Albatlanta

MEDITIM REFUGJATI
Zaho Balili
Kane kaluar shume kohe,qysh atehere ku u shqyen gardhet e sinoreve dhe ne shqipetaret morrem udhen e mergimit. E dinim mire harten e botes. Dhe udhet qe te shpien per atje, i dinim. Prandaj rendem e puthem horizontet per ti mbyllur porten mjerimit. Ne ikjen e madhe, drejt se panjohures, na udhehiqte shpresa......Shprea per nje jete me te mire si te gjithe kombet e Evropes.

Besonim qe do te ktheheshim shpejt,shume shpejte, qe te ribenim vendin tone.Malet e detet mbanin pjesen e tyre nga jete tona. Dhe nuk ishte pake ajo pjese.Varrezat e truallit cuditerisht shtoheshin me ore. Varre te mbuluar dhe varra te pa mbuluar.Varret e mbuluar mbusheshin me lule. Varret e hapuar e te pa mbuluar mbusheshin me lote.Ne mes te varrezave, varrehimsit, qe nuk kishin kohe as te ndiznin cigaren. Dhe vitet shkuan.

Rrjedhen e tyre nuk e ndalon njerezimi. Po gjurmet i lene,sido qe te jene ato,te mira apo te keqia. Dhe neve ,si fatekeq qe jemi,na lane shume plage.Enderra e pasurimit te shpejte u venit. Punojme e gje ne torbe nuk kemi. Malli,si gure i rende mulliri, na shkermoq gjirin. Punojme per te tjret dhe ligjerojme me vete si asnjehere vargjet e Cajupit tone te madh.
Dhe ikim!.....

Askush nuk na e di numrin sa jemi neper bote. Udhetoje neper bote dhe gjithandej degjoje gjuhen time.
Sa jemi?!.....
E kur te ikurve na u mbush mendja te ktheheshim prape, ndodhi gjema e 97-es. U vrame e u preme.Me ke luftuam? Me veten! Po nga vetja nuk shpeton dote. Dhe ne gjetem rugen me te shkurter, vrame veten.
Dhe ikim!...
Dhe qe ikem ku vajtem? Lugen e floririt qe do te hanim na e kane rrembyer kombet e tjere perpara nesh.Europa qyteterimin e ka per vete . Ne duhet te bejme qyteterim tone .Ta ribejme se atje e kemi patur nga lashtesia .

C,te beme o Perendi?!....
As dokumenta qendrimi legal nuk bejme dot. Mblidhen e c'mblidhen parlamente e qeveri,por ne akoma mbetemi ne polici. Edhe pse jemi bere tani shumevjecare mergimtare ,prape na ngarkonje ne furgona e na shkarkojne ne kufi. Dhe prape rivime.Rivime edhe pse na kushtone qindra-mijra te paguajme hajduterine shteterore.
Dhe une meditoje...
Dhe arkivolet e kuqe udhetojne drejte Shqiperise duke shtuar rrobazezat.
Dhe une meditoje.....
Meditoje, une refugjati, ndersa loti ka kohe qe eshte rrokullisur nga qerpiku dhe eshte thermuar ne gjirin tim ne mijra mikrolote,ne mijra meditime.
Qindramijra meditime.......

Zaho Balili
Zeri i emigrantit-ne Athine | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com