Albatlanta

NE, “QESHARAKĖT”…
Skėnder Shkupi

93 vjet mė parė, kur nė Londėr, nė konferencėn e ambasadorėve, vendosej pėr kufijtė e Shqipėrisė, u botua fillimisht nė gjermanisht e mė vonė nė gjuhėt e tjera tė mėdha evropiane, libri monstruoz i ish-kryeministrit tė Serbisė, Vladan Gjorgjeviē, “Shqiptarėt dhe fuqitė e mėdha”, me lajtmotivin e qartė qė “shqiptarėt, si lėkurėkuqtė e Evropės, nuk meritonin tė kishin shtet tė tyre, prandaj duheshin lėnė nėn kujdestarinė e Serbisė”. U deshėn 15 vjet qė opinioni vendės tė njihej me sulmet e egra tė Gjorgjeviēit nėpėrmjet pėrkthimit tė atij libri nga Mustafa Kruja, pėrkthim i publikuar mė 1928-ėn.

Njė ditė pėrpara takimit tė drejtuesve kryesorė tė Kosovės dhe Serbisė nė Vjenė, tė dielėn e 23 korrikut 2006, “The Sunday Times” e Londrės botoi artikullin e Adrian Anthony Gill me subjekt Shqipėrinė, historinė dhe popullin e saj, me titull “Vendi i harruar nga koha”. Lajtmotivi i atij shkrimi nėnkuptohet pa shumė vėshtirėsi: “Njė shtet qesharak shqiptar e kemi nė Ballkan, pėrse u dashka tė krijojmė njė tė dytė”. Ndėrkohė, falė zhvillimit tė fuqishėm tė teknologjisė sė telekomunikimit nė ditėt tona, brenda 24 orėve miliona shqiptarė kudo nėpėr botė u njohėn me sulmin cinik tė z. Gill ndaj kombit tė tyre. Kemi tė bėjmė me njė pėrparėsi qė na lejon tė reagojmė nė kohė ndaj insinuatave tė ulėta tė njė njeriu jo fort tė ekuilibruar nė arsyetimet e tij.

Lidhur me shkrimin nė fjalė, ka mendime tė ndryshme edhe ndėrmjet analistėve apo gazetarėve tė ndryshėm shqiptarė tė tė gjitha rrymave. Ėshtė pozitiv fakti qė shumica janė pėrmbajtur duke vėnė theksin te tė vėrtetat e hidhura qė na servir ashpėrsisht z. Gill. Nė njėfarė kėndvėshtrimi, shkrimi i tij ėshtė i dobishėm pėr ne, ashtu sikundėr ka qenė edhe libri i Gjorgjeviēit dikur. Nė parathėnien e tij, Mustafa Kruja nėnvizonte: “Nji katalog ma komplet tė mungesave tona kombtare, si edhe tė gjithė sa shpifjeve qi mund t’i bahen nji populli, s’ka mundun bir nane tjetėr me na e vue pėrpara kurrė nė fytyrė tė kėsaj toke. A pak shėrbim asht ky?…”

Sigurisht, konkluzionet qė duhet tė nxjerrim ne si shqiptarė pėrbėjnė njė kapitull mė vete tė njė pune afatgjatė drejt ecurisė sonė tė natyrshme integruese nė Evropėn e Bashkuar. Ajo qė duhet bėrė tani dhe menjėherė ėshtė ndėrgjegjėsimi i opinionit publik evropian mbi tė pavėrtetat revoltuese qė servir z. Gill nė adresė tė Shqipėrisė e tė shqiptarėve. Ky nuk ėshtė nacionalizėm i sėmurė, por njė detyrė imperative qė lidhet drejtpėrdrejt me interesa jetėsore tė mėdha tė qindra-mijėra shqiptarėve qė pėrpiqen me shumė mundim pėr t’u integruar nė vendet e mėdha evropiane ku kanė emigruar e kryesisht nė Britaninė e Madhe.

Artikulli i z. Gill nis me njė sulm frontal ndaj ikonės sonė tė shekullit tė kaluar, Nėnė Terezės, e cila “…u pėrkushtua pėr tė ndihmuar njerėzit tė vdisnin”. Duke rrėnuar, sipas tij, shtyllėn mė tė lartė ku mbahet krenaria e shqiptarėve, e gjithė pjesa tjetėr e mėsymjes bėhet mė e lehtė dhe mė e pranueshme pėr opinionin britanik dhe atė evropian. Ai tallet lehtas me shqiponjėn e flamurit tonė qė, sipas z. Gill, i cili merr pozėn e njė ornitologu kompetent, nuk fluturon askund kėtej nga brigjet e Adriatikut. Natyrshėm lind pyetja: sa luanė bredhin nė fushat e Anglisė apo nė gėrxhet e Skocisė nga e ka prejardhjen z. Gill? Pėrgjigjja ėshtė evidente. Atėherė pse nuk ka marrė mundimin zotėria e tij tė stigmatizojė pėrdorimin e simbolit tė luanit nė stemat perandorake britanike? Ai e di. Nė vijim tė shkrimit tė tij autori na zbulon njė fakt thuajse tė panjohur pėr shqiptarėt. Nė vitin 1919 froni i Shqipėrisė i qenka ofruar njė anglezi, njėfarė C. B. Fry, lojėtar kriketi qė qenkėsh fotografuar lakuriq nė njė reklamė pėr tė demonstruar bukurinė mashkullore. Ky ėshtė njė fakt qesharak. Mirėpo nuk merret vesh se cilėt janė “qesharakėt”; nėnshtetasit e ardhshėm tė njė mbreti karagjoz qė nuk erdhi kurrė nė Shqipėri apo ata qė e caktuan nė atė detyrė tė lartė? Z. Gill nuk merret me vogėlima tė tilla. Ai vazhdon me mbretin Zog, i cili ishte aq qesharak sa e bėnte Charlie Chaplinin tė dukej serioz. Dhe pse? Sepse “… pėlqente operetat e lehta, uniformat e bardha tė husarėve, kalorėsinė e lehtė, mustaqet e dyllosura dhe nxori njė tango tė rėndomtė”. Po pėr Neville Chamberlaine, ish-kryeministrin e Britanisė sė Madhe nė vitet 1936-‘40, qė mbante ēadėr nė diell e nė shi, a mendon z. Gill se ishte qesharak? Nė fund tė fundit, tė pėlqesh operetat e lehta apo ndonjė tango nuk ngjan aq qesharake sa tė bredhėsh me ēadėr nė dorė ditėn pėr diell edhe nė muajt e pranverės, kur mbajtja e saj nuk ka kurrfarė motivi, madje as pėr t’u mbrojtur nga tė nxehtėt.

Regjimin e Hoxhės pėr tė cilin z. Gill formulon akuza tė drejta, pjesėrisht ne e kemi dhuratė edhe nga politika qė ndiqte nė fund tė L 2 B qeveria e Mbretėrisė sė Bashkuar. Ndėrkohė qė tė gjitha qeveritė nė azil tė vendeve tė pushtuara nga fashistėt dhe nazistėt u njohėn, u strehuan dhe u pėrkrahėn nga anglezėt, vetėm Shqipėrisė iu refuzua kategorikisht njė mundėsi e tillė. Kjo nuk erdhi ngaqė ishte “qesharak” mbreti Zog. Kjo erdhi sepse ishte “qesharake” shpresa britanike se Enver Hoxha do tė bėhej njė Tito i Shqipėrisė.

Ka njė legjendė qė dikush po i fryn edhe brenda nė Shqipėri, “viktimė” e sė cilės ka rėnė edhe z. Gill: qė shqiptarėt kontrollojnė krimin e organizuar nė Itali. Kjo ėshtė aq absurde, sa njė njeriu me logjikė normale do t’i dukej krejt pa kuptim qė tė rrekej pėr tė bindur tė tjerėt pėr tė kundėrtėn. Italia ėshtė njė vend me njė organizim kriminal gati dyqindvjeēar. Kupolat e mafies italiane janė aq tė fuqishme e aq tė pasura, sa arritėn tė kthehen nė problem deri nė SHBA e nė vende tė tjera evropiane. Si ka mundėsi qė ca shqiptarė “me fytyrėn e qelbėsit”, siē i ka parė ata z. Gill, arritėn t’u heqin nga duart superustallarėve tė Italisė drejtimin e asaj industrie tė madhe kriminale qė turbullon qeveritė e disa vendeve tė botės? Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr aq e madhe dhe aq idiote, sa nuk e vlen tė merresh me tė. Sigurisht, ka njė motiv qė shumė naivė nėpėr botė e besojnė. Nė Itali qarqe tė caktuara janė tė interesuara pėr ta ndryshuar sadopak imazhin e italianit nė Evropė, si njė mafioz i lindur. Dhe alibia ėshtė gjetur. Drejtuesit e krimit tė organizuar janė shqiptarėt. Nė kėtė mėnyrė, me njė gur vriten dy zogj. Italiani nuk ėshtė mė ai qė vriste e vidhte me egėrsi tė pashoqe si dikur, pasi kėto punė i bėjnė shqiptarėt dhe, sė dyti, lehtėsohen procedurat pėr pėrzėnien edhe tė shqiptarėve tė ndershėm, tė cilėt pėr tė mbijetuar kanė imigruar nė Itali, me letra ose pa letra tė rregullta. Pra, “ata qė duhen ndėshkuar janė kapot e rinj tė pėrtej Adriatikut qė po turbullojnė mjedisin e pafajshėm e paqėsor italian”.

Akuza se “tė gjitha makinat e shqiptarėve janė tė vjedhura nė Gjermani e Itali”, nuk ėshtė e re. Ajo herė-herė ėshtė pėrsėritur edhe nga gazetarėt tanė qė duke dashur tė denoncojnė abuzimet e ndryshme, vjedhjet dhe korrupsionin, qėllimisht kanė ekzagjeruar. Mirėpo kjo ka sjellė rrėnjosjen e njė opinioni qė ka marrė trajtėn e sentencės argėtuese nė mjediset gjermane: "Ju ka humbur makina? Fluturoni nė Shqipėri. Atje do ta gjeni".

Befasia e shkrimit tė z. Gill ėshtė pjesa e pėrshkrimit tė racės sonė si njė specie tejet e shėmtuar dhe rakitike. Unė nuk kam qenė nė Britaninė e Madhe, por nė vende tė tjera tė Evropės apo nė SHBA duhet tė parakalosh tė paktėn 100 fytyra qė tė ndeshėsh njė tė vetme nuk them tė bukur, por tė paktėn tė pranueshme. Nė Shqipėri ndodh e kundėrta, shumica e tė rinjve janė jo vetėm simpatikė e tėrheqės, por nė shprehjen e fytyrės spikat inteligjenca dhe aftėsia komunikuese dashamirėse ndaj tė huajve. Tipare tė tilla tė tė rinjve tanė i ka vėnė nė dukje qartė e me sinqeritet njė nga intelektualėt mė tė mėdhenj tė Italisė, Vittorio Sgarbi.

Njė tjetėr pohim qė tė ēudit ėshtė klasifikimi i shqipes si gjuhė e pakapshme nga tė huajt, gjė qė e transformon atė nė njė kod tė gatshėm pėr kriminelėt!!. Nuk kuptohet se cili mekanizėm arsyetimi e bėn z. Gill ta quajė shqipen “fonetikisht qesharake”, njė gjuhė qė i ka pothuajse tė gjithė tingujt e gjuhėve evropiane e t’i quajė “fonetikisht serioze”, gjuhė qė kanė fjalė me katėr ose pesė bashkėtingėllore e pa asnjė zanore ndėrmjet tyre. Janė folės tė atyre gjuhėve “fonetikisht serioze” qė, nė mos i kanė sugjeruar, tė paktėn i kanė shėrbyer si model z. Gill nė kryqėzatėn e tij antishqiptare. Rastėsia e botimit tė shkrimit mė 23 korrik nė Londėr, kur mė 24 korrik nė Vjenė do tė diskutohej pėr krijimin ose jo tė njė shteti tė ri shqiptar, nuk ngjan tė jetė thjesht e tillė. Nė Londrėn e fillimit tė shekullit tė kaluar u bė edhe atentati mė i madh ndaj tėrėsisė tokėsore tė viseve shqiptare. Londra e sotme, kuptohet, nuk ėshtė ajo e vitit 1913. Megjithatė, jo ēdo britanik ėshtė Tony Blair. Z.Gill ka njohuri shumė tė cekėta pėr materialin dokumentar qė trajton e sidomos nė rrafshin historik. Kjo dėshmohet nė frazėn e tij cinike: “Ligjet e gjakmarrjes u hartuan nė shekullin XV nė Kanunin e Lekės, libri i xhepit tė njė vrasėsi tė lashtė”. Qė princat kanė vrarė kundėrshtarė apo rivalė tė tyre, kjo ka qenė aq e rėndomtė dhe familjare pėr Britaninė e Madhe, saqė ėshtė e pabesueshme se si z. Gill tė mos e dijė. Anglezėt kanė prerė me mijėra koka njerėzish, madje edhe mbretėrish gjatė historisė sė tyre qė nė periudha tė caktuara ka qenė tejet e pėrgjakshme. Por askush nuk i ka cilėsuar princat apo lordėt anglezė si “vrasės”, pėr arsyen e thjeshtė qė nė ato kohėra vrasja ishte pjesė e politikės. E pra, Lek Dukagjini nuk ka pse tė bėnte pėrjashtim nga filozofia politike e princave mesjetarė tė shek XV. Shqiptarėt e duan humorin. Por nga ana tjetėr, ata janė edhe tė kujdesshėm me tė huajt, tė sjellshėm e dashamirės me ta. Ata njerėz qė ka takuar z. Gill nė Shqipėri, me shumė gjasė i kanė thėnė atij se u pėlqente Norman Wisdom pėr t’i bėrė qejfin anglezit. Nuk ka qenė kurrė Wisdom ylli mė i preferuar i shqiptarėve. Ata mund ta kenė ndjekur thjesht pėr relaks dy orė nėpėr filmat e tij pėr ta harruar sapo mbaronin sekuencat e palaēollėqeve tė Wisdom-it. Kemi tė bėjmė nė kėtė rast me njėfarė ironie tė hollė qė shqiptarėt e pėrdorin jo rrallė me tė huajt. Pėr fat tė keq, z. Gill nuk e ka kapur atė. Ėshtė e meta e shumė tė huajve qė vizitojnė Shqipėrinė dhe nuk kuptojnė kontrastin e thellė tė gjendjes sė keqe ekonomike tė shqiptarit me intelektin e pėrpunuar tė tij. Sigurisht, ky kontrast ėshtė kalimtar. Do tė jetė e afėrt dita qė niveli material dhe ai intelektual i shqiptarėve do tė gjejnė pėrputhjen e duhur.

Z. Gill e mbyll shkrimin e tij me konstatimin se shqiptarėt nuk mbajtkan orė, sepse nuk u duhet. Sė pari, ora nuk ėshtė e nevojshme vetėm pėr ata qė punojnė, por edhe pėr ata qė zbaviten. Pra, nuk ėshtė kusht mbajtja e orės pėr tė provuar se personi nė fjalė ėshtė i angazhuar diku. Sė dyti, para se tė dilnin celularėt, zor se gjeje njė tė rritur nė qytetet shqiptare pa orė dore. Sė treti, pėr punėtorė qė bėjnė punė tė rėnda gjatė njė tetorėshi, mjafton ora e shefit tė repartit apo punishtes pėr tė orientuar tė tjerėt se kur do tė bėjnė pushim dhe kur do tė rifillojnė punėn. Pra, faktori orė dore ėshtė thjesht njė artifice qė z. Gill parapėlqen tė ndėrtojė nė shėrbim tė idesė sė tij fikse - tė denigrojė e tė baltosė pėrfundimisht racėn e keqe tė shqiptarėve, e cila ėshtė aq qesharake, sa e bėn atė nervoz.

Ngjarja e ndodhur ndaj sė cilės nuk kanė munguar reagimet e forta nga individė dhe organizata tė shqiptarėve anė e kėnd botės, nuk duhet shpėrfillur. Kėtu nuk ėshtė problemi te tekat e njė psikopati por te lehtėsia qė gjejnė pohimet e tij pėr t’u publikuar nė njė revistė serioze e tė njohur si “The Sunday Times”. Dobėsitė dhe tė metat tona ne i dimė shumė mirė. Evidentimi i tyre brutal nga z. Gill ėshtė njė ndihmesė e madhe pėr tė gjithė ne, pėr tė menduar njė program kombėtar afatgjatė qė do tė synonte pėrmirėsimin e gjendjes. Por problemet duhen ndarė. Ēėshtja e imazhit tonė nė Evropė ėshtė tejet urgjente sepse lidhet me fatin e qindra mijėra refugjatėve qė jetojne dhe punojnė atje. Pėr kėtė arsye duhen mbėshtetur fort nga tė gjithė ne, nga mediat, OJQ-tė dhe institucionet shtetėrore e qeveritare shqiptare protestat e ligjshme pėr tė rrėzuar morinė e shpifjeve tejet dėmprurėse pėr interesat e kombit. Vetėm pas kėsaj mund tė diskutojmė brenda pėr brenda me njeri tjetrin se sa pėr qind tė fjalive tė skocezit eksentrik janė tė vėrteta dhe ē’duhet bėrė pėr t’i hequr motivin tė huajve tė tjerė pėr tė na diskredituar nė sytė vigjilentė tė njė Evrope tė trembur nga terrorizmi lindor, mbėshtetje hipotetike e tė cilit hera- herės u ngjan edhe Ballkani ynė i lashtė.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com