Albatlanta

INTERVISTĖ ME AT ARTHUR LIOLIN
Kozeta Zylo
Pas Prillit tė 1939-es Noli mendonte dhe pėrkrahte idenė e “Bashkimit te Shenjtė” pėr rikthimin e Zogut pas Luftes sė Dytė Botėerore, se besonte qė mė mirė tė kishim njė Shqipėri tė pavarur sesa njė shtet tė asimiluar nėn Italinė Fashiste tė asaj kohe.

Me shumė emocion e kemi pritur takimin sot me ju, si ndiheni midis studentėve te Globe Institute of Technology?

Ju mirėpresim ne ēdo kohė. Ėshtė njė gėzim i veēantė kur na vinė vizitorė nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė. Nė kėtė kishė ne kemi njė thesar tė historisė amtare tė pėrbashkėt qė kemi trashėguar kėtu nė Amerikė dhe jemi tė detyruar ta shpėrndajmė dhe te njihen tė gjithė brezat me kėtė punė tė vyer tė diasporės shqiptare.

Si lider i Kishės ortodokse shqiptare Shėn Gjergji, ikona e ortodoksizmit shqiptar, tė themeluar nga Fan Noli, si po e vazhdoni rrugen e tij?

DUKE I SHĖRBYER POPULLIT DHE ZOTIT.

Nė dy dekadat e fundit ka pasur njė fluks tė madh shqiptarėsh nė Boston, si i ka pritur Kisha juaj ata vetėm si ortodoksė apo si shqiptarė nė radhė tė parė?

I kemi pritur dhe i presim si motra dhe vėllezėr bashkėkombas, pa dallim feje. Siē e dini virtyti i mikpritjes eshte jo vetėm detyrė e besimtarit, por edhe traditė e lashtė shqiptare. Ky ėshtė njė rast i shkėlqyer pėr tė shkėmbyer eksperiencat tek njėri-tjetri, anėn shpirtėrore dhe kulturore si dhe pėr tė forcuar zėrin e shqiptarėve nė hemisferėn Perėndimore. Nė pėrgjithėsi, koha pėr tė ndihmuar emigrantėt konkretisht ka mbaruar, me pėrjashtim pėr tė lehtėsuar probleme specifike. Konkretisht shqiptarėt qė kanė ardhur pas rinisjes sė marrėdhėnieve tė mira me SHBA-nė kanė ndihmuar dhe ndihmojnė njeri-tjetrin nė ēdo pikėpamje, si nga ana materiale ashtu dhe kulturore. Tė ardhurit pėrshtaten shumė shpejt nė shoqėrinė kėtu duke formuar shkolla tė trashėgimisė shqipe si dhe janė zgjedhur si zyrtarė tek Faltoret. Na gėzon zemra kur shohim tė dy palėt sė bashku duke mėsuar dicka prej njėri-tjetrit.

A keni studentė shqiptarė qė po vazhdojnė Universitetet Teologjike te sponsorizuar nga Kisha Juaj dhe ka prej tyre qė janė kthyer nė Shqipėri?

Kemi disa studentė qė nėn hijen e peshkopaės sonė po vazhdojnė studimet nėpėr akademitė ortodokse nė New York, Pennsilvany, Boston si dhe nė Durrės. Disa prej kėtyre studentėve janė me prejardhje shqiptare, kurse disa tė tjerė janė krejt amerikanė qė janė rritur nė dioqezėn tonė. Njė prej kėtyre studentėve ėshtė diplomuar nė Boston dhe ėshtė kthyer nė Shqipėri, I cili sot punon si Episkopi i Korēės. Kurse imzot Nikoni I Bostonit nė bashkėpunim me Kryepeshkopin Anastas Janulatos ka propozuar: se ēdo seminarist prej kėtu duhet tė kalojė njė periudhė nė shkollėn Orthodokse “Ngjallja” nė Shėn Vllash tė Durrėsit.

Ju jeni njė personalitet i Kombit tonė dhe i Kishės Orotodokse shqiptare, ēfare lidhjesh keni me kishėn autoqefale tė Shqipėrisė dhe konkretisht me Kryepeshkopin Janulatos?

Kryepeshkopata jonė ėshtė pjesėtare e Kishės Orthodokse Autoqefale nė Amerikė. Kėshtu, sipas kanuneve Kisha e Shqipėrisė dhe Kisha e Amerikės janė dy juridiksione praktikisht tė pavarur administrativisht, por shpirtėrisht tė bashkuar, sicdo kishė autoqefale nė botė. Imzot, Lumtėria e Tij Anastasi Janulatos ka vizituar katedralen tonė si dhe imzot Peshkop Nikoni u mirėprit nė Tiranė nė muajin Maj kur udhėtoi pėr tė parėn herė nė Atdhe. Tė dy hierarkėt bashkėmesuan dhe kaluan takime tė ngrohta me njė bisedim tė frytshėm. Kemi marrėdhėnie shumė tė mira dhe shpresojmė se kjo ėshtė pėr tė mirėn e tė gjithėve: tė besimit tonė, tė shtetit shqiptar dhe tė popullit nė pėrgjithėsi.

C’qėndrim keni mbajtur me zhvarrimet qė u bėnė nė fshatin e Pėrmetit nga prifti i fshatit me fe ortodokse?

Prej sė largu nuk kemi tė dhėna konkrete dhe nė fakt nuk ėshtė puna jonė tė ndėrhyjmė atje ku nuk kemi pergjegjėsi. Gjithashtu problemi nė fjalė duket si shushatje e kompleksuar nga ēėshtjet e tjera tė pronės, tė moskokėēarjeve, tė frikės etnike, si detyra tė vonuara qė pastaj u derdhėn dhe u magnifikuan nė masmedian shqiptare. Nga lajmet zyrtare kishtare shpresojmė se kleri i atjeshėm ka bėrė detyrėn e tij nė njė rast delikat. Nė thelb, ky problem na duket njė ēėshtje qė e ka pėr detyrė qeveria shqiptare ta zgjidhė, sepse propozimi u nis me nje marrėveshje midis zyrtarėve tė qeveritarėve fqinj.

Cfare lidhjesh keni me organizatat e tjera shqiptare nė Amerikė, qoftė fetare apo politike?

Lidhjet qė Kryekisha jonė kishte dhe ka gėzuar pėr vite me radhė me faltoret shqiptare pa dallim feje, si dhe me organizatat kulturore dhe etnike, janė marrėdhėnie tė forta dhe tė mira. Kėto marrėdhenie vazhdojnė dhe sot me njė frymė miqėsie dhe bashkėpunimi nė ēdo rast ku ka nevoje humanitare ose kombėtare. Kisha nuk merret me partitė politike dhe ruan rezervėn e saj nė kėto aspekte, sepse ėshtė jashtė kompetencės sonė. Nė fakt, besoj se Institutet fetare kanė mė shumė kredibilitet kur nuk merren drejt me probleme politike se ato janė tė perkohshme, dhe kisha merret me ēėshtje shpirtėrore dhe tė pėrjetshme. Roli dhe konshienca e Kishės ėshtė mė shumė, ashtu si ndėrgjegjja e Kombit qė jep largpamėsi, balancim dhe ekuilibrim nė shoqėrinė ku vepron. Megjithatė, ėshtė domethėnėse se disa cėshtje nė jetė lidhen dhe derdhen nga njė fushė nė tjetrėn. Por pėrpiqemi kurdoherė tė mbajmė njė gjakftohtėsi dhe objektivitet prej politikės. Edhe nė kohėn kur udhėhiqte Fan Noli, ai kishte kujdes t’i ndante duke mbajtur mitrėn e Kishės pėr ēėshtje fetare dhe kapellen e Vatrės pėr ēėshtje kombėtare. Sot e shohim me tė pėrshtatshme pėr Klerikėt qė tė jenė tė distancuar nga probleme qė janė jashtė sferės sė besimit. Ndihemi mė mirė kėshtu.

A ka kisha tė tjera ortodokse shqiptare nė Boston dhe ēfarė bashkėpunimi keni me to?

Peshkopata jonė ka 13 kisha nė SHBA, kurse nė qytetin e Bostonit kemi 3 famullie. Dy janė nėn hijen e Peshkopatės sonė, dhe 1 ėshtė nėn hijen e Patrikanės sė Stambollit. Kleri dhe besimtarėt e tė tre kishave tė qytetit tonė kanė marrėdhėnie tė mira nė veēanti nė ēdo rast qė kėrkon bashkėpunim. Famullitė janė formuar dekada mė parė me kushtetutat kishtare dhe ligjore tė tyre pėr tė kontrolluar organizatat e tyre.

A keni pasur takime Ju personalisht apo dhe ndonjė anėtar i Kishes tuaj me anetarė tė ish rregjimit komunist nė Shqipėri, dhe si e shikonit izolimin total dhe shkatėrrimin e fesė qė bėri qeveria komuniste nė atė kohė?

Kam udhėtuar pėr nė Atdhe nė vitin 1988 pėr tė parėn herė, dhe kam pasur bisedime me zyrtarė tė shtetit tė asaj kohe, tė Akademise sė Shkencave, tė Universitetit, tė Muzeut dhe Bibliotekave tė ndryshme, Arkivin Kombėtar, etj. Pėrsėri mė ftuan nė vitin 1989 dhe sic e dini kam udhėtuar disa herė mė vonė me udhėtime kulturore, arsimore dhe misionarėsh. Qėllimi ynė ishte krejt thjesht e qartė: Te rikrijonim lidhjet pas nje shkėputje shumė tė gjatė, midis vendit ku jetojmė me vendin e paraardhėsve tanė. Mejtimi ynė ėshtė se ēdo ankim mund tė zgjidhet me kohė e me bashkėbisedime. Nė fund asnjė pale nuk fiton nga izolimi dhe mosbisedimi. Nė poezinė e Xhon Dunnit shkruhet: “ASNJĖNJERI ĖSHTĖ ISHULL” E pashė si gjynah tė madh se traditėn tonė tė shtrenjtė pėr bashkėjetesė fetare e zhdukėn me ligj, dhe kjo ishte njė humbje e rėndė pėr cdo individ si dhe pėr imazhin e Kombit. Ėshtė e vėrtetė se keqpėrdorimi i fesė shpesh herė sjell probleme shoqėrore, por nė thelb jane sfida per tė kapėrcyer dhe pėr tė qartėsuar besimin pėr tė gjithė. Kėto shkatėrrime tė strukturės fetare dhe tė ndėrtesave mė tė vjetra dhe tė bukura nė Ballkan, kanė lėnė njė barrė tė rėndė mbi supet e popullit dhe tė besimtarėve sot. Megjithatė kemi shpresė pėr kohėn e ardhshme. Ēdo qeveritar i lartė ose i thjeshtė na ka pritur atje dhe njėkohėsisht janė mirėpritur kėtu. Mjaft Diplomatė, piktorė, mjekė, qeveritarė dhe vizitorė nga Shqipėria janė mirėpritur nė kishėn e Bostonit. Kėtė e kemi jo vetėm detyrė por edhe njė kėnaqėsi shpirtėrore.

Ishte Noli i shkėputur nga politika dhe kur u vesh si Prift? Zyrtarisht Noli ishte i shkėputur nga politika kur u kthye ne SHBA pas 30-s, por kjo nuk do te thotė se nuk u interesua pėr tė mirėn e kombit ose pėr shtetin shqiptar. Pėrkundrazi vazhdoi tė kishte bisedime, tė jepte kėshilla dhe opinione nė raste tė ndryshme kur kėrkonin mejtimet e tij tė vlefshme, e cila pėr tė ishte njė litar i tendosur. Kėshtu ka ndodhur dhe me Papa Gjon Palin II-te, nė njė anė mbante distancė dhe nga ana tjetėr nuk e mohonte dot kujdesjen qė kishte pėr vendin e tij Poloninė. Interesante ėshtė qė dy klerikė tė mėdhenj ishin shkencėtarė, merreshin me teatėr nė rininė e tyre, shkruanin poezira dhe kishin njė pamje dhe respekt popullor. Tė dy kėto figura tepėr tė rėndėsishme kanė njė pozitė tė vecantė pėr kombet e tyre respektive.

Cili ėshtė qėndrimi Juaj nė lidhje me mbretin Zog, i cili dihet qė ka qenė njė nga kundėrshtarėt e mėdhenj tė Fan Nolit?

Historia ėshtė njė zinxhir i pandėrprerė. Kėshtu nė bibliotekėn dhe arkivin tonė kemi tė dhėna pėr cdo periudhė tė historisė shqiptare. Ėshtė e vėrtetė qė Imzot Noli dhe Ahmet Zogu kishin ndryshime pikėpamjesh nė fushėn politike. Studimet dhe librat pėr atė kohė janė shumė dhe tė larmishme. Ka dhe raste kur tė dy kishin njė lloj marrėveshje: pėrshembull nė vitin 1937 kur erdhėn motrat e Zogut ne Boston ato erdhėn menjėherė nė Kishėn e Shėn Gjergjit pėr tė vizituar Imzot Nolin. Pas Prillit tė 1939-es Noli mendonte dhe pėrkrahte idenė e “Bashkimit te Shenjtė” pėr rikthimin e Zogut pas Luftes sė Dytė Botėerore, se besonte qe mė mirė tė kishim njė Shqipėri tė pavarur sesa njė shtet tė asimiluar nėn Italinė Fashiste tė asaj kohe. Sic e dini historia mori njė rrugė tjetėr. Ne fillim Noli shpresonte se partizanėt dhe qeveria e Enver Hoxhės do tė kishte njė frymė egalitare nė pėrputhje me principet e tij tė Revolucionit Demokratik tė 1924-es. Besoj se shumė prisnin tė njėjtin rezultat, por historinė e vėrtetė e dinė mė mirė ata dhe ato qė jetuan brenda atij sistemi totalitar pas Lutės sė Dytė. Nė thelb, Noli punonte dhe shpresonte pėr njė shtet shqiptar tė lirė dhe tė pavarur, tamam si e gjeti kėtu kur erdhi nė 1906.

Si e shikoni Pavarėsinė e Kosovės dhe cilat janė pėrpjekjet qė ka bėrė kisha juaj pėr Kosovėn Martire?

Shumica e diplomatėve sot thonė se nuk ka rrugė tjetėr pėrveē njė Kosovė tė pavarur, pėr tė mirėn e popullit tė atjeshėm si dhe pėr stabilizimin e rajonit. Besoj se shtetet e Gadishullit Ballkanik kudo nė Europė si dhe jashtė saj e kanė kuptuar mirė kėtė nevojė. Pėr kėtė qėllim qeverisja e Kosovės do tė kėrkojė njė qėndrim aktual dhe largpamės tė gjerė qė respekton tė drejtat e tė gjithė banorėve tė Kosovės dhe qė pėrmbledh gjithė faktorėt mė tė denjė pėr njė shtet demokratik. Kjo kėrkon njė maturi tė thellė dhe kuptojmė se largpamėsia nuk vjen kollaj pas tragjedisė njerėzore qė ndodhen nė fund tė viteve 90-te, prandaj kėrkon njė qeverisje tė ndershme dhe tė suksesshme. Megjithėse Kisha jonė nuk merret me ēėeshjet politike, por pėr ēėshtjet humanitare dhe pėr tė drejtat e njeriut ju ėshtė pėrgjigjur nė ēdo rast qė kanė pasur nevojė bashkatdhetarėt tanė.

Ju flisni njė gjuhė tė kulluar shqipe sikur tė keni lindur nė Shqipėri, si keni arritur ta pėrvetėsoni kaq perfekt?

Mė duket se mė bėni qejfin. Shqipen qė unė pėrdor sot e kam mėsuar nė pėqinė e gjyshes, por mė shumė duke lexuar librat fetare gjatė shėrbesave dhe duke iu falur Zotit si shėrbėtori i Tij nė meshė. Ndėrkohė interesohem shumė pėr gjuhėsinė tonė dhe vazhdoj tė mėsoj mė shumė duke bidseduar me shqiptarėt qė kanė ardhur nė dekadat e fundit nė SHBA. Ne kemi nga tė mėsojmė dhe tė frymėzohemi, le tė marrim shembullin e Nolit i cili vazhdoi me mėsimet univeristare gjer sa ndėrroi jetė. Gjithashtu unė e kam zakon tė lexoj ēdo mėngjes nė Internet disa gazeta qė botohen nė Atdhe. Ashtu siē bėnin emigrantėt e parė shqiptarė nė fillim tė Shekullit 20-te, po ashtu bėj dhe unė pėr tė mėsuar gjuhėn e bukur dhe tė ėmbėl shqipe.

Sė fundi c’mendim keni pėr gazetėn “Iliria”?

Gazeta “Iliria’ dhe redaktorėt e saj duhen lėvduar pėr punėn e tyre, se kjo gazetė mbush njė nevojė tė domosdoshme pėr tė informuar jo vetėm shqiptarėt kėtu dhe kudo por edhe pėr tė ngritur nė skenė problemet tona pėr audiencėn Amerikane dhe ndėrkombėtare.

Ju faleminderit pėr Intervistėn At Arthur Liolin dhėnė pėr publikun shqiptar! Ishte nė nderin tim t’ju pėrgjigjesha pyetjeve tuaja interesante pėr publikun shqiptar Zonja Zylo!
Gazeta “Iliria’ | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com