėjnė me ne njė pazar tė ndyrė e na thonė: doni t’i rėzojmė tėrė monumentet e kohės sė komunizmit? Do tė rėzojmė edhe Kadarenė tuaj, ama! Ėshtė me tė vėrtetė tronditėse tė lexosh, mbi rreshta dhe nėn rreshta, urrejtjen qė shprehin nėpėr hkrimet e tyre ca militantė tė vjetėr, ca inatēinj veteranė, qė nuk arritėn dot ta shohin shkrimtarin pėrmbys, ashtu si dėshironin. Dhe pa dyshim do tė gjenden gazeta pėr ta. Janė gazeta tė hapura enkas, qė e dinin dhe e prisnin kėtė ditė. Misioni i tyre ėshtė vetėpėrkėdhelja, ripėrtypja e njė kohe qė pėrmban lavdi vetėm nė pėrfytyrimet e tyre. Ato ia pėrmendin me ashk mosmirėnjohjen, atij ēanakpėrmbysėsit Kadare, pėrmendin privilegjet qė i janė bėrė, veturat, mbrojtjet, simpatitė e Komandantit, daljet jashtė shtetit… Dhe befas mua mė lind njė zjarr i brendshėm, e ndjej se si shpėrfytyrohem, kur mė ikėn humori, kur nuk jam mė i zoti as tė tallem dhe mė kaplon tėrbimi: Racė e mallkuar, qė tmerrėsisht gjatė, po vonon tė shuhesh, a vėrtet Ismail Kadare ėshtė njeriu qė duhet vėnė nė shėnjestėr?! Kėtij, njeriut kaq tė vlertė, i duhen kujtuar veturat dhe tė mirat e asaj bote?! Po a nuk meritonte shkrimtari mė i shquar i Shqipėrisė njė talent i jashtzakonshėm, botėrisht i njohur, njė ēikė komoditet, njė trajtim mė tė mirė se tėrė furxhinjtė, karrocierėt e brigadierėt, qė mblodhi diktatori rreth vetes?! A nuk meritonte njė shqiptar dinjitoz si ai, tė shfaqej nėpėr sheshet e kryeqyteteve tė Evropės, mė shumė se korrierėt trushkulur diplomatikė, badigardėt tuaj pa sy e pa veshė?! Ishte vallė kaq nder i madh tė kish njė vend nė Kuvend, njeriu qė mė shumė se kushdo mund ta pėrfaqėsojė kėtė truall, njeriu qė ka lartėsuar e lartėson krenarinė, virtutet e racės shqiptare qė nė agimet e tij kombi i pati dhe mė pas i borri?! Cilėn mirėnjohje ju ka borxh juve, njeriu qė pėrkundėr ushqimit mė tė varfėruar tė sofrave, solli pėr fatin e tėrė shqiptarėve ushqimin mė tė pasur shpirtėror tė rafteve, bangove tė fillores dhe auditoreve. Duhet tė kish kahje tė kundėrt mirėnjohja, nėse ka mbetur mirėnjohje nė botėn shqiptare, kahjen drejt mjeshtrit, qė edukoi dhjetra e dhjetra shkrimtarė e poetė tė rinj, u ēau atyre udhėn e abstragimit, u zbuloi atyre thesarin e metaforave, u tregoi konkretisht se si me guxim nė figurat letrare, tė martojnė tė pamartueshmet, mprehu mė sė miri shijet e lexuesit tė burgosur shqiptar! Nė konferencat albanologjike nėpėr botė, duheshin dėrguar vallė gjuhėtarėt e atrofizuar, apo ky mjeshtėr i rrallė, kopshtari mė i pėrkushtuar i gjuhės shqipe dhe i dashuruari mė fanatik i saj?! Tek ia pėrmendni, nuk mendoni, a vallė, ky person, ka qenė ai mė i dekoruari, mė i mirėtrajtuari dhe mė i pėrkėdheluri shkrimtar i diktaturės? Pa kujtohuni, kujtohuni, se mos ndofta kanė qėnė dhe ca tė tjerė, qė ashtu, tė vdekur, duken si tė nderuar, vetėm nga qė nuk i ze askush nė gojė dhe po aq tė nderuar do tė mbeten pasi askush, kurrė, nuk ka pėr t’i zėnė? Nuk do ta provojnė fshikullin e tėrbimit tuaj ata, shkrimtarėt e kolkozit shqiptar, tė kulakėve e diversantėve, kuptohet. Nuk do t’u pėrmendni atyre favoret, se si u bėnė deputetė e morėn ēmime e tituj tė lakmueshėm! (Dhe kėtej e tutje do tė kujtohen vetėm pėr ata ēmime e tituj, teksa veprat e tyre tė shėmtuara do tė duken tė mira pėr sa kohė do tė mbahen nėn kapakun e gurtė tė harresės. Se po dolėn nėn dritat e kėtij shekulli!…). Ata qė e duan Ismail Kadarenė, nė kėto ditė tė stuhishme, janė tronditur, skandalizuar e neveritur nga ky shkumbėzim urrejtjeje i Nexhmie Hoxhės dhe i qenėve tė diktaturės. Shumė kanė pėrfytyrimin, se pas kėsaj, Kadareja lėngon diku i dėrmuar, i pėrmbysur e i dėshpėruar nga trajtimi mizor qė iu bė. Jam i sigurtė se ata gabohen derrēe!. Jo se unė e njoh mė mirė nga tė tjerėt, por jam i bindur se nga ky episod domethėnės, ky luan i letėrsisė shqipe, po del me pėrfitim tė madh. Nė pėrballimin e kėsaj furtune Ismail Kadare ka qenė i vetėdijshėm se cilėt ishin kundėrshtarėt e tij e cilėt nuk kish me vete. Ishte kundėr tij kuēedra e plagosur e udhėheqjes komuniste. Ishte Sigurimi i Shtetit, me atė taborin e burrave lėkurėndritur, qė mbahen mend tė veshur me ato kostumet prej doku gri e bojėqielli, qė nuk ia dolėn e nuk ia dolėn dot, ta shtrijnė shkrimtarin nėn kėmbėt e tyre. Se, pavarėsisht nga ironitė qė kemi shkrepur pafepuf, ndaj “persekutimeve” tė Kadaresė, duhet ta themi ndershmėrisht egojėplotė, se urrejtja reciproke mes tij dhe Sigurimit Shqiptar, ka qenė e paprerė, tepėr e egėr, bile e lexueshme qartė. Ato vizatime karakteresh tėshefave tė kuadrit, ato pėrshkrime tė holla tė tė vetėndjerit dhe bėmave tė “trimave” tė Sigurimit nė parathėnien e “Thikave”, ajo tablo alegorike e “Pallatit tė Ėndrrave”, qė dukeshin si tė shkruara jo me bojė, por me serrė tė zezė, nuk mund tė mos ndeshnin hungėrrimėn e tyre. Kundėr, Kadareja, do tė kishte edhe shumicėn e politikanve tė sotėm, tė cilėt jo njėherė janė pėrqeshur e fshikulluar prej tij. I duhen llogaritur kundėr gjithė ato qė pėrmendėm, ato fletushkat, qė mė mirė se me gazeta, mund t’i krahasosh me muret e WC-ve, ku me copa graffiti, pa vrasje ndėrgjegje, shkruhen fjalė tė ndyta e vizatohen fundet e barqeve. Dihej qė Ismaili, nuk do tė kish me vete, pastaj, edhe shtresėn e tė persekutuarve tė regjimit komunist, ata tė “pėrmbysurit” e famshėm, qė nė prozėn e Kadaresė e ndjenin veten tė trajtuar me krupė dhe gjithmonė u ėshtė dukur, se nuk pat qenė fare nevoja, qė Enveri ta frymėzonte hiē krijuesin, kundėr tyre. Dhe sė fundi, pas mė tė madhit shkrimtar tė vendit, si nė ēdo vend tė botės, nuk do tė ishte masa e gjėrė e shkrimtarve tė tjerė, e zvarranikėve, mediokėrve, por dhe e shkrimtarve me njėfarė emri, qė me varrosjen e mė tė mirit tė llojit, presin pėrjetėsisht, njė ngjitje nė shkallaret e vlerave. E pra, nga kjo provė zjarri Kadareja doli, paradoksalisht, mė i fituar. Dhe ky ėshtė rezultati i vėrtetė i kėsaj fushate. Atė ngjarje tė turbullt tė ‘82-shit e patėn pėrgojuar shumė e shumė, mbi zė dhe nėnėzė. Dhe tani, me gjithė trazimin qė solli nė jetėt intime, ajo shpėrtheu nė sipėrfaqe, pėr tė mos u zėnė mė kurrė nė gojė. Por ama u kuptua se kush ishte nė tė vėrtetė pala, qė desh tė bėnte me kėtė ngjarje, njė minė. Dhe kjo gjė u lexua drejt. Kam bindjen e patundur, se asnjėherė Kadareja nuk i ka pasur shkrimtarėt me vete mė shumė se kėtė herė. Nuk e sajuan dhe as e pompuan shkrimtarėt, historinė fatkeqe qė u pėrfol kaqė gjatė. Nuk ishin aspak shkrimtarėt, gjeneratorėt e intrigės. Nuk ishte njė konflikt me mediokritetin, siē u munduan ta shpjegojnė bukur psikoanalitikisht, por jo drejt, disa opinionistė. Absolutisht jo! Me plot gjasa, edhe politikanėt e rinj tė pas komunizmit, do tė jenė ndėrgjegjėsuar seē vlera pėrfaqėson personaliteti qė u muar paturpėsisht nėpėr gojė dhe se si duhet mbrojtur ai kėtej e tutje. Gjithashtu kam bindjen e plotė, tė patundur, se e tėrė shtresa e tė goditurve nga regjimi i Hoxhės e kuptoi se kėtė radhė Kadareja, ish edhe i tyrja, mė shumė se kurrė, se nuk mund tė mos jetė i gjithė shqiptarėve, shkrimtari mė i mirė i Shqipėrisė dhe se ai kish nevojė pėr pėrkrahjen e tyre. Dhe ia dhanė e po ia japin, ashtu tė ndrojtur, siē janė tė ndrojtur edhe nė luftėn pėr kėrkesat e tyre. Kur u shfaq qartė, qė garda bolshevike e ka vėnė kėtė fatos tė fjalės sė shkruar nė vijėn e vetme tė shėnjestrės, pasi ky, mė shumė se ēdo parti, mė me kėmbėngulje se kushdo tjetėr, ka vendosur t’i shkojė deri nė fund pėrpjekjes pėr denazifikim, pjesa mė e shėndoshė e opinionit kombėtar, brenda dhe jashtė atdheut, u rreshtua pas Ismail Kadaresė. Ja pra ē’prisnin e ē’i bėnė Ismail Kadaresė, kėto hiena! Ata nė vaktin e tyre e bėnė Ismail Kadarenė me grada, tituj dhe ofiqe. E bėnė deputet, nėnkryetar e laureat gjithėfarėsh. E dekoruan me tė gjitha llojet e ēmimeve, tė kombit e tė republikės. Por kėtė rradhė me egėrsinė e luftės, me shpalosjen e urrejtjes pėr tė, i kanė dhėnė, pa dashje, ēmimin mė tė lartė, nderimin mė sublim, qė mund tė japė ndonjėherė ndonjė diktaturė. Urrejtja e tyre e tėrbuar ėshtė dekorata mė e lartė qė i ėshtė dhėnė atij nė atdheun e vet! Dhe njė herė tė vetme, pėr herė tė parė, duket se populli shqiptar ėshtė njėzėri dhe njė mėndje me diktaturėn: Ismail Kadare e meriton urrejtjen e saj. Ai e meriton plotėsisht dekoratėn e shquar! Le ta pėrgėzojmė tė gjithė pėr kėtė!
Publikuar nė Politika Blog, Shoqeria Blog | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com