Albatlanta

I vjetri qe nuk e lene te vdese14
Pėllumb Kulla
Ky i vjetėr qė nuk dėshiron kurrsesi tė vdesė, nuk ėshtė ndonjė plak i kėrrusur e i rraskapitur nga mundimet e jetės. Nuk ėshtė as ndonjė shpend apo kafshė qė e shfaq nė tė parė moshėn qė ka. Me pak fjalė, nuk ėshtė ndonjė frymor, pėr tė cilin tė ndjejmė keqardhje. Ėshtė LEKU, leku shqiptar, monedha, qė ne pėrdorim pėr blerjet dhe shitjet tona nė Shqipėri. Leku, pėr ata qė nuk e dinė historinė, u vu re se ishte i dobėt dhe i ēvlerėsuar. Pėr tė kursyer disi masėn e zerove tė arithmetikės, nė vitin 1964, me vendim tė qeverisė, banka nxorri atėhere njė Lek tė ri. Pėr tė marrė njė lek tė ri tė vetėm, duhet tė dorėzoje dhjetė lekė tė vjetėr.

Kėshtu kursimet, rrogat shpėrblimet, ēmimet u pjestuan me dhjetė dhe njerzit u pėrshkėnditėn nė humorin e tyre me kėto shifra tė reja, me fėrshėrimėn e kartmonedha tė reja dhe me tingėllimin e kthjellėt tė monedhave metalike tė ndritshme. E pėrsėris se kjo pėrshtatje ka ndodhur nė vitin 1964!… U bėnė 42 vjet dhe akoma njerėzit me gojė thonė shumat e vjetra. Rrogat i llogarisin me shifrat e vjetra. Me tė vjetra gjithēka: premtimet, borxhet, humbjet, shitjet, blerjet, shkėmbimet, kumarin. Tė japin si kusur duke tė pėrplasur mbi banak njėrėn pas tjetrės, kartmonedha ku shkruhet “dhjetė lekė” dhe me gojė tė thonė: “Pthtu: Njėqind! Dyqind! Treqind! Katėrqind!… Nė rregull jemi? Tė ktheva katėrqind u bėnė njėmijė. Aq sa mė dhe ti. Njėmijė, apo jo?” “Nė rregull” – i thua ti qė i ke dhėnė njė monedhė qė shkruan vetėm njėqind! Te dera e njė shitoreje njė njeri ka zėnė kokėn me duar: “Mė vodhėn njėqind mijė lekė!” qahet ai me fytyrė tė thartuar. “Mė futėn dorėn nė xhep dhe mė morėn, jo njė e dy, por njėqindmijė lekė!” Me keqardhje, i grumbullohen pėr rreth kalimtarėt. “Oh, i gjori ti!” i thonė. “Tė vjetra apo tė reja?” “Tė vjetra tė vjetra, pa tė kishin qenė tė reja, do kisha varur veten!”. E kėto dialogje i dėgjon nė vitin 2006, kur leku i ri as nuk ėshtė mė i ri, se ka hyrė nė vitin e dyzetetretė! Njeriu mund tė qeshė me kėtė plogėshti mendore tė llahtarshme, por qeshja ėshtė pa vend. Kjo ėshtė thjesht e turpshme! Ėshtė e vėrtetė qė shoqėria shqiptare ka probleme mė tė mėdha se ky qė po ngre sot unė, por nuk ėshtė fare e vėshtirė tė aplikohet “diktatura e lekut tė saktė” Aq mė tepėr qė pėr kėtė nuk do tė angazhohet e tėrė shoqėria nė mbledhje e manifestime mbarė popullore. Do tė mjaftoheshin vetėm njė pjesė e saj. Parlamentarėt do tė kishin barrėt e mėdha tė vendit, kurse kėtė barrė tė vogėl le ta mbanin mbi supe, punonjėsit e bankave, shitėsat, kamarjerėt, mėsuesit… Po, po, edhe mėsuesit e fillores! Se gjuhėn e shėmtuar me shifra tė vjetra e kanė mėsuar edhe fėmijėt tė lindur nė erėn e lekut qė kemi sot.Dhe nuk ėshtė e keqja se shqiptarėt e larguar, kur kthehen tė vizitojnė tė afėrmit nė atdhe, ngatėrrohen dhe shpenzojnė kripur, pėr shkak tė keqkuptimeve banale qė sjell kjo farė gjėndje. Pėrshėmbull, qė nga aeroporti i Rinasit deri nė Tiranė, i japin taksistit pesėmijė lekė (tė reja!), nė kohėn qė ai i ka kėrkuar ato si tė vjetra. “Mirė’, kuturis tė thotė me vete i porsazbrituri, - “50 dollarė! Ėshtė pak shtrenjt, por aqė japim edhe nga aeroporti Kennedy! Ėshtė bėrė Shqipėria njėsoj si tėrė bota, pėr nder!” Nga ana e tij, taksisti e falenderon vizitorin me lotė nė sy dhe nė darkė i thotė gruas: “Qahen shqiptarėt qė punojnė jashtė, por ama tė krimbur nė para janė: dyzetepesėmijė lekė bakshish mė dha njėri sot!” – “Jo, more, dhe ata vuajnė”, - ia prźt e shoqja- “por nuk kursehen, tė gjorėt, nga malli qė kanė pėr kėtė tė shkretė vend!”. Ėshtė irrituese se si ne shqiptarėt nuk i pėrshtatemi edhe ndryshimeve tė vogla. A ka mė tė thjeshtė ndryshim, se ky i monedhės?! Mishmashin e ndihmojnė mjaft edhe mediat, pronarėt e tė cilave duhet tė dėnonin gazetarėt e tyre me gjoba shėmbullore. Ja, nuk po shkoj larg: mė datėn 26 shtator, disa gazeta jepnin tė njėjtin lajm: “Gjykata e Pėrmetit ka liruar dje tė gjithė doganierėt dhe policėt e “Tri Urave” tė arrestuar pak ditė mė parė me akuzėn e lejimit tė kalimit tė mallrave kontrabandė. Gjykata la nė burg vetėm pronarin e automjetit tė kapur me kontrabandėn. Tre nga doganierėt janė lėnė tė lirė nė kėmbim tė garancisė pasurore prej 500 mijė lekėsh. Theksojmė se lekėt ishin 500 mijė tė rinj”(!!!) Akoma mė banale ėshtė, se me kėtė temė ėshtė dhe njė filmi i shkurtėr artistik. Lajmin pėr kėtė e jep gazeta “Shekulli” “Filmi” – shkruan gazeta – “quhet “24 orėshi i njė 10 mijė lekėshi” Nis me njė baba, i cili shkon nė njė dyqan pėr tė blerė njė dhuratė pėr tė bijėn, qė ka ditėlindjen. Nxjerr nga xhepi njė njėmijė lekėsh (tė ri) tė cilin e tėrheq gjithė qesėndi dyqanxhiu, njė djalė me njė vėshtrim tė dyshimtė…” Pastaj nė lajmin e formuluar pas kėtij pasazhi, njoftohet se financimin e filmit e ka bėrė Qendra e Kinematografisė (QKK), duke dhėnė 3. 2 milionė lekė. Por nuk saktėson, nė ishin lekėt e QKK-sė, tė vjetra apo tė reja! Dhe ky saktėsim nuk ka rėndėsi, megjithė ndryshimin e madh qė ekziston kur flitet pėr miliona. Dihet kjo histori: QKK do tė thotė ia dhamė tė reja, prodhuesi i filmit do tė thotė ato ishin tė vjetra!…Kjo zėnkė qė shihet e mundshme, do tė na udhėheqė drejt fushės sė konfliktit tė qeverive tona tė shtrenjta me qytetarin shqiptar, qoftė ky qytetar njė pensionist apo qoftė edhe njė regjisor filmi, (qė veprės sė tij i ve njė titull me lekė tė vjetra dhe nė kuadrin e parė fokuson njė monedhė njėmijė lekshe!). Dhe nė konfliktin qeveri-qytetar nuk kemi pastaj asfare elementė tė humorit, por thjesht spekullim, mashtrim dhe ngopje me lugė tė zbrazura. Administrata socialiste, para njė viti e gjysmė, nė fushatėn zgjedhore qė do tė na sillte te 3 korriku i 2005, foli pėr tė mirat e qeverisjes tė ekipit tė vet dhe premtoi tė mira edhe mė tė shumta, nė rast se populli do t’u jepte votat edhe pėr katėr vjet tė tjerė. Propagandistėt e saj, me nė krye tė parin e qeverisė, thanė nė tė gjitha takimet: “Ne do tė arrijmė tė bėjmė qė ēdo pensionist shqiptar, tė mos marrė mė pak se njėqindegjashtėdhjetėmijė lekė!”. Kuptohej menjėherė qė flitej pėr shuma tė dhjetėfishuara, qė vetėm me pėrfytyrimet e lekėve tė vjetra mund tė mbuloheshin, po kush i ndalonte tė spekullonin? Pse tė mos e pėrdornin dhe qeveritarėt mishmashin qė kishin krijuar tok me ta, vetė pensionistėt?! . “Do tė ulim shpenzimet pėr energjinė, nė mėnyrė qė ēdo familje tė paguajė jo mė shumė se pesė mijė lekė! (Vini re se nuk ka genjeshtėr, sepse qeveria po merr: flitet me tė reja!) Njė familje me dy pensionistė, qė kanė harxhuar njė jetė tė tėrė duke punuar anė e kėnd atdheut, qė u ka rėnė bretku nė punė, nė shekullin qė shkoi, ne do ta bėjmė tė futė nė bankė apo nė sirtarin e shtėpisė, jo mė pak se treqindenjėzetmijė lekė pensione! (Qeveria kėtu jep: flitet me tė vjetra!) Dhe do ta kenė fare tė lehtė ta marrin mishin me 700! (Marrje: me tė reja!) Njerzit do tė shkojnė nė cdo cep tė qytetit tė tyre, me sistemin urban qė kėrkon njė biletė prej, thjesht, 20 lekėsh! (Tė reja gjithmonė, kur vjen fjala qė tė paguajnė qytetarėt!).Pėr ditė mund ta dėgjosh kėtė gjuhė tė errėt edhe nė deklarimet triumfale tė administratės sė re. Jo, jo! Leku “i vjetėr” edhe pas kaqė dekadash nuk ka ndėrmend tė vdesė!.. Thjesht, turp!
Publikuar nė Shoqeria Blog · Nga: | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com