Albatlanta

BORSHI, "ISHULLI" I KENAQESIVE DHE I MIKPRITJES
ATSH
BORSHI, "ISHULLI" I KENAQESIVE DHE I MIKPRITJES

Ne brigjet e Borshit sezoni i pushimeve te kesaj vere, duket se ka ardhur ne ngarkesen e vet te plote, ende pa pritur te hyje muaji gusht, i njohur si muaj kur kudo pushohet. Plazhi i Borshit eshte gjithnje ftues per te kaluar qofte edhe nje dite te vetme ne ujin e tij te paster si pika e lotit. Vijezimi i bardhe i reres dhe gureve te latuar nga dallga e detit te kalter, ka nje shtrirje ne horizonte qe zgjatet me kilometra, aq sa eshte e pamundur qe me sy te lire te percaktosh ku nis dhe ku mbaron ai. Masivi i gjere me ullishta e agrume, fatmiresisht i pademtuar ne Gjirin e Borshit, i shton te gjelberen e munguar koloritit te hapesires detare shqiptare.

Nje zanatçi i tendave te sajuara me shkurret e zones, ka bere hijezimin e plazhit ne gjatesine me te madhe te tij. Ai e ka bere te veten, duke i shtuar nje element me shume plazhit ekzotik e te lakmuar te Borshit, duke lene pas edhe nje "kontrate" te pashkruar me ata qe jane perfitues nga ky sherbim.

Me shume se 50 tenda te tilla gjethesh jane ne dispozicion te pushuesve nga qytete e zona te ndryshme te vendit dhe ne mbarim te turit te tyre te pushimeve familjare, ata i permbahen detyrimit per t'i dhene Shpendit 2 mije lekeshin e premtuar. Disa djem te rinj, qe thone se jane nxenes te shkolles 9 vjeçare te Borshit, ofrojne nje tjeter sherbim per pushuesit, ate te vozitjes ne det me biçikletat e ujit apo ushtrimin e garave me kanoe.
Andoni, njeri prej tyre, thote se sherben deri sa bie muzgu dhe fiton deri ne 3 mije leke te reja ne dite, edhe pse çmimi i nje ore na duket gjysme pergjysme krahasuar me ato qe aplikohen ne Sarande, qofte edhe per shezlonget, qe ketu jane natyrale.

Per çmime shume te pranueshme flitet edhe ne restorante, ku borshiotet kane marre mesime nga qendrimet spekulative te meparshme. Per te gjitha keto duket se Borshi i kesaj vere eshte adresa dhe vendparkimi per targa makinash nga i gjithe vendi, duke rezervuar vend te pare per çiftet dhe familjaret e ardhur nga Tirana, per te takuar jo pak edhe gjirokastrite, korçare, elbasanas, fierake, etj.

Preferenca e tyre kane qene shtepite e ndodhura sa me afer buzes se ujit, qe kane vene ne sherbim te turizmit familjar fshataret e ketushem. Kjo, me deshiren per te qene sa me gjate ne ujin dhe reren e paster, nga e ke veshtire te largohesh.
***
Borshi, nga lagja Shkalle deri ne Ixuar, ku duhet t'i ngjitesh malit perpjete, eshte kthyer i teri ne nje rezidence pushuesish. Gjate tere rruges nga hyrja ne fshatin e Borshit e deri poshte, prane ures qe e lidh ate me Qeparoin, syri ndalet ne tabela ku thuhet se "jepen dhoma plazhi", ku nuk mungon edhe numri i celularit per te kontaktuar me te zotet. Kedo qe takon nga njerezit e Bregut, flet per kenaqesite qe u japin me shume njerezve kete vere. Me permiresimet e dukshme qe i jane bere edhe infrastruktures rrugore brenda fshatit, ditet qe mund te kalosh ne Borsh mbeten te paharrueshme, sepse ndjehesh "prane detit" dhe te mirave te tij, por edhe ne nje natyre fshati.

Ne çdo 100 metra fshatare qe dalin jashte portave te shtepive, te ofrojne frutat e stines dhe perimet e fresketa per dreken, mjaltin e luleve te malit, çajrat aromatike dhe bulmetin e fresket. Para tyre ndalesh jo per "bamiresi", sikurse na ndodh shpesh kur gjendemi para "tezgave" te tilla, por per te marre shijen e vertete te prodhimeve vendase. Borshi eshte i teri i mbuluar nga peme e nga ujerat malore qe zbresin tere muzike nga lartesite, elemente qe bejne te ndjehesh i rrethuar dhe i relaksuar nga natyra.
***
Lokali me tipik, i gjendur ne qender te fshatit, eshte ai qe te ben pershtypje per sistemin e shkalleve dhe verandave, deri ne tarracen e tij, ku na thone se organizohen edhe ceremoni dasmash. Eshte nje lokal i trasheguar nga kohet e monizmit dhe qysh atehere ai ka qene e ka mbetur si logo e Borshit dhe borshioteve. Nuk ka udhetar te mos ndalet te ky lokal, qofte edhe per t'u freskuar ne ujerat e tij.

Por pame se edhe per familjet dhe çiftet qe kane zgjedhur te pushojne ne kete tur ne Borsh, ky lokal i rralle ne llojin e vet, eshte vendi i preferuar per te drekuar. Mbase gatimi nuk dallon shume nga te tjeret, por ana me terheqese e tij mbeten tavolinat ne pjesen me te padukshme te lokalit. Atje platformat e tryezave te ngrenies jane si mbi uje. Disa tarraca i ngjiten terrenit ne lartesi dhe dhjetera vija uji me prurje gurgulluese kryqezohen me njera tjetren si deget e rrapit te madh, qe u rri te gjitheve mbi koke dhe te gjitheve u ben hije. Ky eshte Borshi, qe duket se eshte nje "ishull" i kenaqesive qe te jep deti dhe jo vetem ai.
***
Ky fshat duket i bekuar nga natyra se laget nga Joni ne pafundesi, por edhe se klima detare me ate malore jane ne nje bashkejetese ku rrallekund e gjen keshtu. Mbase per kete, por edhe per integrimin e fshatareve ne biznesin e turizmit e po aq edhe ne sherbimin qe i behet atij nga komuna me qender ne Lukove, Borshi i kesaj vere eshte nje "ishull" edhe ne kuptimin qe nuk njeh "arratisjen" e pushuesve te vet, sikurse shihet te ndodhe me qytetin e Sarandes.

"Kjo eshte e veçanta e Borshit", shprehet Miri Lala, shoferi i linjes se autobusit Sarande Borsh. Por erdhe nje here, nuk ndahesh dot prej tij". Ai thote se me rikthimin fshataret e ketushem masin edhe vehten, ne kuptimin e kushteve qe krijojne per te pushuar, te standardit te turizmit qe dine te bejne. Per ecuri te mbare te turizmit edhe kete vere flet edhe kryetari i komunes se Lukoves, Fitim Hizmo, qe perfshin edhe Borshin. Nder veçorite me te spikatura te turizmit qe behet ketu, pergjate nje vije bregdetare qe pershkon 5 6 fshatra te kesaj zone me dalje ne gjiret e bukura qe krijon Joni, eshte turizmi familjar. Por edhe me masivisht ne Borsh, njerezit kane hapur dhe pershtatur shtepite per te afruar pushues ne mrekullite qe natyra ua ka hedhur te pragu i shtepive. Prandaj edhe korriku ketu ka sjelle mesatarisht me shume se nje mije pushues.
ATSH
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com