Albatlanta

GAZETARI ANGLEZ GILL DHE SHQIPERIA
Nga Ladi Hysa, SHBA
GAZETARI ANGLEZ GILL DHE SHQIPERIA

Imazhi i Shqiperise nuk varet nga nje shkrim sharlatan i Gillit, por varet nga sjellja e lidershipit dhe qytetarit shqiptar

Ky shkrim eshte shkruar duke u bazur ne dy faktore. E para, vazhdimi i debatit per shkrimin ne Sunday Times, shkruar nga AA (Adrian Anthony) Gill. E dyta, eshte ne lidhje me nje eksperience udhetimi ne bote te mikut tim te ngushte dhe kolegut te punes, Z. Timothy P.Lamping. Te dyja, si shkrimi dhe eksperienca e mikut tim jane te lidhura me Shqiperine dhe pikerisht ka te beje me imazhin e Shqiperise. Shkrimi i AA Gill i redukton vlerat/imazhin dhe ideja e kolegut tim amerikan ndihmon ne rritjen e vlerave/imazhit te Shqiperise.

1
Le te ndalemi pak tek shkrimi ne Sunday Times. Ne radhe te pare shkrimi eshte shume provokativ dhe me siguri na pershkon ne me tone shume perçmuese. Nje shkrimm i tille eshte shume i ekzagjeruar, dhe ne e dime me mire se çdo njeri ne bote qe kombi jone nuk e meriton dhe nuk eshte pjese e atije realiteti qe artikulon Z. Gill.

Me sa lexuam CV ne e zotit AA Gill, duket se shkrimet e tije jane te stilit provikativ dhe kritik. P.sh ne 2004, ai provokoi edhe Gjermanine me nje shkrim duke shkruajtur per nazizmin. Sido qe te jete, Sunday Times eshte nje lloj media qe lexohet nga nje shumellojshmeri dhe diversitet i madh njerezish. Nuk e di se çfare e ka detyruar zoterine te shkruaje nje shkrim te tille kaq provokativ dhe ofendues. Eshte stili i tije kritik apo eshte paguar nga nje lob qe nuk na do te miren? Mendoje se pergjigjen me te mire do te jepte vete zoti Gill.

2
"Çdo gje e keqe, ka nje te mire thote populli." Ishte bashkatdhetari yne shqiptaro amerikan, Faik Konica ka pas thene: "Shqiperia ka lindur nga mrekullia, rrojti nga rastesia dhe po humbet nga lidershipi". Ironikisht autori ka shkruar ne artikull "ne rrugen e gjate te jetes shqiptare, Shqiperia ka qene e perfshire ne eksperimentet politike, sociale dhe ekonomike...." mandej vazhdon "Shqiperia eshte dhe ka qene e rrethuar nga armiqte, por shqiptaret kane qene te ndare ndermjet tyre".

Tani pyetja per ne lind: A vazhdojne keto eksperimente sot e kesaj dite? A ka perfituar dhe po perfiton qytetari shqiptar nga ky shtet dhe lidership i dobet? Eshte fakti njohur qe shqiptaret si individ jane te mrekullueshem dhe te zgjuar, por prape kane nevoje per mençurine dhe direktivat e prindit, pikersisht baballareve tane me emrin lidership. Ndryshe individet dhe shtetet qe nuk na duan te miren do perfitojne me shume se ç'kane perfituar dhe Z. Gill do te kete rast te shkruaje me shume dhe me shpesh.

3
Nje fakt tjeter qe shkruhet ne artikull, eshte komenti rreth arkitektures, trafikut dhe infrastruktures ne Tirane. Me duket se ka realitet ne shkrimin e tij. Te gjithe e dime qe ideja dhe produkti me i madh i arritur nga qeveria dhe kryebashkiaku i Tiranes eshte lyerja me boje dhe ndertimi i ures se Zogut te Zi, qe fatkeqesisht, boja po i del pallateve se perdori boje me cilesi te dobet dhe Zogun e Zi nuk i pergjigjet kushteve te kohes.

Urime qeveri dhe bashki, per idete e mrekullueshme dhe produktin qe i dhurove qytetarit shqiptar ne shekullin e 21 te. Globalizimi dhe kohet qe po kalojme, kerkon qe lidershipi (qeveria) shqiptare te karakterizohen nga ide dhe vizione qe duhet te jene grande dhe te ekzistojne me gjate se sa karriera e tyre plotike. Idete, vizionet, dhe investimet e tyre duhet te reflektojne sigurine dhe mireqenien ekonomike te brezit ardhshem shqiptar.

4
Persa i perket ndarjes se shqiptareve ne gege dhe toske.... Mendojme se i doli bosh zoterise Gill. Kjo eshte nje ide e çmendur e autorit qe nuk ka validitet dhe realitet ne hapesiren shqiptare. Ne shqiptaret kemi qene NJE dhe do te jemi NJE. Feja dhe tradita jane nje, dhe ajo quhet SHQIPTARIZMI. Per kete mund te pyesesh nusen e vellait tim Dr. Viola (Qafaliajaj) Hysa, qe eshte nga zemra e gegerishtes, Malesia e Madhe e cila eshte martuar me djalin qe eshte nga zemra e toskerishtes, Berati.

Ndoshta neser do te paguehesh nga lobet qe nuk na duan te miren tone dhe do na shkruash per nje teme qe eshte shume sensitive, vençanerisht ne keto momente, per ndarjet fetare ne Shqiperi. Por edhe ketu do ta ndihmoja zoterine duke i shkruajtur: mos humb kohen kot, por ndrysho stilin tuaj negative kundrejt shqiptareve. Shume mire ai mund te shkruaje per vlerat pozitive te shqiptareve ne kete aspekt. Ja nje nga shume vlerat qe bota duhet te marre shembull dhe zoti Gill duhet te shkruaje per Shqiperine dhe shqiptaret.

5
Tjeter, behet fjale edhe per Durresin, qe me patjeter eshte nje nga simbolet e turizmit dhe bukurise shqiptare. Shpresoje qe Z.Gill te mos e kete humbur sensin e realitetit persa i perket vlerave dhe pasurise natyrore te Shqiperise. Shpresoj qe te kete lexuar dhe te jete njohur me shkrimet e Bayronit. Sidoqofte, me duhet t'i permend shprehjen tone te bukur "qente le te lehin, se karvani po ecen perpara".

Ai vend eshte natyralisht i bukur dhe pena e zotit Gill nuk e shtremberonte dot kete fakt. Pikerisht ai u kap ne fjalen perpara dhe kush po e udheheq karvanin. Ai shkruan se "shqiptaret duke filluar qe ne vitet 90 te mendojne dhe thone se Durresi do te jete nje Kroaci e re". Ndoshta, ketu ka njefare realiteti. Kjo eshte pyetja qe net e gjithe duhet te bejme: pse Durresi edhe mbas 15 te vjetesh nuk perafrohet aspak turizmit te Kroacise.Kjo eshte nje pyetje normale, ku drejtuesit e karvanit (popullit), lidershipi shqiptar duhet ti pergjigjen.

6
Ketu do te desha te zgjatesha pak duke e lidhur me piken e dyte qe ka te beje me eksperiencen e mikut dhe kolegut tim Z. Timothy Lamping. Kjo eksperience eshte e lidhur zhvillimin e turizmit dhe perhapjen e imazhit pozitiv ne Amerike dhe ne gjithe boten. Siç permenda dhe me lart Timothy ka mbaruar te njejtin universitet qe kam mbaruar edhe une (University of Pittsburgh) dhe punojme se bashku per nje nga agjencite federale te SHBA se. Ai ka udhetuar privatisht ne me shume se 70 vende te botes. Kete udhetim e ka bere kur ka qene ne shkolle nepermjet programit te quajtur "a semester at sea" (nje semester ne det). Ky program drejtohet nga University of Virginia dhe perfshihen kryesisht univesitete me fame ne lindje dhe veri lindje te SHBA se.

7
Dy here ne vit, rreth 3000 studente amerikane udhetojne me anije kryesisht ne vendet qe rrethohen nga deti ose oqeani. Zakonisht, ky udhetim perfshin ne te njejten kohe destinacionin ne dy ose tre shtete te botes. Shpenzimet behen nga vete studentet. Pikerisht, ne veren e vitit 2004, udhetimi ishte planifikuar per ne Kroaci dhe Malte. Timothy me tha qe anija anashkaloi Durresin dhe Saranden, por nuk qendruan sepse nuk ishte ne planin e udhetimit. Kuptohet ishin mahnitur duke pare ne largesi, bregdetin shqiptar.

Per shembull, nje shoku i klases se tij shpenzoje gati $2000 dollare vetem ne Kroaci. Po sikur mesatarisht çdo student te kete shpenzuar rreth $1000 dollare, keshtu qe vetem nga nje udhetim ne humbem $300,000 dollare te ardhura. Arsyeja pse Shqiperia nuk ishte dhe nuk eshte ne axhenden e intenerarit eshte se kompania dhe universitetet qe sponsorizojne keto udhetime nuk kane lidhje dhe informacion direkt apo indirekt me institucionet e shtetit shqiptar. Normalisht, biznese te tilla patjeter kerkojne nje koordinim dhe informacion bashkekohor ndermjet shtetit perkates dhe entitetit turistik amerikan. Kroacia e ka bere dhe vazhdon ta beje nje gje te tille.

8
Mendoj se ne kemi humbur me shume se $300, 000 dollare. Pikerisht humbja eshte intangible values (vlerat e padukshme) ose me sakte imazhin e krijuar nga 3000 studente amerikane. Mos harroni se keta jane e ardhmja e kombit amerikan, ose/dhe e ardhmja dhe liderat qe do te drejtojne boten neser. Mendojme se ministria e turizmit duhet te krijoje dhe ndertoje, ne qofte se nuk e ka bere ne gje te tille, nje makine propagandistike dhe informative per zhvillimin e turizmit shqiptar.

Me konkretisht, pse ministria e turizmit te mos kete ne data file edhe emrin dhe adresen e agjencise turistike Amerikano Shqiptare, Iliria Travel ne Chicago? Pse ambasadat tona nuk bejne nje pune me agresive per reklamimin e bukurise se turizmit shqiptar? Shume agjenci Greke Amerikane ketu kane njefare lidhje direkte apo indirekte me ministrine e turizmit ne Greqi. Pra siç e shikoni, nuk kemi nevoje per perfaqesues kontabel per te percaktuar se sa po humbet shqiptari dhe Shqiperia jo vetem ne aspektin e te ardhurave fizike, por me te rendesishme, ne ate te imazhit (intangible value).

9
Me se fundi, nuk mund te lihet pa permendur edhe nje fakt tjeter, pavaresisht se Z. Gill e kishte njollosur fare, behet fjale per diasporen. Ai as nuk e ka idene fare qofte per sasine dhe cilesine e diaspores shqiptare. Perseri, me duket se zoteria ka harruar me elementaren e profesionit, pasqyrimin real dhe valid te informacionit. Ndryshe, ai qellimisht po genjen lexuesit e Sunday Times, duke shkruar informacion te rreme. Ai duhet te dije qe vetem ne Amerike jane te pakten mbi 500,000 700,000 shqiptare.

Persa i perket cilesise se tyre dhe integrimit, ka aq shume biznesmene, mesues, mjeke dhe intelektual, sa ka edhe fermere ne Skoci (autori ne mos gaboj eshte me origjine nga Skocia). Gjithashtu, te mos harroje se diaspora qe jeton ne EU, nuk i ka mundesite te njejta si ato ne Amerike. Atje, ndoshta akoma trajtohen si qytetar te klasit te dyte. Do te ishte mire qe zoteria, meqenese e paska ne natyre shkrimet kritike, te bente nje shkrim kritik ne lidhje me diskrminimin e shqiptareve ne Greqi apo ndonje shtet tjeter te BE se.

10
Por te dime nje gje qe diaspora eshte nje nga faktoret me themelor dhe me perpsektive ne jeten dhe te ardhmen e kombit shqiptar. Dhe ne qofte se une permenda arritjet cilesore te diaspores ne Amerike, ne radhe te pare keto merita i dedikohen individit shqiptar dhe Amerikes qe me kushtetuten dhe ligjet e saje e bene jo vetem shqiptarin, por gjithe qytetaret e saje te ndihen si mbreteresha e Anglise. Pr pyetja lind per net e gjithe: A e ka patur ndihmen e shtetit shqiptar diaspora shqiptare? Sipas mendimit tim, une them se ndhima ka qene zip (0). Shumica e shqiptareve kane ikur nga faktori qeveria dhe jo Shqiperia. Qeveria nuk i ka realizuar dhe nuk po mundeson kushtet qe shqiptaret e mençur dhe te shkolluar te japin kontributin e tyre. Kjo eshte nje tragjedi.

11
Para disa ditesh mesova diçka interesante. Ne programin e Masterit qe po vazhdoje ketu ne SH.B.A, ndodhet nje amerikano izraelit (i lindur ne Amerike) dhe ai do te niset per ne Izrael per te sherbyer ne ushtrine izraelite. Fakti qe me çuditi nuk ishte vendimi i tij per te lene studimet dhe vendosur per te sherbyer dy vjet ne ushtri, sepse ky fakt dihet se çfare ben qyterari izraelian per shtetin dhe anasjelltas shteti per te. Por u çudita se mesazhin e mori nepermjet celularit te tij personal.

Pra ambasada ose/dhe shteti izraelit ka nje lidhje direkte me qytetaret dhe diasporen izraelite ku do qe jane. Une thjesht desha te di ne kete minute qe po shkruaj, a e ka Departmenti i Diaspores (shpresoje qe shteti shqiptar te kete krijuar nje te tille) adresen dhe numrin e telefonit te Dotktorit te famshem Dr. Ferid Murat qe ka marre çmimin nobel, apo shqiptareve qe kane ikur mbas vitve 90 te dhe qe punojne mjeke apo CEO ne korporatat amerikane?

Dy vjet me pare u mor nje iniciative dhe u premtua nga shoqata joqeveritare (si ajo e Mjaft it) qe do te krijojne kushtet legjislative per diasporen per te votuar. Ku eshte premtimi dhe zgjidhja konkrete? Vençanerisht ne globalizimin e sotem afrimi dhe bashkepunimi me diasporen duhet te jete me i nevojshem se kurre.

12
Per te njohur lexuesin me konkretisht do te sjelle nje shembull te nje doktoreshe shqiptare ne SHBA. Ne vitin 2002, ajo mbaroi provimet me rezultate te shkelqyera ne Amerike dhe po aplikonte per rezidencine mjekesore ne universitet/spitalet e SHBA se. Asaj ju desh nga institucioni mjekesore amerikan, nje vertetim nga Ambasada shqiptare ose Ministria e Shendetesise nje vertetim ku te shprehej se: doktoresha ka mbaruar ne Shqiperi dhe shteti shqiptar eshte dakord qe kjo te specializohet ne Amerike pasi shteti shqiptar ka nevoje per mjeke te tille (behej fjale per J visa).

Si ngahera dhe per shume probleme qe ka diaspora, ambasada nuk ishte ne gjendje ta ndihmonte doktoreshen e ardhshme shqiptare, ajo iu drejtuar Ministrise se Shendetesise. Ne komunikim qe pati me shefin e kabinetit te ministrit, ajo mori pergjigjen: "ne nuk merremi me probleme individuale, por merremi me probleme te medha". Sa per informacionin tuaj, doktoresha mbaroi shkelqyeshem rezidencine mjekesore dhe aktualisht punon per nje nga spitalet me te mira ne Amerike, Henry Ford Hospital.

Eshte nje qytetare e nederuar Shqiptaro Amerikane dhe ka trajtuar dhe eshte e njohur nga mijera paciente dhe kolege Amerikane. Dime qe figura e mjekut ketu ne Amerike, por ndoshta dhe ne gjithe boten, eshte nje figure publike.Bravo zoti Minister dhe urime per punet e tua te "medha"!. Mendojme se keto jane dhe duhet te jene pune te medha per ministrin e shendetesise, se ndryshe zoti Gill do kete me shume rast per te shkruar, dhe pacientet shqiptare do te humbasin doktoreshen ose doktorin qe ju flet gjuhen dhe e kupton semundjen e tyre.

13
Prandaj, gazetarit te Sunday Times te mos i pergjigjemi me nje patriotizem te semure, por ne radhe te pare ne duhet te shikojme njeri tjetrin drejt ne sy dhe te krijojme besim. Ne duhet te jemi te bashkuar ne kete bote globale me shume se kurre. Lidershipi shqiptar duhet te justifikoje voten, te punoje dhe te mbroje interesat e qytetarit dhe shtetit shqiptar ne çdo kohe dhe çdo vend te botes.

Mendojme se kombi shqiptar eshtet gati te hipe ne anijen qe ka emrin GLOBALIZIM dhe kjo anije ka nevoje per kapiten (lidera qeveritar) qe te jene te zote ne drejtimin e saje. Le te jete ky nje mesim per te gjithe ne. Le te mesohemi me kritika dhe te mesojme nga kritikat (kuptohet kur ato jane te drejta). Do te ishte dhe jete me mire qe fillimisht te kritikojme dhe pranojme kritika nga njeri tjetri se sa nga sharlatane gazetare qe shtremberojne realitetin ose shesin "intelektin" e tyre tek lobe qe s'na duan te miren. Shqiperia nuk mund te tronditet nga nje shkrim i Gillit, por ajo mund te tronditet vetem nga gabimet e lidershipti shqiptar dhe reagimet tona.

Nga Ladi Hysa, SHBA
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com