Albatlanta

Pėrse heshti Kadareja pėr heshtjen e Markezit?
Grigor Jovani

 

Pėrse heshti Kadareja pėr heshtjen e Markezit?

 Nuk ka shumė kohė qė jemi bėrė dėshmitarė tė njė “pogromi” tė pazakontė letrar, kur median e pėrbotshme elektronike dhe tė shkruar, kryesisht atė perėndimoren, e pushtoi deliri i njė “kryqėzate” tė pashoqe, kundėr njėrės prej figurave mė tė shquara tė letėrsisė bashkėkohėse, ndoshta mė tė madhes, Gabriel Garsia Markezit. Shkrimtari kolumbian, i cili me romanin “Njėqind vjet vetmi” fitoi ēmimin “Nobel”, por qė me tėrėsinė e veprės sė vet siguroi admirimin e lexuesve tė mbarė planetit, u bė shėnjestra numėr njė jo nga kritikėt e specializuar tė letėrsisė (cili prej tyre do tė ndėrmerrte njė hap tė tillė donkishotesk!), por nga organizma politike dhe shoqėrore. Kundėr “Gabos” (siē njihet Markezi nė shtresat popullore latinoamerikane) mprehėn penėn  edhe  personalitete tė famshme brenda artit, tė njohura pėr ndjeshmėrinė e tyre politike dhe shoqėrore. Madje, pėr mėrrinė e tyre hapėn faqet gazeta tė tilla prestigjioze si “Le Monde”, “El Pais”, por edhe rubrikat e CNN- it, BBC-sė etj.

Ē’mllef zgjoi “pėrbindėshin” e medias sė pėrbotshme?

 

***

Njė fotografi, ēuditėrisht e njėjta nė shumicėn e kėtyre mjeteve tė informimit ( thua se nuk mund tė gjendeshin tė tjera), zbulon arsyen e kėsaj mėrrie planetare. Ajo tregon nobelistin Markez, duke bashkėbiseduar kokė mė kokė me udhėheqėsin e Kubės, Fidel Kastron.  Asgjė e re. Miqėsia e dy burrave ėshtė botėrisht e njohur, zgjat disa dhjetvjeēarė dhe nuk e fshehin asnjėri prej tyre. Por as e pėrdorin nė dobi tė shoshokut. (Pėr shkrimtarin, jam krejt i sigurtė). Tė kundėrtėn...

E reja, lajmi ekskluziv i ditės, ajo ē’ka ngjalli interesin dhe furtunėn e zėmėrimit tė pėrbotshėm, ėshtė momenti qė u gjet pėr tė botuar dhe ribotuar kėtė fotografi tė rėndomtė, pėr tė cilėn, miku tjetėr i madh i Fidelit, fotografi i pasionuar Ēe Gevara, do tė qeshte me amatorizmin e saj.

Duke shkuar kundėr tendencave tė zhvillimit tė sotėm botėror, njėkohėsisht duke i sfiduar ato, pikėrisht asaj kohe regjimi i Fidel Kastros demonstroi nė mėnyrėn mė bindėse pandryshueshmėrinė e tij. Pas njė seri gjyqesh – farsė, nga ato qė ishin nė rend tė ditės edhe tek ne gjatė monizmit, tė cilat ngjallėn kundėrshtimin e botės sė qytetėruar, iu dha njė grusht i hekurt opozitės kubane: Tre liderė tė saj tė pushkatuar dhe 78 kundėrshtarė politikė pas hekurave, me dėnime qė shkonin nga 12 gjer nė 27 vite burgimi.

Komandanti Kastro, bashkėbiseduesi babaxhan i “Gabos” nė fotografinė nė fjalė, mbolli shtypjen e pėrgjakshme tė kundėrshtarėve tė vet dhe korri, siē qe krejt e natyrshme dhe e pashmangshme, indinjatėn jo vetėm tė kubanėve, por tė mbarė botės demokratike.

Me njė pėrjashtim: Gabriel Garsia Markezin.

Shkrimtari nobelist, personaliteti i famshėm i sė Majtės Botėrore, ndjeshmėria e tė cilit ndaj shtypjes dhe varfėrisė sė masave popullore latinoamerikane, por edhe mė gjėrė, ėshtė bėrė legjendare dhe burim shprese pėr miliona njerėz nė botė, jo vetėm qė nuk i dėnoi reprezaliet e mikut tė vet nė Havanė, por u ngut tė akuzojė shtypin demokratik se i ē’tjetėrsoi fjalėt e njė interviste, me qėllim qė tė sabotonte “miqėsinė e tij internacionaliste me Kastron”.

Kėtu fshati digjej, “Gaboja” krihte mjekrėn e Fidelit...

Ēudi, qė njė mėndje kaq e ndritur si e Markezit, tė “errėsohej” prej njė miqėsie mėkatare! Kėtė se kishte pėsuar as nė tė kaluarėn, kur qe mė i ri, tek pėrjetonte njė miqėsi tjetėr, atė me udhėheqėsin e “revolucionit tė trėndafiltė” kilian, Salvator Alenten. Aso kohe, nga filli i viteve 70-tė, kur vizitonte tė parin udhėheqės marksist qė zgjidhej demokratikisht nga populli i tij, do tė gjente rastin tė fliste pėr tė ironikisht: “Ka mbi vete portretin e njė Gandi tė shkollės sė vjetėr (!), mban shėnime tė parfumuara dhe bėn takime tė fildishta...” ( Mbase e kishte llafin pėr namin donzhuanesk qė kishte fituar romantiku Alente, i cili nuk pranonte as njė lloj dhune kundėr kundėrshtarėvet tė tij opozitarė, cilėsi qė sipas shtypit majtist tė kohės, nuk i shkonte portretit... tė njė udhėheqėsi marksist, tė tipit Ēe Gevara dhe Kastro!).

Por ja qė realiteti ėshtė ky, i pandryshueshmi: Gabriel Garsia Markezi do tė bėnte gjithmonė atė qė donte, sikur... Kuba tė fundosej. Ai nuk i trembej asnjė cikloni. Nga ata pėrballė, qoftė dhe nga “tė tijtė”. Pėr tė kishin rėndėsi bindjet e tij. Ndonėse mund tė mbanin erė naftalinė.

Personalitete tė shquara tė botės latinoamerikane, kolegė tė famshėm tė letrave dhe bashkėluftėtarė tė sė Majtės, meksikani Karlos Fuente, peruani Markos Vergas Losa, e bija e ish mikut tė tij martir, kiliania me emrin e famshėm Alende etj, e akuzuan drejtpėrsėdrejti si “oborrtar tė Fidel Kastros”. E njohura Suzan Sontag deklaroi nė njė panajir libri nė Bogota: “Ėshtė shkrimtar i madh i kėtij vėndi, e admiroj shumė, por ėshtė i pajustifikueshėm qė nuk tha asnjė fjalė, por heshti pėrballė masave tė fundit tė regjimit tė Havanės”.

Kolegėt e famshėm i kujtuan gjithashtu “amigo Gabo”-s se firma e tij kishte munguar edhe nė peticionin e prillit tė 71-shit, ku njė plejadė personalitetesh tė njohura stigmatizonin pėrpara botės metodat staliniste tė Komandantes. Nė vėnd tė pjesėmarrjes sė tij nė atė peticion, Markezi botonte tek “Alternativa” e Bogotės, pikėrisht nė ato ditė, reportazhin “Kuba nga A-ja tek O-ja”, ku thoshte: “Ēdo kubanez ngjan tė besojė se nėse njė ditė do tė mbetej nė Kubė vetėm ai, do tė ishte e mundur qė, nėn udhėheqjen e Fidel Kastros, ta drejtonte revolucionin nė njė liman mė tė mirė”. Pėrgjigja i erdhi “e paguar” nga miku i tij i pėrtej oqeanit, nobelisti portugez Hoze Saramang: “Kuba shkatėrroi shpresat e mia, humbi besimin tim. Kėtej e tutje mund tė vazhdojė edhe pa mua”.

 

***

Nė kėtė polifoni njerėzish tė shquar, brenda dhe jashtė artit, tė cilėt dėnonin heshtjen mėkatare tė Markezit dhe kėrkonin shpjegime nga shkrimtari nobelist, shkėlqeu me mungesėn e tij njė pėrfaqėsues tjetėr i madh i letėrsisė bashkėkohore. Kjo mungesė ra nė sy mė tepėr, pėr vetė faktin se shkrimtari nė fjalė ishte bėrė edhe ai i famshėm pikėrisht pėr ndjeshmėri tė tilla, siē janė liritė demokratike tė popujve tė shtypur nga regjimet totalitare tė tipit Kastro.

Fjala ėshtė pėr Ismail Kadarenė.

Ėshtė pėr t’u shėnuar se nė garėn e vėshtirė tė para pak kohėve pėr “Booker International”-in, trefe qė siē dihet u fitua nga gjeniu shqiptar i letrave, pėrveē tė zakonshmėve Kundera, Gunter Grass dhe Naguib Mahfouz, ishte nė start edhe rivali i tij i pėrhershėm pėr “Nobelin”, i pangopuri Gabriel Markez, i cili, si me magjitė tradicionale tė origjinės sė vet, tė diktuara kaq mrekullisht nė veprat qė shkruante, nuk e kishte lėnė gjer atėhere rrėfyesin shqiptar tė legjendave ballkanase  tė gėzonte njė triunf tė pėrmasave botėrore. Dualiteti Markez – Kadare, kėtyre pėrfaqėsuesve kulturash tė vogla, qė falė talentit tė tyre tė pashoq kishin mahnitur universin e paanė letrar, ishte bėrė dhjetėvjeēarėve tė fundit promotor  kėrkimesh tė reja. Njė realitet i pamohueshėm vlerash botėrore.

Lind pyetja: Nuk do tė ishte i natyrshėm edhe mendimi i rivalit numėr njė tė Markezit, Ismail Kadaresė, pėr problemin qė kishte lindur rreth emrit tė kolumbianit tė famshėm dhe qė preokuponte aktualisht botėn letrare?

Nuk ndodhi asgjė e tillė.

Shtypi francez, i dashuruar pas deklaratave dhe komenteve tė ēdo lloji tė Kadaresė, por edhe shtypi shqiptar i Atdheut dhe i Diasporės, i ndjeshėm gjer ndaj ēdo “tėshtime” tė bashkatdhetarit tė famshėm, nuk tejēoi asnjė fjalė, nuk botoi asnjė deklaratė tė tijėn pėr kėtė ēėshtje.

Pėrse heshti Ismail Kadareja?

Duke e pozicionuar qysh nė fillim veten time si njė nga admiruesit mė tė flaktė tė veprės letrare tė Kadaresė, do tė desha megjithatė tė shpjegoja heshtjen e tij misterioze pėr kėtė problem tė rėndėsishėm, me thėnien popullore:

 “Nė shtėpinė e tė varrurit, nuk pėrmenden litarėt”.

Edhe Ismail Kadareja ėshtė gjendur disa herė nė vendin e Markezit, nė qendrėn e njė cikloni tė tillė. Ėshtė bėrė modė gjatė 15 viteve tė tranzicionit, kur shoqėria shqiptare po bėn pėrpjekje tė vazhdueshme demokratizimi, qė megjithė sukseset e padiskutueshme tė pėrfaqėsuesit tė ndritur tė letėrsisė shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare, ai prapėseprapė tė vihet pėrballė njė pyetjeje kėmbėngulėse:

Cilat kanė qenė raportet tuaja, zoti Kadare, nė lidhje me pushtetarėt e diktaturės?

Dhe mė tej:

 E meritoni, mė sė fundi, titullin e “desidentit”, qė ia ngjitni vetvetes?

Gjer dhe miku i vet i vjetėr, kritiku dhe gazetari i njohur freng, Alen Bosquet, pohon se mbetet “njė enigmė e vėrtetė” raporti ndėrmjet shkrimtarit nė fjalė, Kadaresė, dhe pushtetit, nė kėtė rast diktaturės komuniste tė Hoxhės.

Nėse pėr tė huajt kjo mbetet njė enigmė, gjė qė ka shkaktuar qėndrimin e tyre tė rezervuar ndaj shqiptarit tė famshėm (u deshėn, pėr ēudi, pikėrisht mė konservatorėt, akademikėt britanikė, qė t’i jepnin me “Booker”-in (do tė desha tė besoj) njė fund kėsaj karantine!), pėr ne, qė e kemi ndjekur nga afėr procesin krijues tė Kadaresė, gjėrat janė mė tė qarta.

Ne mund ta admirojmė fjalėn artistike tė shkrimtarit tė talentuar, por kjo s’do tė thotė, nė asnjė mėnyrė, se jemi tė detyruar njėkohėsisht edhe ta pohojmė pėr nga vėrtetėsia.

Pjesėmarrja e tij nė superstrukturėn komuniste, hymnėzimi qė i bėri me njė pjesė tė veprės letrare regjimit, statusi i fėmijės sė “lajkatuar” tė diktaturės, qė, sipas saj, ngandonjėherė duhej t’i tėrhiqej veshi, “qė tė mos e merrte pėrpjetė”, janė fakte tė pamohueshme.

Dielli nuk mbulohet me shoshė.

Ata qė mbyllin sytė (janė shumė dhe ėshtė e drejta e tyre), nisur qoftė edhe nga mendimi “i mosprekjes sė visareve tė ēmuara kombėtare”, janė tė papėrgjegjshėm, sipas mendimit tonė, nė radhė tė parė ndaj sė ardhmes kombėtare, e cila do tė njihet me problemin nė fjalė, pikėrisht nga rrėfimet qė do tė lėmė ne, si bashkėkohės.

Ėshtė e ndershme tė gėnjehet e ardhmja?  

Vetėm para pak kohėsh tek “Tribuna” e Athinės, ku artikullshkruaj edhe unė, analisti Mėrgim Mali ( ēudi qė ky njeri, edhe pse thotė tė vėrteta tė mėdha, ka maninė qė tė nėnshkruajė me pseudonim! ) pyet: “Mirė pėr shkrimet qė “nuk u heq asnjė presje”, po pėr kryesimin tok me diktatoreshėn tė njėrės prej “levave tė Partisė”, nuk e ndjen Ismail Kadareja se duhet t’u kėrkojė falje publike Shqipėrisė dhe shqiptarėve?”

Kadareja gjithmonė ėshtė detyruar tė bėjė avokatin e vetvetes. Ka pėrdorur pėr kėtė talentin dhe fantazinė e tij tė pashtershme. Mbrojtės mė tė mirė nuk mund tė gjente. Kam lexuar njė libėr tė tij tė shkruar enkas pėr kėtė qėllim, “Peshėn e kryqit”, ku aludimi ėshtė i qartė:

Krahason historinė e vet me atė tė Jesu Krishtit (!).

 Aty i ka pėrngjasur kritikuesit e tij (“gozhduesit” – gjithmonė sipas aludimit), me spektatorėt e arenave tė pėrgjakshme tė Koloseut, tė cilėt, me njė gjest tė dorės, vendosnin fatin e gladiatorėve fatkeqė. Nėnkuptohet akuza: Tė tjerėt, ata qė i japin vetes pushtetin e gjyqtarėve, nuk e vunė kurrė vetveten nė rolin e detyruar qė ai, Kadareja, kishte dikur, nė “vitet e kolerės”, siē do tė thoshte miku i tij, Markezi.

Atė... tė gladiatorit.

 Taktika kadareniane, gjithmonė sipas tė thėnave tė veta, ishte njė taktikė qė, (ju lutem, dėgjoni:) mund ta ndryshonte tiranin, “...qė mund t’i jepte kumtin: Ti mund tė jesh i pranueshėm, nėqoftėse zbutesh. T’i vija pra, maskėn korrektuese, me shpresėn se do t’i pėrshtatej asaj...”

Duke e kuptuar edhe vetė se shpjegimet e mėsipėrme i afrohen mė shumė fantazisė se sa realitetit, Kadareja pyet diku: “A ėshtė e moralshme kjo?”

Pėrgjigjet vetė: “Mendoj se mėdyshja nė kėtė rast do tė ishte e ngjashme, nėqoftėse pyetja do tė shtrohej: A ėshtė e moralshme tė gabosh njė gjarpėrr apo njė pėrbindėsh kur tė del pėrpara?”

Pėr tė pėrfunduar me nervozizėm: “Shumė herė janė bėrė pyetje tė tilla dhe janė dhėnė gjykime, nga njerėz qė s’kanė kurrfarė tė drejtė mėsimesh morali”.

I nderuari zoti Kadare!

Kam lexuar tash sė fundi intervistėn e njė gjigandi tė sotėm tė letrave greke, Pavlo Mateshit (i cili guxon dhe i pėrplas nė fytyrė “megalomanisė” letrare greke fjalėt: “Nuk jam shkrimtar grek. Jam njė shkrimtar”), ku deklaron:

“Shkrimtarėt nuk janė prokurorė. Thjesht ndikojnė nė shpirtin e njerėzve”.

Me kėtė cilėsi pushtetare kėrkoni, tash sė fundi, hapjen e dosjeve tė diktaturės pėr njerėzit publikė? Kėrkojeni, ėshtė e drejta juaj. Veē mendoj se nuk Ju shkon, nuk Ju takon  (edhe pėr vetė vlerat e pakundėrshtueshme artistike) roli i prokurorit publik, siē bėni me artikullin tuaj tė nervozuar “Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj”, ku sakatllėqet morale tė njerėzve tė epokės sonė, tė trashėguara nga e kaluara, mundoheni t’ia transpliatoni artificialisht... Atdheut tonė tė martirizuar.

Vetėm Shqipėria ka tė drejtė tė flasė pėr Golgothanė e saj.

Rolin e diktuesit ia japin vetvetes diktatorėt. Thua “tė pėrkėdhelurit” e tyre tė ngacmohen edhe ata nga kėto ndjenja totalitare? Shkrimtari Xhorxh Oruell thotė: “Dyzimi i njerėzve tė kulturės, nė shpirtin e tė cilėve ekuilibrohen gjenia letrare dhe totalitarizmi, ėshtė njė mister i thellė. Ėshtė fillimi i njė skezofrenie, qė e ka burrimin tek dobėsimi gradual i pasionit tė lirisė dhe tė fillimit tė qėndrimit indiferent ndaj sė vėrtetės”.

Pėrgjigje mė tė  mirė, se fjalėt e mėsipėrme tė shkrimtarit tė “Fermės sė kafshėve”, Oruellit, nuk do tė mund tė gjeja pėr pyetjen time tė fillimit:

 “Pėrse heshti Kadareja pėr heshtjen e Markezit?”



Grigor Jovani
Kryeredaktor i Revistes ''JONI''



Revista ''JONI'' | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com